Nuk ndalet Daut Haradinaj, flet për mediat serbe: Jam i gatshëm si në vitin 1999

Periskopi.com Lajme

Deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinaj ka deklaruar se nuk ka kërcënuar se Kosova do të mbetet pa serbë nëse vëllai i tij, ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj do të ekstradohet nga Franca për në Serbi.

“Unë kam thënë se dikush në Serbi dëshiron që të provokojë të njëjtën situatë sikur në vitin 1999 dhe në këtë rast përgjigjja do të jetë e njëjtë. Nuk kam kërcënuar unë, kam thënë mos na provokoni, pasi koha e Millosheviqit ka kaluar”, ka thënë Daut Haradinaj për Ekspres të Beogradit.

Ai ka hedhur poshtë të ketë deklaruar se në Kosovë do të ketë spastrim etnik të serbëve, në rast të ekstradimit të Ramush Haradinajt në Serbi, duke thënë se liderët në Beograd “nuk i japin pesë para” për serbët e Kosovës.

“Ata e dinë se Tribunali i Hagës ka shpallur Ramush Haradinajn të pafajshëm. Përkundër kësaj, ata dëshirojnë të mbajnë me çdo çmim konfliktin me shqiptarët. Kam thënë se kjo nuk mund të jetë në interes të serbëve në Kosovë”, ka thënë Daut Haradinaj. I pyetur nëse do të ketë skenar të njëjtë sikur në vitin 2004, ai tha se shqiptarët nuk po përgatitin kurrfarë skenari.

Ai qasjen e Beogradit ndaj Kosovës e ka quajtur si konfliktuoze, ndërsa për serbët në Kosovë tha se gjithmonë do të mbrohen të drejtat e tyre.

Mediat serbe “alarmohen” nga intervista e Daut Haradinajt

Periskopi.com Lajme

Deklarata e Daut Haradinajt dhënë për “Infobox” të RTV Dukagjini, se nëse vjen deri te ekstradimi i Ramushit mund të shpërthej lufta, ka alarmuar mediat në Serbi.

“Mund të na fusin në luftë, asgjë tjetër. Për të tjerët nuk e di, por për veten po. Nëse gabojnë dhe e bëjnë një gjë të tillë (ekstradojnë Ramushin) duhet të jenë të gatshëm për tema serioze. Nëse e duan e Kosovën pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”, ka deklaruar Daut Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Ramush Haradinaj pritet që më 27 prill të paraqitet në Gjykatën e Colmarit në Francë, ndërsa ky vendim po pritet me padurim edhe nga mediat serbe të cilët vazhdimisht po propagandojnë.

Nëse shpërthen në Ballkan, Rusia me Serbinë

Garancitë që nga Kremlini i ka sjellë kryeministri serb Aleksandar Vuçiq se ”Serbia mund të llogarisë në ndihmën politike dhe ushtarake të Rusisë në rast të turbullirave të reja në Ballkan, është mesazh i qartë për fqinjët se në rast të bartjes së krizës në territorin e Serbisë, do të kenë përgjigje adekuate dhe aleatin e fuqishëm me Serbinë”.

Periskopi.com Lajme

Sipas asaj që shkuan portali serb “blic”, mesazhi i kryetarit rus Vladimir Putin ka ardhur në momentin kritik, në kohën e paralajmërimeve se Kosova do të formojë ushtrinë,ngjarjeve dramatike në Maqedoni dhe krizës institucionale në Bosnjë e Hercegovinë.

Nga ana tjetër, me pakon ushtarake të Moskës, në të cilën gjenden gjashtë Migë 29, 30 tanke T-72 dhe po kaq automjete të luftës BRD-M2, armata serbe praktikisht do të bëhet më e pajisura në rajon dhe do të mund ta mbrojë territorin dhe popullin e vet.

Sipas asaj që shkruan portali serb, Putin Serbisë i ka ofruar edhe mundësinë e dërgimit raketave për mbrojtje kundërajrore “buk” ose “tunguska”, e në rast të krizës së sigurisë në rajon edhe sistemin raketor S-300.

Paralajmëron Koço Kokëdhima: Vendi në luftë nëse Rama s’dëgjon kërkesat e PD-së

Ish-deputeti i PS-së, tashmë drejtues i Lëvizjes ZGJIDHJA në PS, Koço Kokëdhima, deklaroi mbrëmë në studion e Arian Çanit, te emisioni “Zonë e lirë” se vendi ka nevojë për një qeveri të shumicës së majtë, e cila do të garantojë zgjedhje të ndershme dhe të lira.

Periskopi.com Lajme

Ai këmbënguli sërish se pa opozitën nuk do të ketë zgjedhje dhe se pa të nuk shkohet në zgjedhje, por në luftë dhe se Shqipëria nuk është e gatshme të shkojë në luftë as për Edi Ramën, as për ndonjë njeri tjetër.

I pyetur nëse PS dhe LSI do të bëjnë koalicion parazgjedhor, Kokëdhima deklaroi se mund të shprehej që edhe Ilir Meta dhe LSI-ja nuk mund të shkojnë në një koalicion në zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje. “Për mendimin tim LSI nuk mund të shkojë dot në zgjedhje për hir të faktit se është në koalicion me PS-në, nëse në këto zgjedhje nuk përfshihet opozita. Nëse këto zgjedhje do të realizohen me pjesëmarrjen e shumicës dhe të opozitës, atëherë ne mund të flasim se si mund të konfigurohen”-u shpreh ai.

Kokëdhima u shpreh i pezmatuar për faktin që luftën për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri e ka marrë si kauzë opozita, e cila e mbolli kulturën e vjedhjes së zgjedhjeve, mëse dy dekada më parë. “Unë mendoj se PS-ja nuk e meritonte që të ishte në këtë pozitë që është sot. E para sepse PS-ja duhet të udhëhiqte luftën për zgjedhje të lira në Shqipëri dhe ne e kemi kauzë këtë dhe nuk mund t’ia dorëzojë PS-ja kauzën për zgjedhje të lira PD-së, e cila është partia që mbolli kulturën e vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Qeveria e Edi Ramës nuk bëri asnjë përpjekje për të pasur zgjedhje të lira në Shqipëri”-u shpreh Kokëdhima.

“Duhet qeveri e shumicës së majtë”

Kokëdhima tha se vendi nuk ka nevojë për qeveri teknike, siç kërkon opozita, por për një qeveri të shumicës së majtë, e cila garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme në vend. “Qeveria jonë kishte përgjegjësinë që të bënte reformë zgjedhore me themel dhe përfundimtare. Këtë detyrë e ka edhe sot.

PS-ja, shumica, duhet t’i japë besim opozitës, t’i japë një qeveri që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shumica jonë duhet ta riformulojë qeverinë dhe nuk është me shumë rëndësi nëse shkon me Edi Ramën apo pa Edi Ramën. Duhet të shkojë me një qeveri të shumicës së majtë, por që është serioze dhe që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Prandaj kam kërkuar unë Kongresin e Jashtëzakonshëm që të analizohej situata me përgjegjësi të lartë, të mos fshihen të vërtetat, të merren përgjegjësi për situatat që janë zhvilluar për qeverisjen e vendit, për historinë e vendit, për korrupsionin, për kanabisin. Duhet riformuluar një qeverisje serioze me njerëzit dhe potencialet më të mira të së majtës që ofron seriozisht qeverisjen e duhur për vendin dhe për zgjedhjet. Duhet bërë reforma zgjedhore me konsensus të plotë me opozitën dhe të shkohet në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ata që deklarojnë se do të bëjnë zgjedhje pa opozitën, me forcë, janë deklarata të papërgjegjshme kalamajsh dhe jo burrash shteti”-u shpreh Kokëdhima.

Drejtuesi i Lëvizjes ZGJIDHJA tha se burrat e shtetit duhet ta përballojnë të vërtetën siç është sepse janë histori me përgjegjësi të rëndë për vendin. “Vihet në diskutim paqja dhe stabiliteti i vendit. Nuk mund të bësh zgjedhje pa opozitën. Opozita e ka për detyrë që të hyjë në zgjedhje që do të jenë të lira dhe të ndershme. Ne kemi detyrën që t’i pastrojmë përfundimisht zgjedhjet.

Nuk e bëjmë pastrimin e zgjedhjeve as për PD-në, as për Lulzim Bashën, as për Sali Berishën. Reforma zgjedhore është mëma e reformave. Nga pastrimi i zgjedhjeve fillon drejtësia. Nga vjedhja e zgjedhjeve burojnë të gjitha këto fatkeqësitë e tjera që nuk po e lënë Shqipërinë të ngrejë kokën për 26 vjet”-u shpreh ai. I pyetur pse ngulmon kaq shumë në standardin e zgjedhjeve, Kokëdhima u shpreh se në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe as në vitin 2013 nuk u bënë zgjedhje të të pastra.

“Në çdo palë zgjedhje ka trafikim dhe manipulim të votës, pjesërisht apo jo, nuk ka rëndësi se si. Zgjedhjet janë të shenjta, çdo votë është e shenjtë”- tha ai. I pyetur nga moderatori Çani se pse nuk ka reagim nga populli i varfër, Kokëdhima tha se: “Ky popull ose është duke ikur, ose është i strukur, sepse e kanë degjeneruar, ia kanë vjedhur dhe trafikuar votat, ia kanë manipuluar votat, i kanë hequr arsyen, e kanë bërë të parëndësishëm individin, anëtarin, qytetarin, votuesin, përmes standardeve dhe zgjedhjeve të munguara në këtë vend”.

Projekti politik

Kokëdhima u shpreh besimplotë se kauza dhe projekti i tij politik do të fitojë brenda shumë pak kohe. “Deri përpara pak kohësh unë isha një iniciator për të ndërtuar dhe zhvilluar një lëvizje politike, ndërsa tani drejtoj një lëvizje ku janë mijëra anëtarë, të cilët janë të rëndësishëm, sepse seicili prej tyre është një personazh me shumë rëndësi.

Ka diçka të rëndësishme për të thënë për çdo gjë dhe unë nuk mund të them më dot gjë vetëm. Tani vendimet merren nga gjithë kjo organizatë. Nuk e vendos unë, e vendosin ata nëse do të hymë në zgjedhje. Çështja ime nuk është as deputeti, as pushteti. Kauza ime dhe projekti im politik do të fitojë në mënyrë të sigurt brenda shumë pak kohësh. Më beso për këtë gjë”-iu drejtua Kokëdhima moderatorit Çani. Duke folur për lëvizjen ZGJIDHJA, Kokëdhima tha se programi i saj kërkon reformimin e sistemit politik, që në Shqipëri të sundojë ligji, shteti modern, drejtësia.

“Ne tani kemi një përqëndrim të madh për të zgjeruar radhët me të rinj dhe të reja dhe me qytetarë të tjerë dhe është një periudhë intensiteti shumë e lartë me anëtarësishme. Nisma ligjore qytetare “Unë zgjedh deputetin që dua”, synon që t’i japë fund situatës parapolitike të partive politike në vend.

Këto parti nuk janë parti me standarde, qeverisen si banda, qeverisen si ndërmarrje private që nuk respektojnë standarde dhe ligje. Këto parti politke duhet që me ligj të respektojnë standardet siç i kanë partie politike në të gjithë vendet e civilizuara”-deklaroi Kokëdhima.

Duke shpjeguar nismën ligjore qytetare “Unë zgjedh deputetin që dua”, Kokëdhima tha se këtë nismë ligjore do të kërkojmë që të firmoset nga të paktën 1 milion e gjysmë shqiptarë. “Jemi duke bërë një nismë ligjore dhe pastaj me vullnetin dhe mbështetjen e këtyre shqiptarëve do të këkrojmë që ky ligj të imponohet për tu bërë standard.

Mirëpresim që me shumë intelektualë të bashkëpunojmë për të demokratizuar partitë politike, për t’i dhënë mundësi popullit që të përfshihet në qeverisje, t’i japim mundësi qytetarëve që t’i zgjedhin njerëzit. Ka kuptim që në vitin 2017 deputetët t’i zgjedhë kryetari i partisë. Në PS të gjithë i zgjdh kryetari.

Një parti jodemokratike nuk mund t’i japë vendit një qeverisje demokratike. Ne kemi nevojë që të demokratizojmë qeverisjen e vendit, t’i japim një drejtim të ri Shqipërisë. ZGJIDHJA është një platformë thellë- sisht demokratike”-tha Kokëdhima. Ai u shpreh se nuk kishte dhe as do të ketë kurrë ngarkesa personale as me Ramën dhe me asnjë politikan tjetër.

“Strategjia politike e Ramës ndaj “Zgjidhjes” që në fillim ka qenë që ta nxjerrë jashtë PS-në, që debatin për “Zgjidhjen” ta mbyllë dhe ta përjashtojë nga partia. Edhe veprimet që ai bëri me mua janë veprime që pajtohen me këtë qasje, shkojnë në përputhje me këtë strategji. Kjo nuk është e shëndetshme, sepse nuk mund të mbyllet debati. “Zgjidhja” ka ardhur si nevojë e socialistëve të bazë për t’u dëgjuar, si nevojë e PS-së për të pasur demokraci të brendshme”-tha Kokëdhima.

Kokëdhima deklaroi se kauza e parë e “Zgjidhjes” janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. “Socialistët e vërtetë duan zgjedhje me standarde.

Nëse fiton vullneti i popullit fitojnë të gjithë, edhe socialistët, edhe demokratët, edhe qytetarët e Shqqipërisë. Nëse nuk fiton vullneti i popullit, edhe nëse fiton PSja, jemi të humbur ne si socialistë, ne si qyytetarë dhe fitojnë vetëm 5 vetë dhe një grup biznesesh të lidhur me 5 persona që qeverisin dhe që përfitojnë nga këto manipulime”. Teza tjetër, sipas Kokëdhimës, është se cili është roli i popullit në demokracinë e Shqipërisë. “E kam thënë në shumë fjalime, se popullin e kanë zhveshur nga të drejtat e tij.

Populli shqiptar është i vetmi në një demokraci kushtetuese që nuk ka të drejtë që të votojë në referendume, nuk ka të drejtë të votojë ligje në mënyrë të drejtpërdrejtë, çështje, kauza, nuk ka të drejtë që të zgjedhë asnjë përfaqësues, nuk zgjedh dot në asnjë formë që bazohet tek vullneti i tij i drejpërdrejtë, as këshilltarët e bashkive, as kandidatët për deputetë, as kandidatë për kryeministër, as për president, absolutisht asgjë.

Të gjithë përfaqësuesit e popullit shqiptar i zgjedhin kryetarët e partive. Ky është regjimi i partitokracisë. Nëse ka 26 vjet tranzicion të dështuar në Shqipëri është për shkak të faktit që 5 kryetarë partish dhe 3 ambasadorë qeverinë Shqipërinë.

Populli voton thjeshtë partitë. Nuk ka një shembull të vetëm të një vendi të vetëm në botë ku populli nuk ushtron me votë të drejtpërdrejtë kompetencat e tij dhe nuk bën pjesë në qeverisje”- u shpreh Kokëdhima.

Kokëdhima: “Unë dhe “Zgjidhja”, rol të rëndësishëm në 10 vitet e ardhshme

Duke folur për projektin politik të lëvizjes “Zgjidhja” Kokëdhima tha se objektivi është që në fund të prillit të bëhen 25 mijë anëtarë të lëvizjes. “Unë dhe “Zgjidhja” do të luajmë rol të rëndësishëm në politikën e Shqipërisë në 10 vitet e ardhshme. Kjo lëvizje ka lindur si korrent në PS. Lidershipi i PS-së është përpjekur ta nxjerrë jashtë dhe ta shtypë këtë lëvizje. Mos të harrojmë se represioni që është ushtruar ndaj aktivistëve tanë është i pashembullt.

Provat i kam deklaruar që lidershipi i PSsë, kryeministri ynë pushon nga puna njerëz të shkëlqyer vetëm për faktin se ata kanë bindjet e tyre politike dhe kanë pajtimin e tyre me këtë projekt për demokratizimin e PS-së, të partive dhe të gjithë jetës së vendit. Ramës unë nuk i kërkoj asgjë që është e tij. Unë i kërkoj Ramës dhe Bashës të lëshojnë të drejtat që janë të popullit, që këta i kanë marrë dhe i kanë uzurpuar. Në këto 10 këto vite unë do të bëj një rol dhe do të lë një gjurmë në politikën e Shqipërisë. Do të fitojmë, nuk diskutohet dhe kjo është e drejtë e popullit”-u shpreh Kokëdhima./albeu.com/

73 për qind e serbëve nuk do të luftonin për Kosovën

Shumica e madhe e qytetarëve të Serbisë mendon se nuk do të duhej hyrë në konflikt të armatosur që Kosova të bëhet pjesë përbërëse e Serbisë.

Periskopi.com Lajme

Këtë e ka dëshmuar hulumtimi i Qendrës për politikë të sigurisë së Beogradit.

Se nuk do të hyhej në luftë për shkak të Kosovës mendon 73 për qind e të anketuarve, 17 për qind nuk e dinë, ndërsa 10 për qind mendojnë se duhet hyrë në luftë, transmeton Koha.net.

Sipas hulumtimit, as shumica e votuesve të partive djathtiste si SRS e Dveri, nuk do të ishte e gatshme të merrte armët në duar për Kosovën , përcjell gazeta “blic” e Beogradit.

Më luftarakët janë të rinjtë të moshës nga 18 – 29 , nga të cilët 15 për qind do të hynin në luftë, ka thënë hulumtimi që është bërë nga 26 dhjetori deri më 14 janar.

Kur bëhet fjalë për pjesëtarët e partive, 70,6 për qind e të pyeturve nga SNS mendon se është e arsyeshme që të hyhet në luftë për Kosovën që ajo të mbetej në Serbi, te DS kjo përqindje është 86,5 e këtë qëndrim e ka edhe 70,2 përqindëshi i koalicionit SPS-PUPS-JS.

Për Kosovën nuk do të luftonin 57,5 për qind e të pyeturve nga Dveri, 87 për qind nga LDP, SDS dhe LSV dhe 50 për qind nga radikalët.

Ymeri: Jemi të kërcënuar me luftë (Video)

Ndërhyrja e policisë në veri të Kosovës, është një veprim i paplanifikuar i cili rrezikon më shumë Republikën e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Kështu ka thënë në një konferencë për media kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i cili shprehu shqetësim se Kosova aktualisht gjendet në një situatë tejet serioz karshi rrezikut që i vije nga Serbia.

Ai tha se tre liderët politikë të pushtetit, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kruyministri Isa Mustafa, po i ndihmojnë Serbisë për t’i pushtuar vendet e banuara me serb në Kosovë, përmes dialogut në Bruksel, transmeton sovrani.info.

“Kohëve të fundit kemi pasur disa momente të provokimit dhe të agresionit karshi Kosovës, këto nuk janë të reja sa i përket këtij agresioni që kur Kosova është çliruar dhe e ka shpallur pavarësinë”.

“Muri, treni, strukturat paralele, Asociacioni i komunave serbe, janë një përpjekje për ta pamundësuar republikën e Kosovës dhe mos realizimi i sovranitetit të saj”.

“Të gjitha këto Serbisë ia mundësuan negociatat pa kushte dhe pa parime. Rruga e negociatave me Serbinë dhe eksponentët e saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Isa Mustafa, nuk janë zgjidhja, por janë vet problemi”.

“Ndërmarrjet e tilla për qëllime personale, të planifikuara keq dhe ad-hoc, vetëm sa e rrezikojnë edhe më shumë republikën e Kosovës”.

“Prandaj këta tre, me këto synime, duhet të largohen sa më shpejtë nga pozitat e tyre institucionale që t’i hapin rrugë Kosovës”.

“Zgjedhjet demokratike e të lira, dhe ndryshimi rrënjësor i politikës institucionale, veçanërisht karshi Serbisë, janë rruga përpara, e jo ndërmarrjet e ndërhyrjet e pjesshme personale për uzurpatorët e shtetit”.

“Kosovës sot nuk i duhet lufta, më shumë se kurrë kemi nevojë për forcim të Republikës”.

 

 

Ballkanit i kanoset përsëri luftë

Urrejtja nacionaliste po rindez kon?ikte të vjetra. Një tren në drejtim të Kosovës çoi për pak në katastrofë.

Thomas Frankenfeld Opinione

Nga Thomas Frankenfeld, “Hamburger Abendblatt”

Gjendja politike e Evropës është mëse e diskutueshme. Dalja e Britanisë së Madhe nga shtëpia e përbashkët e Unionit Evropian, riorientimi populist djathtas, nëse jo nacionalist në shumë shtete, kursi agresiv i Rusisë dhe mbase edhe një luftë tregtare me SHBA-të e gërryejnë idilën e dikurshme të një «ishulli të të lumëve» në mes të një bote të konflikteve. Ajo çfarë Evropa nuk mund të t’ia lejojë aspak vetes është shpërthimi i një lufte të ndezur nga urrejtja nacionaliste. Por mu kjo i kanoset Ballkanit, pra atje ku më 1914 shpërtheu Lufta e Parë, stërkatastrofa e Evropës.

Në territorin e ish Jugosllavisë digjen së brendshmi disa konflikte njëherësh. Në Maqedoni, për shembull, ku më 2015 erdhni në trazira të përgjakshme dhe luftime ndërmjet pjesëtarëve të pakicës shqiptare dhe forcave maqedonase të sigurisë dhe ku vetëm në qytetin e Kumanovës humbën jetën 22 njerëz. Nga Shqipëria dhe Kosova erdhën kërcënime të zymta, sipas të cilave, nxitja e një konfliikti për Maqedoninë mund të ishte «shkatërrimtar». Maqedonia llogaritet si një fuçi baroti politike. Dhe, në Kosovën e banuar me shumicë shqiptare gjendja është acaruar deri në atë masë, sa që ish këshilltari i kancelares Angela Merkel (CDU) dhe drejtori i tanishëm i Qendrës për Studime të Aplikuara Konflikti në Mynih, Werner Weidenfeld, në «Fokus» paralajmëroi se në Ballkan shumë shpejt mund të shpërthente një luftë e re. Ka një «potencial të lartë konfliktuoz». Vërtet Serbia dëshironte të integrohet në UE dhe me diplomatët e UE-së flet gjithnjë miqësisht kur është fjala për integrimin. Por UE-ja nuk po e kupton që ky ‹bonton› mund të kalojë papritur në agresion të pastër, kur është fjala për Kosovën. Unioni Evropian duhet të shfaqet shumë më i vendosur kundër serbëve, kërkon Weidenfeld. Më 1999, Nato e detyroi përmes sulmesh ajrore – pa pandat të OKB-së – armatën jugosllave të tërhiqet nga Kosova, ku serbët ishin shkrehur brutalisht kundër shqiptarëve dhe ushtria guerile kosovare UÇK rezistonte me sulme kundër serbëve. Më 2008, Kosova u shkëput njëanshmërisht nga Serbia. Serbia këtë nuk dëshiron as ta njohë, as ta pranojë. Kosova, mejdani i betejës së humbur kundër Perandorisë Osmane në vitin 1389, për serbët paraqet një territor të shenjtë historik, nga i cili ajo u përzu atëbotë. Shkëndija e krizës së eskaluar së fundmi ishte masa e qeverisë serbe të kryeministrit Aleksandër Vuçiç, që pas 20 vjetësh të fillonte përsëri trafiku me tren në Kosovë. Ajo që do të mund të ishte një vepër konstruktive, ishte në fakt një ofensivë e pastërt propagandistike – dhe një provokim për shqiptarët, i cili gati çoi në luftë. Serbët donin të nisnin një tren për në Mitrovicën e banuar para së gjithash nga serbët në veri të Kosovës, në të cilin në 21 gjuhë, ndër të tjera edhe në shqip, qëndronte: «Kosova është Serbi.» Një njesit forcash speciale kosovare qëndronte gati për ta zaptuar trenin. Kryetari i serbisë Tomisllav Nikoliç pas kësaj u kërcënua me përdorimin e ushtrisë.

Kryeministri Vuçiç lëshoi një «paralajmërim të fundit» për shqiptarët, por e tërhoqi frenin, duke e ndaluar trenin në Rashkë, në vendin e fundit kufitar serb. Sikurse në Maqedoni, as qeverisë në Serbi nuk po i ecën ta ngrisë ekonominë. Po lulëzojnë krimi i organizuar dhe korrupsioni. Shumë njerëz qëndrojnë keq; për më tepër, ata janë të zhgënjyer nga UE-ja, e cila pavarësisht derdhjes së shumë parave dhe misionit më të madh të jashtëm të UE-së, Eulex, nuk po ia del ta kalojë urrejtjen dhe pamundësojë shpërthimet e dhunës. Në Ballkan po bie ora e agjitatorëve nacionalistë. Sidomos rinia e paperspektivë po orientohet nga autoritete, idhuj të supozuar të fortë. Dhe, në sfond penjtë i tërheq aleati i vjetër i Serbisë, Rusia, së cilës i leverdis kursi destabilizues i Beogradit./dialogplus

A po bëhet Serbia bëhet gati për luftë? Ftesa për Mobilizim për serbët e Kosovës! (Dokument)

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë duket që këso radhe e ka përnjëmend.

Periskopi.com Lajme

Në një afishe e cila po shpërndahet prej dje në çdo shtëpi e banesë, dokument zyrtar lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Serbisë të cilën Gazeta Blic ka arritur ta sigurojë, Qeveria e Serbisë ka filluar të ftojë shtetasit e Kosovës për Mobilizim Ushtarak.

Në ftesë mes tjerash thuhet:

“Thirrje e Përgjithshme për regjistrim në Listën Ushtarake Në bazë të Nenit 15 të Ligjit për Shërbimin Ushtarak, të punës dhe obligimit për punësim e obligim material dhe Nenit 4, paragrafit 3 të Rregullores për kryerjen e shërbimit ushtarak për punësim e obligim material i ftojmë të gjithë të meshkujt e moshës madhore, shtetas të Republikës së Serbisë, të lindur në vitin 1999, dhe ata më të moshuar të cilët nuk e kanë kryer evidentimin në listat ushtarake që të lajmërohen në Qendrën e Ministrisë së Mbrojtjes për Vetëmbrojtje Lokale

Nga Stari Trg

Në Rrugën Makedonska 42

Dhoma nr. 85 a

Që të lajmërohen për regjistrim në Listat Ushtarake…“ Pastaj në ftesën në fjalë thuhet që të gjithë shtetasit e Serbisë duhet të sjellin me vete edhe Letërnjoftimet kurse pokështu njoftohet që Regjistrimi fillon nga data 16.1. deri me datën 28.2.2017 nga ora 9:00 deri në ora 15:00“, raporton GazetaBlic.com

Kjo ftesë e Serbisë, vjen pas një varg provokimesh që shteti Serbia ia ka bërë Kosovës, duke nisur nga ndërtimi i murit në veri të vendit, pastaj ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë, bazuar në një fletëarrest të Serbisë dhe së fundmi me trenin rus, raporton GazetaBlic.com

Ftesën e plotë në gjuhën serbe mund ta gjeni më poshtë:

untitled-design-1-2

 

Mbi tre milionë fëmijë sirianë të moshës deri 5-vjeçare jetojnë në luftë

Mbi tre milionë fëmijë sirianë të moshës nën pesë vjeç jetojnë në konflikte ose nuk mund të jetojnë në kushte normale, theksohet në raportin e Kombeve të Bashkuara.

Periskopi.com Lajme

Zyra e OKB-së për Koordinim të Çështjeve Humanitare (OCHA) ka bërë një raport për nevojat humanitare në Siri për vitin 2017. Në raport thuhet se 2.9 milionë fëmijë sirianë të moshës deri në pesë vjeç jetojnë nën rrethana lufte, raporton AA

Raporti paralajmëron se lufta po shkatërron gjeneratat e reja në Siri dhe se shëndeti psikologjik i fëmijëve është në nivel shumë shqetësues. Në vendin ku shtatë milionë fëmijë jetojnë në varfëri, 1.75 milionë fëmijë nuk do të mund të vazhdojnë shkollimin, ndërsa 1.4 milionë ndoshta do të detyrohen të ndërpresin shkollimin meqë çdo e treta shkollë në vend është e shkatërruar.

Nga 13.5 milionë njerëzit që kanë nevojë për ndihmë humanitare, 5.8 milionë janë fëmijë. Një milion persona në Siri janë nën bllokadë, ndërsa 3.9 milionë jetojnë në rajonet ku vështirë arrihet. Në raportin theksohet se 6.3 milionë sirianë janë të shpërngulur të brendshëm.

Po ashtu, theksohet se nga fillimi i luftës në Siri, 50 për qind e banorëve janë detyruar të braktisin vendqëndrimin.

Vetëm në Turqi qëndrojnë 2.8 milionë sirianë. “Çdo muaj për shkak të konfliktit përmes formave të ndryshme të psikozës kalojnë 30 mijë persona”, theksohet në raportin e OCHA. Nga viti 2011 kur filloi lufta, në Siri kanë humbur jetën 770 punonjës shëndetësie dhe 147 punonjës humanitarë.

“Njerëzit që ne i shpëtojmë sot, vriten të nesërmen”

Drejtori i Mbrojtjes Civile në Halep, Ammar Essalmo, në lidhje me situatën e qindra mijëra civilëve që ndodhen nën objektivin e sulmeve intensive të regjimit të Bashar al Asadit dhe mbështetësve të tij në Siri tha se “Civilët dhe të plagosurit largohen nga një lagje në tjetrën. Njerëzit që ne shpëtojmë ditën e sotme, të nesërmen ato vriten”.

Drejtori i Mbrojtjes Civile në Halep, Ammar Essalmo, në një audio regjistrim të dërguar nëpërmjet internetit gazetarit të AA-së i ka shpjeguar se në cilën situatë ndodhen civilët.

Duke theksuar se në Halep po përjetohet një fatkeqësi njerëzore të pa imagjinueshme, Essalmo ka theksuar: “Mijëra predha raketash dhe të topave kanë patur në objektiv ndërtesat, spitalet, qendrat e mbrojtjes civile, etj. Civilët dhe të plagosurit largohen nga një lagje në tjetrën. Njerëzit që ne shpëtojmë ditën e sotme, të nesërmen ato vriten. Në sulmet e fundit u shembën 2 qendra të mbrojtjes civile, u dëmtuan të gjitha mjetet e punës. Rusia dhe regjimi zhvillojnë mënyra të reja në vrasjen e njerëzve. Ato privojnë njerëzit nga shërbimet më themelore si ujë dhe energji elektrike. Ky nuk është vetëm faji i regjimit, Iranit dhe Rusisë. Ky është një faj i komunitetit ndërkombëtar. Këtu njerëzit jetojnë në mesin e zgjedhjes për zhvendosjen, urinë ose vdekjen.”

Ymeri: Gjasat për luftë në Ballkan janë më të mëdha se gjasat që të mos ketë luftë

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri konsideron se marrëveshja për shënimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, nuk bën shënimin e kufirit, por cakton kufij të ri të Kosovës.

Periskopi.com Uncategorized

“Nuk bën shënjim të kufirit, por cakton kufij të ri të Kosovës. Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë e kanë nxjerr në pah ekspertët”, tha Ymeri.

Ai tha se Vetëvendosje ka paraqitur propozimin e saj prej 5 pikave, i cili sipas tij duhet të merret parasysh nga ana e qeverisë së Kosovës, nëse kjo e fundit ka interesim për të zgjedhur këtë çështje.

Sipas Ymerit, shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi është i domosdoshëm, por duhet të bëhet me interesa të të dyja palëve.

Ai tha se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, nuk ka qenë kriter i deritanishëm nga ana e Bashkimit Evropian për liberalizmin e vizave. Ai beson se edhe në rast të ratifikimit të këtij projektligji, heqja e vizave për kosovarët nuk është e garantuar.

“Nuk ka logjikë që çështja e demarkacionit të jetë kriter për liberalizimin e vizave. Ju e dini kur ka dalë raporti për liberalizmin e vizave, në tekstin anglisht thuhet shumë qartë se deri në kohën kur të bëhet liberalizmi i vizave, çështja e demarkacionit duhet të jetë e përfunduar”, tha Ymeri.

Duke komentuar deklaratën e ish kryetarit të VV-së Albin Kurti se gjasat për luftë në Ballkan janë më të mëdha se gjasat që të mos ketë luftë, Ymeri pati një shpjegim: “Shmangia e imponimit të një marrëveshje të tillë, rrit gjasat për një luftë. Pra ne nuk po bëjmë thirrje për luftë, por po themi diçka që e ka thënë edhe një gazetë ndërkombëtare. Çka po ndodh me Kroacinë, me Bosnjën, këto tregojnë që Ballkani ka më shumë gjasa të shkojë në luftë se sa të mos shkojë”.

Ymeri ka folur edhe për miratimin e ligjit për Trepçën në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se ky ligj nuk garanton mosprivatizimin e këtij gjiganti ekonomik.

“Ne kemi insistuar që Trepça të shndërrohet në ndërmarrje publike. Në njërën anë është mirë që Trepça është nxjerrë nga AKP-ja, por mënyra se si është nxjerrë është e rrezikshme. Plani i Qeverisë është që ta bëjë një privatizim të pjesshëm ose të përgjithshëm të Trepçës”, tha Ymeri për televizionin publik.