Veriorët kërcënojnë me kthimin e barrikadave

Përfaqësues të komunave veriore të populluara me shumicë serbe kanë paralajmëruar Prishtinën me ndërprerje të bashkëpunimi, nëse nuk ka ndryshim të qasjes karshi tyre.

Periskopi.com Lajme

Madje në Zubin-Potok kanë kërcënuar edhe me rikthim të barrikadave dhe rritje të pakënaqësisë qytetare. Sebep është alokimi i mjeteve të buxhetit nga kuleta e shtetit për katër komunat veriore, si dhe moszbatimi i “detyrimeve” që dalin nga marrëveshjet e Brukselit për këto komuna, shkruan sot Koha Ditore.

Udhëheqës të Komunës së Zubin-Potokut kanë thënë t’i kenë dërguar Qeverisë së Kosovës paralajmërimin e fundit për shkëputje të marrëdhënieve. Ankesat e tyre janë për reduktim të vazhdueshëm të fondeve për investime kapitale, pengim i shfrytëzimit të fondit për veriun, si dhe moskryerje pagesash qe një vit për 20 pjesëtarët e ish-mbrojtjes civile.

Përmes zëdhënësit të kësaj komune, Srdjan Vuçiniq, ata kanë kërcënuar se “zemërimi” i tyre do të manifestohet edhe me vendosje të barrikadave. Për marrjen e kësaj mase kanë kërkuar përkrahjen edhe të tri komunave të tjera në veri.

Ura mbi lumin Iber

Bahtiri thotë se ura mbi lumin Ibër hapet në vitin e ardhshëm

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se punimet për rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër janë duke ecur mirë dhe se pret që në fund të janarit ajo të hapet.

Periskopi.com Lajme

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka deklaruar se faza e betonimit ka përfunduar, ndërsa pritet që të bëhet asfaltimi dhe rregullimi i trotuarave, njofton Klan Kosova.

“Rivitalizimi i Urës mbi lumin Ibër i filluar në gusht po ecën sipas dinamikës së paraparë, ku po punohet pa ndërprerë që punët të kryhen me kohë.

Gatë vizitës që i bëra sot Urës së Ibrit, pashë që ajo ishte betonuar dhe ta vjen faza e asfaltimit dhe rregullimit të trotuareve.

Paralelisht po punohet edhe në hapësirat përreth urës dhe kjo tregon se deri në fund të janarit Ura do të hapet, ashtu siç është edhe afati për kryerjen e punimeve nga kompania e kontraktuar”