ronaldo-figo

Ronaldo flet rreth gruas së Figo’s

Luis Nazario Ronaldo ka zbuluar një bisedë me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez.

Periskopi.com Sporti

Ky i fundit i kishte thënë brazilianit të mos dilte shumë nëpër qytet, në kohën kur ai luante për madrilenët.

Ai i kishte marrë për shembull Luis Figon, i cili nuk ka dalë shpesh për shkak se ka një grua shumë të bukur.

“Perez më tha që të mos dilja aq shpesh dhe të merrja shembull Figon. I thash Florentinos që po të kisha një grua si ajo e Figos, s’do të dilja kurrë nga shtëpia”, ka thënë Ronaldo. /Periskopi.com

zidane1

Zidane trajneri më i mirë

Periskopi.com Sporti

Ish-futbollisti i njohur, Luis Figo beson se Zinedine Zidane ka qenë trajneri më i mirë në botë që nga muaji janar i këtij viti.

Francezi mori përsipër detyrën e trajnerit te Real Madridi, pas shkarkimit të Carlo Ancelotti në fillim të këtij viti.

“Ai ka performuar më mirë se kushto tjetër prej kohës kur është emëruar në këtë pozitë”, deklaroi Figo.

“Ajo që ai ka arritur është fenomenale. Ai erdhi në gjysmë të sezonit dhe arriti të fitojë Ligën e Kampionëve, si dhe për ta bërë tejet të ngushtë garën për titullin e La Liga’s, pas Real Madrid ishte shumë prapa në këtë garë. /Periskopi.com