ronaldo-bale

As Ronaldo, as Bale, ky është futbollisti kryesor i Realit

Mesfushori i Atletico Madridit, Gabi ka dhënë një deklaratë mjaft interesante.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se futbollisti kryesor i Real Madridit nuk është as Cristiano Ronaldo e as Gareth Bale, por Luka Modric.

Këtë, ai e thotë pak ditë para derbit ndërmjet dy skuadrave madrilene, i cili zhvillohet në kuadër të La Ligas.

“Me Modric, ata kanë gjetur lojtarin e tyre më të mirë”, deklaroi Gabi.

“Ai e bën që skuadra të luajë më mirë dhe i jep lojës ekuilibrin. Ne do të përpiqemi ta ndalim atë duke mos e lënë të organizojë lojën”, shtoi ai. /Periskopi.com

luke-modric-real-madrid-football_3366943

Modric i gatshëm për derbin ndaj Atletico Madridit

Mesfushori i Real Madrid, Luka Modric, është i gatshëm për derbin kundër Atletico Madrid.

Periskopi.com Uncategorized

Trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane, pati sugjeruar që në fillim të muajit se Kroacia nuk duhej ta grumbullonte lojtarin e tij, por ai u grumbullua dhe luajti për 45 minuta.

“Jam mirë, jam gati për derbin”, u shpreh Modric për gazetarët, citon e përditshmja spanjolle “AS“.

Derbi do të luhet më 19 nëntor në “Vicente Calderon”.

 

MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 15:  Cristiano Ronaldo of Real Madrid celebrates with Karim Benzema after scoring Real's 2nd goal from the penalty spot during the UEFA Champions League Group A match between Real Madrid and Shakhtar Donetsk at estadio Santiago Bernabeu on September 15, 2015 in Madrid, Spain.  (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Zyrtare: Superlajm për Real Madridin

Tifozët e Real Madridit kanë marrë një lajm shumë të mirë para derbit me Atletico Madridin.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori kroat, Luka Modric është i gatshëm për këtë sfidë, e cila zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:45.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Modric.

“Jam mirë. Jam i gatshëm për derbin”, ka thënë kroati. /Periskopi.com

modric

Çaçiç ia bënë bajat Real Madridit

Trajneri i Kombëtares Kroate, Ante Çaçiç, është ka deklaruar se nuk i duhen këshillat e Real Madrid për mënyrën e trajtimit të mesfushorit, Luka Modric.

Periskopi.com Sporti

Ante Çaçiç në deklaratën e para sfidës së radhës se Kroacisë, iu është përgjigjur deklaratave të trajnerit të ‘los blancos’, Zinedine Zidane se kombëtarja kroate mund të ia del edhe pa mesfushorin Modric pas ka ndeshje të lehta.

“Madridi nuk ka nevojë të na japë ndonjë sygjerim për Lukan. Ai është rikthyer dhe luajti për Realin dhe nuk pati probleme. Ai do të jetë lider në fushë të shtunën kundër Islandës. Por ne nuk do të rrezikojmë shumë me të dhe do ta lëmë të pushojë në miqësoren kundër Irlandës së Veriut,” tha Çaçiç. /Periskopi.com

real-780x439

Superlajm për Real Madridin

Sipas të përditshmes sportive madrilene, AS, Luka Modric është rikuperuar dhe do të jetë pjesë e ekipit në duelin e ardhshëm në kuadër të La Ligës kundër Leganes, të dielën.

Periskopi.com Sporti

Mungesa e Modricit, i cili mungon tashmë një kohë të gjatë për shkak të një dëmtimi, është vërejtur shumë në ekipin e Zidanes.

Por, përveç kroatit, gati për ndeshjen e së dielës do të jetë edhe James Rodriguez, i cili nuk ka luajtur ndaj Legias në Ligën e Kampionëve shkaku i një dëmtimi të vogël.

Rodriguez ka konfirmuar se tashmë është mirë, dhe është i gatshëm për lojë.

Sërish probleme mes agjentit të Toure dhe Guardiolas

reali3

Superlajm për Real Madridin

Luca Modric ka kaluar lëndimin dhe është i gatshmën të vijë në ndihmë të skuadrës madrilene.

Periskopi.com Sporti

Real Madridi pritet të luajë ndeshjen e rradhës me Leganes dhe rikuperimi i Modric është padyshim një lajm shumë i mirë për skuadrën.

Reprezentuesi kroat ishte lënduar muajin e kaluar, derisa Real Madrid ka vuajtur për kreativitet në mesfushë në mungesë të Modricit.

Luka Modrić​ tregon talentin edhe në basketboll, ja si shënon kosh

Periskopi.com Video
iniesta

Kush është mesfushori më i mirë në La Liga?

Mesfushori kroat, Luka Modric, është zgjedhur mesfushori më i mirë në La Liga.

Periskopi.com Sporti

Ish lojtari i Tottenham Spurs, që nga transferimi i tij në Santigao Bernabeu është shëndrruar në një nga lojtarët kyq për “los blancos”, si dhe një nga më të mirët në botë në pozitën e tij.

Kroati është zgjedhur mesfushori më i mirë në ligë për sezonin 2015/16. /Periskopi.commodric.jpg-large

giggs

Giggs: Dua që ky yll i Realit të transferohet te United

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs dëshiron që një yll i Real Madridit të transferohet në Old Trafford.

Periskopi.com Sporti

Bëhet fjalë për mesfushorin Luka Modric, të cilin uellsiani do të donte ta shihte te 20 herë kampioni i Premier Ligës.

“Kroacia ka shumë futbollistë të mirë dhe ai që më pëlqen së tepërmi është Modric”, tha Giggs.

“Do të më pëlqente ta shihja duke u transferuar te Manchester United”, shtoi ai. /Periskopi.com

real-780x439

Zyrtare: Ylli i njohur nënshkruan me Realin

Real Madrid ka njoftuar se mesfushori Luka Modric ka nënshkruar kontratë të re me klubin deri në vitin 2020.

Periskopi.com Sporti

Kroati është pajtuar të vazhdojë me kampionin aktual të Europës.

Modric ka zhvilluar 119 ndeshje për Los Blancos dhe ka shënuar tetë gola.

Ai është një ndër futbollistët kryesorë të skuadrës së trajnerit Zinedine Zidane. /Periskopi.com

modric

Modric pritet të mungojë më gjatë sesa që ishte menduar

Vazhdojnë problemet për Real Madridin. Pas dështimit për të fituar në disa nga ndeshjet e fundit, ata tashmë po kanë probleme edhe me dëmtime të futbollistëve të mëdhenj.

Periskopi.com Sporti

Së fundmi, është mesfushori kroat, Luka Modric ai i cili pësoi një dëmtim.

Ai ka qenë i detyruar t’i nënshkrohet një operacioni, i cili ka përfunduar me sukses.

Por, e përditshmja spanjolle AS shkruan se ish-anëtari i Tottenham Hotspur do të mungojë më gjatë sesa që ishte paraparë.

Ai pritet të jetë jashtë fushave të lojës për të paktën një muaj. /Periskopi.com

modric2

Zyrtare: Modric mungon ndaj Kosovës

Federata e Futbollit të Kroacisë ka konfirmuar se Luka Modric nuk është i gatshëm për sfidën ndaj Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Kroati pësoi një dëmtim në përballjen ndërmjet Real Madridit dhe Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve.

“Marko Rog do ta zëvendësojë të lënduarin Luka Modric për kualifikueset kundër Kosovës dhe Finlandës. Luka’s i dëshirojmë shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e Federatës kroate të Futbollit. /Periskopi.com

lovren

Edhe Lovren mund të mungojë ndaj Kosovës

Kroacia mund të mbetet pa dy nga yjet e saj në përballjen e 6 tetorit kundër Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Pas raportimit se Luka Modric me gjasë nuk do të jetë gati për sfidën që zhvillohet në Loro Boriçi, tashmë ka lindur edhe një problem tjetër te kroatët.

Është mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren, ai i cili pritet të mungojë në përballjen me Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili foli për dëmtimn e kroatit në fitoren kundër Sëanseas.

“Dejan Lovren dhe Adam Lallana kanë probleme me ijën e këmbës, dhe nuk mendoj se ata do të mund të luajnë për kombëtaret e tyre, por duhet të shikojmë rreth kësaj”, tha Klopp. /Periskopi.com

kroacia

Modric mungon ndaj Kosovës?

Luka Modric nuk është i gatshëm për ndeshjen e nesërme që Real Madrid e zhvillon kundër Eibar në La Liga.

Periskopi.com Sporti

Kroati ka pësuar një dëmtim në gju, dhe klubi madrilen njofton se lëndimi i mesfushorit do të monitorohet.

“Pas testeve, Modric është diagnostifikuar me një lëndim në gjurin e tij të majtë. Rikuperimi i tij do të vazhdojë të monitorohet”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.

Modric është në dyshim edhe për sfidën që Kroacia e zhvillon ndaj Kosovës më 6 tetor në kuadër të Kualifikimeve për Botërorin 2018. /Periskopi.com

modric

Modric mesfushori më i mirë në botë

Periskopi.com Sporti

Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Kroacisë, Davor Suker beson se Luka Modric është mesfushori më i mirë në botë.

“Natyrisht, Luka Modric është më i miri për pozitën e tij”, ka thënë Suker.

“Unë dua ta uroj atë që të fitojë shumë trofe me Real Madridin”.

Mesfushori kroat është pjesë e Los Blancos nga viti 2012. /Periskopi.com

pogba

Pogbas i duhet një partner në mesfushë

Periskopi.com Sporti

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes beson se transferit rekord, Paul Pogbas i duhet një partner klasi në mesfushë.

Ai i ka sugjeruar trajnerit Jose Mourinho që të transferojë njërin nga dy mesfushorët e Real Madridit, Luka Modric ose Toni Kroos.

“Unë mendoj se Mourinho duhet të shkojë në treg për të gjetur një mesfushor që e kontrollon lojën”, tha Scholes.

“Ata kanë nevojë për dikë që mund të kontrollojë lëvizjet e Pogbas dhe që mund të kontrollojë lojën në tërësi. Unë e di se ai është i kënaqur me futbollistët që ka transferuar, por unë ende mendoj se ai ka nevojë për atë lloj lojtari”.

“Luka Modric ose Toni Kroos, mendoj se këta lojtarë janë në dispozicion. Paul Pogba do ta kishte shumë më të lehtë po të luante me këtë lloj lojtarësh”. /Periskopi.com