San Antonio Spurs fiton derbin, NY Knicks mposhtë Toronto Raptors (Video)

San Antonio Spurs i është hakmarrë Houston Rockets duke fituar në derbin e teksasit me rezultat 106-100, teksa Toronto Raptors shënoi fitore në shtëpi ndaj NY Knicks me rezultat 118-107.

Periskopi.com Sporti

San Antonio kishte dominimin nga fillimi i ndeshjes, ku Harden u tentua të limitohej nga performancat bombastike të ndeshjeve të kaluara.

Dhe forma e mirë e Tony Parker ndikoi që Spurs të fitojnë. Më të mirët ishin Aldridge me 16 pikë e 10 kërcime dhe Leonard me 20 pikë e katër topa të vjedhur. Te Houstoni shkëlqeu James Harden me 25 pikë.

Toronto Raptors pas vështirësive në pjesën e parë u kthye në pjesën e dytë me anë të Demar DeRozan i cili shkëlqeu me 33 pikë në këtë takim, teksa 31 pikë shënoi Carmelo Anthony për skuadrën mysafire.

Clippers vazhdojnë të jenë skuadra më e mirë në NBA

Ata mposhtën Minnesotan me rezultat 119-105 në udhëtim, kurse më i miri ishte Griffin me 20 pikë e 11 kërcime, teksa te vendasit shkëlqeu Karl Anthony Towns me 24 pikë.

Lakers me fitoren prej 126 – 99 vazhduan serinë pozitive me fitoren e gjashtë këtë sezon.

San Antonio vazhdon me seri negative, Clipers të pandalshëm (Video)

San Antonio Spurs mposhtet përsëri në shtëpi, kësaj radhe nga Los Angeles Clipers me rezultat 92-116.

Periskopi.com Sporti

Më i miri te Clippers ishte Blake Griffin me 28 pikë e pesë kërcime, teksa te Spurs u munduan Aldridge me 19 pikë dhe Leonard me 14 pikë.

Clippers udhëheq në konferencën e perëndimit me pesë fitore dhe një humbje, po aq sa ka edhe Oklahoma, teksa vendin e tretë dhe të katërt e kanë San Antonio dhe Golden State me nga dy humbje secila.

Nga ndeshjet tjera Indiana e shkatërroi Chicagon, teksa Cavs menzi fituan te outsajderët e Philadelphias. /Periskopi.com