marouane-fellaini-manchester-united_1n84ltlhbme3i195tiwwso7baa

Mourinho është argëtues në stervitje

Mesfushori i Man United, Marouane Fellaini thotë se stërvitjet janë më argëtuese me Jose Mourinhon se sa me Louis van Gaal.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori belg edhe nën drejtimin e Van Gaal kishte minutazh por jo sikur në këtë sezon nën drejtimin e portugezit Jose Mourinho.

”Van Gaal është strik, Mourinho është strikt, por jo si Van Gaal”.

”Është më argëtuese me Mourinhon, stërvitja ndryshon gjatë gjithë kohës. Nuk është rutinë”, theksoi Fellaini. /Periskopi/

vangaal

Faji është i Van Gaal

Trajneri Jose Mourinho e pranon tashmë se skuadra e tij thuajse nuk ka asnjë shans, teksa ka gjetur dhe fajtorin për dështimin e këtij sezon.

Periskopi.com Sporti

Mourinho ka kritikuar ish trajnerin e ‘djajëve të kuq’ holandezin VanGaal.

“Ndonjëherë, kur një trajner merr përsipër një klub të ri, dallimet në qasjen e mentalitetit janë të rëndësishme. Në këtë rast të gjitha gjërat kanë nevojë për një kontakt, qoftë edhe pak, vetëm një gjurmë gishtash dhe trajneri i ri mund të marrë më shumë nga skuadra”, tha ai.

“Ne ndoshta mund të merrnim rezultate më të mira, në qoftë se nuk ishin duke u përpjekur për të shkuar në një drejtim të kundërt”, tha ndër të tjera Mourinho që sulmoi në mënyrë indirekte Van Gaalin. /Periskopi/

vangaal

Këtë nuk e keni ditur, Van Gaal i kishte ofruar kontratë yllit të Arsenalit

Trajneri holandez, Van Gaal, gjatë kohës sa ishte trajner i Manchester United i kishte ofruar kontratë pesë vjeçare mbrojtësit francez të Arsenalit, Mathieu Debuchy.

Periskopi.com Sporti

Sipas gazetës franceze L’Euqipe, Van Gaal ishte në bisedime me mbrojtësin dhe e dëshironte të transferonte edhe pse Debuchy kishte 31 vjet.

debuchy
Mathieu Debuchy, Arsenal

Por, transferimin e tij e kishte bllokuar trajnerin francez Arsene Ëenger i cili nuk dëshironte të lejonte kalimin e tij tek rivalët.

Mathieu Debuchy ishte transferuar nga Neëcastle në korrik të vitit 2014 për 15 milionë euro dhe ishte zgjedhja e parë e Ëenger për pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë, por ishin lëndimet e tij serioze në krah dhe në këmb që ja mundësuan Hector Bellerinit të paraqitet dhe të sigurojë vendin në ekipin bazë.

Debuchy ëshë rikthyer tek Arsenali përsëri dhe këtë javë ka stërvitur me ekipin e parë. /Periskopi.com/

mourinho2

Futbollisti i United ‘godet’ Mourinhon: Je i njëjtë me Van Gaal

Futbollisti i Manchester United, Daley Blind ka dhënë një deklaratë mjaft interesante.

Periskopi.com Sporti

Holandezi thotë se trajneri i United, Jose Mourinho është shumë i ngjashëm me trajnerin paraprak, Louis van Gaal.

Ky i fundit u shkarkuar muaj më parë nga pozita e trajnerit te gjigandi nga Old Trafford.

“Ai është shumë i ngjashëm me Van Gaal, kur është fjala për angazhimin e tyre për ekipin”, deklaroi Blind.

“Ata kanë punuar së bashku dhe unë mendoj se kjo nuk është rastësi”, shtoi ai.

Mourinho është kritikuar nga shumë tifozët të Manchester United për formën e dobët në këtë sezon, për dallim prej pritshmërive. /Periskopi.com

mourinho2

E pabesueshme, Mourinho më keq se Moyes dhe Van Gaal

Me ardhjen e Mourinhos u menduar se United do të ringrihej sërish, por në fakt nuk ka ndodhur kështu. Rezultatet e arritura nga paraardhësit e tij, David Moyes dhe Louis van Gaal, nuk lanë aq për të dëshiruar, gjë e cila edhe u kushtoi largimin.

Periskopi.com Sporti

Por, pas 10 ndeshjeve në krye me Mourinhon, Manchester United jo vetëm që nuk ka përmirësuar statistikat, por janë edhe më keq se sa me Moyesin dhe Van Gaalin.

Në krye me Moyesin Unitedi pas 10 ndeshjeve regjistronte 17 pikë, me katër fitore, dy barazime dhe katër humbje.

Në sezonin e kaluar, Van Gaal në këtë kohë numëronte 20 pikë, gjashtë fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Ndërsa me Jose Mourinhon, pas 10 ndeshjeve kanë arritur 15 pikë, katër fitore, tre barazime dhe tre humbje, më e keqja është se Unitedi tani ndodhet më afër zonës që dërgon një ligë më poshtë, se sa skuadrave të kreut.

mourinho-van gaal

United më keq me Mourinho’n sesa me Van Gaal’in

Manchester United nuk po mund të përmirësohet edhe pse në pankinë është trajneri Jose Mourinho. Barazimi 0-0 në “Anfield” me Liverpoolin edhe pse mund të konsiderohet një rezultat jo i keq, nuk i fsheh problemet e skuadrës nga Old Trafford.

Periskopi.com Sporti

Në 5 ndeshjet e fundit në kampionat, Manchester United ka fituar vetëm 1, atë me Leicester në “Old Trafford”, ndërkohë që në klasifikim kjo skuadër është në vendin e 7, jashtë zonës Europiane. Statistikat e shënuara deri tani tregojnë një përkeqësim të situatës në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur në stol ishte Louis Van Gaal.

Sezonin e kaluar, pas 8 javëve të para, United ishte në vendin e 3 të renditjes me 16 pikë, aq sa edhe Arsenali dhe vetëm 2 pikë larg rivalëve të Manchester City. Këtë sezon, Manchester United ka 14 pikë dhe ndodhet 4 pozicione më poshtë e për  më tepër me 5 pikë më pak se ‘qytetarët’ e Arsenali.

gerard pique

Pique: Van Gaal më shkatërroi

Ylli katalunas Gerard Pique ka folur për kohën e Van Gaal te Barcelona.

Periskopi.com Sporti

Qendërmbrojtësi Pique ka folur për Van Gaal sa ishte trajner i ekipit të parë të Barcelonës, në atë botë unë isha pjesë e Barcelona B dhe isha gati për ekpin e parë.

Pique tha “Unë nuk e dija se ai do të ishte trajner kur unë do të futesha në ekipin e parë. Ai më tha se nuk jam lojtar për Barcelonën.

“Van Gaal më shkatërroi, në Barcelonë grup moshat e reja nuk futen në fitnes deri në moshën 18 vjeçare.”

29-vjeçarin ka dëshmuar të kundërtën duke fituar gjashtë trofe të La Ligës dhe tre të Champions Ligës në 300 paraqitje për klubin si dhe kampion bote me kombëtaren spanjolle. /Periskopi.com

van gaal

Van Gaal qau si fëmijë kur e shkarkoi Barcelona

Periskopi.com Sporti

Ish-trajneri i Barcelonës, Louis Van Gaal kishte qarë si fëmijë kur ishte shkarkuar nga detyra e trajnerit te klubi katalunas në vitin 2003.

Këtë e thotë sh-mbrojtësi i Barcelonës, Philippe Christanval i cili rrëfen sesi Van Gaal e kishte përjetuar shumë keq shkarkimin nga klubi katalunas.

“Ai hyri në dhomën e zhveshjes pasi që kishte dëgjuar lajmin, filloi të na fliste dhe përnjëherë shpërtheu në lot sikurse një fëmijë”, ka deklaruar Christanval.

“Van Gaal është një njeri i ftohtë, por largimi nga Barcelona e kishte lënduar shumë dhe të gjithë u prekëm kur e pamë në atë gjendje”.