Emocionohet Bill Clinton​ teksa ritakohet me familjen shqiptare pas 17 vitesh

Periskopi.com Video
Princesha Tessy

Princesha e Luksemburgut rrëfen për shërbimin e saj ushtarak në Kosovë

Princesha e Luksemburgut Tessy ka publikuar të dhëna intime për jetën e saj si paqeruajtëse e OKB-së në një tregim ekskluziv të publikuar në gazetën britanike, “The Daily Telegraph”.

Periskopi.com Lajme

Para se princesha e re të martohej me Princin Louis, djalin e tretë të Dukës së Madh, Tessy ka qenë pjesëtare e Ushtrisë së Luksemburgut.

E inkuadruar në ushtri në vitin 2002 në moshën 18 vjeçare, ajo përshkruan vitin e parë si një “shkollë e pabesueshme për jetën”.

Ajo thotë se pjesa më interesante e karrierës së saj pesë-vjeçare si ushtarake ka qenë përfshirja në misionin paqeruajtës të OKB-së në Kosovë nga marsi deri në gusht të vitit 2004 ku ajo ka qenë e vetmja femër në detashmentin e saj Belukos 13/15.

“Kam punuar në një njësit të përbërë nga dy persona që kujdesej për logjistikën për të përkrahur kolegët e mi. Vozisja një Hummer dhe një kamion – apo çfarëdo që kisha në dispozicion – dhe ofroja përkrahje gjatë ndërrimeve të natës, gjatë kërkimeve dhe operacioneve tjera”, thotë ajo në rrëfimin e saj, transmeton Koha.net.

Ajo sqaron se si femër, është ndjerë se mund të ndihmojë gratë dhe vajzat në zonë konflikti dhe do të jetë në gjendje t’i kuptojë nevojat e tyre për të ikur nga “ambienti i vështirë, i dominuar nga meshkujt”:

“Kam përjetuar një shkallë të abuzimit në tentativë. Fatmirësisht, kisha mjetet dhe isha e trajnuar për vetëmbrojtje. Megjithatë, me qindra mijëra femra në mbarë botën nuk janë kaq fatlume. Dua të flas për to”, shprehet më tej ajo në këtë rrëfim.

Tessy ka lavdëruar punën e femrave paqeruajtëse të OKB-së të cilat “mund të mbrojnë, përkrahin dhe inkurajojnë të gjitha femrat që të flasin dhe të luftojnë për njëra-tjetrën në një botë ku dhuna, fatkeqësisht, është realitet”.

Ajo ka përfunduar duke kërkuar nga njerëzit që t’i përkrahin meshkujt dhe femrat që angazhohen si paqeruajtës.

Princesha Tessy, Princi Louis dhe dy djemtë e tyre, Noah dhe Gabriel, jetojnë në Britani të Madhe. Tessy tani punon për një kompani private britanike të sigurisë si drejtoreshë e komunikimeve.