Morgan Freeman, dokumentar për Sarajevën dhe Srebenicën: Po, e di si u krijua edhe Kosova

Periskopi.com Kulturë

Aktori hollivudian dhe fitues i çmimit Oskar, Morgan Freeman, ka kaluar tre ditë në kryeqytetin e Bonjës dhe Hercegovinës dhe Srebrenicë, ku ka realizuar xhirimet për filmin e tij dokumentar.

Ai është duke realizuar një dokumentar për këtë shtet dhe bukuritë e Sarajevës e Srebrenicës do të jenë pjesë e episodit të parë. Njëri nga aktorët kryesor këtu është, Senad Hadzifejzovic, përmes së cilit, Freeman dëshiron ta prezantoj Bosnjën dhe Hercegovinën. Këta të dy kanë qenë edhe në Qendrën Memoriale në Potiçan.

Bashkëpunëtorët kanë thënë që Freeman nuk ka qëndruar indiferent ndaj gjenocidit në Srebrenicë dhe se ka dhënë një mesazh të fortë.

“Jeni të veçantë ngaqë keni përjetuar këtë ngjarje të tmerrshme, dhe disi jeni të përmbajtur. Kam qenë nëpër botë dhe kam parë eksperienca të ndryshme, megjithatë ju jeni ndryshe. Keni përjetuar këtë tmerr dhe pas saj nuk keni urrejtje ndaj njerëzve që ua shkaktuan, mirëpo i keni falur ata. E falja është një mjet shumë i fuqishëm” ka thënë Freeman, sipas klankosoves.

Më tutje ai ka folur për ish Jugosllavinë, duke thënë që Bosnja dhe Hercegovina paraqet popullatën e asaj bashkësie pas shpërbërjes, dhe se jo vetëm ata mirëpo tërë bota duhet të mësoj të jetojnë në harmoni, ndryshe nuk do t’ia dalim.

Gjatë një interviste të dhënë për mediat boshnjake, Freeman ka treguar se e di se si u shpërbë shteti jugosllavi.

“E di kush keni qenë, jugosllavenë, ndërsa republikat kanë qenë së bashku, në Jugosllavi. Më pas ajo u shpërbë, dhe kështu u formuan Serbia, Kroacia, Sllovenia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Bosnja. Me aq sa di unë, me aq sa po mundem ta kuptoj”, ka thënë ndër të tjerash Freeman.

Kujtojmë se ky dokumentar do të transmetohet në televizionin “National Geographic”ndërsa përbëhet nga gjashtë episode një orëshe.

Reklamë
Reklamë

Pamjet nga lufta e fundit mes SHBA’së dhe Koresë së Veriut (Foto)

Periskopi.com Lajme

Përderisa raportet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Veriut vazhdojnë të tensionohen, një koleksion fotografish ofron një paralajmërim nga historia.

Imazhet e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së japin një pasqyrë interesante ku shfaqen trupat amerikane që luftojnë në gadishullin Korean.

Lufta mes Koresë dhe SHBA u zhvillua në mes të qershorit 1950 dhe korrikut 1953, pasi Koreja e Veriut, e udhëhequr nga Kim Il-sung – gjyshi i kreut aktual të Penianit, Kim Jong-Un  pushtuan fqinjin e tyre Korenë e Jugut. SHBA hyri në luftë  për të mbështetur Korenë e  Jugut, ndërsa Kina mbështeti Korenë e Veriut me ndihmën e Bashkimit Sovjetik.

Nga lufta humbën jetën qindra e mijëra njerëz, duke përfshirë më shumë se dy milionë civilë dhe më shumë se 33,000 trupa amerikane.

Reklamë
Reklamë

Koha kur Talat Xhaferi ishte i papunë!? (Foto)

Periskopi.com Lajme

Ai është shqiptari i parë kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, por një kohë ishte i papunë.

Emërimi i Talat Xhaferit në krye të ministrisë së mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë kishte ngjallur shumë debate.

Ish kreu i grupit parlamentar të BDI-së, i njohur për pjesëmarrjen e tij në luftën e 2001-shit me nofkën “Komandant Forina” kishte ngjallur zemërimin e maqedonasve dhe ish veteranëve maqedonas të luftës, të cilët e quajnë këtë emërim si tradhti ndaj vendit.

Madje, edhe përkrahës të VMRO-DPMNE-së nuk nguruan të akuzonin kryeministrin Nikolla Gruevski në Facebook se ky veprim është injorim ndaj dëshmorëve maqedonas dhe vetë Maqedonisë.

Nga ana tjetër, BDI, ditën që Fatmir Besimi i dorëzoi postin Talat Xhaferit, postonte në faqen e saj në Fcebook një foto me titull “UÇK në krye të ARM”.

Por nëse hap ëeb-faqen e ministrisë së mbrojtjes, në CV-në e ministrit të ri, nuk sheh asnjë të dhënë për vitet 2001-2002, kohë në të cilën Maqedonia është e përfshirë nga lufta, në të cilën Xhaferi ka marrë pjesë.

Nëse doni informacione për vitet e tjera ato të jepen në detaje të gjitha ndërsa aktivitetet në vitet 2001-02 mbeten “mister” pasi nuk ka asnjë informacion.

Ndoshta do të duhej që në CV-në e ministrit Xhaferi në shqip dhe maqedonisht, të shtohej edhe një rresht ku të shkruaj që në vitin 2001 ai ka qenë komandant i UÇK-së.

Me këtë, BDI dhe ministri Xhaferi do të tregonin se vërtetë gjërat kanë filluar të ndryshojnë në Maqedoni. /Periskopi

Reklamë
Reklamë

Goditjet e bombave amerikane/A është kjo dëshmi se po nis lufta e madhe? (Video)

Periskopi.com Lajme

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka vendosur forcat e saja në Korenë e Jugut, në afërsi të kufirit të fqinjit të saj verior.

Ato janë vendosur vetëm pak kilometra nga kufiri, por që dy ushtritë po kryejnë ushtrimet më intensitet të lartë ushtarak.

Një video e publikuar tregon forcën e fuqishme të ajrit që simulon sulme ndaj objektivave nga ajri, tregohen ushtrime ushtarake te cilat janë mbajtur vetëm disa ditë para se SHBA të fillon shpërndarjen e sistemit të mbrojtjes nga raketat në Koren e Jugut.

Pas kësaj, Kina i ka dërguar një mesazh Uashingtonit se do të ishte mirë që menjëherë të tërhiqeshin sistemet e raketave në Korenë e Jugut, pasi kjo rrezikon gjendjen në rajon.

Kim Jong-un një javë më parë i ka dërguar një kërcënim Seulit dhe Uashingtonit, duke thënë se Koreja e Veriut do të jetë e pamëshirshme ndaj armiqve.

Dy Koret janë teknikisht ende në luftë, sepse pas përfundimit të Luftës së Koresë (1950-1953) është nënshkruar një armëpushim, por jo një traktat paqeje.

 

Reklamë
Reklamë

Njeriu që parashikoi fitoren e Trumpit, tregon se kur do ndodh Lufta e III Botërore

Periskopi.com Lajme

Enigmatiku i cili e parashikoi zgjedhjen e Trump si president, pretendon ta dijë datën e fillimit të Luftës së tretë botërore.

Ndoshta duhet të marrim shënime, për shkak se enigmatiku i cili e parashikoi saktësisht zgjedhjen e Trump dhe sulmin Amerikan në Siri, pretendon se e dinë datën e saktë të fillimit të Luftës së tretë botërore.

Horocio Villegas, i cili pretendon të jetë ‘ i dërguar i Zotit’, beson se lufta nukleare është shumë afër, përcjell Periskopi

Data e saktë thotë të jetë më 13 maj të vitit 2017, datë në të cilën shënohet përvjetori i  Virgjëreshës Maria të cilës i referohen edhe si  Zonja Jonë e cila thuhet se e vizitoi Fatiman më 13 maj, të vitit 1917 dhe kjo ishte poashtu dita kur ‘Zonja Jonë’ paralajmroi njerëzit se nëse Russët nuk do të konvertohen në Katolicizëm, Zoti do e përdorte këtë vend për të bërë trazira në botë.

Mendjemprehti katolik, i cili jeton në Teksas të SHBA-së, pretendon ta ketë parashikuar fitoren e Trump në vitin 2015, sipas Daily Star. Ai gjithashtu thuhet se ka parashikuar që biznismeni Amerikan do të bëhet ‘mbret i organizates Iluminati dhe të e shkaktojë Luftën e Tretë Botërore.

Se fundi ai tha për Daily Star : “ Kisha një ëndërr në të cilën shihja topa flake të binin nga qielli dhe që goditnin Tokën’.

Një nga parashikimet e tij tashmëështë bërë realitet, përderisa ato më seriozet pritet të realizohen në javët në vazhdim, sipas pretendimit të tij.

Villegas tha për gazetën se: “ Për të qenë të përgatitur, gjëja kryesore që njerëzit duhet ta dijnëështë se kjo luftë do të fillojë dhe mbarojë me vdekje dhe shkatërrime të shumta,  prej datës 13 të muajit maj deri më 13 tetor./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Koreja Veriore paralajmëron sërish, kësaj radhe flet në detaje

Periskopi.com Lajme

Armata e Koresë Veriore menjëherë do të përgjigjet pa mëshirë nëse vetëm një predhë amerikane bie në territorin e saj sovran, paralajmëroi sot gazeta “Nodon sinmun”, i cili është organi kryesor i shtypur i Partisë Punëtore Koreane.

Në tekst theksohet se vendimi i SHBA-së që ta dërgojë mbajtësen e aeroplanëve “Karl Vinsen” drejt Gadishullit korean e ashpërson situatën në atë rajon. Në atë situatë, shkruan gazeta “Pheniani nuk do t’i vëzhgojë në mënyrë pasive provokimet e SHBA-së”.

“Nodon sinmun” paralajmëroi se “forcat e armatosura revolucionare të Koresë veriore disponojnë me mjete ushtarake efektive, të cilat janë të afta që me një goditje ta bëjnë hi atë që do të kryejë agresion mbi vendin”.

Reklamë
Reklamë

Kina ndërpret fluturimet, anijet amerikane bëjnë gati raketat “tomahawk” për Kim Jong Un (Foto)

Periskopi.com Lajme

Korea e Veriut ka planifikuar të bëjë një tjetër test bërthamor nesër me rastin e “Ditës së diellit”, një festë kombëtare e tyre, por kjo ka rritur ndjeshëm tensionin në rajon.

Televizioni amerikan NBC raportoi pak më parë se një ndër arsyet se përse luftanijet amerikane janë vendosur pranë ujërave të Koresë së Veriut lidhet me faktin se ato mund të godasin me raketa “tomahaëk” platformat e Koresë së Veriut për të parandaluar këtë test, përcjell Albeu.com.

Nga ana tjetër, autoritetet kineze kanë pezulluar fluturimet ajrore për në kryeqytetin e Koresë së Veriut dhe kanë dhënë alarmin se lufta mund të nisë nga momenti në moment. /Albeu.com

Reklamë
Reklamë

Shefi i UNMIK-ut kërkon hetim ligjor për deklaratat e Daut Haradinajt

Periskopi.com Lajme

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, ka kërkuar nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë që të bëjnë hetime lidhur me një deklaratë të Daut Haradinajt, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kërkesën e tij, Tanin e ka bërë përmes një komunikate për medie, ditën e hënë, duke thënë se “deklarata e deputetit të Kuvendit të Kosovës, përmbante gjuhë të urrejtjes dhe kërcënim për pastrim etnik”.

Në komunikatë, Tanin u ka bërë thirrje “autoriteteve gjyqësore për të kryer hetimin e nevojshëm të këtij incidenti dhe të marrë masat e duhura në përputhje me ligjin e Kosovës”.

Administrata e UNMIK-ut, nuk ka komentuar më shumë në lidhje me deklaratën e lëshuar nga shefi i këtij misioni në Kosovë, Zahir Tanin.

Zëdhënësja e UNMIK-ut në Prishtinë, Sanam Dolatshahi, në një përgjigje me shkrim, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se gjithçka është thënë në deklaratën e shefit të UNMIK-ut.

“Siç është thënë në deklaratë, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm ka bërë thirrje për hetime në harmoni me ligjet e Kosovës”, ka thënë Dolatshahi.

 

Kërkesa e shefit të UNMIK-ut drejtuar autoriteteve të drejtësisë, pas deklaratës që deputeti Daut Haradinaj e ka dhënë gjatë një interviste në Radio Televizonin Dukagjini, ku ka folur lidhur me mundësinë e ekstradimit në Serbi nga autoritetet franceze, të vëllait të tij, liderit të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinajt.

“Në rast se gabojnë të bëjnë këso veprimesh, atëherë, ata le të bëhen gati për tema më serioze. Nëse duan Kosovën etnikisht të pastër, pa serb, le të bëjnë hajgare me Ramushin”.

Shefi i UNMIK-ut, Tanin, të mërkurën ka pasur takim me Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme. Anëtari i këtij komisioni, Pal Lekaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se kishte kërkuar sqarime nga zoti Tanin, lidhur me kërkesën e tij.

“Ai tha ‘nëse ka hapësirë për tu hetuar, atëherë është çështje e brendshme e juaja’. Kam kërkuar sqarim dhe kam ngritur edhe një paralele, me prononcimin e ish presidentit të Serbisë Nikoliq, kur ai pati thënë ‘unë jam i gatshëm të marrë armët dhe bashkë më djemtë të shkojë të luftojë në Kosovë, t’i luftojë shqiptarët’. Prandaj, asnjë ngritje, asnjë shqetësim nuk e ka treguar UNMIK-u dhe shefi i UNMIK-ut që është në Kosovë dhe në këtë drejtim, i kam thënë që ‘duhet të jeni të barabartë dhe të mos jeni të njëanshëm’, sepse këso deklaratash bëjnë për çdo ditë zyrtarët më të lartë të shtetit të Serbisë”.

Sipas deputetit Lekaj, deklarata e Daut Haradinajt është keqkuptuar dhe se domethënia e kësaj deklarate është që “Serbia po mundohet të bëj pastrim, me veprimet e saj ndaj zotit Haradinaj”, i cili sipas tij, “politikisht gjendet në Francë”.

Por, Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, e ka cilësuar deklaratën e Daut Haradinajt si të pamatur dhe të papranueshme.

Por, megjithatë, sipas tij, kërkesa e shefit të UNMIK-ut për hetim të deklaratave të Haradinajt, nuk është përcjellë me ndonjë fakt për ndonjë veprim të Haradinajt që ndërlidhet me deklaratën.

“Nuk e di se a ekziston një bazë ligjore që të bëhet kjo. Mirëpo, është e qartë, së paku deri më tani, që nuk ka pasur asnjë veprim të zotit Daut Haradinaj, që kishte lënë për tu kuptuar se po bëhet diçka konkretisht për deklaratën e tij të dhënë më herët. Do të thotë, ne nuk kemi parë as edhe ndonjë veprim më të voglin. Prandaj, nuk e di nëse ka pasur të drejtë përfaqësuesi i UNMIK-ut që të kërkojë nga prokuroria që ta hetojë këtë rast”.

Blakaj ka shprehur përshtypjen se “shefi i UNMIK-ut i ka dhënë rëndësi më të madhe se sa që duhet” deklaratës së deputetit Haradinaj.

Deklarata të ngjashme, madje edhe më të rënda, sipas tij, janë në diskursin e përditshëm të politikanëve dhe drejtuesve të institucioneve në rajon, e sidomos në Serbi dhe ndaj të cilave, nuk ka pasur reagime të ngjashme sikurse ndaj deklaratës së Haradinajt.

Në anën tjetër, me gjithë kërkesën që Radio Evropa e lirë e ka bërë në Prokurorinë e Shtetit të Republikës së Kosovës, që të sqarojë nëse ka bazë për hetimin e Daut Haradinajt lidhur me deklaratën e tij, zyrtarët e prokurorisë deri më tash nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje. (REL)

Reklamë
Reklamë

Shaip Muja nuk brengoset për ndërkombëtarët, thotë se Daut Haradinaj ka të drejtë (Video)

Periskopi.com Lajme

Deputeti Shaip Muja, ka komentuar deklaratat e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Muja në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel thotë se deklarata e Haradinajt po  keq interpretohet në mënyrë të tillë.

Deputeti i PDK-së, është pyetur edhe për reagimet e ndërkombëtarëve për deklaratat e deputetit të AAK-së.

“Punë e madhe që ka pasë. Ndërkombëtarët nuk mund të na tregojnë neve çdo ditë interpretimet e qejfit të tyre”, tha Muja në Konakt.

Reklamë
Reklamë

Aeroplanmbajtësja amerikane shumë pranë Koresë së Veriut (Foto)

Periskopi.com Lajme

Një aeroplanmbajtëse amerikane e udhëhequr nga grup avionësh luftarakë po shkon drejt perëndimit të Oqeanit Paqësor pranë Gadishullit Korean, pranë Koresë së Veriut, konfirmoi për “CNN” një zyrtar amerikan i mbrojtjes.

Përgjigjja e fundit ndaj provokimeve të Koresë së Veriut, tha zyrtari.

Admirali Harry Harris, komandanti i Komandës Paqësore të marinës amerikane po drejton grupin ushtarak drejt Paqësorit perëndimor, pas largimit nga Singapori, të shtunën, njoftoi Komanda .

Lëvizja e të ashtuquajturit Grupi Sulmues Vinson pranë dy Koreve vjen si kundërpërgjigje ndaj provokacioneve të fundit të Koresë së Veriut”, deklaroi ky zyrtar.

Harry Harris urdheroi Grupin Sulmues “Carl Vinson” që të lundronte në veri të Paqësorit Perëndimor, menjëherë pas nisjes.

Ky grup konsiderohet si prania më e madhe amerikane në rajon nën administratën e presidentit Donald Trump.

 

Reklamë
Reklamë

Ushtarët e Dukagjinit po e presin “aminin” e Daut Haradinajt për luftë (Foto)

Periskopi.com Lajme

Është pikërisht deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj i cili ka nxitur shumë debate pas deklaratës së tij të fundit se nëse vëllai i tij Ramush Haradinaj ekstradohet në Serbi, lufta është e pashmangshme.

“Munden me na fut në luftë, asgjë tjetër. Unë nuk e di për të tjerët, por unë e di për vete se në rast se gabojnë dhe bëjnë kësi veprime, atëherë të bëhen gati për tema më serioze. Nëse e duan Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”, ka thënë Haradinaj, e reagimet ishin të menjëhershme nga të parët e Serbisë.

Kurse një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Brigada e Rugovës, Adnan Hyseni përmes një fotografie të publikuar në Facebook, ka theksuar se do t’i përgjigjen kurdoherë ftesës së Daut Haradinajt.

Reklamë
Reklamë

Putin i tregon botës: Të sulmoni Sirinë përsëri, duhet të kaloni nëpërmjet meje

Periskopi.com Lajme

Luftanija ruse është pozicionuar në mes luftanijeve amerikane dhe pistës që është goditur nga sulmet ajrore të Trump, duke bërë që Putin të bëjë lëvizjen e tij.

Vladimir Putin ka vendosur një luftanije ruse për të mbrojtur bregdetin sirian dhe Assadin nga sulme të tjera ajrore që mund të vine nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan DailyMail, përcjell Periskopi

Putin sot e quajti veprimin si ‘një akt ilegal agresiv’, si dhe tërhoqi një marrëveshje e cila do të evitonte përplasjen e aeroplanëve rus dhe amerikan mbi Siri, transmeton Periskopi.

Edhe një zyrtar i administratës së Assadit e quajti sulmin si ‘të papërgjegjshëm’ dhe akuzoi Trumpin si ‘naiv’ pasi kishte rënë në grackën e ngritur nga ‘një kampanjë propaganduese falso’ për një masakër. /Periskopi

Reklamë
Reklamë

Feltman kërkon mbrojtje urgjente të popullit sirianë

Periskopi.com Lajme

Në Nju Jork po mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me kërkesë të Rusisë pas sulmit amerikan në një bazë ajrore në Siri.

Shefi i Kombeve të Bashkuara për çështje politike, Xhefri Feltman deklaroi para KS të OKB-së se është e nevojshme ndërmarrja e një aksioni të shpejtë për të mbrojtur popullin e Sirisë.

“Nuk mund të ketë mbrojtje të vërtetë, nëse edhe opozita dhe qeveria veprojnë pa u dënuar dhe nëse qeveria siriane vazhdon të shkelë të drejtat e njeriut të qytetarëve të tyre”, tha Feltman.

Reklamë
Reklamë

Gjendje ekstreme alarmante në Siri

Marc Saha Intervista

Lufta e shteteve vasale mund të shkallëzohet, druhet eksperti i Lindjes së Afërt, Michael Lüders. SHBA kanë vënë në shënjestër Rakka-n, kryeqytetin e Shtetit Islamik. Është e paqartë si do të reagojë Rusia.

DW: Sa u habitët nga lajmi që SHBA sulmuan një bazë të aviacionit luftarak sirian?

Michael Lüders: U habita shumë, sepse nuk e kisha konsideruar të mundur që qeveria amerikane të tregohej me të vërtetë e gatshme për një veprim të tillë të pamenduar. Këtu është e qartë se kemi një potencial të rrezikshëm shkallëzimi.

Në Siri zhvillohet një luftë shtetesh që veprojnë si agjente të të tjerëve. Në njërën anë janë SHBA, BE, Turqia dhe Shtetet e Gjirit, të gjitha ato duan ta shohin të rrëzuar Assadin; Rusia, Irani dhe Kina nuk duan ta lejojnë këtë në asnjë mënyrë. Po të kryesh një sulm të tillë, siç e urdhëroi tani Trumpi, natyrisht që ekziston rreziku që ai të mos mbetet sulm i vetëm, që gjendja të shkallëzohet dhe që shumë shpesh në tokën siriane të ndodhen përballë njëri-tjetrit amerikanët dhe rusët.

Nga Kremlini u tha se sulmi qe agresion, ndonëse rusët qenë paralajmëruar dhe qenë në gjendje që t’i largojnë ushtarët e tyre nga zona e rrezikut. Nuk tingëlloi se SHBA dhe Rusia do të jenë në gjendje që të zhvillojnë në një të ardhme të afërt biseda për Sirinë. Sa i madh është rreziku që të ndërhyjë Rusia?

Konfrontimi është i pranishëm dhe gatishmëria për të synuar një balancim objektiv interesash dhe që të flitet si i barabartë me tjetrin, është shumë e dukshme që nuk ekziston. Në këtë kuadër natyrisht rreziku është i madh që ky konflikt të vazhdojë. Nëse do të ketë sulme të tjera të amerikanëve, në të cilat të dëmtohen ndoshta edhe rusë ose pajisje ushtarake ruse, atëherë Moska nuk do ta pranojë këtë dhe gjendja mund të shkallëzohet shumë shpejt.

Cila është më e keqja që mund të ndodhte nga kjo goditje ushtarake?

Te Rusia, SHBA shohin për momentin kundërshtarin më të madh gjeopolitik, dhe ato zhvillojnë një luftë të mbuluar në dy territore lufte: në Ukrainë, por para së gjithash në Siri. Regjimi i Assadit i ka rimarrë të gjitha qytetet e mëdha, së fundi Aleppon Lindore në dhjetor 2016. Në njëfarë mënyre mund të thuash se amerikanët e kanë humbur këtë luftë, këtë konfrontim me Rusinë në Siri. Por tani, qendra me pushtet në Uashington me sa duket janë të gatshme ta kthejnë pas këtë zhvillim, duke u fokusuar në konfrontim në Siri.

Të mos e harrojmë se pas referendumit për kushtetutën në Turqi në 16 prill, SHBA duan të nisin një sulm me forca tokësore, me trupa elite amerikane. 400 ushtarë të SHBA janë stacionuar tashmë në Siri, në drejtim të Rakkas, kryeqytetit të Shtetit Islamik në Lindje të Sirisë. Ato do të arrijnë ta ripushtojnë Rakkan, po pastaj? Cilat do të jenë kërkesat e tjera? Do të ngrihet një zonë e ndalim-fluturimit? Kjo do të ishte një taktikë e marrjes së gishtit për të të rrëmbyer dorën, për të cilën rusët nuk do të binin dakord. Sepse zonë e ndalim-fluturimit do të thoshte që avionët rusë ose sirianë të mos jenë më në gjendje të ngrihen në qiell. Ky do të ishte pa dyshim një konfrontim. Se cila do të jetë rruga që do të marrë më tej ky zhvillim, për momentin nuk mund ta parashikojmë, por pa dyshim që shkalla e shqetësimit është është shumë e lartë.

Lufta kundër terrorit, kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik, synimi i përbashkët i SHBA dhe i Rusisë, nuk e humbet kështu rëndësinë?

Kjo luftë zhvillohet paralelisht, por për momentin elementi kryesor natyrisht është konfrontimi Rusi-SHBA. Por për një ose dy javë kjo mund të ndryshojë sërish. Të dyja, SHBA dhe Rusia janë të të njëjtit mendim, se Shteti Islamik duhet dëbuar në Rakka. Këtu ndoshta mund të gjenden sërish përbashkësi, por ne nuk i dimë veprimet e tjera të administratës amerikane dhe në cilin drejtim do të shkojnë ato. Do të ketë ithtarë të vijës së fortë, që si të thuash duan konfrontim vendimtar dramatik me Rusinë, sipas parimit “të shohim sa larg mund të shkojmë”. Por do të ketë edhe të moderuar, pragmatikë, që thonë se nuk duam ta teprojnë, prandaj duhet të presim se çfarë do të ndodhë.

Me sa duket në Uashington nuk janë të gatshëm që të marrin në konsideratë se Rusia e vështron si Ukrainën, ashtu edhe Sirinë si pjesë të oborrit të saj të pasëm, dhe në këtë fushë Rusia sfidohet. Rusia nga ana e saj natyrisht që ndjek një politikë imperiale, por fakt është që deri tani në Siri kanë dalë llogaritë që kanë bërë Rusia dhe Assadi. Amerikanët kanë problemin, që po ta largojnë këtë regjim nga pushteti, kush do ta marrë pastaj pushtetin e Assadit? Një opozitë legjitime demokratike, e moderuar, në Siri ekziston vetëm si premisë. Pushteti në këtë rast do të kalonte në duart e xhihadistëve. Këtë e dinte edhe Presidenti Obama dhe prandaj ai qe shumë i përmbajtur këtu përsa i përket një angazhimi direkt ushtarak.

Çfarë tregon kjo goditje ushtarake e SHBA për politikën e jashtme të qeverisë Trump që nuk dukej kaq bindëse javët e para?

Politika amerikane, e këtu edhe politika e jashtme janë shumë të paqendrueshme. Presidenti Trump ka gati tri muaj që është në pushtet. Ka pasur një fillim shumë të vështirë. Atij iu desh të korrigjonte edhe vendime në personel, e të tërhiqte së fundi kryestrategun e tij Steve Bannon nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë. Këtë sigurisht që ai nuk e bëri vullnetarisht por nën presionin e qendrave tradicionale të pushtetit në Uashington, të cilat po i sinjalizojnë për momentin: “O mik, dole për të luftuar si kryengritës, si i tillë e pushtove Shtëpinë e Bardhë, po tani po të themi se ku janë interesat e SHBA dhe këtij kursi do t’i përshtatesh.”

Me sa duket Trumpi është duke e marrë këtë orientim të ri. Të mos harrojmë se në fushatën elektorale Trumpi tha se nuk do më aksione ushtarake në botën e jashtme, nuk do më angazhim në Siri, të gjitha këto do të kushtonin vetëm para. Si zgjedhës i Trumpit të mbetet vetëm të konstatosh që ke zgjedhur një gjë dhe po merr një gjë tjetër…

…pra nuk kemi “America first” në politikën e jashtme të Trumpit?

“America first” patjetër, por në një mënyrë dhe stil jo të mirë, sepse bota nuk funksionon më sikur të kishim një qendër të vetme pushteti. Ekziston edhe Rusia, Kina dhe të tjerë dhe përfytyrimi që shtetet perëndimore, konkretisht SHBA, të jenë në gjendje t’u imponojnë agjendën e tyre vetjake këtyre aktorëve të tjerë, është i huazuar pak nga Lufta e Ftohtë, është iluzore. Këtë nuk do ta pranojnë as rusët dhe as kinezët, dhe këtu është rreziku i madh dhe një potencial i madh lufte.

Michael Lüders është politolog, ekspert për fenë islame dhe publicist. Ai është President i Shoqatës Gjermano-Arabe dhe këshilltar i Ministrisë së Jashtme gjermane.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ilir Meta zbulon identikitin e Presidentit të ri: Nuk do të jem unë por …..

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta e ka mohuar sot futjen e tij në garën për Presidentin e ri të Republikës. I ftuar në emisionin “Arena”, Meta ka zbuluar edhe identikitin e kreut të ri të shtetit, që sipas tij duhet të jetë një figurë konsensuale dhe me autoritet moral.

A po e shikoni veten si president?

Meta: Unë e kam bërë të qartë që unë do të drejtoj LSI në zgjedhjet e ardhshme sepse

Reklamë
Reklamë

Eskalon Shesheli: Amerika po e armatosë Kroacinë, në Maqedoni shpejt luftë civile, shqiptarët…

Lideri i Partisë radikale serbe dhe kandidat për kryetar në zgjedhjet presidenciale të Serbisë Vojislav Sheshel është angazhuar për federatë me Moskën dhe për vendosjen e bazave ushtarake ruse në Serbi.

Periskopi.com Lajme

Ai, një intervistë që e publikon Russia Today, ka vlerësuar se Serbisë i duhen bazat ruse për shkak të kërcënime që e rrethojnë.

Amerikanët, siç ka thënë po e armatosin Kroacinë, shqiptarët po e përgatisin ushtrinë e vet e në Maqedoni sa nuk ka filluar lufta civile.

Sheshel konsideron se Kosova mund të kthehet në Serbi vetëm me ndihmën e Rusisë.

“Mënyrë tjetër nuk ka”, konstaton Sheshel.

“Jam i bindur se Serbia kurrë nuk do të bëhet anëtar i BE-së. Partia jonë do ta kundërshtojë këtë, ne duam të kemi federatë doganore me Rusinë”, ka thënë ai.

Sheshel ka shtuar se dëshiron që Serbia të ketë armatë të përbashkët me Rusinë dhe “uniformën e njëjtë ushtarake”.

Reklamë
Reklamë

Tensionohet situata: Drejt luftës së re Botërore ( Video)

NATO po e shton ndjeshëm prezencën e saj në kufirin rus.

Periskopi.com Lajme

Të paktën 1 350 trupa amerikanë, britanikë, gjermanë e rumunë janë dërguar në Poloni.

Nisja u bë nga një bazë e NATO –së në Gjermani.Drejtuesit e komandës thanë se ushtarët janë të përgatitur për t’u bërë ballë të gjitha sulmeve të mundshme ruse.Ata sqaruan se lëvizja është e detyruar si pasojë e agresionit rus ndaj aleatëve të NATO –s.

Reklamë
Reklamë

Lufta e Kosovës: Si e mundi Serbinë, Wesley Clark

Nëntëmbëdhjetë eprorët nga nëntëmbëdhjetë shtetet ushtruan presion mbi kryekomandantin V. Klark ( Wesley Clark). Të gjithë dëshironin një fitore pa rreziqe. Por, gjenerali amerikan dëshironte të zhvillonte një luftë, e cila ishte e pastër, por vdekjeprurëse; e drejtë, por me rezultate; morale, por e efektshme.

Periskopi.com Lajme

Posa filloi lufta ajrore kundër Serbisë, 24 mars 1999, një avion i NATO-s fluturoi mbi kodrat në drejtim të Pejës, qytetit të dytë për nga madhësia në Kosovë. Qëllimi i tij ishte një antenë ushtarake në mes të shtëpiave shqiptare, të cilat ndodheshin në një lendinë të rrafshnaltës mbi qytet. Disa kilometra larg nga antena oficeri i sistemit të armëve startoi një raketë me dirigjim laserik dhe me një kamerë në kokë. Goditja e raketës e ndau strukturën metalike të antenës nga fundamenti i saj prej betoni. Tash struktura metalike e antenës së shkatërruar ndodhet në gropën e bombës, e cila është e mbushur me ujë, afro dhjetë metra larg nga shëpitë e familjeve shqiptare. Ndërmjet një sulmi të suksesshëm dhe një katastrofe qëndron vetëm një kreshtë e ngushtë. Veprimet e këtilla moderne luftarake duket qartë se mbështeten pikërisht në besimin e pakufishëm të sistemit teknologjik.

Për pilotët në 5000 metra lartësi, të cilët duhet të identifikojnë caqet ushtarake nga ato civile, megjithëse të dyja caqet janë të ndara vetëm përmes fushave.

Që nga koha si reporter lufte në Gjirin Persik, duke shikuar si Cruise-Missiles “ përkuljen majtas të llampadarit “, për ta qëlluar bunkerin e regjimit irakian, publiku perëndimor e kuptoi luftën laserike kirurgjikale. Krejt natyrshëm presim ne që perfeksionimin e gjithë teknologjisë, e cila na rrethon – nga telefonat tanë celularë, kompjuterët dhe makinat. Përse jo edhe i teknologjisë së luftës ?

Detyrën, që këto kërkesa të perfeksionohen drejt, e mori gjenerali Uelsi K.Klark, kryekomandant i forcave të Aleancës Veriatlantike në Evropë, shkurt SACER. Titulli i tij tingëllon mbase në mënyrë impresionuese, por ai është një njeri me shumë eprorë; aty janë 19 shtete anëtare të NATO-s dhe ambasadorët e tyre në Këshillin Veriatlantik, në Këshillin politik vendimmarrës të NATO-s; aty është spanjolli Javier Solana, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, i cili ushtron një kontroll të efektshëm poltik mbi operacionet ushtarake të Klarkut dhe, së fundi, dhe para së gjithash, Klark është komandant i EUCOM-it, i trupave amerikane në Evropö, që i përgjigjen Pentagonit, përkatësisht Shtabit të Përgjithshëm, Ministrisë së Mbrojtjes dhe së fundi vetë presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Klark pati preokupim që lufta e Aleancës të funksiononte: që të mos shfuqizohet pozicioni i lartë vdekjeprurës i armëve amerikane nga hezitimet politike dhe morale të 19 aleatëve, të cilët zhvillonin luftën në stilin e një grupi pune.

Lufta e Kosovës, në të cilën Klark ritakohet, në parim nuk ishte luftë – ajo filloi pa shpallje zyrtare të luftës dhe përfundoi pa fitore të plotë – ajo po ashtu nuk ishte luftë, të cilën ai do ta zhvillonte siç do të dëshironte vetë.

Disa javë pas mbarimit të luftës, gjenerali Klark qëndron në zyrën e tij në SHAPE- Supreme Headquarters Allied Povers, Evrope – të Mons-it belgjikas. Ai është një tip i vogël, i zhdërvjellët, i mendueshëm dhe zëri i tij është shqetësues pak. Ai lë përshtypjen se me rreptësi mban nën kontroll ndjenja të fuqishme, por jo gjithnjë kontroll perfekt. Komandanti hiqet intelegjent: “ Unë jam shumë i kujdesshëm “, thotë Klark me zë të ulët. “ Nuk ekzistojnë ende rregulla të paqes. Ndarja e pushtetit politik është e parregulluar “.

Pyetja më e rëndësishme është, nëse sulmet ajrore, me gjithë precizitetin e dirigjimit laserik, kanë arritur qëllimin e tyre. Trupat tokësore të Milosheviqit- ushtarët agresivë e kryeneçë me syze dielli dhe shami koke, të cilët kamerat perëndimore i përshëndesin me gjeste vulgare, derisa kolonat e tyre po tërhiqeshin për në veri – nuk dukeshin të mundur. Dukej e çuditshme që një demonstrim i këtillë i forcës së armëve ajrore të Aleancës – më shumë se 36.000 operacione ajrore brenda 78 ditëve – nuk kishte mundur të shkatërronte forcën ushtarake serbe. Mirëpo, nëse Milosheviqi ishte ushtarakisht i pamposhtur, përse më pas ai vendosi për tërheqjen e trupave të tij nga Kosova ?” Për këtë duhet ta pyesni Milosheviqin, por ai kurrë nuk do t´u përgjigjet juve.“- shton Klark.

Të dy burrat njihen aq mirë mes veti, aq sa mes armiqve kjo s´është aspak e mundshme. Në vitin 1995 Klark ishte oficer më i lartë ndërlidhës në delegacionin e Riçard Holbrukut, kur ishte arritur Marrëveshja e Dejtonit për dhënien fund të luftës së Bosnjës. Dhe më 1998 Klark ia dorëzoi Milosheviqit memorandumin, në të cilin vihej para zgjedhjes, të ndalonte represionin në Kosovë dhe të lejonte hyrjen e vëzhguesve ndërkombëtarë ose të llogariste në sulmet ajrore të NATO-s. Klark e di se çfarë marke cigaresh pi diktatori, ai duroi barcoletat dhe tiradat, ai e di kur gënjen Milosheviqi dhe kur e thotë të vërtetën. Pjesëtarët e shtabit të Klarkut duan të pohojnë se ai nuk ka zhvilluar luftën për armiqësi personale me Milosheviqin, por gjuha e Klarkut në konferencat e shtypit- zgjedhja e tij përemërore (pronomina) – zbulon tjetër gjë. Sistemi i tyre i mbrojtjes nuk u qëllua, por sistemi i mbrojtjes, tanket e tij me karburante.

Në fillim Klarku dëshironte ta merrte në shënjestër bunkerin e Milosheviqit, mirëpo udhëheqësit politikë të NATO-s hezitonin – pörkundër retorikës së tyre demonizuese. Vetëm në muajin e dytë të fushatës ajrore Klark mori miratimin që të goditet vila e Milosheviqit në Dobanoviq, e cila ndodhet midis pyjeve dhe fushave, rreth 30 kilometra larg qendrës së qytetit të Beogradit. Në shtator 1995, gjatë bisedave përgartitore për Marrëveshjen e Dejtonit, Klark, Riçard Holbruk dhe Milosheviq kishin shetitur së bashku nëpër këto korije; Milosheviq e kujtonte me qejf udhëtimin në Nju-Jork gjatë viteve 80-ta, kur ai drejtonte bankën shtetërore jugosllave. “ Unë dëshiroj ta thithi edhe një herë ajrin e Nju-Jorkut tuaj të mrekullueshëm “, iu thoshte ai mysafirëve të tij amerikanë. Gjatë një takimi të mëvonshëm në terracën e Dobanovicit, Milosheviq pyeti si rrufeja në qiellin e kthjellët, nëse amerikanët dëshirojnë të njihen me Ratko Mladiqin, komandantin e forcave të armatosura të serbëve të Bosnjës dhe Radovan Karaxhiqin, liderin e serbëve të Bosnjës, kriminel famëkeq i luftës në Bosnjë. Derisa mysafirët amerikanë e shikonin të habitur, Milosheviqi njoftoi se të dy burrat (Mladiq dhe Karaxhiq) gjendeshin në një vilë rreth 200 metra larg. Disa minuta më vonë u shfaqën në terracë. Bisedimet e paepura vazhduan deri në orët e mëngjesit, gjatë të cilave Milosheviqi më në fund e tejkaloi rezistencën e klientëve të tij serbë të Bosnjës. Pastaj Klark dhe Holbruk arritën t´i bindin serbët që të pezullojnë rrethimin trevjeçar të Sarajevës.

Klark kurrë nuk e harroi këtë ndodhi, aq më pak fakrin që 200 metra larg terrasës së Milosheviqit ndodhej një lloj bujtine ose bunkeri. Katër vjet pas takimit të Dobanoviqit, kur tashmë kishin filluar sulmet ajrore, Klark me anën e një avioni pa ekuipazh regjistroi territorin e Beogradit. Pastaj ai u përqendrua në caqet e tija të identifikuara në incizime.

Ata e kalkulonin Dobanoviqin dhe përpiqeshin që ta identifikonin vendin në të cilin ishin fshehur Mladiqi dhe Karaxhiqi. Ndoshta aty qëndronte tash ai i fshehur. “ A e dini, çfarë bëjnë? Ai ngrirti dorën dhe për një moment e luhati në ajër dhe më pas fuqishëm e goditi tavolinën: bam! Leptopi kërceu hopthi lart nga gjunjët e oficerit të shtabit të tij. “ E kemi gjetur!“. Një triumf i pafshehur flakëroi në fytyrën e tij.

Mirëpo, po qe se Klark e njihte kaq mirë armikun e tij, atëherë përse ai aq vëshirë e pati që të parashikonte monovrimet e tij ? Përse imagjinata e tij s’e përfytyroi opsionin se Milosheviq do të mund të përgjigjej me dëbimin e një kombit të tërë ?

Më 24 mars, kur filluan bombardimet nga ajri ekzistonte bindja e përgjithshme se që në valën e parë të sulmeve ajrore Milosheviqi do të kthehej në tavolinën e bisedimeve. Pas dy ditëve të para, supozohej kështu, do të kishte një pauzë të bombardimeve. Mirëpo, së shpejti u bë e qartë se një “një bombardim i lehtë “ nuk mjaftonte. Në të vërtetë, në fillim Klark kishte kërkuar krejt tjetër gjë. Ai dhe komandantët e tij të aviacionit luftarak dëshiruan që në natën e parë të depërtonin menjëherë “në qendër “: veprimet sulmuese kundër rrjetit elektrik dhe telefonik, kundër kompleksit kontrollues e komandues dhe kundër bunkerit të Milosheviqit. Mirëpo, liderët politikë të NATO-s dëshironin sulme sa më të përmbajtura që ishte e mundshme.

Pilotët i thanë Klarkut: “Na i jepni caqet, ne do t´i qëllojmë ato”. Klark ishte përgjigjur: “Ju nuk më kuptoni mua: Ju duhet t´i siguroni caqet “. “ Mirëpo kjo nuk është detyra jonë “, ishin ankuar komandantët.

Për shembull, politikanët nuk lejonin kurrfarë sulmi ndaj kazermave të vizuara, meqë ata frikësoheshin për humbje të mëdha në radhët e ushtarëve serbë. “ Në parim, pala politike kurrë nuk ishte e kënaqur me shkallën e eskalimit të sulmeve ajrore – atë çfarë dëshironin ata, ishte shumë restriktive, shumë diplomatike, pohon Klark, me ç´rast ai fjalës së fundit i dha nuancë ironike.

Vetëbesimi fillestar i NATO-s u dëshmua i paarsyetuar. Pilotët u ndeshën me raketat dhe kundërajrorët e ushtrisë serbe: të gjithë avionët e Aleancës Veriatlantike ia dolën të kthehen në bazat e tyre, por në atë e sipër ata gati i shkundën mirë e mirë nga goditjet. Kundërajrori nuk ishte shumë i saktë në cak, por avionët e NATO-s i detyroi të fluturonin me një lartësi mbi 5000 metrash. NATO-ja po ashtu nuk dëshiroi që të nxjerrte jashtë loje sulmin kundërajror serb. Raketat amerikane kundërmrojtëse nuk arritën të evidentonin caqet e tyre, meqë serbët kurrë nuk i aktivizuan radarët e tyre gjatëkohë, që të mund të identifikoheshin nga raketat.

Në fund të marsit, derisa politikanët përpiqeshin që ta vinin fushatën nën kontroll, e cila dukej para dështimit direkt, Klark mori nga Këshilli i Aleancës Atlantike, komisioni më i lartë politik i Aleancës, miratimin për përzgjedhjen e gjerë të caqeve. Njëkohësisht, ai kërkoi përforcime. Numri i avionëve në operacion rritet nga 400 në 1000, të cilët vihen në dispozicion nga 13 shtetet anëtare.

Drejtimi mikropolitik përshkroi tërë fushatën ushtarake. Pas mbarimit të luftës, presidenti francez Shirak mburri një reporter francez, në rast se në Beograd ende qëndrojnë urat, atëherë kjo ishte meritë e tij. Në mes të prillit 1999 në zyrën e Klarkut erdhi Toni Bler dhe i tha atij se e ardhmja e çdo udhëheqësi evropian varet nga rezultati i luftës. “ A dëshironi të fitoni vërtet ? “ pyeti Bler gjeneralin amerikan të NATO-s. Klark miratoi.

Të pengosh dhe të ndalosh presinonin e këtillë politik: kjo nuk ishte esenca e kuintës së luftës së Uelsi Klarkut. Derisa komandantët e tij shkumonin (nga inati), Klark u përpoq për financimin që të zbuste frikën e eprorëve të tij politikë dhe njëkohësisht që të pengonte marrjen e frerëve nga dora. Instiktet e tija politike i thonin se ai mund të humbiste mundësisht sa më pak ekuipazh sepse kryetitujt e gazetave rreth avionëve tjerë të qëlluar do t´i kishin dhënë fund fushatës ushtarake brenda pak ditësh. Mirëpo, përparimet në shkatërrimin e caqeve ishin tmerrësisht të vogla dhe Klark e dinte se sukseset duhej t´ia tregonte. Në fillim të muajit maj 1999 komentatorët e mediave kritikuan gjeneralin Klark për vendimin e supozuar që pilotët të fluturojnë në një lartësi mbi 5000 metra. Në të vërtetë, pilotët shpeshherë fluturuan më poshtë, mirëpo shpejt zbuloheshin, me fjalë të Klarkut “ fluturimet e ulta nuk sillnin asgjë “. Pilotët, të cilët në hapësirat malore ndesheshin me formacionet e reve në një shpejtësi prej 900 kilometra, mund të koncentrohen vetëm për të mbetur në ajër. Dhe e vërteta e thjeshtë quhej: në daç fluturuan ata lart apo në daç ulët, pilotët nuk mundën t´i pengonin fare spastrimet etnike.

Avionët e Klarkut ishin të frustruar rreth paaftësisë së tyre që t´i qëllonin forcat e armatosura serbe. Serbët dëshmuan si mjeshtër të maskimit dhe mashtrimit. Ata ndërtuan ura mashtruese dhe i ngjyrosën me gjyrë maskimi. Ata konstruktuan modele të topave nga telefonmastet e ngjyrosura dhe rrotët e makinave. Pilotët sulmuan diçka çfarë ata e konsideronin për tanks, dhe e shikuan shpërbërjen e tij si një top i shtarërruar. Gjatë një konference shtypi Klark reagoi dukshëm i irrituar, kur Martin Uelker (Martin Walker) i gazetës “ Gurdian “ i shtroi pyetjen, përse NATO-ja vë në përdorim armët e shtrenjta miliona dollarë për të shkatërruar caqet ushtarake serbe, të cilat kushtojnë vetëm 10.000 dollarë. Mirëpo, ndodhi pikërisht kjo: bombat precize e të shtrenjta u hodhën mbi artilerinë dhe tanket e vjetra sovjetike dhe në të shumtën e rasteve pa suskes. E vërteta e hidhur quhej, se armët më të fuqishme ishin të paafta që të shkatërronin ushtrinë e Milosheviqit në tokë.

Në fund të muajit maj si Klark ashtu edhe udhëheqësit politikë të NATO-s i shikuan rezultatet dëshpëruese. Një mori aksidentesh të tmerrshme rrënuan mbështetjen e opinionit publik për luftën ajrore. Vlerësimet e anketave tregonin një rënie dramatike: gabimi i fushatës, edhe kur ato ishin të rralla, ulnin legjimitetin e tyre dhe mundësia, pra, objektiva të pranueshme pati edhe për vetëm 10 ditë.

Në këtë moment Klark arriti, më në fund, të merrte miratimin për operacionin vendimtar të luftës. Në fillim të muajit maj avionët e Klarkut goditën me bomba grafite istalimet e rrjetit elektrik jugosllav. Ishin sulme të “pastërta“, të cilat nxirrën nga funksioni pajimet e tensionit elektrik më shumë të qarkut të shkurtër sesa vetë gjeneratorët. Deri në 24 orë ndërprehej rryma në qytetet e mëdha, para se serbët ta rivendosnin sistemin në funksion. Më në fund, më 24 maj, municioni i fuqishëm e shkatërroi krejtësisht rrjetin. Bombardimi i këtyre instalimeve të tensionit elektrik dëshmoi efikasitetin e operacioneve të veçanta të fushatës së përgjithshme. Gjithçka ishte e varur nga ky rrjet – që nga kompjuterët, të cilët mbajnë në rrjedhë sistemin bankar të një vendi e deri te stacioni i radarëve të mbrojtjes kundërajrore. Këto bombardime, veç të tjerash, dërgonin një mesazh të qartë te popullata civile. Para se të ishte qëlluar rrjeti, kështu thoshte Klark, “ kjo ishte lufta e vetme ajrore në histori, gjatë të cilave të dashuruarit shëtitnin mbrëmjeve pranë brigjeve të lumenjve dhe në kopshtet e kafeneve i habisnin fishekzjarret. “Pas shkatërrimit të rrjetit elektrik si elita politike ashtu edhe popullata civile e kishte të qartë se NATO-ja kishte arritur të vënte kontrollin mbi sistemin nervor të regjimit.

Fat për Perëndimin që Rusia është shumë më jodemokratike sesa Perëndimi që e dëshiron. Po të kishte vepruar udhëheqja ruse sipas vullnetit të popullit të saj, ajo do të duhej ta kishte mbështetur Serbinë në mënyrë aktive.

Ironia ishte e qartë: veprimet e efektshme të luftës ishin njëkohësisht problematike sidomos edhe moralisht. Sulmi mbi rrjetin elektrik donte të thoshte mungesë e rrymës për spitale, për inkubatorët e foshnjave, për stacionet e pompimit. Juristët ushtarakë ia bënë këtë të qartë gjeneralit Klark. Njëri prej tyre kujton: “ Ne do të kishtin sugjeruar që të mos qëlloheshin këto caqe. Mirëpo, për këtë vendoste komandanti”. Porsa binte rrjeti elektrik në Beograd, paralizohej struktura komanduese dhe kontrolluese e Milosheviqit, si dhe filloi të dobësohej mbështetja e popullatës civile.

Pas të gjitha grindjeve për përzgjedhjen e caqeve forcat e ajrore të shteteve anëtare të NATO-s, të cilat për këtë përkujdeseshin, ishin të të funksiononte lufta e aleancës. Gjenerali i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dabiel Leaf kujton se si ai në një natë sulmi e drejtoi avionin F-16 në goditjen e një depoje me karburante në haësirën e Beogradit. “ Prapa supeve të mia qëllonin gjermanët “, më tregonte ai. “ Ndërsa, pilotët holandezë më siguronin ndaj avionëve të armikut. Tornadot italianë hapnin zjarr kundër radarëve të raketave”. Të gjithë pilotët bartnin syze të natës; të gjithë mbroheshin me ndërprerje të tërësishme të transmetimeve; të gjithë ktheheshin në bazat e tyre pasi të kishin përmbushur obligimet e tyre.

Syzet për pamje gjatë natës – për pilotët e NATO-s i kanë në përdorim që 18 muaj, ndoshta risia vendimtare e luftës. Syzet dukeshin si dylbi opere dhe vendoseshin me një klip në kaskën e pilotit. Piloti tërheq ato poshtë, si një lojtar bejsbolli, i cili dëshiron ta zërë topin që vjen nga dielli. Efekti, siç dëshmojnë pilotët, është mahnitës. Gjatë shikimit pa syze gjatë fluturimit nga ndenjësa e pilotit nuk sheh gjë pos natës së errët. Ndërsa, kur i lëshon poshtë sheh majën e fluturakës tënde F-16. Syzet i sigurojnë NATO-s një dominim gjatë natës.

Vërtet, shkatërruese u tregua lufta ajrore, para së gjithash, për infrastrukturën civile të Serbisë: ajo ka mundur të jetë krejt ndryshe, në rast se Rusia do ta furnizonte Serbinë me teknologjinë e saj të re. Lufta ajrore ishte një duel thelbësor midis teknologjisë kundërajrore sovjetike të viteve 70-ta dhe sistemeve amerikane me precizitet më bashkëkohor. Zëvendësministri i Jashtëm i SHBA-ve, Strobe Talbot, ka konfirmuar se SHBA-të Rusisë i “ kanë ripërsëritur dhe paralajmëruar në mënyrë eksplite që të ruhet nga ndonjë mbështetje ushtarake për Jugosllavinë “. Çdo ndihmë, e cila do të shtonte rrezikun për pilotët e SHBA-ve, do të kishte pasur pasoja “ katastrofale “ për të ardhmen e raporteve amerikano-ruse.

Me fjalë të tjera: diplomacia për ndryshimin e mendjes së Milosheviqit ishte po aq e rëndësishme sa edhe lufta ajrore. Milosheviqi kishte llogaritur në atë se NATO nuk do ta ruante unitetin, në rast se ajo do të përballej me opozicionin rus në rritje dhe ndihmën e saj të hapur ndaj Serbisë. Rusia do të kishte arritur të përçante NATO-n, por me gjithë përfoljet për vëllazëri sllave rusët vendosën që interesat e tyre nacionale, në fund të fundit, t´i lidhin me Amerikën dhe jo me diktatorin e Ballkanit.

Më pastaj rusët e njoftuan Milosheviqin se loja e tij ishte e humbur. Dhe aty qëndronte një ironi edhe më e madhe. Po të kishte qenë Rusia ashtu siç dëshironin politikanët perëndimorë, përkatësisht një demokraci pluraliste funksionale, atëherë s´do të ekzistonin fare dyshime se ky vend do të kishte vepruar më ndryshe se që do ta dëshironte Perëndimi. Një Rusi demokratike do ta kishte mbështetur në mënyrë aktive Serbinë. Autokrati Jelcin arriti të injoronte opinionet publike në të mirë të Serbisë dhe të udhëzonte të ngarkuarin e tij të posaçëm Viktor Çernomërdin që regjimi i Milosheviqit të lihej në mëshirën e fatit. Vendimtare për këtë ishte – si besonin përfaqësuesit e lartë të Qeverisë amerikane – për lidhjet e drejpërdrejta midis zëvendëspresidentit Gor dhe Çernomërdinit – ai ishte aranzhuar në kohën kur Çernomërdini ishtezgjedhur kryministër i Rusisë. Gore, duke i informuar Çernomërdinin se shërbimet informative të aleancës ishin tashmë në dijeni për krimet luftës të Milosheviqit në Kosovë dhe i ballafaqoi rusët me një pyetje të papërshtatshme: nëse ata synonin të bënin gjëra të përbashkëta me autorët e masakrave. Rrethimi diplomatik i regjimit të Milosheviqit ishte i tërësishëm. Në momentin e fundit u bashkuan forcat ushtarake dhe trysnia diplomatike. Klarku ishte arkitekti i luftës ajrore dhe jo i diplomacisë, e cila e çoi në fund të karrierës. Mirëpo, ai kurrë nuk e humbi vështrimin nga faktet e çuditshme se lufta e tij fare nuk ishte luftë, porse një manovër në diplomacinë me çomange. Qëllimi: një njeri të vetëm për ta shtyrë që të ndryshonte mendjen.

Tash, që avionët ishin kthyer në hangarët e tyre, binte në sy hendeku midis gjuhës së lartë morale dhe karakterit të kufizuar të luftës. Udhëheqësit politikë të NATO-s përdorën gjuhën e angazhimit maksimal dhe praktikuan udhëheqjen e një lufte të rrezikut minimal. Si komandant, Klark u ndodh shpesh në pozicione të pamundshme: ai synonte të drejtonte një lufte, e cila ishte e pastër, por vdekjeprurëse; e drejtë, por e efektshme; morale, por e tmershme. Paradoksalisht, do të ishte ashpërsia më e madhe – që qysh në natën e parë të goditej qendra e pushtetit dhe të paralizohej rrjeti elektrik- ndoshta do të ishte plotësisht e efektshme dhe, në fund të fundit, edhe e mëshirshme. Por, një gjeneratë e udhëheqësve politikë, të cilët ishin rritur me parullën “ Paqes t´i jepet një shans “, nuk e tejkaluan veten dot që luftës t´i jepet një shans.

Klauzevic këtë operacion ajror do ta kishte quajtur luftë kabineti. Për dallim nga lufta në Gji, lufta e Kosovës nuk mobilizoi qindra-mijë ushtarë. Vetë viktimat e saj- kryesisht civilët serbë – e përjetuan atë sa gjatë aq edhe si shou të pabesueshëm, derisa ajo u bë vdekjeprurëse. Shkatërrimi ishte i atillë preciz sa që kjo luftë duket se ka lënë për gjithmonë prapa vetes një epokë: si ajo e Hiroshimës dhe e Dresdenit. Kjo luftë mobilizoi opininonin publik të mbarë botës, por që çohej deri në fund nga 1500 avionët e NATO-s dhe elita e specialistëve të mbrojtjes kundërajrore serbe, ndoshta më pak se njëqind veta. Ajo nuk përfundoi me kapitullim, me përmbysjen e një regjimi apo të një ngjarjeje tjetër, të cilën do të mund ta përkufizojë definitivisht. Ajo solli një “ fundgjendje “, e cila edhe më tej pret të definohet përfundimisht.

Ajo ishte një luftë virtuele, e drejtuar në dhomat e videokonferencave, duke përdorur në ekrane aktet e objektivave. Lëvizjet e betejave Klarku nuk i mori më kurrë si të vërteta sesa materialet e kamerave në kokpit dhe në raketa, të cilat përmes linjës së koduar të internetit dërgoheshin për çdo natë në selinë e tij në Bruksel të Belgjikës. Luftërat e kabinetit drejtoheshin nga teknikët dhe ekipi i Klarkut jepte pjesë virtuoze të improvizimit teknik. Lufta e kabinetit përfundoi jo me parada, girlandë dhe pritje solemne, por jo edhe me ceremoni pikëllimi te varrezat. Meqë luftërat e kabinetit nuk depërtojnë kurrë në psikologjinë e një populli: ato nuk patën gjak dhe viktima, ato nuk vunë në dispozicion shpërblimin për heronjtë e tyre. Fushata i shtyri komandantët e tyre të jenë gjakftohtë, të blinduar dhe disiplinuar në kufijtë e qëndresës së saj, në mendjemprehtësinë e saj politike, në vullnet forcën e saj dhe në cilësinë e saj drejtuese. Megjithëkëtë, për gjeneralin Uelsi Klark nuk u organizua paradë. Ky nuk ishte një lloj i luftës. Krejt ndryshe, kjo luftë kishte kaluar, kur komanduesit politikë të Klarkut në Pentagon kishin vendosur në Pentagon që ta zëvendësonin atë sipas shijes së tyre me një gjeneral të përgjithshëm të Forcave Ajrore. Njeriu, i cili e kishte fituar luftën e parë postmoderne në histori tashti kërkon një detyrë të re.

Shkrim i botuar në Javoren Politike Shqiptare – “Zëri”, në vitin 2002. Shkrimi është i historianit kanadez Michael Ignatieff, ndërsa është përkthyer nga Sylë Ukshini.

Reklamë
Reklamë

Kronologji e sulmeve ajrore, më 1999: 78 ditët e NATO-s

Më 24 mars 1999, në ora 19:00, fillojnë sulmet ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake, policore dhe paramilitare serbe në Kosovë e Serbi. Sulmet zgjatin 78 ditë, duke rezultuar me çlirimin e Kosovë. Telegrafi më poshtë ju sjellë kronologjinë më të plotë të këtij aksioni ushtarak të Aleancës veriperëndimore në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

24 mars

Forcat e NATO-s filluan sulmet ajrore mbi forcat serbe në Kosovë dhe Serbi. Këtë operacion e filluan 400 aeroplanë dhe disa luftanije. Në sulmin e parë janë gjuajtur 40 caqe, shumica prej të cilave kishin të bënin me sistemin mbrojtës të UJ-së dhe MUP-it, pastaj sistemet për komandë dhe kontroll.

25 mars

Luftimet intensifikohen në pjesën veriore dhe jugore të Kosovës. Forcat serbe shtojnë masta brutale mbi popullatën civile, duke kidnapuar edhe intelektualët shqiptarë. 300 kriminelë serbë lirohen nga burgu dhe u bashkohen forcave paramilitare. NATO-ja vazhdon sulmet mbi sistemin kundërajror serb. Më shumë se 50 caqe serbe sulmohen në mënyrë efektive.

26 mars

NATO-ja vazhdon sulmet mbi sistemin e mbrojtjes serbe, sistemet logjistike dhe për kontroll. Forcat aleate bënë 249 fluturime duke sulmuar caqet në Beograd, Nish dhe Kosovë. Aeroplanët e NATO-s kthehen në bazat e tyre pa kurrfarë dëmesh. Fushata serbe e vrasjeve, plaçkitjeve, djegieve dhe keqtrajtimeve bëhet përherë e më e madhe. Sulmohen sistemet ushtarake të ushtrisë serbe në Beograd.

27 mars

NATO-ja vazhdon sulmet, përkundër kushteve të vështira atmosferike. Aksioni për shpëtimin e pilotit, nga F117- shi i rrëzuar 28 milje (45 kilometra) në perëndim të Beogradit, është kryer më herët me sukses. Gjendja shëndetësore e pilotit konfirmohet të jetë e mirë. Vala e refugjatëve shqiptarë kaplon kufijtë e Shqipërisë dhe të Maqedonisë. Fshatrat spastrohen në mënyrë sistematike, ato plaçkiten dhe digjen. Meshkujt ndahen nga familjet dhe ekzekutohen. Sipas raporteve të NATO-s, mendohet se dr. Ibrahim Rugova fshihet dhe se shtëpia e tij është djegur. Forcat serbe sulmojnë vendbanimet shqiptare. Aeroplanët e tipit Galeb ndërmarrin aksione në zonat e spastruara etnike dhe po ashtu në pozicionet e UÇK-së. Forcat serbe fshihen në shkollat e braktisura dhe në objektet publike. 253 fluturime bëhen duke sulmuar sistemin e mbrojtjes, komandat policore dhe logjistike, në Kosovë dhe Serbi, pa dëme kolaterale në infrastrukturë dhe civilë.

28 mars

Fillon faza e dytë e operacioneve, e cila përqendrohet në sulmet e forcave militare dhe paramilitare serbe në Kosovë. Forcat e NATO-s tash më shumë janë të angazhuara në sulmimin e forcave tokësore serbe. Dhuna e forcave serbe vazhdon. Helikopterët përdoren kundër popullatës civile. Forcat paramilitare të përkrahura nga forcat policore dhe ushtarake hyjnë në fshatra dhe qytete, duke keqtrajtuar dhe larguar popullatën civile. Spastrimi i Prishtinës merr përmasa më të mëdha. Kolonat e refugjatëve ia mësyjnë Shqipërisë dhe Malit të Zi. Shtatë fshatra në mes Pejës dhe Klinës janë në zjarr. Po ashtu tri fshatra në perëndim të Prishtinës. Në këtë kohë dyshohej se Fehmi Agani dhe Baton Haxhiu janë ekzekutuar një ditë më parë. Policia serbe ka urdhëruar shqiptarët ta lëshojnë deri të nesërmen Pejën. Forcat e NATO-s shkatërrojnë dy aeroplanë të tipit MIG-21, njëri në territorin e BH-së dhe disa helikopterë të policisë. NATO-ja sulmon radarët e ushtrisë serbe dhe shtabin e ushtrisë në Prishtinë.

29 mars

Spastrimet etnike vazhdojnë. Qytetet dhe fshatrat janë në flakë. Dyshohet se refugjatët e strehuar në Luginën e Pagarushës janë sulmuar me artileri. NATO-ja sulmon kompleksin e MUP-it në Prishtinë.

30 mars

Spastrimi i Kosovës arrin kulminacionin. Informatat e fundit dëshmojnë se refugjatët shqiptarë në Luginën e Pagarushës janë të rrethuar nga forcat serbe. Forcat e NATO-s vlerësohet të kenë shkatërruar dhe dëmtuar diku rreth 30 aeroplanë serbë. Forcat e NATO-s sulmojnë shtabet policore në Kullë dhe garnizonin e Prishtinës.

31 mars

Shtohen sulmet mbi forcat serbe në Kosovë. Më shumë se 400 aeroplanë kanë marrë pjesë në sulmin e kësaj dite. Prishtina zbrazet pothuaj e tëra.

1 prill

Përkundër motit jo të mirë intensifikohen sulmet mbi forcat serbe, sidomos ato tokësore. Po ashtu janë sulmuar edhe sistemet e radarit dhe aeroportet ushtarake. Janë bombarduar edhe ca ura për të pamundësuar lëvizjet e forcave serbe.

2 prill

Autoritetet e NATO-s dhe të OKB-së ndërmarrin masa për ta parandaluar katastrofën humanitare, që mund ta shkaktojë vala e madhe e refugjatëve në Shqipëri dhe Maqedoni. 120 mijë refugjatë kanë hyrë në Maqedoni, 200 mijë të tjerë janë në rrugë. Në Kosovë vazhdojnë sulmet e forcave serbe, sidomos në Malishevë dhe Rahovec. Në Kosovë konfirmohet të jenë aktive forcat paramilitare të Arkanit dhe Sheshelit.

3 prill

Forcat serbe lëvizin nga Malisheva në kufi me Shqipërinë. Rekrutimi i ushtarëve të UÇK-së vazhdon. Kriza humanitare në kufi të Maqedonisë bëhet përherë e më e madhe. Raportohen raste të vdekjes, më së shumti nga hipotermia. Kushtet jo të përshtatshme atmosferike kanë vështirësuar edhe këtë ditë sulmet e NATO-s. Sulmet përqendrohen në shtabin e Armatës së parë “jugosllave” dhe mbi depot e naftës në Beograd.

4 prill

Forcat e NATO-s në Shqipëri dhe Maqedoni ndihmojnë organizatat humanitare. Ndërtohen kampet e reja për refugjatë. Vazhdon rezistenca e UÇK-së. Forcat e NATO-s bombardojnë Shtabin e mbrojtjes kundërajrore serbe në Beograd dhe forcat tokësore në Kosovë. Disa MIG-a të Serbisë dyshohet të jenë shkatërruar. Forcat serbe nga frika fshihen në ndërtesa të zbrazura dhe terrene të kamufluara.

5 prill

Sulmet intensifikohen si rezultat i kushteve të mira atmosferike. Forcat serbe koncentrojnë sulmet në rajonin mes Pejës dhe Gjakovës. Bombardohen urat dhe rezervat e naftës. Vazhdojnë sulmet mbi forcat tokësore në Kosovë. Katër MIG-a të Serbisë shkatërrohen.

6 prill

Strehët e siguruara nga NATO-ja akomoduan 28 mijë refugjatë në Maqedoni. 35 aeroplanë me ndihma humanitare arritën një ditë më parë në Shkup. Forcat serbe ndërmarrin sulme në zonën e Deçanit. Forcat e UÇK-së u përgjigjen sulmeve. Ky është suksesi më i madh i deritashëm i NATO-s kundër forcave të blinduara serbe.

7 prill

20 mijë refugjatë lëshojnë Bllacën. Me 90 autobusë të përcjellë nga forcat maqedonase ata shkojnë në Shqipëri. Tetëmijë refugjatë arrijnë gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Kampet në Maqedoni janë në gjendje të akomodojnë 43.400 refugjatë. Ndërsa, në Shqipëri 24 mijë. NATO-ja ka sulmuar infrastrukturën strategjike serbe. Shtohen po ashtu edhe sulmet e forcave të UÇK-së. NATO-ja realizon 400 misione të suksesshme mbi Serbi dhe Kosovë. Sulmet përqendrohen më shumë në forcat tokësore serbe.

8 prill

Nuk ka dëshmi për tërheqjen e forcave serbe. Zbuten luftimet mes forcave të UÇK-së dhe atyre serbe. Kushtet atmosferike nuk u përshtatën aeroplanëve të NATO-s, por megjithatë disa makina të blinduara serbe janë shkatërruar në Kosovë, si dhe rezerva të naftës në afërsi të Prishtinës dhe shtabet policore të MUP-it janë goditur me sukses. Po ashtu, është goditur linja telefonike që mundësonte komunikimin mes forcave serbe në Kosovë dhe Beograd. Dyshohet se gjatë këtij sulmi një bombë ka shkaktuar dëme kolaterale.

9 prill

Është goditur një radio-relej në afërsi të Prishtinës, dy depo të naftës, një në Kosovë e tjetra në Serbi. Vazhdojnë sulmet e forcave serbe në Kosovë, në afërsi të Podujevës, Gjakovës, Rahovecit, Malishevës, Kishna Rekës dhe Jabllanicës. Vazhdojnë luftimet mes Ushtrisë serbe dhe forcave të UÇK-së në kufirin me Shqipërinë, në jugperëndim të Deçanit. Sulmohen garnizonet serbe në Prizren dhe në Beograd. Raportohet për kampe dhunimi në Gjakovë.

10 prill

Kushtet jo të mira atmosferika vështirësojnë prapë sulmet e NATO-s. Forcat serbe ndërmarrin masa për t’u mbrojtur nga sulmet e NATO-s. Sulmet e tyre intensifikohen në rajonin e Mitrovicës.

11 prill

Zvogëlohet intensiteti i sulmeve ajrore të NATO-s.

12 prill

Forcat e NATO-s sulmojnë forcat serbe brenda dhe jashtë Kosovës, për t’i shkatërruar dhe izoluar ato. Shtatë ditët e ardhshme pritet të jenë me mot të mirë. Në dhjetë ditët e fundit, 50 për qind e aksioneve janë anuluar për shkak të motit të lig. Sulmet më të mëdha realizohen në rrethinën e Prishtinës dhe të Beogradit. Prapë është sulmuar rafineria e Pançevës.

13 prill

Numri i refugjatëve vlerësohet të jetë 750.000. Vazhdojnë sulmet në forcat tokësore në Kosovë, në mjetet e blinduara, shtabet, por edhe linjat e komunikimit dhe depot e naftës. Forcat serbe shtojnë përdorimin e helikopterëve. Forcat serbe hyjnë në territorin shqiptar, por largohen për një kohë të shpejtë. NATO-ja sulmon kompleksin policor në Livadicë të Serbisë. Prej fillimit të sulmeve, NATO-ja ka kryer 6.000 fluturime.

14 prill

Sulmohen sistemet për kontroll dhe komandim, si dhe forcat tokësore serbe në Kosovë. Sulmet më të mëdha bëhen në rajonin e Prishtinës dhe të Skenderajt. Vazhdojnë luftimet e forcave të UÇK-së dhe atyre serbe në kufi me Shqipërinë.

15 prill

Moti për sulme është më i mirë. NATO-ja bombardon sistemet e radarit në Beograd dhe Aeroportin e Podgoricës. Sulmet vazhdojnë në depot e naftës, të municionit në Paraçin, shtabin komandues në Rakovicë dhe Suboticë. Në Kosovë vazhdojnë luftimet. Edhe një herë pat aksione artilerie serbe në rajonin e Tropojës dhe Kukësit.

16 prill

Moti i lig ndikon negativisht në sulmet ajrore. Sulmohen tanket dhe mjetet e blinduara në Kosovë. Është sulmuar depoja e municionit në Valevë, garnizoni në Rahovec dhe barakat në Vranje. NATO-ja vazhdon sulmet ditën e natën kundër forcave policore dhe ushtarake serbe. Ndërkohë, vazhdojnë sulmet e forcave serbe në Kosovë, si dhe në kufi me Shqipërinë. Raportohet për lëvizje të forcave serbe drejt Gjilanit, rajonit i cili deri tash nuk ishte i përfshirë në luftime të mëdha. Fotot e NATO-s dëshmojnë se në Izbicë janë së paku 150 varre.

17 prill

Dërgohen ndihma të mëdha humanitare në Shqipëri dhe Maqedoni. Vazhdojnë luftimet në kufi me Shqipërinë. NATO-ja kryen 500 misione, falë motit të mirë. Sulmohen forcat tokësore serbe në Kosovë. Shkatërrohen dhe dëmtohen mjete të shumta motorike dhe të blinduara. Forcat serbe i angazhojnë me dhunë shqiptarët të hapin varre për vendasit e tyre të vrarë, në 43 varreza të identifikuara masive. Po ashtu raportohet, sipas dëshmive të refugjatëve shqiptarë, se meshkujt detyrohen të nxjerrin thëngjillin për furnizimin me rrymë.

18 prill

14 aeroplanë me ndihma arrijnë në Maqedoni, e 32 në Shqipëri. Moti i lig ka anuluar shumë sulme. Por, megjithatë janë dëmtuar depot e municionit në Paraçin, Bariç (depo eksplozivi), Novi Sad (radio-relej dhe rafineri nafte) dhe Suboticë (pikë raportuese). Zbulohet varreza masive në Pastasel.

19 prill

Forcat serbe sulmojnë personat e zhvendosur. NATO-ja shkatërron gjashtë tanke dhe shtatë autoblinda në Kosovë. Po ashtu, bombardohet depoja e municionit në Nish, Valevë dhe Prishtinë. Sulmohet Brigada 549 e motorizuar serbe në Prizren, e cila ka participuar në spastrimet etnike në Kosovë.

20 prill

Sulmet serbe shtohen në perëndim të Pejës, në kufi me Malin e Zi. Po ashtu vazhdojnë luftimet në kufi me Shqipëri. 200 forca serbe hyjnë në Shqipëri, por pas konfrontimit me forcat shqiptare tërhiqen. 250-300 ushtarë tjerë serbë hyjnë në zonën e demilitarizuar të Prevllakës. Forca të paidentifikuara vrasin gjashtë shqiptarë në Mal të Zi. Serbët kërcënohen se do të pengojnë manifestimin e 50-vjetorit të NATO-s. Sulmet e NATO-s koncentrohen në depo, linja komunikimi, radio-relej dhe sisteme komandimi. Po ashtu sulmohen edhe forcat tokësore serbe në Kosovë. Sulmohet stacioni transmetues televiziv në Beograd dhe Novi Sad. Prej marsit, nga serbët në Kosovë janë dëmtuar 35 mijë objekte dhe 550 vendbanime.

21 prill

Reduktohet sulmi i NATO-s si rezultat i motit të lig.

22 prill

Dëmtohet pjesa më e madhe e TV-emetuesve në Serbi. Po ashtu edhe antenat transmetuese dhe stacionet e trafos. Bombardohet Aeroporti i Nishit, depoja e municionit, rafineria e naftës në Novi Sad dhe disa ura. Në Kosovë shkatërrohen autoblinda, tanke dhe pjesë artilerike.

23 prill

Prej 30 marsit NATO-ja ka dërguar 11.121 tonë ndihma humanitare për refugjatët shqiptarë. Janë goditur TV-transmetuesit në Kragujevc dhe Novi Sad. Po ashtu janë goditur linjat e komunikimit, si dhe hekurudha në Potuçnik. Forcat e UÇK-së janë aktive dhe vazhdojnë t’ju rezistojnë forcave serbe.

24 prill

Sulmohen sistemet televizive serbe në Avallë dhe Banja Korvilaka. Tre ushtarët robër të NATO-s nuk lejohen të vizitohen nga KKKN-ja. Forcat paramilitare serbe zhvendosin operacionet nga Peja, në rajonin e Suharekës. Bombardohet depoja e naftës në Prishtinë dhe Sudolikë, si dhe depot për prodhimin e eksplozivit në Llukan. Në Kosovë sulmohen bunkerët, artileria, autoblindat, dhe shumë makina tjera ushtarake.

25 prill

Moti i lig pamundëson sulme të suksesshme.

26 prill

Trefishohet numri i sulmeve të NATO-s. Bombardohet shtabi i SPS-it në Beograd, ndërsa ura mbi Danub shkatërrohet tërësisht. Sistemi i mbrojtjes ajrore serbe është pothuaj i paefektshëm. Deri tash, më shumë se 70 aeroplanë serbë janë shkatërruar. Bombardohen rrugët në Kosovë për të pamundësuar qarkullimin normal të forcave serbe. Është bllokuar furnizimi i Kosovës me armë dhe naftë nga Serbia dhe Mali i Zi. “Ne po fitojmë. Millosheviqi po humb”, thotë Wesley Clark në një konferencë shtypi.

27 prill

Forcat serbe vazhdojnë operacionet në Podujevë, Glloboqicë dhe Suharekë. Shtohen sulmet e UÇK-së në Kosovë. Bombardohen linjat e komunikimit, përfshirë këtu edhe disa ura. Në Kosovë bombardohen sistemet raketore serbe dhe komandat e MUP-it.

28 prill

Vazhdojnë luftimet në perëndim të Kosovës. Forcat serbe lëvizin drejt Junikut dhe Gjakovës, pranë rrugëve furnizuese të UÇK-së. Forcat serbe nuk kanë kontroll të plotë në shumë pjesë të Kosovës, sidomos në terrene të papërshtatshme. Bombardohet prapë aeroporti i Podgoricës. Bombardohen depot e naftës në Smederevë dhe Pozhegë, si dhe shumë ura. Një raketë e NATO-s pa sqarime bie në territorin bullgar.

29 prill

Vazhdojnë sulmet e NATO-s në Kosovë dhe Serbi. Forcat serbe përqendrohen në kufi me Shqipëri, pranë qafës së Morinës, Podujevë, Prishtinë, Skenderaj dhe në Kosovën Jug-perëndimore. Sulmohen shtabet ushtarake dhe ndërtesa e ministrisë së Mbrojtjes në Beograd. Transmetimi televiziv në Serbi gati është i pamundur.

30 prill

Shtohen luftimet mes forcave serbe dhe atyre të UÇK-së. Humbjet janë të mëdha në të dy anët. Forcat serbe demoralizohen në Kosovë. Raportohet për dezertime të mëdha. NATO-ja sulmon artilerinë serbe, tanket, makinat e blinduara, qendrat komanduese, në Kosovë dhe Serbi.

1 maj

Sulmohen forcat tokësore serbe në Kosovë. NATO-ja për shkaqe teknike humb një aeroplan të tipit F-16CJ. Piloti menjëherë është tërhequr dhe transferuar në bazë të NATO-s. NATO-ja bombardon 12 ura rrugore dhe pesë hekurudhore.

2 maj

Sulmohen trafo-stacionet në Obrenovcë, Nish, BajinaëBashtë, Dërmno dhe Novi Sad. Janë bombarduar edhe TV-relejët në Novi Pazar dhe Krushevc. Janë goditur urat në Bistricë, Kokinbrod dhe Prijepole. Forcat policore serbe ndërmarrin aksione në Shtimje dhe Graqanicë.

3 maj

Sulmet e NATO-s janë ndër më të suksesshmet. Është goditur Brigada e Motorizuar Serbe 125 në perëndim dhe 233 në lindje të Kosovës. Në Batajnicë shkatërrohet së paku një MIG-29 në ajër dhe dy në tokë.

4 maj

Helikopteri amerikan Apache shkatërrohet në Shqipëri. Wesley Clark i thotë kryetarit amerikan Bill Clinton se sulmet ajrore janë të suksesshme dhe se forcat e Millosheviqit po dobësohen përherë e më shumë. Forcat e NATO-s shkatërrojnë disa MIG-a-29. Brenda Kosovës goditen tanket, artileria, dhe Brigada e motorizuar 243.

5 maj

Bllokohen dy rrugët kryesore që lidhin Kosovën me Serbinë. Millosheviqit i shkatërrohen 70 për qind të rezervave të naftës. Forcat serbe fshihen në tunele, ndërtesa dhe fshatra, në të cilat NATO-ja nuk e di se a ka banorë apo jo. Ushtria serbe humb edhe më moralin, e në këtë ndikon edhe ushqimi i dobët dhe humbjet e mëdha. 50 për qind të depove të municionit në Kosovë janë të shkatërruara dhe më shumë se 300 takte, pjesë artilerike dhe mjete të blinduara. Kjo përbën diku rreth 20 për qind të forcave serbe. Por, sulmet serbe kundër kosovarëve ende vazhdojnë.

6 maj

Sulmohen pozicionet serbe rreth Podujevës, sidomos Brigada 211, si dhe brigadat e motorizuara 63 dhe 124. Sulmohet ambasada kineze në Beograd.

7 maj

Bombardohet Hotel Yugoslavia, e cila ishte bazë e tigrave të Arkanit. Po ashtu ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes, shtabet e MUP-it dhe trafot elektronike. Goditet radio-releji në Çaçak, Aeroporti i Somborit, si dhe forcat tokësore në veri të Kosovës.

8 maj

500 aeroplanë të NATO-s godasin caqet serbe, përfshirë edhe Aeroportin e Prishtinës dhe bazat serbe në Suharekë. Intensifikohen luftimet mes UÇK-së dhe forcave serbe.

9 maj

Goditen caqet serbe në Junik, Mitrovicë dhe Suharekë. 763 dhe 572 fluturime me ndihma humanitare realizohen deri këtë ditë në Shqipëri dhe Maqedoni.

10 maj

Moti i mirë i intensifikon sulmet e NATO-s. Aeroplanët e NATO-s sulmojnë në tërë Kosovën. Goditen caqet serbe në Junik dhe Podujevë, si dhe elementet e brigadave të motorizuara 125 dhe 211.

11 maj

Disa forca policore largohen nga Kosova. Kjo është një prej ditëve më të suksesshme të sulmeve të NATO-s, për çka edhe zvogëlohet intensiteti i sulmeve serbe në Kosovë. Aeroplanët e tipit A-10, GR7 Harrier, Etendad, AMX, F16, Jaguar dhe CF118 sulmojnë pozicionet serbe në Suharekë dhe Mitrovicë. Pozicionet serbe sulmohen edhe në Çaçak, Juvicë (radio-relej), Kovinbrod (urë) dhe Ponikve (aeroport). Pasdite sulmohet radio-releji në Novi Sad. 2 Miga-21 shkatërrohen. Gjatë kësaj dite sulmohen pozicione serbe në tërë Kosovën, sidomos në Gjakovë dhe Shtimje. Pastaj ato në Serbi, si Gërdelica, Kozomaça, ura në Vlarazhin, në Kuzumlje, aeroporti në Obërva, barakat në Çupri, depot e armëve në Paraçin, fabrika e armëve në Kragujevc, urat në Çupri, Revo Maren, Malij etj. Po ashtu goditen caqet operative në Rakovicë dhe qendrat operative në Kaçarevë, ura në Horgosh, radio-releji në Vërshac dhe Sombor.

12 maj

Goditet brigadat 211, 125 dh 243. Operacioni fillon në mëngjes në Malishevë. Shkatërrohen pesë aeroplanë serbë: 1 Mig-21 dhe katër Super Galeba. I pari në Nish, të tjerët në Prizren. Sulmohen edhe pozicione në Obërvë dhe Patanicë. Shifra e dëmeve të makinerisë serbe prej 306 rritet në 432. Deri tash janë shkatërruar dy të tretat e kapaciteteve të municionit serb. Në Shqipëri trupat e NATO-s krijojnë vendbanime për 50 mijë refugjatë. Sipas UNHCR-së, 590.000 shqiptarë të zhvendosur fshihen në Kosovë. Deri tash janë bërë 526 fluturime me ndihma në Shkup, 773 për Tiranë. 11.447 tonelata të ndihmave humanitare janë dërguar në këto dy vende.

13 maj

Sulmet ajrore janë shumë të suksesshme. 40 tonelata të konvojeve humanitare arrijnë në Prishtinë. Shtohen luftimet në kufirin me Shqipërinë. Në këtë ditë mbi Kosovë dhe Serbi kryhen 679 misione ushtarake. Fatkeqësisht, forcat e NATO-s godasin edhe konvojin e refugjatëve në Korishë.

14 maj

600 misione të NATO-s kryhen mbi Kosovë dhe Serbi. Bombardohen bazat në Novi Sad, Beograd, Pirot, Sjenicë dhe Kralevë. Më shumë se 10 konvoje humanitare greke planifikohen të hyjnë këtë ditë në Kosovë.

15 maj

Realizohen 539 sulme. Në Kosovë goditen gjashtë tanke dhe disa mjete të blinduar, dy ura etj. Sulmet përfshinin edhe radio-relejët në Ferizaj, trafot elektrike në Smederevë dhe Birë, si dhe objektet komanduese në Prishtinë.

16 maj

Për shkak të motit të lig realizohen vetëm 350 misione, kryesisht në Kosovën Jug-perëndimore.

17 maj

NATO-ja godet tri ura në Serbi. Po ashtu edhe TV-transmetuesin kryesor për Kosovë në Kopaonik. NATO-ja po ashtu ka sulmuar aeroportin në Batajnicë. Një MIG-29 është shkatërruar. Në Kosovë NATO-ja shkatërron 3 helikopterë.

18 maj

NATO-ja ka shkatërruar 75 për qind të sistemeve të fiksuara raketore dhe 12 për qind mobile. Deri tash janë shkatërruar 69 për qind e aeroplanëve MIG-29, 24 për qind të MiG-21s, 46 për qind të Galebëve dhe 33 të Super-Galebëve. Deri tash 323 tanke janë dëmtuar.

19 maj

Luftime në kufi me Shqipërinë arrijnë kulminacionin. Forcat e UÇK-së marrin Jabllanicën dhe konfiskojnë armatimin dhe municionin serb. NATO-ja godet gjashtë tanke. NATO-ja bombardon Dubravën duke mos ditur se aty ka të burgosur shqiptarë.

20 maj

NATO-ja kryen 300 misione. Vazhdojnë luftimet në Kosovë dhe në kufi me Shqipërinë.

21 maj

245 sulme bëhen mbi Kosovë dhe Serbi. Në Kosovë goditen 12 tanke, 11 mjete të blinduara. Sulmet serbe mbi UÇK-në vazhdojnë në perëndim dhe qendër të Kosovës.

22 maj

652 sulme mbi Kosovë dhe Serbi. UÇK-ja shënon përparime në terren. Bombardohet gabimisht Kosharja.

23 maj

Goditen caqe strategjike në Kosovë dhe Serbi. Sulmohet aeroporti Ponikva, radio-releji në Prishtinë dhe TV-releji në Kaçanik, për të ndalë propagandën serbe. Sulmet mbi trafot elektrike në Nish, Dërmno dhe Novi Sad vështirësojnë punën e forcave serbe. Në Kosovë qytetarët shqiptarë detyrohen të regjistrohen dhe të marrin kartat e gjelbra, gjoja për të pranuar ndihmë humanitare.

24 maj

Shtohen pakënaqësitë në Serbi. Forcat serbe arrestojnë demonstruesit në Kosovac, Aleksandrovac, Çaçak dhe Askar. Nga këto vise janë bërë mobilizimet më të mëdha. Pakënaqësitë i kanë shtuar sidomos arkivolet me ushtarët serbë. Sulmet bëhen mbi bunkerin në vilën presidenciale në Dobonovski dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në Kosovë forcat serbe vazhdojnë sulmet, sidomos në kufi me Shqipërinë.

25 maj

Demonstratat vazhdojnë në jug të Serbisë. NATO-ja deri tash ka kryer 27.110 fluturime, prej të cilave 7.535 sulme. Këtë ditë goditen pesë tanke dhe 15 elemente artilerike në Kosovë.

26 maj

NATO-ja kryen 308 sulme. UÇK-ja ndërmerr ofensivë të madhe në malin Pashtrik. Operacionet e spastrimit etnik ende vazhdojnë. Në Kosovë goditen pesë tanke, gjashtë mjete transportuese dhe mjete tjera ushtarake, si dhe 10 pjesë artilerike. Forcave serbe u është vështirësuar komandimi në Kosovë. Vazhdon bombardimi i aeroporteve në Ponikve, Nish, Obërva, Batajnicë dhe Prishtinë.

27 maj

800 fluturime, prej të cilave gjysma me goditje, paraqet një prej sulmeve më të intensifikuara të NATO-s. Intensifikohen sulmet e UÇK-së në malin Pashtrik.

28 maj

Dita 66-të e sulmeve. Vazhdojnë sulmet mbi trafot, aeroportet dhe shtabet komanduese.

29 maj

309 sulme, 697 fluturime. Deri tash NATO-ja ka kryer 29.979 fluturime mbi Kosovë dhe Serbi. UÇK-ja shënon suksese në luftimet në kufi.

30 maj

Edhe një ditë e mirë për sulme. 800 fluturime dhe 323 sulme të NATO-s. Sulmohet ura në Vlladiqin dhe Bare. Në terren vazhdojnë luftimet në malin Pashtrik. Tanket serbe granatojnë popullatën civile në Gjakovë dhe në rajonin përreth malit Pashtrik.

31 maj

Dita e 70-të e sulmeve. Deri tash janë sulmuar 314 pjesë artilerike, 203 autoblinda dhe 120 tanke. Kjo degradon në 30 për qind forcën ushtarake serbe në Kosovë. Deri tash 14 qendra komanduese janë shkatërruar. Në Kosovë vlerësohet se janë 40.000 forca serbe. NATO-ja këtë ditë realizon 778 fluturime, 319 sulme. Numri i përgjithshëm i fluturimeve arrinë në 31.529. Janë goditur bunkerët Avelan, Dobonovc, radio dhe TV-relejët, trafot elektrike në Nish dhe Beograd.

1 qershor

Sulmi i serbëve kundër forcave të UÇK-së u ofroi kushte të mira për sulm forcave të NATO-s. Për t’i ndalur përparimet e UÇK-së forcat serbe janë mobilizuar dhe janë koncentruar në këtë rajon. Dje janë bërë 150 fluturime mbi malin Pashtrik. Janë sulmuar 32 pjesë artilerike, 9 transportues, autoblinda etj. Sipas raporteve të NATO-s shtohen edhe luftimet e UÇK-së me forcat serbe në Kosovë. Përparimet e UÇK-së bëhen disa ditë pas proklamimit të fitores serbe mbi UÇK-në.

2 qershor

600 fluturime të NATO-s në Kosovë dhe jashtë saj. Të njëjtën kohë vazhdojnë luftimet në malin Pashtrik. Forcat serbe kanë shënuar disa suksese, por ato po i paguajnë shtrenjtë. Pasi që detyrohen të dalin nga kamuflimi, ata u ekspozohen aeroplanëve të NATO-s.

3 qershor

600 fluturime mbi Kosovë dhe Serbi. Në afërsi të Prishtinës sulmohen tanket, transportues të blinduar dhe mjete tjera militare. Vazhdojnë luftimet në kufi me Shqipërinë.

4 qershor

Liderët ushtarakë të NATO-s dhe ata serbë takohen për të realizuar marrëveshje tekniko-ushtarake për vendosjen e trupave serbe. Trupat e NATO-s realizojnë 500 fluturime. Sulmohen bazat serbe në afërsi të Prishtinës. Deri tash në Shqipëri dhe Maqedoni janë dërguar 16.475 tonelata me ndihma humanitare.

5 qershor

400 fluturime. Përkundër tendencës për realizim të marrëveshjes, vazhdon dhuna mbi shqiptarët. Luftimet në Kosovë ende vazhdojnë, në kufi dhe përreth Komoranit.

6 qershor

480 fluturime. Më së shumti sulmohen forcat tokësore. Raportet e para dëshmojnë se forcat serbe kanë përjetuar dëme të mëdha. Luftimet ende vazhdojnë në Malin Pashtrik rreth Junikut. Forcat serbe deklarojnë se deri tash kanë shkatërruar 75 aeroplanë të NATO-s.

7 qershor

Vazhdojnë sulmet e NATO-s, sidomos në kufi me Shqipërinë. Luftimet e UÇK-së me forcat serbe zhvillohen në tërë territorin e Kosovës.

8 qershor

NATO-ja realizoi më shumë se 500 fluturime. Vazhdojnë luftimet në Koshare.

9 qershor

Gjenerali Michael Jackson vazhdon bisedimet në Kumanovë. Millosheviqi veç ka pranuar planin paqësor të Martti Ahtisaarit dhe Viktor Chernomyrdinit.

10 qershor

Serbët pranojnë kushtet e NATO-s. Ata fillojnë të tërhiqen nga Kosova. Gjenerali Clark suspendon përkohësisht sulmet ajrore. Forcat ruse hyjnë në Prishtinë.

11 qershor

Trupat gjermane shkojnë në kufi me Kosovën.

12 qershor

Trupat angleze hyjnë në Prishtinë./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Parlamenti suedez simulon gjendjen e luftës në sfondin e kërcënimit rus

Parlamenti suedez u mblodh sot për herë të parë që prej 20 viteve në seancë të reduktuar me qëllim për të simuluar një gjendje lufte në kuadër të tensioneve në rritje me Rusinë, njoftoi sot kryetari i Parlamentit.

Periskopi.com Lajme

“Delegacioni i luftës”, i përbërë nga 50 deputetë të të gjitha partive përfaqësuese në Riksdag, nga e majta që mbështet qeverinë duke kaluar nga opozita e qendrës së djathtë deri te ekstremi i djathtë, u mblodhën sot në një vend të mbajtur të fshehtë.

Asnjë detaj mbi kushtet e manovrës nuk u filtrua.

“Këto janë skenare të fshehta. Ne jemi vënë nën presion”, theksoi kryetari i Parlamentit, Urban Ahlin.

Ky komitet krize i reduktuar mund të mblidhet në rast lufte apo kërcënimi për luftë dhe për të zëvendësuar përkohësisht Parlamentin. Ai nuk ishte mbledhur që prej vitit 1997.

Thirrja e tij ishte parashikuar që prej vitit 2014, por Urban Ahlin kishte pranuar juridikisht se degradimi i klimës diplomatike dhe i sigurisë në botë kishte ndikuar.

“Ne konstatojmë një tendencë për rritjen e kapaciteteve ushtarake”, nënvizoi ai.

Suedia, që nuk ka njohur konflikt të armatosur në territorin e saj që prej dy shekujsh, nuk bën pjesë në NATO, por ka miratuar Partneritetin për Paqe, lansuar në vitin 1994 për zhvillimin e bashkëpunimit ushtarak mes Aleancës Atlantike dhe vendeve jo anëtare.

Edhe pse ajo nuk ka kufij tokësorë me Rusinë, dy vendet janë në kufi të Deti Baltik dhe Moska disponon një bazë detare në Baltik në rajonin e Kaliningradit.

Frika ndaj Rusisë është rritur që prej kapjes së një nëndetëseje të paidentifikuar në arkipelagun e Stokholmit në vjeshtë të vitit 2014.

Stokholmi ka njoftuar që prej fillimit të muajit mars rivendosjen e shërbimit ushtarak që prej kësaj vere, shtatë vjet pasi e kishte hequr.

Reklamë
Reklamë

Mësim nën zhurmën e krismave të armëve

Nxënëset e shkollës, Dëshmorët e Huzaa, herë herë janë të detyruara të bëjnë mësimin nën zhurmën e krismave të armëve.

Periskopi.com Lajme

Shkolla e tyre është vetëm 700 metra larg kufirit të Izraelit me Rripin e Gazës. Ndërsa ikja e tyre në shkollë nuk është shumë e lehtë pasi ata shkojnë në shkollë nën efektin e frikës, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për shkollën “Dëshmorët e Huzaa-së” e cila ndodhet në qytetin Han Junus të Rripit të Gazës. Nxënëset e kësaj shkolle të mesme për vajza herë herë janë të detyruara të bëjnë mësimin nën zhurmën e krismave të armëve.

Në një deklaratë për AA, nxënësja e kësaj shkolle, Emire Kadih, duke shpjeguar për frikën që kanë nga ushtarët izraelitë thotë: “Çdo mëngjes shkojmë në shkollë me frikën se do të kalojnë kufirin ushtarët izraelitë ose do të hapin zjarr drejt nesh. Ushtarët herë herë futen në tokat e mbjella dhe plaçikisin aty. Ndërsa ne herë pas here dëgjojmë të shtëna armësh. Bashkë me shoqet tona zhvillojmë mësimin nën stresin e zhurmës së armëve”.

Reklamë
Reklamë