Lumir Abdixhiku

Për drejtorin e Institutit të Isa Mustafës, Lumir Abdixhiku, PDK dhe VV janë njësoj të dëmshme

Në një intervistë për TV Dukagjini, Lumir Abdixhiku, ka folur për Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje, parti të cilat, sipas tij, paraqesin anë të kundërta, por që në thelb janë njësoj të dëmshme për Kosovën.

Periskopi.com Lajme

“Metodat që po përdor Vetëvendosje për të marrë pushtetin janë të ngjashme me ato që përdorte PDK në periudhën e pasluftës”, ka thënë Abdixhiku.

I pyetur se cila është e keqja më e vogël në mes PDK-së dhe VV-së, Abdixhiku është përgjigjur:

“Refuzoj të zgjedh mes klanit Pronto dhe atyre që provojnë me çdo mënyrë rrënimin e shtetit, nuk mund të përkrahesh vetëm se kundërshton kapjen e shtetit”.

“LDK ishte formuar për shpëtim, por është drejt shkatërrimit për shkak të flirtimit me PDK-në. Kjo e fundit është kapëse e shtetit dhe e tillë mbetët deri në largim, por rreziku më i madh vjen nga ata që e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Abdixhiku për TV Dukagjini.

Lumir Abdixhiku, i afërt më LDK-në, është Drejtor Ekzekutiv në Institutin Riinvest, ky aksionari kryesor është Kryeministri Isa Mustafa.