digne

Barca më e mirë se ëndrrat

Periskopi.com Sporti

Lucas Digne është shprehur i lumtur me kalimin te Barcelona.

Ish-anëtari i Paris Saint-Germain ka konfirmuar se transferimi në Camp Nou është diçka më e mirë se ëndrrat e tij.

“Kalimi te Barcelona është më i mirë se ëndrrat e mia”, tha Digne.

“Unë ndihem shumë rehat me shokët e rinj si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Ata më kanë pritur mua shumë mirë”.

“Ky ka qenë një fillim fantastik për mua në Barcelonë. Unë kam luajtur tashmë në dy finale dhe kam fituar një trofe me klubin tim të ri”. /Periskopi.com