Edi Rama ngacmon në publik Lulzim Bashën, ja si reagoi ai (Video)

Periskopi.com Lajme

Basha foli para takimi të tryezës politike që do mbahet pas pak momentesh në Tiranë. Në një dalje për mediat para Kryesisë së Kuvendit, ai u shpreh:

Po bëhet një fushatë dezinformimi dhe dashakeqësi për opozitën shqiptare. Kanë keqpërdorur takimin tim me përfaqësues të komuniteti katolik”, përfundoi ai.

Por ajo që ra në sy ishte momenti teksa kryetari i PD-së Lulzim Basha fliste për mediat, pas tij rrinte kryeministri Edi Rama. Kjo ka shkaktuar dhe të qeshura tek gazetarët.

Në ironi Rama i ka thënë Bashës, “Këtu e ke vendin, jo aty”, referuar Kuvendit dhe daljes në media.

Përfundon takimi dy orësh Rama – Basha, ja çfarë ndodhi

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Rama pas takimit dy orësh me kreun e opozitës Lulzim Basha në Presidencë bëri të qartë se oferta e tij për Partinë Demokratike, me qëllim dhënies fund të krizës politike nuk ndryshon.

Kryeministri Edi Rama duket se me kalimin e kohës po tkurr edhe ofertën e tij. Në thelb ai nuk ofron asgjë për zgjidhjen e problemit të zgjedhjeve. Kryeministri duhet ta dijë se për të sigururar votën e lirë të qytetarëve nuk mjaftojnë vetëm katër zevendës ministra.

Zoti Rama është i bindur për të hyrë i vetëm në zgjedhje dhe për të emëruara nje opozitë të re.

Propozimet e Kryeministrit, sa më shumë kalon koha aq më shumë i largohen vlerave demokratike dhe zgjedhjeve pluraliste.

Ndërsa Zoti Basha u shpreh se marrëveshje nuk do të ketë deri në momenti kur Kryeministrit nuk do të pranojë kriminalizimin e politikës dhe nuk do të ofrojë zgjidhje politike. E vetmja rrugë përpara është realizimi nga pala tjetër politike në këtë proces me një sens realiteti.

Ai tha se për të zgjidhur krizën duhet që pala tjetër të pranojë përgjegjësitë dhe të marrë përgjegjësitë për të dalë të bashkuar kundër krimit dhe drogës.

Zoti Basha tha se “Kundërpropozimi ynë është një qeveri teknike me mandat për të zgjidhur dhe ndalur krimin dhe drogën në zgjedhjet e ardhshme dhe realizmi i votimit elektronik brenda gjashtë muajve”.

“Propozimet e ofruara nga McAllsiter nuk përbëjnë zgjidhje politike. Në kushtet ku kryeministri ka kapur parti të tëra opozitare, deputetë të opozitës, nuk ofrojnë garanci që e njëjta gjë nuk do të ndodhë me katër qytetarë që i zgjedh Edi Rama dhe i miratojmë ne” — u shpreh kryetari i opozitës Basha.

“E vetmja zgjidhje është vullneti politik,” — theksoi Zoti Basha.

Mesa duket , nga deklarata e Zotit Basha dhe Rama, asnjë nga palët nuk dëshiron të ketë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës deh sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Lulzim Basha tregon çfarë ofroi Edi Rama në takimin tek Presidenti

Periskopi.com Lajme

Duke folur nga çadra e opozitës, kryetari i PD Lulzim Basha ka treguar se çfarë ndodhi në tryezën e dialogut të zhvilluar sot në Presidencë me ndërmjetësimin e kreut të shtetit Bujar Nishani.

Fjala e Lulzim Bashës:

Sot përfaqësuesit e republikës së vjetër u ulën në tryezën e presidentit Nishani për të gjetur një zgjidhje me dialog të krizës.

Unë shkova në këtë tryzë ashtu sic ju premtova ju, me vullnetin e plotë e të palëkundur për të mos pranuar asgjë për të përfituar asgjë.

Unë shkova po  kështu me zotimin e marrë para miqve tanë europianë.

Dy janë kollonat e vullnetit politik. As ndryshimet në Kodin Zgjedhor, as ndryshimet në Kodin Penal. Dje këmbënat e Europës kanë rënë për cdo shqiptar, madje dhe për Edi Ramën. Shqipëria është në krizë politike dhe kërkohet zgjidhje politike. Ky kishte fërkuar duart bashkë me lobistët e tij, kishte shpresuar të pamundurën që ne të tregoheshim me gisht si fajtorë. Dje e kuptoi se edhe kur gënjen sa mundesh me media të kapura, e vërteta vonojnë por një ditë arrijnë në stacion.

E vërteta ka mbërritur në stacionet e mëdha të perëndimit. Droga dhe krimi janë kërcënimet kryesore për demokracinë Shqipëri. Pa zgjidhje të vërtetë, nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Pra nuk do të ketë as bojkot, se ne vetëm duarkryq nuk do rrimë teksa kupola e krimit mundohet ti marrë shqiptarët si dele. Jo, nuk do të rrimë duarkryq. Kemi ofruar sot në tavolinë gjithçka që PD mund të ofrojmë. Pala tjetër është tërhequr edhe nga propozimet e javës së kaluar që vet i loboi. Sot Edi Rama vuloi faktin të njohur se ai jo vetëm është pengesa e vetme, por se nuk ka asnjë argument për t’i hapur rrugën zgjidhjes. Tani që ballafaqimi i argumenteve tregoi se kush do zgjidhje për shqiptarët, Edi Ramës nuk i ka mbetur gjë tjetër vecse argumenti i forcës.

Facebook-u po çmendet pas bukuroshes që ishte sot në krah të Bashës (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Shumë prej “xhaketave të vjetra” të demokratëve mungonin sot në protestën e opozitës në sheshin “Shqiponja” përfshirë edhe Sali Berishën, por në krah të Bashës u pa një vajzë simpatike sot, e cila tërhoqi jo pak vëmendje në rrjetet sociale pas publikimit të imazheve.

Mësohet se ajo quhet Ajshe Isha dhe sipas statistikave për momentin emri i saj është ndër më të kërkuarit në Facebook brenda territorit të Shqipërisë.

Ajo është pjesë e forumeve të demokratëve dhe sakrifica e sotme mund të bëjë që një ditë shumë të afërt ta shohim në politikë. /albeu.com

I dërguari i Merkel në Tiranë, goditje të rëndë për Lulzim Bashën

Periskopi.com Lajme

I prerë dhe i qartë ka qenë mesazhi i Ministrit të Jashtëm Gjerman, Sigmar Gabriel, që ka rrëzuar kërkesat e opozitës shqiptare dhe ka sulmuar bojkotin e parlamentit. Në konferencën e përbashkët me Ditmir Bushatin, Gabriel tha se bojkoti, protesta në çadër dhe një qeveri teknike pak para zgjedhjeve janë absurde dhe për pasojë të papranueshme. Pengimi i reformës në drejtësi e largon Shqipërinë nga BE, tha Gabriel.

“Këtu në Shqipëri bëhet fjalë për zbatimin e reformës në drejtësi. Ajo që e dallon Europën nga vende të tjera të botës është zbatimi i ligjit dhe Kushtetutës. Shteti ligjor duhet të sigurojë dhe garantojnë që në fund të ditës në qendër të vëmendjes do jetë interesi i qytetarëve dhe jo klikave të ndryshme. Me shqetësim të madh dhe pa e kuptuar mirë shikojmë se reforma në drejtësi është duke u penguar. Parlamentarët që zgjedhin të bojkotojnë parlamentin. Në vendin tim dhe në Europë kjo është absurde. Në vend të kësaj mblidhen në çadër duke realizuar një opozitë përkundër parlamentit. Pas pak javësh kemi zgjedhje. Nëse deputetët nuk janë të kënaqur duhet ta anatemojnë në kuadër të fushatës elektorale. Pakicat duhet të pranojnë shumicën. Ka një farë frikë lidhur me zbatimin e reformës në drejtësi. Për ne është e rëndësishme që në varësi të Kushtetutës dhe ligjeve të vlefshme të zbatohet reforma në drejtësi. Apelojmë qeverinë dhe parlamentin të punojnë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”- tha Gabriel, që këshilloi Lulzim Bashën të propozojë ndryshimin e Kodit Zgjedhor duke e garantuar për ndihmën e BE dhe të Gjermanisë.

“Këshilla ime drejtuar opozitës dhe qeverisë është zbatimi i Kushtetutës dhe realizimi i zgjedhjeve.Për argumentin e Bashës dhe mosbesimin që ai ka për mundësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme unë e ftoj të bëjë proozimet e nevojshme, se si do arrihen në këtë momënt zgjedhjet r lira dhe të ndershme.

BE dhe gjermanët t’i marrin këto propozime në konsideratë. Nëse dëshiron opozita mund të bëjmë shumë më tepër se kaq, por nuk është rruga e duhur bojkoti i parlamentit” u shpreh Gabriel.

Mesazhi i Ministrit të Jashtëm Gjerman kundër bojkotit të opozitës nuk është i pari që vjen nga perëndimi. Me herët edhe ambasadorë dhe zyrtarë të lartë të BE i kanë kërkuar Lulzim Bashës të kthehet në parlament për të votuar vetingun dhe të hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Një pjesë të këtyre mesazheve, Lulzim Basha i ka konsideruar si të sponsorizuar nga lobistët e paguar me paratë e kanabisit, por duket se qëndrimi i ministrit të jashtëm të Gjermanisë sot ka qenë drejtpërdrejt në përkrahje të qeverisë.

Rusia reagon rreth planit për likuidimin e Lulzim Bashës

Periskopi.com Lajme

Lajmi se po përgatitej një atentat ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha ka sjellë reagime të ndryshme dhe po ashtu edhe aludime se kush ishte i interesuar për të destabilizuar Shqipërinë.

Shkrime të shumta dje dhe sot janë bërë për këtë çështje, që kanë sjellë edhe reagimin e Ambasadës së Rusisë në Tiranë, pasi disa prej shkrimeve shkruanin se ishin rusët që po përgatisnin një atentat ndaj kreut të opozitës.

Më poshtë keni reagimin e ambasadës së Rusisë në Tiranë:

REAGIM ndaj shkrimit të botuar në gazetën “Shekulli”

Nga Ambasada Ruse është pritur me habi të madhe artikulli i gazetarit shqiptar z. Isuf Kurtaj, botuar më 14 prill 2017 në gazetën “Shekulli”, si dhe në faqen e internetit me adresë: shekulli.com.al/p.php?id=615049. Në titullin e materialit të tij “të bujshëm” autori informon publikun se Rusia gjoja po përgatit plane për të organizuar një atentat ndaj kryetarit të Partisë Demoktarike të Shqipërisë z. Lulzim Basha. Duket vërtet paradoksale, por në vetë tekstin e artikullit, në variantin e tij të shtypur në gazetë, Rusia nuk përmendet në asnjë rast.

A sjell z. Kurtaj ndonjë provë të “dyshimeve” të tij? Natyrisht që jo. Në mënyrë krejtësisht të papërgjegjshme, mbështetur mbi thashetheme dhe spekulime, gazetari në fjalë ngre ndaj Rusisë një akuzë shumë të rëndë, e cila nuk mund të cilësohet ndryshe veçse një shpifje.

Titulli bombastik i përdorur nga autori është një shembull shumë i qartë i asaj “sëmundjeje” që me kohë ka pushtuar gazetarinë perëndimore dhe e cila, siç duket, ka filluar të depërtojë edhe në Shqipëri. Ambasada, me gjithë respektin që ka për gazetën “Shekulli” dhe stafin e saj, konstaton me keqardhje se kjo gazetë në këtë rast është bërë e ngjashme me mediat perëndimore, të cilat po e fryjnë me vetëmohim mitin për të ashtuquajturin “kërcënim rus”, dhe preferojnë ta shohin “dorën e Moskës” në ngjarje dhe fenomene nga më të befasishmet.

Në gjykimin tonë, artikulli i z. Kurtaj përbën një mungesë profesionalizmi, është një shembull i manipulimit të opinionit publik, si dhe mungesës së respektit ndaj lexuesve. Është për të ardhur keq që gazetari nuk e quan si diçka të domosdoshme verifikimin e vërtetësisë së të dhënave që transmetohen për publikun. Përhapjen e trillimeve të këtij lloji ne e shohim si të papranueshme dhe aspak të favorshme për zhvillimin e marrëdhënieve Rusi-Shqipëri.

Shpresojmë se drejtuesit e gazetës “Shekulli” do të bëjnë një analizë objektive të situatës, dhe do të formulojnë një reagim të përshtatshëm ndaj këtij komenti të Ambasadës.

Tiranë, më 14prill 2017

Basha protestuesit- Nëse s’je i joni ‘plaç dhe mbylle’

Periskopi.com Video

Lulzim Basha tenton vetëvrasjen!

Anri Bala Opinione

Lulzim Basha, tenton për herë të dytë vetëvrasjen. Herë e parë, ishte kur mori vendimin “qesharak sekret”, për të kopjuar një çadër, sipas modelit “bunkeri” dhe për t’u ngujuar në të, në emër të demokracisë së “nëpërkëmbur”, nga qeveria e “krimit” pa bërë asnjë krim.

Futja në çadër, kishte si qëllim rritjen e interesimit dhe ndjeshmërisë së partnerëve ndërkombëtar, për atë që po ndodhte në Shqipëri. Modeli që zgjodhi, ishte ai sllavo-maqedonas, por me sens të kundërt. Ndërsa miku i tij Gruevski kërkon qeveri pas votimeve… por pa shqiptarë, Basha kërkon qeveri para votimeve pa shqiptarë por… me pazar.

Ndërsa Gruevski nuk la ambasador amerikan dhe europian, përfaqësues të dipolomacisë dhe “gjykatës pa të drejtë vote” pa sharë e “goditur”, duke i akuzuar si ushtarë të Sorosit dhe Edi Ramës, Lulëzimi nuk la një fjalë t’i binte poshtë miku sllavi, me të njënjtat akuza që hodhi nga çadra , pa u skuqur dhe pa u zverdhur.

Qeveri pa votim nuk ndodh të bëhet dhe nuk do ndodhë kurrë, në një shtet të konsoliduar ligjor, siç është sot Shqipëria, anëtare e NATO-s dhe kandidate e penguar e BE-së, nga çadra, që i ka zënë rrugën angazhimit më të madh euro-amerikan… atij në drejtësi.

Ndaj qëllimi për ngritjen e një kauze me mashtrime dhe gënjeshtra, ishte një gabim i madh, një tentativë vetëvrasje për liderin “de jure”, i cili humbi dhe emrin dhe vulën, duke u quajtur kryetari i çadrës. Tani pistoleta i ka ngelur në tëmthin e majtë, me siguresë të hequr dhe gati për të shpërthyer, por e sigurtë është vetëm një gjë, që kjo do të jetë një alibi, sepse këmbëzën do i’a tërheqin të tijët, ata që me iniciativën donkishoteske i mori në qafë… i la pa karrige… pa parti… pa deputetë… pa gojë… si antiqeveritarë dhe opozitarë.

Dje dhe sot, ai bëri tentativën e dytë për vetëvrasje. Prej shumë kohësh, na është dukur si njeri me çrregullime psiqike. Fjalimet e tija qesharake si: “do vras, do pres, do vdes, do sakrifikohem, nëse ndodh kjo ose ajo”, tashmë janë kthyer në anekdota rrugësh e portalesh. Dalldija që e ka kapluar, e përzjerë me frikë dhe tmerr pë të ardhmen që e pret, e detyron që të mos mund t’i mbuloi simptomat e sëmundjes paranoiake. Duke menduar se njerëzit rreth e rotull kanë inteligjencë me standartet e tij, zoti Kryeçadër më në fund i “gjeti” armiqtë e vërtetë të demokracisë në Shqipëri.

Ashtu si dikur diktatori Hoxha, Basha tashmë me imagjinatën e një psiko-paranoiaku deklaron se: “Europianët, amerikanët dhe të gjithë ata që nuk e përkrahin atë: “udhëheqësin botëror të demokracisë çadriste”, janë të shitur dhe të blerë nga krimi, droga, korrupsioni dhe tek “krimineli” që nuk ka vrarë njeri… Edi Rama.

Të gjitha këto akuza i bën Lulzim Xhelal Basha, njeriu i “ndershëm dhe i pa përlyer”, që nuk ka vjedhur kurrë as vota dhe as prona, që nuk ka vrarë kurrë as pula dhe as lepuj… por njerëz, që ka shërbyer si informatorë tek të huaj, për t’i “shërbyer” çështjes kombëtare. Këtë, zanatin e informatorit, që ne i themi spiun pa pagesë, e mësoi në Kosovë, kur paguhej për të “mbrojtur” popullin serb nga “kriminelët” e UÇK-së.

Këtë profesion kaq të nderuar, nuk e harroi, ndaj në çdo vend që shkon si i ftuar apo i pa ftuar, me pagesë e bileta, apo me çeqe dhe blloqe, ai nuk harron pa sharë Shqipërinë dhe shqiptarët, që nuk i ka kapur paranoia si atë: Ëndrra për pushtet e një të marri, që nuk është i aftë në gjendjen që është, as të shërbej si pastrues koridoresh burgu, punë që nëse del nga çadra e pengimit të drejtësisë, shumë shpejt do e provoj i pari në kurriz!

Askush nuk të ndalon që të heqësh nga goja kasetën e vajtimit për drogën, që e bekove me vite, apo për krimin me shumë të vrarë, që je pjesë edhe vetë, si i pa gjykuar dhe i pa dënuar, por askush nuk të lejon që të tallesh me të ardhmen tonë. T’u drejtohesh atyre që kanë investuar dhe po investojnë në këtë vend, për një të ardhme më të mirë se janë hajdutë, të korruptuar dhe injorantë të painformuar, e sidomos e thënë nga ti… informatori i antishqiptarizmit, nuk është gjë tjetër veçse një krim, ndaj gjithë atyre që prosperitetin e Shqipërisë nuk e shikojnë siç e shikojnë anormalët.

Tashmë je i damkosur si gënjeshtarë e i pafytyrë. Mjafton të të kujtojmë një nga gënjeshtrat më ordinere, kur po të ndiqnin mijëra shqiptarë, në emisionin e mikut tënd Fevzo, ku maashtrove se, nuk kishe marrë pjesë në lëvizjen studentore të viteve 1991-’92, sepse na kishe qenë i mitur vetëm 7 vjeç, e sot me siguri duhet të jesh 33 për 34-tër. Kaq gënjeshtar dhe i pacipë je, sa fjalimet me heroizma për të glorifikuar veten, për ata që të njohin, janë si letër higjenike e përdorur. Mos u tall me të ardhmen tonë, ti “demokrat”, që nuk të lidh asgjë me demokracinë. As me ata që kujton se po i gënjen, por që nuk gënjehen kollaj dhe po u soset durimi, duke i’u servirur si miq dhe partnerë të Shqipërisë gjithfarë kllounësh me biografi sterr si e jotja, e që nga vendet që vijnë, përfaqësojnë “faqen e zezë” të politikanit të korruptuar.

Po ku të bëhen të gjithë bashkë xhanëm, italiani, austriaku, gjermani, ameriakano-greko anti shqiptari, që na e paraqite si anëtar i stafit të Trump, të gjithë personazhe barsaletash të padrejtësisë, korrupsionit dhe të krimit në vendet e tyre?! Kjo është pyetje retorike, sepse fjala e urtë që tenxherja e gjen kapakun, është shqiptare e mirëfilltë dhe nuk ka vend për ta “përshtatur”!

Për një gjë të jesh i sigurtë, e djathta europiane, që ti e quan të korruptuar, që nga Merkel, Hahn, Mogherini e deri tek Lu e Vlahutin, ta kanë dhënë “kartonin e verdhë”. Me deklarimet e fundit, shumë shpejt do të marrësh të “kuqin”, duke i humbur vendit opozitën, me largimin e PD nga PPE. Atëherë ti nuk do mund të shpëtosh nga vetvrasja politike dhe as nga kthetrat e drejtësisë që deri sot i je shmangur! /Zathur.Net/

Basha thyen heshtjen, ja si i përgjigjet ftesës së Ramës për dialog

Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë ditës së sotme foli nga çadrën e lirisë. Në fjalën e tij, Basha tha se në Uashington ka lobisngje të ndyra që mbahen me paratë e naftës shqiptare për të mbajtur në këmbë qeverinë.

Periskopi.com Lajme

“Në Uashington ka lobingje të ndyra që paguhen me paratë e vjedhura të Armos. Këto lobingje në Uashington nuk duan t’ia dinë nëse ju keni bukë ose jo”, tha Basha.

Më tej ai foli për dialogun dhe ftesën e Ramës për t’u takuar. Ai tha se PD është gati t’i përgjgjet çdo ftese për dialog me kushtin që ajo të jetë e vërtetë dhe jo me fjalim të parashkruar.

“Ne do t’i përgjigjemi çdo ftese për dialog me kushtin që ato të mos jenë me fjalime të parapërgatitura, si ajo e 6 qershorit të vitit të shkuar”, u shpreh Basha./Albeu.com

 

Lulzim Basha arkiv

Opozita shqiptare tërhiqet nga qeveria teknike!?

Kur protesta e opozitës ka hyrë në javën e saj të tetë, nga radhët e saj vjen sinjali i parë për zgjidhjen e krizës përmes një marrëveshje që përjashton kërkesën për qeveri teknike.

Periskopi.com Lajme

Aleati historik i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi, thotë se do ishte e pranueshme një zgjidhje si për rastin e dekriminalizimit me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, nëse nuk realizohet kushti kryesor i koalicionit opozitar.

“Nëse kjo është një marrëveshje që e ruan të drejtën e opozitës të ketë mundësi zgjedhje, populli shqiptar të ketë akses, të mos dhunohet nga mijëra kriminelë që ka ngritur kjo qeveri në këmbë, unë mendoj se mund të arrihet, nëse jo për t’ju dorëzuar krimit edhe mafies më mirë të vijojmë luftën”, pohoi Shehi në një intervistë për News24.

Këtë ide Dashamir Shehi nuk e ka diskutuar me Lulzim Bashën, por me kryetarin demokrat ai ka biseduar për një tjetër çështje të nxehtë, atë të miratimit të Vettingut.

“Në funksion të zgjedhjeve mund të bëhej dhe kjo marrëveshje me një dekret të përbashkët Vettingu dhe qeveria teknike do ishte zgjedhje shumë e mirë dhe nuk ka justifikime për asnjë palë dhe pas kësaj shkojmë në një palë zgjedhje që shpresojmë të jenë më të mira se të tjerat”, thotë ai.

Dashamir Shehi është i idesë që opozita duhet të heqë çdo alibi se është ajo që po bllokon zgjedhjet dhe drejtësisë me veprime konkrete duke shënuar në këtë mënyrë edhe rastin e parë të mendimit ndryshe brenda radhëve të aleatëve opozitar.

Mogherini s’përfshin Bashën në agjendën e takimeve në Shqipëri

Vizita e Federica Mogherinit në Tiranë të premten nuk do të ndjekë rutinën e një agjende normale politike. Përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë e Bashkimit Europian do të takojë presidentin Nishani, kryeministrin Rama, kryeparlamentarin Meta, por jo të parin e opozitës, Lulzim Basha.

Periskopi.com Lajme

Burime zyrtare thanë për Top Channel se kreu i opozitës, deri tani nuk është përfshirë në agjendën e zonjës Mogherini, e cila e viziton Tiranën në mes të një situate anormale politike, kur opozita ka bojkotuar Parlamentin dhe ka kushtëzuar qëndrimin e saj për zgjedhjet dhe për Reformën në Drejtësi me krijimin e një qeverie teknike.

Deri tani, askush nuk ka dhënë asnjë arsye, përse përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme në Bashkimin Europian e ka përjashtuar zotin Basha nga agjenda e saj politike në Tiranë. Ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare thanë për TCh se, një veprim i tillë nuk është i zakontë.

Gjatë 4 viteve të fundit, Tirana është vizituar dy herë nga një ministre e Jashtme e Bashkimit Europian dhe, si Catherine Ashton në vitin 2013, edhe Federica Mogherini në 2016-n janë takuar me kryetarin e opozitës, përkatësisht Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

Burime diplomatike e shpjeguan përjashtimin e Bashës nga takimi me Mogherinin duke iu referuar gjuhës së dhunshme verbale që kreu i opozitës përdori pak ditë më parë. Një problem që e preku në deklaratën e vet edhe zëdhënësi i Kancelares gjermane, Angela Merkel.

Megjithatë, për të dhënë mesazhin se nuk është përjashtuese ndaj opozitës, Federica Mogherini ka parashikuar në agjendën e vet një takim me drejtuesit e Parlamentit. Top Channel siguroi formatin e këtij takimi, ku opozita është e përfshirë në nivelin e nënkryetarit të Kuvendit, kryetarit të grupit parlamentar dhe kryetares së Komisionit të Integrimit.

Deri tani, nga Partia Demokratike nuk ka një përgjigje nëse do të pranojë të takohet me Përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian për Politikat e Jashtme dhe Sigurinë, në kushtet kur kryetari i opozitës është i përjashtuar.

Lulzim Basha ‘kërcënon’ policinë: Keni afat deri në orën 24:00 ose…

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, duke folur nga ‘çadra e lirisë’, i ka dhënë ultimatum policisë së Shtetit që deri në orën 24:00 të arrestojnë autorët që kanë sulmuar dy vajza 29-vjeçare nga Fieri.

Periskopi.com Lajme

Siç tha Basha, nëse policia nuk i prangos agresorët, atëherë do të ketë pasoja, duke shtuar se ky është fundi i republikës së krimit.

“Dua ta nis me një lajm të trishtë. Dje bandat kanë sulmuar dy vajza nga binjake nga Fieri.

Kanë sulmuar Antoneta dhe Gladiola Hatillari sepse në 18 shkurt ishin këtu bashkë më dhjetëra qindra vajza nga Fieri dhe gjithë Shqipëria. Dje (pardje) policia ka ngritur dorën ndaj këtyre vajzave sepse ishin pjesë e jona. Keni 24 orë kohë për të arrestuar autorin sepse e dini kush është.

E patë në zgjedhjet e 2015 dhe në zgjedhjet e Dibrës. Bandat e drogës dhe të krimit kanë guximin të godasin qytetarët vetëm sepse duan që japin votën si qytetarë të lirë. Policia dhe gjykatat nuk duhet të kthehen në mburojë të bandave” – tha Basha.

Lulzim Basha arkiv

Policia padit Bashën: Bëri thirrje publike për dhunë

Policia e Tiranës ka kërkuar hetim penal ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për thirrje publike për veprime të dhunshme. Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës.

Periskopi.com Lajme

Në protestën e të premtes, për policinë Basha ka bërë thirrje nxitëse ndaj qytetarëve që të reagojnë dhunshëm ndaj institucioneve shtetërore.

“Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat…… ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh…”, ka thënë Basha më 24 shkurt.

Hetimet ndaj tij kanë nisur për thirrje publike për veprime të dhunshme, parashikuar në nenin 223 të Kodit Penal. Në këtë nen thuhet se: “Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”./ Top Channel

Basha përforcon thirrjen: Zgjedhje me këtë qeveri, me këtë kryeministër, nuk ka për të pasur!

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përforcuar sërish sot thirrjen se zgjedhje me këtë qeveri dhe me këtë kryeministër nuk ka për të pasur. Nga çadra e protestës, në ditën e tetë të tubimit përpara kryeministrisë, Basha theksoi kjo protestë "nuk është lojë":

Periskopi.com Lajme

“Misioni ynë nis me zgjedhje të lira dhe të ndershme, po nuk përfundon aty,  – tha kryedemokrati, – por vetëm aty kur të kemi varrosur republikën e vjetër dhe të kemi ngritur republikën e re.

Kurrë më nuk do të kemi kompromis në kurriz të qytetarëve. Ju e dini që kjo ka ndodhur shpesh në këto 26 vite dhe partitë e mëdha i kanë mbyllur kauzat e mëdha me pazare të vogla. Unë jam këtu për t’ju thënë se kjo nuk do të ndodhë më!

Le të kujtojmë në mëngjesin e tetë të përballjes sonë se ne nuk do të tërhiqemi, por Rama largohu dhe hapi rrugë një qeverie për zgjedhje të lira!

Ne nuk kthehemi në parlamentin e krimit. Atje ku janë ulur kriminelët e kanë vendin vetëm ata. Këtu është parlamenti i vërtetë me deputetët e qytetarët.

Nuk ka dhe nuk ka për të pasur zgjedhje – pazar në këtë vend. PD dhe opozita është e vendosur për t’i shkuar deri në fund vendimit qytetar.

Zgjedhje – pazar me këtë qeveri nuk ka për të pasur. Pikë! Kush nuk e ka dëgjuar, ta dëgjojë e t’i vërë gishtin kokës! Zgjedhje me këtë qeveri dhe me këtë kryeministër nuk ka për të pasur më!

Ju kam thënë se kjo është luftë pa kthim dhe ju kam pyetur nëse jeni gati të luftojmë së bashku kundër një pakice të korruptuar kokë e këmbë, një grusht derrash e oligarkësh që vjedh e grabit ditë për ditë miliardat e pasurive dhe taksave të shqiptarëve më konçensione.  Mos u shtrini përtokë, mos ktheni faqen tjetër, por goditi me grusht!”

Dështon emisioni Live, sherr mes Blendi Fevziut dhe Lulzim Bashes

Debatet dhe replikat e ashpra mes kreut të PD Lulzim Basha dhe gazetarit Blendi Fevziu kanë shoqëruar mbrëmjen e sotme emisionin “Opinion”.

Periskopi.com Lajme

Edhe pse gazetari Fevziu kishte zgjedhur që emisionin ta zhvillonte nga çadra e PD, sherri me kreun e PD ka degaduar në transmetim Live çka e detyroi gazetarin të mbyllë emisionin para kohe.

Madje në një moment Fevziu iu drejtua Lulzim Bashës se “Mos ma ngre zërin mua!”, çka rrezikoi që ta rrihnin paq militantët rrotull çadrës. Ky debat ishte nga me të tensionuarit e zhvilluar në studion e “Opinion”.

Situata doli nga kontrolli kur Basha ftoi një qytetar nga turma që të fliste në mikrofon. Mirëpo kjo nuk i ka pëlqyer gazetarit.

“Më mirë mbyll emisionin dhe këtë s’ta lejoj”, iu drejtua ai Bashës. Ky i fundit i kërkoi edhe njëherë tjetër që t’ja lejonte këtë, pasi qytetari i quajtur Leonardo donte të tregonte që nuk ishte me PD-ne, por po merr pjesë në protestë për shkak të pakënaqësisë që ndjente nga qeveria aktuale.

 

Bashës i vjen një mbështetje nga një qytetar amerikan, mediat e tyre e përshkruajnë si mbështetje nga ShBA

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ardhur reagimi për protestën e opozitës që po zhvillohet prej 5 ditësh në çadrën përballë godinës së Kryeministrisë.

Periskopi.com Lajme

Përfaqësuesi i shtetit të Teksasit John Cyrier i ka dërguar një letër kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, të cilin e ka mbështetur në kauzën që ka ngritur.

Në letrën dërguar kreut të opozitës, Cyrier shkruan se “shqiptarët duan zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne do t’i mbështesim shqiptarët në përpjekjet e tyre për liri”.

Lulzim Basha ka kërkuar krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira dhe demokratike.

 

Protestuesit vendosen rrugëve të Tiranës, po bëhen gati të qëndrojnë aty edhe natën (Foto)

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pas fjalimit që ka mbajtur në protestë, është futur në mesin e qytetarëve para Kryeministrisë dhe ka bashkëbiseduar me ta duke u ulur edhe këmbëkryq me ta, ndërkohë që të tjerë protestues kanë nisur ngritjen e çadrave para godinës së qeverisë.

Periskopi.com Lajme

Protesta e opozitës në Tiranë, protestuesit qëndrojnë në shesh (Video)

Para dhjetëra mijërave njerëzve të mbledhur në Tiranë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka thënë se janë aty për të marrë vendim e madh, që të largojë qeverinë e Edi Ramës.

Periskopi.com Lajme

Ai ka bërë thirrje shqiptarëve të tubuar aty që të qëndrojnë në shesh deri sa vendi të shkojë në zgjedhje të lira, e deri atëherë të krijohet një Qeveri teknike.

———————————————————————————-

Mijëra protestues janë mbledhur në bulevardin e Tiranës, së bashku me ta dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, ish kryeministri Sali Berisha, por dhe deputetë demokratë.

Protestuesit mbajnë në duar pankarta kundër Rilindjes, por dhe tre dordolecë me figurën e kryeministrit Edi Rama, ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe ministrit Ilir Beqaj, dy ministrat më të përfolur për korrupsion.

Protestues dhe anëtarë të Partisë Demokratike nga e gjithë Shqipëria janë nisur drejt Tiranës që herët në mëngjes. Nga Gjirokastra, Berati, Fieri, Kukësi, Korça dhe Elbasani, i janë përgjigjur thirrjes së kreut të Partisë Demorkatike mijëra qytetarë, të cilët janë nisur drejt kryeqytetit me dhjetëra furgona e autobusa.

Protesta e opozitës zhvillohet kundër qeverisë, e cila sipas Partisë Demokratike, është pozicionuar kundër zgjedhjeve të lira e të ndershme. Fillimi i protestës së sotme të opozitës, sipas policisë është programuar të zgjasë deri në orën 16.00, por në kërkesën e saj, Partia Demokratike, nuk e ka vendosur përfundimin e saj. Një ditë më parë Lulzim Basha tha se momentin e përfundimit të saj do e vendosin qytetarët.

Policia njoftoi një ditë më parë se nuk ka informacione për akte dhune gjatë protestës. Sot do të angazhohen rreth 1 mijë efektivë të komisariateve dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Si rrjedhoje e masave të marra në kuadër të protestës, do të këtë bllokime të kufizuara në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në disa akse që lidhen me të.

Basha nga protesta: Ose zgjedhje të lira, ose zgjedhje nuk ka

Kryetari i Partisë Demokratike bëri publik vendimin e madh që kishte paralajmëruar për disa ditë me radhë. Duke folur para protestuesve në Bulevard, Basha foli për një fillim të ri.

Periskopi.com Lajme

“Sot marrim vendimin për të ndalur njëherë e mirë maskaradën e grabitjes së zgjedhjeve. Ose do të bëjmë zgjedhje të lira, ose zgjedhje nuk do të ketë! Rrugë të mesme nuk ka! Rrugë tjetër nuk ka! Zgjedhje për fasadë, zgjedhje të njollosura, nuk do t’i pranojmë. Zgjedhje të standardeve të krimit nuk do t’i pranojmë. Zgjedhje me kriminelë të veshur me pushtet nuk do t’i pranojmë”, tha Basha, shkruan Top Channel.

Kreu i demokratëve shtoi se kjo qeveri e ka çuar vendin në mjerim, varfëri dhe kaos dhe “tani që u ka vjedhur gjithçka nga xhepat dhe shtëpitë tuaja, do t’u vjedhë edhe zgjedhjet”.

“Jemi mbledhur sot këtu për të thënë boll më. Sot nisim rrugëtimin drejt një fillimi të ri, për të cilin ka nevojë vendi ynë. Sot jemi këtu për ta shpallur këtë vendim me zë të lartë, po duam zgjedhje të lira dhe të ndershme, duam ndarjen e politikës nga krimi, duam, dinjitet, drejtësi, punë duam të vëmë interesin e njerëzve të thjeshtë të parë. Duam një të ardhme dinjitoze”, shtoi ai.

Reagimi i Bashës: Rama shpalli armiq gjysmën e Shqipërisë dhe gjysmën e Evropës

Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjatë një konference shtypi, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se nuk ofron asnjë zgjidhje për krizën ekonomike nw vend.

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Rama bërë në komunikimin javor ku e cilësonte deklaratën e Gunther Krishbaum, kryetarit të Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun Gjerman, si një zë pa mandat.

Statusi i plotë i Lulzim Bashës:

Ndërsa po kthehem në Tiranë nga takimet me qytetarët plot halle dhe shqetësime të Memaliajt, Tepelenës, Përmetit, Gjirokastrës, Sarandës dhe Delvinës, dëgjova mesazhin që Edi Rama kishte lënë mbrapa për popullin e tij, ndërsa vetë është duke shijuar, prej dy ditësh, argëtime luksoze dhe ndeshje futbolli nëpër Itali e Gjermani.

 

Me gjuhen e plakur te gënjeshtrave ditore Edi Rama shpalli armiq të tij dhe të shqiptarëve gjysmën e Shqipërisë dhe gjysmën e Evropës, të gjithë ata që kanë guxuar ta kritikojnë.

Vulgariteti i zakonshëm dhe mentaliteti autokratik, përzjerë me arrogancën që jep pushteti dhe paraja, duket se e kanë shpërfytyruar Edi Ramën deri aty sa ka humbur çdo lidhje me realitetin dhe ka filluar të shohë të njejtat ëndrra e përjetojë të njëjtat makthe si udhëheqësit e dikurshëm komunistë, mes të cilëve u lind dhe u edukua.

E vërteta është se as unë dhe as demokratët nuk jemi të gëzuar për vonesën e fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian. Përkundrazi, ne jemi shumë të shqetësuar.

Ne jemi të shqetësuar dhe të turpëruar që të gjitha mediat dhe politikanët e Europës po flasin për drogën e krimin në Shqipëri dhe rrezikun që ata ndjejnë nga kjo situatë. Por më e rëndësishmja është se, si të gjithë njerëzit e ndershëm në Shqipëri, ne jemi të alarmuar që krimi dhe droga po shtine në dorë politikën dhe ekonominë e vendit, duke shkatërruar edhe shpresën e fundit të shqiptarëve për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Ne nuk mund të heshtim dhe nuk do të heshtim para kësaj situate. Askush nuk duhet të heshtë. Historia jonë ka treguar që sa herë ne kemi heshtur dhe kemi bërë kompromis me të keqen vetëm kemi vuajtur dhe kemi mbetur mbrapa.

E keqja Shqipërisë nuk i ka ardhur asnjëherë nga kritikët dhe nga zërat e lirë që kërkojnë liri, rend, të drejta dhe të vërtetën. E keqja Shqipërisë i ka ardhur përherë nga autokratët që pushtetin e kanë përdorur për t‘u pasuruar për vete, duke shtypur çdo zë të lirë dhe çdokënd që guxon të mendojë ndryshe nga ata që ju kanë mbajtur ison.

E keqja Shqipërisë i ka ardhur përherë nga ata udhëheqës që për dështimet dhe të zezat që bëjnë vetë kanë fajësuar armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, konspiracionet nga Amerika në Europë; nga ata që betoheshin se bota le të flasë dhe armiku të pëlcasë, por ata do të vazhdonin të palëkundur në rrugën e tyre.

Edi Rama i shpalli sot deputetët austriakë, gjermanë, hollandezë dhe europianë armiq. Por të gjithë ne shqiptarët e dimë fare mirë se kanë qenë këta “armiq” që kanë miratuar qindra milionë euro ndihmë për popullin shqiptar nga paratë e popujve të tyre, ndërkohë që Edi Rama i rrëmben çdo vit popullit të tij qindra miliona euro për vete dhe klientët e tij. Ne e dimë shumë mirë se ishin deputetët austriakë, gjermanë, hollandezë dhe të gjithë BE-së që hapën krahët për Shqipërinë dhe miratuan fillimisht marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, heqjen e vizave dhe më pas statusin e kandidatit të Shqipërisë. Nëse këta deputetë që Edi Rama i shpalli sot armiq do të ishin të tillë ne sot do të ishim shumë larg Evropës.

Në fakt deputetët austriakë, gjermanë, hollandezë dhe mediat evropiane po flasin kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij dhe jo kundër shqiptarëve. Është Edi Rama që do të na bindë se ata janë armiqtë tanë. Por ata janë Europa, ku ne duam të shkojmë.

Së fundi, edhe një herë per ligjin e vetingut që Edi Rama përdor si pretekst të dështimit të tij. Partia Demokratike është pro vetingut dhe reformës në drejtësi. Ajo kërkon që të gjithë të korruptuarit dhe të inkriminuarit, kushdo qofshin ata, demokratë, socialistë, pushtetarë, ish-pushtetarë, gjykatës, prokurorë apo zyrtarë të thjeshtë, të përgjigjen para drejtësisë. Ne do të bëjmë cdo gjë që kemi në dorë që kjo të ndodhë.

Por Partia Demokratike nuk mund të pranojë dhe nuk do të lejojë që procesi i vetingut të bjerë në dorë të Edi Ramës dhe vartësave të tij. Vetingu i Edi Ramës është gjë e mirë vetëm për kriminelët me të cilët Edi Rama erdhi dhe qëndron në pushtet.

Unë nuk kam asnjë frikë nga vetingu. Nga vetingu kanë frikë Elvis Rroshi dhe kriminelët që kontrollojnë Edi Ramën.

Por unë nuk kam asnjë iluzion se një njeri që nuk guxon të shkarkojë nga detyra një përdhunues dhe trafikant droge të dënuar nga drejtësia evropiane mund të bëjë drejtësi për shqiptarët.

Që të bëhemi pjesë e Europës, ne duhet të kemi një drejtësi të pavarur nga çdo politikan, sikurse e ka Europa. Që të bëhemi pjesë e Europës, Shqipëria duhet të jetë pa drogë, qeveritarët të jenë të ndershëm dhe zgjedhjet e lira.

Por mbi të gjitha, këto janë kushtet themelore për të krijuar një shoqëri të denjë ku të gjithë shqiptarët të gjejnë mundësi për të ndërtuar të ardhmen e tyre të cilën sot e gjejnë vetëm duke braktisur atdheun.