Spartak Moska dëshiron yllin e Milanit

Trajneri i Spartak Moskës, Massimo Carrera, është interesuar për sulmuesin e Milanit, Luiz Adriano.

Periskopi.com Sporti

Skuadra ruse është lider në Premier Ligën ruse, pesë pikë para Zenitit.

Sipas Gazzetta dello Sport, Spartaku kanë filluar të kërkojnë sulmues që në janar dhe Luiz Adriano është në ‘radarin’ e klubit.

Rossonerët janë duke kërkuar të shesin lojtarin dhe braziliani mund të largohet.

Carlos Bacca konsiderohet i pashitshëm dhe braziliani mund të kthehet në Rusi.

 

Genoa afër yllit të Milanit

Genoa është duke menduar transferimin e brazilianit të Milanit, Luiz Adriano.

Periskopi.com Sporti

Genoa këtë do ta bëjë pasi që Pavolettti të kompletojë transferimin e tij në Napoli.

Problem për këtë marrëveshje mund të jetë paga e lartë e sulmuesit brazilian e cila është 3 milionë euro.

Milan mund të pranojë mundësinë e huazimit në rast se Genoa e kërkon me çdo kusht Adrianon. /Periskopi.com/

Luiz Adriano në Moskë apo në Stamboll?

Sulmuesi brazilian i Milanit, Luiz Adriano si duket do t’i jap fund karrierës së tij në skuadrën e Milanit.

Periskopi.com Sporti

Adriano nuk po arrinë të rigjejë formën e dikurshme që kishte te Shakhtar Doneskt dhe ka vendosur të largohet nga rosonerët.

CSKA e Moskës dhe Zenit St Petersburg janë dy skuadrat ruse që po kërkojnë shërbimet e tij.

Ndërkohë në Stamboll po zhvillohet derbi mes Fenerbahces dhe Galatasarayt se cila do ta transferojë Adrianon. /Perisksopi.com