man-united

Arsenal e Liverpool kërkojnë yjet e Manchester United

Arsenal dhe Liverpool mendohet se do të kërkojnë të transferojnë, Chris Smalling dhe Luke Shaw.

Periskopi.com Sporti

Dyshja e mbrojtës e ‘djajëve të kuqë’ janë futur në probleme me trajnerin portugez, Jose Mourinho, pasi ata nuk kishin pranuar të luajnë ndaj Swansea edhe pse ishin të lënduar Mourinho kishte kërkuar nga ata që të luajnë.

Arsenali edhe pse e ka blerë Shkodran Mustafi në verë, e dëshiron edhe Cris Smalling si pasardhës të Per Mertescaker. ‘Topqinjtë’ e kishin kërkuar edhe më herët qendërmbrojtësin anglez.

Ndërsa Liverpool e dëshiron Luke Shaw për të zgjidhur problemet në krahun e majtë të mbrojtjes. Luke Shaw është një nga talentët e futbollit anglez por në këtë sezon është duke çaluar me formën e tij. Është shumë vështirë të ndodhë ky transfer pasi që dy skuadrat kanë një rivalitet të madh. /Periskopi.com

mourinho-smalling-shaw-main

schweinsteiger

Kush iu gëzua rikthimit të Schweinsteiger në skuadrën e United?

Bllokimi i karrierës së Bastian Schweinsteiger në Manchester United ka përfunduar.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi Luke Shaw beson se kjo do të jetë një shtytje e madhe në skuadër. Gjermani u transferua në verën e kaluar nga Bayern Munich, ku e kërkoi trajneri i atëhershëm i United, Van Gaal.

32-vjeçari ishte larguar nga skuadra e parë me ardhjen e Jose Mourinhos si trajner i United, ndërsa ‘special one’ tani i ka rënë pishman për vendimin e mëhershëm.

Rikthimit të Schweinit i është gëzuar mjaft shumë bashkëlojtari Shaw.

“Është shumë mirë të shohësh atë përsëri”, tha Shaw.

“Ne e kemi pranuar si lajm kthimin e tij para disa ditëve, ai ka një ndikim shumë të madh në dhomën e zhveshjeve dhe po ashtu në fushë, veçanërisht për lojtarët e ri si unë” përfundoi mbrojtësi anglez. /Periskopi.com shaw

shaw

Shaw rikthehet nga dëmtimi

Mbrojtësi i Manchester United, Luke Shaw është rikthyer në stërvitje të plota.

Periskopi.com Sporti

Anglezi kishte pësuar një dëmtim dhe mungesa e tij në krahun e majtë të mbrojtjes është shumë e madhe.

Mirëpo, ai tashmë është rikthyer në stërvitje të plota dhe pritet të jetë i gatshëm për sfidën derbi ndaj Liverpoolit të hënën mbrëma. /Periskopi.com

shaw

Shaw ishte i lënduar kur United pësoi golin e dytë

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Manchester United, Luke Shaw ishte i lënduar në momentin kur Watford shënoi golin e dytë në ndeshjen e djeshme, ku United u mposht 3:1.

Trajneri Jose Mourinho e kishte fajësuar anglezin për reagim të dobët në rastin e pësimit të golit të dytë, mirëpo del se portugezi nuk kishte të drejtë, pasi talenti i ri në ato momente kishte pësuar një dëmtim, i cili rezultoi me largimin e tij nga fusha vetëm dy minuta pas pësimit të atij goli.

Ende nuk dihet nëse lojtari në fjalë do të mungojë në sfidat e ardhshme për Unitedin. /Periskopi.com

mourinho2

Mourinho gjen fajtorin për humbjen nga Watford

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka reaguar pas humbjes nga Watford me rezultat 3:1.

Portugezi fajëson indirekt mbrojtësin Luke Shaw për golin e dytë të pësuar në ndeshjen e djeshme.

“Kur ishim 1:1 ne filluam të marrim kontrollin e ndeshjes dhe ideja ishte që të fitonim”, deklaroi Mourinho.

“Kishim kohë për të bërë diçka të tillë. Por, pastaj ra goli i dytë i tyre që për mënyrën se si ra ishte një gabim i pafalshëm i lojtarit tonë”, shtoi portugezi duke iu referuar mbrojtësit anglez Shaw. /Periskopi.com