Ulrike LUNACEK

Lunacek paralajmëron serbët: Asociacioni i komunave nuk do të ketë kompetenca shtetërore

Raportoja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka thënë sonte në Vjenë se pala kosovare duhet ta implementojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por se ky trup nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive.

Periskopi.com Lajme

“Asociacioni është trup i bashkësisë lokale dhe duhet të merret me tema lokale, por nuk mund të ketë kompetenca shtetërore. Kështu thuhet edhe në marrëveshje. Në Serbi ekzistojnë pritje se Asociacioni ka mandat ekzekutiv, gjë që është e pamundur”, ka thënë Lunacek, transmeton lajmi.net.

Sipas saj, në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit janë bërë përparime, por edhe më tej ky përparim është i vogël dhe duhet të ecët më shpejt.

Nënkryetarja e Parlamentin Evropian ka theksuar se është mirë se dialogu i Prishtinës dhe Beograd është vendosur, pasi që është njëri nga parimet bazë për procesin e zgjerimit, si dhe raportet e mira ndërfqinjësore.

Sipas saj, raportet e e afërta të Listës Serbe me Beogradin po krijojnë probleme për vetë serbët që jetojnë në Kosovë.

Si shembull ajo ka marrë se si kohë më parë një anëtar i Kuvendit të Kosovës përmes Beogradit, në vend që të shkojë përmes Ambasadës së Kosovës në Bruksel, ka tentuar që të vë kontakt më të, gjë që sipas saj duhet të ndryshojë.

Ulrike LUNACEK

Lunaçek e lumtur që uli në një tryezë liderët politik të Kosovës

Nënkryetarja e Parlamentit Evropain, njëherësh raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek ka qenë e shkurtër në deklaratën e saj para gazetarëve pas takimit që ajo bashkë me komisionarin Hahn ka pasur me krerët politikë në vend.

Periskopi.com Lajme

Nuk ka pranuar të flasë për arritje të ndonjë marrëveshje mes palëve, por ka folur se çka është e rëndësishme nga takimi i sotëm, raporton Koha.net.

“Ishte një diskutim shumë i mirë. Mendoj se është e rëndësishme që të kemi debat me njerëz që nuk pajtohen gjithmonë për çështje të njëjta. Çfarë më pëlqeu më së shumti është se të gjithë u pajtuan se është tejet e rëndësishme për Kosovën që të ecë në rrugën e integrimit evropian”, ka thënë ajo, teksa është larguar për një takim me shoqërinë civile në Kosovë.

Ulrike Lunacek

Lunacek: Kurrë s’kam thënë se Qeveria e ka kërkuar Demarkacionin si kusht për vizat

Nënkryetarja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, ka reaguar ndaj deputetes së "Nismës", Valdete Bajrami, e cila ka thënë se Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga BE-ja që Demarkacioni të jetë kusht për vizat.

Periskopi.com Lajme

“Deputetja Bajrami më ka cituar gabimisht”, ka thënë Lunacek për Gazetën Express.

Lunacek, e cila është edhe raportuese e PE-së për Kosovën, ka thënë nëpërmjet një deklarate se Bajrami e ka cituar gabimisht.

“Në artikullin e djeshëm, deputetja Valdete Bajrami më ka cituar gabimisht”, ka thënë Lunacek.

“Deklarata e deputetes Bajrami nuk korrespondon me faktet. Unë kurrë nuk kam thënë se Qeveria e Kosovës ka kërkuar që demarkacioni me Malin e Zi të jetë kusht për heqjen e vizave me Zonën Schengen”, ka shtuar ajo.

“Unë iu kërkova të gjithë deputetëve që të lëvizin përpara me ratifikimin e marrëveshjes sa më parë që të jetë e mundur dhe kam shpjeguar se në atmosferën aktuale në BE, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza është e rëndësishme që të përmbushen edhe dy kushtet e mbetura sa më parë që të jetë e mundur. Po ashtu, u kam thënë atyre që Qeveria duhet të përmbushë kushtin e dytë që është sjellja, evidenca për dënimet e nivelit të lartë për krim të organizuar dhe korrupsion. Po ashtu, kam shprehur mbështetjen e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave dhe për procesin e zgjerimit për Kosovën në përgjithësi”, është shprehur Lunacek.