arsenal3

Lajm shumë i keq për Arsenalin

Tifozët e Arsenalit kanë marrë një lajm shumë të keq.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i kësaj skuadre, Lucas Perez nuk do të jetë i gatshëm për lojë të paktën për gjashtë javë.

Spanjolli pësoi një dëmtim në ndeshjen e mesjavës ndaj Reading, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Kupës EFL.

Lajmin për mungesën e 28-vjeçarit e ka konfirmuar vetë klubi anglez. /Periskopi.com

perez2

Kam pritur se do të luaja më shumë te Arsenali

Transferi i ri i Arsenalit, Lucas Perez thotë se ka pritur të luajë më shumë pas kalimin te skuadra londineze.

Periskopi.com Sporti

Spanjolli kaloi nga Deportivo La Coruna te Arsenali në verën e fundit për një shifër 17 milionë funte.

Por, ai beson se nuk po gjen hapësirat e duhura në formacion.

Megjithatë, ai ka respekt për zgjedhjen e trajnerit Arsene Wenger në lidhje me këtë gjë.

“Kur kam ardhur këtu, kam pritur se do të luaj më shumë”, deklaroi Perez.

“Shokët e skuadrës që janë duke luajtur në pozicionin tim janë duke bërë një punë të madhe. Ne kemi fituar shtatë ndeshje radhazi, dhe në fund të ditës, trajneri e do më të mirën për skuadrën”, shtoi ai. /Periskopi.com

arsenal3

Lajme shumë të mira për Arsenalin

Arsenalit i janë rikthyer nga lëndimi dy futbollistë.

Periskopi.com Sporti

Bëhet fjalë për mesfushorin Francis Coquelin dhe sulmuesin Lucas Perez.

Dyshja në fjalë ishte e dëmtuar, ndërsa tani ata janë rikthyer në stërvitje të plota me skuadrën.

Coquelin ishte dëmtuar në gju në sfidën e muajit të kaluar ndaj Chelseat, ndërsa edhe Perez ishte dëmtuar në gju. /Periskopi.com

perez

Wenger i kënaqur me golat e Perez

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është shprehur i kënaqur me transferin e ri, Lucas Perez, i cili mbrëmë shënoi dy gola në sfidën ndaj Nottingham Forest në kuadër të Kupës EFL.

Londinezët triumfuan si mysafir me rezultat 0:4, duke avancuar tutje në raundin 1/8.

“Te goli i dytë tregoi cilësi teknike dhe dëshirë për të shënuar. Ai poashtu tregoi vendosmëri dhe shpirt luftarak”, tha trajneri francez.

“Më pëlqeu edhe goli i dytë dhe jam shumë i kënaqur për këtë”. /Periskopi.com

Mustafi2

Mustafi: Perez do të shkëlqejë te Arsenali

Periskopi.com Sporti

Shkodran Mustafi beson se bashkëlojtari i tij te Arsenali, Lucas Perez do të shkëlqejë te skuadra nga Emirates Stadium.

Dyshja në fjalë u transferua te gjigandi londinez pak ditë para mbylljes së afatit kalimtar të transfereve verore.

“Është e pakëndshme të luash kundër tij. Ai është një sulmues i mirë”, deklaroi Mustafi.

“Ai ka gjithçka që i duhet një sulmuesi. Ai punon shumë për ekipin dhe krijon shumë raste”, përfundoi 24-vjeçari. /Periskopi.com

lucas perez

Arsenali transferon Perez

Periskopi.com Sporti

Arsenali ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të Deportivo La Coruna, Lucas Perez.

Spanjolli 27-vjeçar kishte arritur marrëveshje me klubin nga Londra disa ditë më parë, ndërsa vlera e këtij transferimi besohet se kap shifrën e 17 milionë funteve.

Në anën tjetër, së shpejti pritet të ndodhë edhe zyrtarizimi i Shkodran Mustafit si lojtar i ri i ‘topçinjve’. /Periskopi.com

perez

Perez, transfer i madh

Periskopi.com Sporti

Eksperti spanjoll i futbollit, Guillem Balague thotë se transferimi i Lucas Perez te Arsenali është një nënshkrim i madh.

Spanjolli me gjasë do të zyrtarizohet brenda orëve të ardhshme si lojtar i gjigandit anglez bashkë me shqiptarin e Valencias, Shkodran Mustafi.

“Dikush që shënon 17 gola në La Liga duhet të konsiderohet si një nënshkrim i madh”, deklaroi Balague.

“Ai është i shpejtë, ka goditje të fuqishme me të majtën dhe është lojtar i zgjuar”, shtoi ai. /Periskopi.com

LONDON, ENGLAND - OCTOBER 26:  Arsene Wenger, manager of Arsenal looks on during the Barclays Premier League match between Crystal Palace and Arsenal at Selhurst Park on October 26, 2013 in London, England.  (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Wenger: Perez e Mustafi 99 për qind te Arsenali

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar se klubi është shumë afër transferimit të dyshes së La Ligas, Lucas Perez dhe Shkodran Mustafi.

Francezi thotë se këto dy transferime do të ndodhin 99 për qind.

“Ne jemi duke punuar për këto marrëveshje”, deklaroi Wenger.

“A do të nënshkruajnë para se të mbyllet dritarja? Jam 99 për qind i sigurtë”.

Raportohet se marrëveshja për dy lojtarët në fjalë tashmë është arritur, madje thuhet se ata do të kryejnë sot testet mjekësore te skuadra londineze. /Periskopi.com

perez

Perez drejt Arsenalit

Periskopi.com Sporti

Arsenali është shumë afër marrëveshjes me Deportivo La Coruna për transferimin e anësorit të kësaj të fundit, Lucas Perez, shkruajnë mediat europiane.

Spanjolli pritet të zbarkojë në Emirates Stadium për një shifër 20 milionë euro.

Lucas ka shkëlqyer te Deportivo në sezonin e fundit, ku ka shënuar 18 gola. /Periskopi.com