BARCELONA, SPAIN - MAY 21: Luis Enrique Martinez poses for the media during his official presentation as the new coach of FC Barcelona at Camp Nou on May 21, 2014 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Kur trajneri i Barcelonës luante për Real Madridin (Foto)

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique dikur luante për Real Madridin.

Periskopi.com Sporti

Më poshtë u sjellim një foto, ku i pari i pankinës së katalunasve dikur mbronte ngjyrat e skuadrës madrilene.

Madje, këtu shihet duke luajtur pikërisht kundër Barcelonës. /Periskopi.com

enrique1

luisenrique-cropped_pp4n7kvfn1z019zhiiud7rlzd

Enrique befason të gjithë para El Clasicos

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka befasuar me fjalët para derbit më të madh të futbollit në botë, El Clasico.

Periskopi.com Sporti

Nesër me fillim nga ora 16:15 takohen Barcelona dhe Real Madrid.

Trajneri i katalunasve, Luis Enrique nuk beson se fitorja e madrilenëve do të ishte përcaktuese për titullin në La Liga, pavarësisht se skuadra nga Bernabeu po prin bindshëm para Barcelonës në këtë rrugë.

“Jemi në xhiron e 14-të, Real Madrid mund të shkëputet në një avantazh edhe më të madh”, deklaroi Enrique.

“Por, rezultati nuk është përcaktues për titullin në La Liga”, shtoi ai. /Periskopi.com

BARCELONA, SPAIN - MAY 21: Luis Enrique Martinez poses for the media during his official presentation as the new coach of FC Barcelona at Camp Nou on May 21, 2014 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Enrique ka një super-lajm para El Clasicos

Barcelona dhe Real Madridi do të takohen në këtë fundjavë për të zhvilluar El Clasicon.

Periskopi.com Sporti

Tifozët e Barcelonës kanë marrë një lajm të mirë.

Mesfushori fantastik, Andres Iniesta pritet të jetë i gatshëm për sfidën më të rëndësishme.

Këtë e konfirmoi trajneri Luis Enrique, i cili tha se do ta grumbullojë 32-vjeçarin për këtë sfidë.

“Ai ka stërvitur me ne dhe duket në gjendje të mirë”, deklaroi Enrique.

“Ai nuk do të luajë të mërkurën në Copa del Rey për shkak se është i pezulluar, por ne jemi duke pritur konfirmimin që ai të grumbullohet për El Clasico. Në teori, ai do të grumbullohet”, shtoi Enrique. /Periskopi.com

messi

‘Enrique i bindur se Messi do të mbyllë karrierën në Barcelonë’

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka folur për të ardhmen e yllit të skuadrës së tij, Lionel Messit.

Periskopi.com Sporti

Argjentinasi është i lidhur me largimin nga “Camp Nou” në fund të këtij sezoni, por tekniku spanjoll shpreson se ‘pleshti” do ta mbyll karrierën tek ‘Blaugranat’.

“E ardhmja e tij? Ne të gjithë e dimë se çfarë mendon ai për klubin dhe klubi për të. Është e qartë se ne duam që ai ta mbyll karrierën këtu”, ka thënë Enrique.

Messi është duke u kërkuar me ngulm nga Manchester City, klub ky që është gati t’i mbush arkën Barcelonës për pesë herë fituesin e Topit të Artë.

BARCELONA, SPAIN - MAY 21: Luis Enrique Martinez poses for the media during his official presentation as the new coach of FC Barcelona at Camp Nou on May 21, 2014 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Kjo është gruaja e trajnerit Luis Enrique (Foto)

Luis Enrique përveç punës si trajner i Barcelonës është edhe një bashkëshort i përkushtuar tek familja e tij.

Periskopi.com Sporti

Luis Enrique njihet si ish futbollist dhe tani trajner i Barcelonës.

Por, ai është edhe bashkëshort i përkushtuar tek familja e tij, përcjell “Lajmi.net”.

Ai është i martuar me Elena Cullell me të cilën duket mjaft i lumtur.enrique-gruaja

BARCELONA, SPAIN - MAY 21: Luis Enrique Martinez poses for the media during his official presentation as the new coach of FC Barcelona at Camp Nou on May 21, 2014 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Enrique: Malaga meritoi barazimin

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka folur pas barazimit pa gola ndaj Malagas.

Periskopi.com Sporti

Tekniku i Barcelonës u shpreh i pakënaqur me rezultatin, ndonëse pranon se rezultat më të mirë ekipi i tij nuk meritoi.

“Në aspektin e rasteve dhe mënyrës se si luajtëm, ne ishim superiorë ndaj rivalëve. Por, nëse nuk shënoni, atherë nuk meritoni që të fitoni”.

“Nëse gjeneroni 28 raste dhe nuk shënoni, atëherë do të duhet që të gjeneroni 38 raste”, u shpreh Enrique.

messi-enrique

Enrique flet sërish rreth të ardhmes së Messit, a pajtohen me këtë?

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka folur sërish rreth të ardhmes së Lionel Messit.

Periskopi.com Sporti

Ky i fundit nuk po gjenë gjuhë të përbashkët me klubin rreth rinovimit të kontratës, gjë e cila ka shtuar spekulimet për një largim të mundshëm të tij nga Camp Nou.

Por, Enrique beson se për Messin, më së miri do të ishte ta përfundonte karrierën te Barcelona.

“Një lojtar i cili e la vendin e tij kur ishte i ri, është më së miri që ta përfundojë karrierën te klubi i cili filloi, kjo do të ishte historia e përkryer”, tha Enrique.

“Unë do të doja që kjo të ndodhte, por i takon atij të vendosë”. /Periskopi.com

enrique-messi

Enrique nuk është i sigurtë nëse Messi do të qëndrojë

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka folur rreth mundësisë së largimit të Lionel Messit.

Periskopi.com Sporti

Ky i fundit nuk po arrinë gjuhë të përbashkët me klubin rreth rinovimit të kontratës, duke shtuar kështu spekulimet për një largim të mundshëm të tij nga Camp Nou.

I pari i pankinës së katalunasve nuk duket aspak i sigurtë nëse argjentinasi do të rinovojë, mirëpo thotë se e imagjinon që ai të mbetet pjesë e kësaj skuadre.

“A do të vazhdoj Messi me Barcelonën? Për këtë ju duhet të pyesni lojtar, por unë e imagjinoni Messit me Barcelonën për shumë vite.”, ka deklaruar Enrique. /Periskopi.com

zidane-enrique

Enrique shokon të gjithë: Kjo skuadër mund ta fitojë titullin

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique kërkon vëmendje nga futbollistët e tij për ndeshjen ndaj Sevillës.

Periskopi.com Sporti

Katalunasit takohen me skuadrën andaluziane të dielën, ndërsa Enrique beson se kjo e fundit mund ta fitojë titullin në këtë sezon.

“Sevilla është duke ndjekur një evolucion të vërtetë në një projekti të ri. Ata janë  duke bërë një futboll të mirë dhe janë një rival i vështirë. Do të jetë një lojë shumë e vështirë”, ka deklaruar Enrique.

“Sevilla ka pesë fitore, ku e kanë mposhtur edhe Atleticon. Kjo nuk do të jetë e lehtë për ne, këtë  të gjithë e dinë atë. Sevilla mund të jetë një kandidat për titullin”. /Periskopi.com

luisenrique-cropped_pp4n7kvfn1z019zhiiud7rlzd

Enrique: Gabimet na kushtuan me humbje

Luis Enrique është shprehur pas humbjes që skuadra e tij e pësoi nga Manchester City.

Periskopi.com Sporti

Barcelona është mposhtur me rezultat 3-1 nga skuadra angleze.Trajneri i Barcelonës nuk është ndarë i kënaqur me skuadrën e tij dhe mendon se gabimet e skuadrës së tij u’a dhuruan fitoren ekipit anglez.

”Ne luajtëm 40 minuta fantastike, por bëmë një gabim më pas. Kjo na lëndoi, por ne nuk jemi makineri”, tha Enrique. /Periskopi.com

messi9

Luis Enrique: Askush nuk mund të ndalojë Messin në ditën e tij

Kapiteni i Argjentinës ka shënuar hat-trick në fitoren e Barcelonës 4-0, ndaj Manchester City në ndeshjen e grupit C, të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Messi ka 12 gola dhe 6 asista në 10 paraqitje në këtë sezon, ku katër golat e fundit i ka shënuar në dy ndeshjet e fundit që nga rikthimi i tij nga lëndimi.

Luis Enrique këto fjalë i ka folur për yllin argjentinas para ndeshjes me Valencia, duke deklaruar se është shumë vështirë të ndalosh kur ai është në nivelet e tij më të larta. Ai e ka përkrahur 29-vjeçarin të vazhdojë me këtë formë.

“Nese Leo është në nivelin e tij, atëherë do të jetë shumë e vështirë të gjeshë mënyrën për të ndaluar atë”, tha Enrique.

“Ne ende nuk e kemi parë ndonjë ekip që ka arritur të ndalojë Messin”, përfundoi tekniku i Barcelonës.

Barcelona do të udhëtojë në Mestalla për t’u takuar me Valencia. /Periskopi.com

BARCELONA, SPAIN - MAY 21: Luis Enrique Martinez poses for the media during his official presentation as the new coach of FC Barcelona at Camp Nou on May 21, 2014 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Enrique paralajmëron Barcelonën para ndeshjes me Celta Vigon

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka thënë se përballja e nesërme ndaj Celta Vigos do të jetë e vështirë.

Periskopi.com Sporti

Katalunasit luajnë si mysafir i Celtas në sfidën e cila zhvillon me fillim nga ora 20:45 në kuadër të La Ligas.

“Celta është një ekip shumë i rrezikshëm me stilin e lojës që ka. E dimë se do të jetë e vështirë ndaj tyre”, deklaroi Enrique.

“Ata kanë humbur disa lojtarë të rëndësishëm si Nolito, por gjithashtu janë përforcuar. Ata janë një ekip që vrapojnë shumë”, shtoi ai. /Periskopi.com

BARCELONA, SPAIN - MAY 21: Luis Enrique Martinez poses for the media during his official presentation as the new coach of FC Barcelona at Camp Nou on May 21, 2014 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Enrique flet para derbit ndaj Atleticos

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka folur para derbit ndaj Atletico Madridit, ndeshje e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 22:00 në kuadër të javës së pestë në La Liga.

I pari i pankinës së katalunasve thotë se Atletico është rivali i Barcelonës në luftën për titullin kampion në Spanjë.

“Për të fituar duhet të bëjmë mirë shumë gjëra dhe sa më pak gabime. Është logjike që synojmë të bëjmë lojën tonë dhe të kemi avantazhin në zotërimin e topit, sepse e dimë që nuk do të kemi shumë hapësirë. Duhet të bëjmë lojën më të mirë, nëse duam suksesin ndaj Atleticos, pasi në vitet e fundit nuk ka qenë e lehtë përballja me këtë skuadër. Atletico është rivali ynë i drejtpërdrejtë për titullin kampion”, ka thënë Luis Enrique. /Periskopi.com

BARCELONA, SPAIN - MAY 21: Luis Enrique Martinez poses for the media during his official presentation as the new coach of FC Barcelona at Camp Nou on May 21, 2014 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Duam sërish La Ligan

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique shpreh dëshirën për t’u shpallur kampion i La Ligas për herë të tretë radhazi.

Gjigandi katalan është shpallur kampion në dy sezonet e fundit, ndërsa strategu i katalanëve beson se të qënit kampion të bën favorit edhe në sezonin e ardhshëm.

“Unë gjithmonë them se çdo ekip që mbron titullin kampion është favorit për shkak të respektit për atë që ka arritur në sezonin e kaluar”, tha Enrique.

“Por, ne të gjithë e fillojmë sezonin me të njëjtin numër të pikëve, numër i cili është zero. Ka gjithmonë ekipe të mëdha që kanë një shans më të mirë për të fituar tituj. Por, ne duam ta fitojmë atë për herë të tretë me radhë. Kjo nuk ka ndodhur shpesh në historinë e Barcelonës”. /Periskopi.com

enrique-messi

Messi është thelbi i futbollit

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka përshëndetur Lionel Messi’n, për të cilin thotë se është thelb i futbollit.

Këto komente, strategu i gjigandit nga Camp Nou i dha pas fitores së mbrëmshme të Barcës ndaj Sevilla’s në Superkupën e Spanjës.

“Ai do të jetë një shkëndijë gjatë gjithë jetës së tij. Ai krijon situata të pabesueshme”, tha Enrique.

“Messi është thelbi i futbollit dhe mosha nuk do ta dëmtoj atë, sepse kur atij  do t’i mungojë fiziku, ai do ta zëvendësojë atë me inteligjencën e tij”. /Periskopi.com