San Antonio Spurs fiton derbin, NY Knicks mposhtë Toronto Raptors (Video)

San Antonio Spurs i është hakmarrë Houston Rockets duke fituar në derbin e teksasit me rezultat 106-100, teksa Toronto Raptors shënoi fitore në shtëpi ndaj NY Knicks me rezultat 118-107.

Periskopi.com Sporti

San Antonio kishte dominimin nga fillimi i ndeshjes, ku Harden u tentua të limitohej nga performancat bombastike të ndeshjeve të kaluara.

Dhe forma e mirë e Tony Parker ndikoi që Spurs të fitojnë. Më të mirët ishin Aldridge me 16 pikë e 10 kërcime dhe Leonard me 20 pikë e katër topa të vjedhur. Te Houstoni shkëlqeu James Harden me 25 pikë.

Toronto Raptors pas vështirësive në pjesën e parë u kthye në pjesën e dytë me anë të Demar DeRozan i cili shkëlqeu me 33 pikë në këtë takim, teksa 31 pikë shënoi Carmelo Anthony për skuadrën mysafire.

Clippers vazhdojnë të jenë skuadra më e mirë në NBA

Ata mposhtën Minnesotan me rezultat 119-105 në udhëtim, kurse më i miri ishte Griffin me 20 pikë e 11 kërcime, teksa te vendasit shkëlqeu Karl Anthony Towns me 24 pikë.

Lakers me fitoren prej 126 – 99 vazhduan serinë pozitive me fitoren e gjashtë këtë sezon.

Fitore për Boston dhe La Lakers (Video)

Sot pasmesntae kanë përfunduar dhjetë takimet në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Periskopi.com Sporti

La Lakers ka arritur të mposht si mysafirë të Atlanta Haëks me rezultat 123-116.

D’Angelo Russell i munguan edhe dy asistime (8) për të realizuar ‘double-double’ edhe në saje të 23 pikëve.

Në anën tjetër te Atlanta me lojë të mirë ra në sy Dwight Howard, i cili realizoi ‘double-double’ fal 31 pikëve dhe 11 kërcimeve.

Këto janë rezultatet tjera:

Washington 103-113 Toronto

Charlotte 109-93 Philadelphia

Brooklyn 109-101 Detroit

New York 99-118 Houston

Boston 107-100 Chicago

Utah 97-71 Dallas

Phoenix 118-115 Portland

LA Clippers 83-85 Oklahoma City

/Periskopi.com