hd-shkodran-mustafi_oe9ftnw6r4ry13l0iv6turnry

‘Jam i lumtur që e shoh Mustafin te Arsenali’

Ish-futbollisti i Arsenalit, Luis Boa Morte është shprehur i kënaqur që Shkodran Mustafi është bërë pjesë e londinezëve.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se ‘topçinjtë’ përballeshin me lëndime në mbrojtje dhe se ardhja e shqiptarit në Emirates Stadium ndikon pozitivisht te kjo skuadër.

“Ne kemi pasur lëndime në atë pozitë dhe kjo do ta bëjë edhe më të rëndësishëm. Sigurisht, të gjithë janë shumë të rëndësishëm në skuadër dhe jam i sigurt se të gjitha blerjet që kemi bërë do të japin një kontribut të madh në këtë sezon. Në këtë moment duket se Shkodrani ka një ndikimin më të madh shkaku i lëndimeve të Per Mertesacker dhe Gabrielit”.

“Ai ka ardhur në të njëjtën kohë sikur kur u transferua Per Mertesacker disa sezone më parë dhe po e shikojmë se ka arritur shumë. Jam i ngazëllyer që e shoh Shkodranin në këtë klub. Unë nuk kam asnjë dyshim se do të jetë një lojtar i përsosur për Ligën Premier”, tha Boa Morte.  /Periskopi.com