Koscienly

Ylli i Arsenalit do të rikthehet në Francë

Laurent Koscienly ka deklaruar se nese do të largohet nga Arsenal, ai do të kërkonte vetëm rikthimin në ish skuadrën e tij franceze, Lorient.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi francez është lojtar kyq në mbrojtje për “topqinjtë” që nga transferimi tij në Ligën Premier në vitin 2010. Ai gjatë një interviste është pyetur se a do të dëshironi të luani në Paris, ai është përgjigjur duke thënë se i qëndron besnik ish ekipit të tij.

“Transferimi në Paris?! Asnjëherë nuk do të jetoj apo të luaj atje! Do ta përfundoj karrierën në Angli ose me Lorientin”, ka thënë 31-vjeçari për L’Equipe.

Koscienly tashmë për partner në skuadren e Arsenalit ka gjermanin me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi duke bërë një dyshe solide në mbrojtjen e Arsene Wenger. /Periskopi.com