suarez

Suarez shpërthen pas barazimit në El Clasico

Ylli i Barcelonës, Luis Suarez ka shpërthyer pas barazimit ndaj Real Madridit.

Periskopi.com Sporti

El Clasico i sotëm përfundoi 1:1 në Camp Nou, ndërsa autori i golit të katalunasve thotë se ky rezultat është i padrejtë, pasi sipas tij, vendësit merituan fitoren.

“Rezultati nuk është i drejtë, e merituam fitoren. Në pjesën e dytë ishim më të mirë dhe krijuam shumë raste shënimi, merituam tri pikë”, tha Suarez. /Periskopi.com

messi-suarez-neymar

Barcelona në epërsi ndaj Real Madridit (Video)

Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj Real Madridit, nëpërmjet golit të sulmuesit Luis Suarez.

Periskopi.com Sporti

Uruguaiani shënoi me kokë pas harkimit të Neymar, i cili nisi topin nga goditja e lirë. /Periskopi.com

Luis Suarez of FC Barcelona during the Joan Gamper Trophy match between FC Barcelona and Leon F.C. at Camp Nou on august 18, 2014 in Barcelona, Spain(Photo by VI Images via Getty Images)

El Clasico, mungon Suarez

Tabloidi Goal ka përzgjedhur formacionin më të mirë të kombinuar ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.

Periskopi.com Sporti

Mirëpo, në këtë formacion nuk ka vend për yllin e Barcelonës, Luis Suarez.

Ky i fundit u la jashtë këtij formacioni, pasi në sulm u përfshinë Lionel Messi dhe Neymar të Barcelonës si dhe Cristiano Ronaldo i Real Madridit.

Derbi më i madh në futboll zhvillohet nesër me fillim nga ora 14:15 në Camp Nou, ku Barcelona pret Real Madridit në kuadër të La Ligas. /Periskopi.com

suarezi

messi-suarez

Super-lajme për Barcelonën para ndeshjes ndaj Celtic

Tifozët e Barcelonës kanë marrë lajme shumë të mira para ndeshjes të së mërkurës ndaj Celtic, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Dy superyjet, Lionel Messi dhe Luis Suarez do të përfshihen në skuadër për ndeshjen ndaj skuadrës skoceze.

Messi kishte probleme me të vjella kohëve të fundit, ndërsa Suarez ishte i suspenduar. /Periskopi.com

suarez-uruguai

Suarez mund të dënohet sërish, e turpshme ajo çka u bëri tifozëve (Foto)

Luis Suarez mund të dënohet për sjellje të pahijshme ndaj tifozëve të Kilit.

Periskopi.com Sporti

Uruguaiani ua kishte treguar gishtin e mesëm tifozëve kundërshtarë pas ndeshjes së mbrëmshme, e cila përfundoi me fitoren e kilianëve me rezultat 3:1.

Ylli i Barcelonës është dënuar në të kaluarën për sjellje të pahijshme në fushë, ku kujtojmë kafshimin që i kishte bërë disa futbollistëve. /Periskopi.com

suarez-gishti

Luis Suarez of FC Barcelona during the Joan Gamper Trophy match between FC Barcelona and Leon F.C. at Camp Nou on august 18, 2014 in Barcelona, Spain(Photo by VI Images via Getty Images)

Suarez bëhet portier (Video)

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka marrë rolin e portierit në stërvitjet me Uruguain.

Periskopi.com Sporti

Madje, mund të shihni aftësitë e jashtëzakonshme të 29-vjeçarit, i cili shënon prej golit në gol. /Periskopi.com

Luis Suarez of FC Barcelona during the Joan Gamper Trophy match between FC Barcelona and Leon F.C. at Camp Nou on august 18, 2014 in Barcelona, Spain(Photo by VI Images via Getty Images)

Suarez: Dua të luaj për këtë klub

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka shprehur dëshirën për të vazhduar me katalunasit.

Periskopi.com Sporti

Uruguaiani ka kontratë me Barcën deri në vitin 2019, mirëpo pritet që së shpejti të rinovojë marrëveshjen me këtë klub edhe për dy vjet tjera.

“Unë dua të vazhdoj në klub dhe të fitoj tituj”, tha Suarez.

“Pres të ndihmoj skuadrën time me gola”, shtoi ai. /Periskopi.com

barcelona

Klopp: Ky yll i Barcelonës vetëm një rezervistë në skuadrën time

Jurggen Klop dhe ekipi i tij janë në qiellin e shtatë, pasi që janë liderët e ri të Premier Ligës.

Periskopi.com Sporti

Trajneri gjerman në këtë sezon ka arritur të rikthejë skuadrën e Liverpool, në majet e futbollit anglez tashmë janë bërë 12 muaj që e ka drejtim e skuadrës, ku ka arritur të komponojë ekipin siç do ai. Pas fitores ndaj Watford, ai është shprehur se Luis Suarez do ishte vetëm rezervistë i Liverpool.

“Edhe sikur ta kishim Luis Suarezin, ai do të ishte vetëm në bankën rezervë”, u përgjigj në formë shakaje Klopp pas paraqitjes fantastike të djelmoshave të tij, që shkatërruan Ëatfordin duke e mposhtur 6:1.

Liverpool është lider pas javës së 12 të Premier Ligës me 26 pikë. /Periskopi.com

L-R FC Barcelona's Luis Suarez and Liverpool's Jordan Henderson during todays match  during International  Championships Cup match between Liverpool FC and  FC Barcelona played Wembley Stadium London Britain 06 August 2016  (Photo by Kieran Galvin/NurPhoto)

ronaldo-messi

Pesë golashënuesit më të mirë në ligat europiane në vitin 2016

Shumë futbollistë kanë pasur një vit për t’u dëshiruar më 2016, mirëpo këtu do t’i gjeni pesë golashënuesit më të mirë në Europë për këtë vit.

Periskopi.com Sporti

I pari në këtë listë është pesë herë futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, i cili ka shënuar hiç më pak se 51 gola deri më tani në këtë vit.

I dyti renditet bashkëlojtari i tij, Luis Suarez, i cili ka shënuar në total 47 gola, ndërsa në vendin e tretë renditet Cristiano Ronaldo me 44 gola.

 

Robert Lewandowski 39 GOLA

Zlatan Ibrahimovic 41 GOLA

Cristiano Ronaldo 44 GOLA

Luis Suarez 47 GOLA

Lionel Messi 51 GOLA                         /Periskopi.com

suarez-coutinho

Pse u takua Coutinho me Suarezin?

Ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho ka zbuluar arsyen e takimit me sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarez.

Periskopi.com Sporti

Dyshja në fjalë ishin bashkëlojtarë deri para dy vjetësh e gjysmë te skuadra nga Anfield Road, ndërsa braziliani është duke u përfolur për një kalim të mundshëm te Barcelona.

Madje, dyshja në fjalë janë takuar, mirëpo Coutinho mohon që kjo të ketë të bëjë me mundësinë e transferimit të tij në Camp Nou.

“Ai është një shok i mirë i imi, shok shumë i afërt. Por, të jem i sinqertë kjo ndodhi për shkak se tre shokë më kërkuan bileta për të shikuar ndeshjen. Unë e takova atë, e përqafova dhe ai e pa vajzën time. Ai kishte mundësinë të më vizitonte më herët, kështu që edhe kësaj radhe mbajtëm një takim të shkurtër familjar”, deklaroi Coutinho.

“Ai është shumë i lumtur. Ai ka pasion të madh për futbollin dhe ndjek Liverpoolin nga distanca, ai është shumë i lumtur dhe na ndjek prej atje në secilën ndeshje”, shtoi ai. /Periskopi.com

suarez

E pabesueshme: Ter Stegen ka bërë mbrëmë më shumë pasime se Suarez

Nuk është aspak një shaka, por mbrëmjen e djeshme për herë të parë Ter Stegen ka bërë më shumë pasime se Suarez në fushën e lojës.

Periskopi.com Sporti

Marc Andre Ter Stegen tre gola në humbjen e Barcelonës ndaj Manchester City-it me rezultatin 3:1. Por, ai pati një statistikë të jashtëzakonshme.

Portieri gjerman arriti që të bënte 45 pasime gjatë gjithë ndeshjes, aq sa Messi dhe 22 më shumë se Suarez.

Luis Suarez of FC Barcelona during the Joan Gamper Trophy match between FC Barcelona and Leon F.C. at Camp Nou on august 18, 2014 in Barcelona, Spain(Photo by VI Images via Getty Images)

Luis Suarez rikthehet në Premier Ligë, por te rivali i Liverpool?

Manchester United është gati të ofrojë plot 150 milionë euro për transferimin e superyllit të Barcelonës, Luis Suarez.

Periskopi.com Sporti

Lajmi është dhënë nga e përditshmja britanike ‘The Sun’, e cila sqaron se uruguaiani mund të rikthehet në ishull në verë.

Mbetet të shihet nëse drejtuesit e Barcelonës do të jenë të gatshëm të heqin dorë prej sulmuesit në super-formë.

Padyshim, rikthimi i Suarez në Angli, por jo te Liverpool, do të ishte shumë i rëndë për tifozët e ‘the reds’. /Periskopi.com

suarez

135 milionë funte për Suarez

Manchester United është gati të bëjë çmendurinë.

Periskopi.com Sporti

Pasi transferoi Paul Pogban nga Juventusi për një shifër rekorde, klubi nga Old Trafford është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës.

Drejtuesit e këtij klubi janë të gatshëm t’i ofrojnë Barcelonës për 135 milionë funte, vetëm e vetëm të arrijë transferimin e sulmuesit Luis Suarez.

Uruguaiani shihet si zëvendësimi i duhur i Zlatan Ibrahimovic, i cili javëve të fundit ka dështuar të shënojë gol. /Periskopi.com

messi-suarez-neymar

Lajm i madh për tifozët e Barcelonës

Luis Suarez nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona.

Periskopi.com Sporti

Uruguaiani pritet së shpejti të rinovojë kontratën me gjigandin katalunas.

Mundo Deportivo shkruan se 29-vjeçari do të nënshkruajë marrëveshjen e re me Barcelonën, e cila do ta mbajë atë të lidhur me këtë klub deri më 2021.

Suarez po vazhdon të shkëlqejë te skuadra e drejtuar nga trajneri Luis Enrique. /Periskopi.com

Luis Suarez of FC Barcelona during the Joan Gamper Trophy match between FC Barcelona and Leon F.C. at Camp Nou on august 18, 2014 in Barcelona, Spain(Photo by VI Images via Getty Images)

Suarez: Nëse largohem nga Barcelona, dua të kthehem te kjo skuadër

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka folur për një largim të mundshëm nga katalunasit.

Periskopi.com Sporti

Uruguaiani thotë se në rast largimi nga Camp Nou do të rikthehej te Ajax.

“Të gjitha ëndrrat e mia janë realizuar në Barcelonë. Shpresoj të mbetem këtu për pjesën e mbetur të karrierës. Por, për ta bërë këtë duhet gjithmonë të luaj në nivelin më të lartë”, deklaroi Suarez.

“Sigurisht se do të më pëlqente të rikthehesha në Ajax. Së paku për t’iu falënderuar. Ai është një klub i madh ndaj të cilit jam mirënjohës sepse më ka bërë të famshëm në Europë”, shtoi ai. /Periskopi.com

suarez1

Befason Suarez: S’kam shans ta fitoj ‘Topin e Artë’

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez nuk beson se ka shanse për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë në botë, çmim i cili njihet me emrin ‘Topi i Artë’.

Periskopi.com Sporti

Uruguaiani ka kaluar një vit fantastik me formën e treguar te gjigandi katalaunas.

Mirëpo ai beson se çmimi ‘Topi i Artë’ u jepet vetëm atyre që kanë marketing më të mirë dhe jo që kanë treguar edhe aq shumë në fushën e lojës.

“Topi i Artë më shumë ka të bëjë me marketingun dhe shtypin sesa me arritjet në fushë”, deklaroi Suarez.

“Unë nuk kam asnjë shans për ta fituar këtë çmim, sepse unë nuk punoj rreth marketingut. Ambicia ime është të fitoj një tjetër Ligë të Kampionëve, gjë e cila do të ishte e madhe për mua”, shtoi ai.

Javë më parë, Suarez fitoi ‘Këpucën e Artë’ të Europës. /Periskopi.com

evra-suarez

Evra bën diçka të jashtëzakonshme për Suarezin

Dikur ishin rivalë në Premier Ligë, kur Patrice Evra luante për Manchester United, ndërsa Luis Suarez për Liverpoolin.

Periskopi.com Sporti

Madje, në nje ndeshje vite më parë kishte ndodhur diçka e jashtëzakonshme, ku Suarez nuk i kishte dhënë dorën francezit, dhe më pas ishte dënuar për racizëm.

Mirëpo, kur dje Suarez fitoi ‘Këpucën e Artë’, Evra nuk hezitoi t’i uronte uruguaianit këtë sukeses.

“Në instagramin tim nuk ka urrejtje por vetëm dashuri. Luis, ju jeni një lojtar i madh dhe jeni numri 9 më i mirë. Urime Luis. E dua këtë lojë”, ka shkruar Evra. /Periskopi.com

suarez1

Suarez fiton ‘Këpucën e Artë’

Luis Suarez ka marrë çmimin ‘Këpuca e Artë’ për golat e shënuara në sezonin e kaluar me Barcelonën.

Periskopi.com Sporti

Ai ka folur menjëherë pas marrjes së këtij çmimi.

Uruguaiani falënderon të gjithë kolegët dhe bashkëpuntorët e tij.

“Faleminderit Barcelonës, që ma dha mundësinë të jem në këtë vend dhe ky është një objektiv i realizuar”, tha Suarez.

“Faleminderit të gjithë kolegëve të mi që ishin bashkëpunues në golat e mia”. /Periskopi.com

Luis Suarez of FC Barcelona during the Joan Gamper Trophy match between FC Barcelona and Leon F.C. at Camp Nou on august 18, 2014 in Barcelona, Spain(Photo by VI Images via Getty Images)

Suarez: Dua ta mbyll karrierën te kjo skuadër

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka treguar se ku dëshiron ta përfundojë karrierën.

Periskopi.com Sporti

Urugiani thotë se këtë dëshiron ta bëjë te skuadra e tij aktuale, Barcelona.

“Dua që karrierën time ta mbyll te Barcelona”, ka thënë Suarez.

Në të kaluarën, 29-vjeçari ka qenë pjesë edhe e Liverpoolit dhe Ajaxit, madje shpesh kanë qarkulluar spekulime se ai mund të rikthehej në Anfield Road, mirëpo një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë. /Periskopi.com

suarez

Klubi i njohur ofroi 90 milionë për Suarezin

Manchester City ishte i gatshëm të ofronte 90 milionë funte për të sjellë në Etihad Stadium në verën e kaluar sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarez.

Periskopi.com Sporti

Mundo Deportivo shkruan se ‘pasanikët’ e Premier Ligës ishin të gatshëm të ofronin super-oferta edhe për yjet tjerë të Barcelonës, Lionel Messi, Neymar dhe Sergio Busquets.

Ka qenë trjaneri Pep Guardiola, ai i cili e donte në çdo formë uruguaianin në skuadër, mirëpo një gjë e tillë nuk u realizua, pasi Barcelona ka refuzuar një gjë të tillë. /Periskopi.com