kosova

Zbulohet stadiumi se ku do të luajë Kosova me Finlandën

Përfaqësuesja e Kosovës edhe ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, do ta zhvillojë në Shkodër.

Periskopi.com Sporti

Kundërshtari i tyre është Islanda, me të cilën përballet më 24 mars të vitit të ardhshëm.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka bërë të ditur se nuk do të ketë ndryshim të stadiumit.

“Jo nuk ka ndryshim. Edhe me Islandën luajmë në Shkodër”, ka deklaruar Vokrri për Gazetën Olle.

Nga “Loro Boriqi” i Shkodrës për në “Elbasan Arena” të Elbasanit ishte shpërngulur më 12 nëntor Kombëtarja shqiptare, e cila në këtë stadium luajti me Izraelin.

Kosova ishte folur se do të mund të zhvillojë ndonjë ndeshje edhe në Shkup dhe Elbasan, por për momentin duket se Shkodra do të mbetet foleja e Kosovës, deri në rinovimin e stadiumit të Prishtinës.

kombetarja

Zyrtare: Shqipëri-Israel luhet në këtë stadium

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit do të luhet në stadiumin Loro Boriçi.

Periskopi.com Sporti

Këtë e ka konfirmuar Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) nëpërmjet një njoftimi për media.

“Federata Shqiptare e Futbollit, njofton sportdashësit, median dhe gjithë opinionin, se ndeshja e 12 nëntorit mes Shqipërisë dhe Izraelit, për eliminatoret e Kampionatit Botëror të Futbollit “Rusi 2018”, do të luhet sipas parashikimit në stadiumin “Loro Boriçi”, të qytetit të Shkodrës”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

“Të gjitha lajmet për të kundërtën apo që ndeshja do të luhet në Elbasan, janë të pavërteta dhe pa asnjë konfirmim zyrtar apo deklaratë të dalë nga institucioni shqiptar i futbollit. FSHF, rikonfirmon se ndeshja do të luhet në stadiumin e Shkodrës dhe kjo gjë nuk është vënë asnjëherë në dyshim”, vazhdon njoftimi.

loroa-780x439

Skandal në Loro Boriçi

Vetëm 45 ditë pas inaugurimit të stadiumit “Loro Boriçi” ka filluar ndërhyrja në tapetin e tij.

Periskopi.com Sporti

Federata Shqiptare e Futbollit është detyruar të bëjë një ndërhyrje të tillë, në mënyrë që ta kthejë në parametrat optimalë dhe ta bëjë gati për ndeshjen e radhës të Kombëtares shqiptare, atë që do të luhet më 12 nëntor ndaj Izraelit.

Ajo që mbetet është skandali i ndodhur me tapetin e stadiumit. Punonjës të klubit Vllaznia e kanë ngritur zërin që në momentin kur ka nisur shtrimi i tapetit, sepse është bërë në muajin janar, çka nuk është periudhë aspak e përshtatshme për një gjë të tillë. Por u bë ashtu, sepse kryeministri në atë kohë deklaroi se inaugurimi i stadiumit do bëhej në shkurt dhe për këtë arsye firma ishte e detyruar të vepronte në atë mënyrë.

Përpos kësaj, edhe mënyra e shtrimit nuk ka qenë e duhura. Prandaj kemi mbërritur në këtë gjendje ku ai është sot. Ky është absurditeti i radhës në Shqipëri, por me siguri jo i fundit.

loro

Spanjollët ankohen për fushën e Loro Boriçit

Në Spanjë vazhdojnë ankesat për gjendjen e fushës së “Loro Boriçit”. Edhe pse ende nuk e kanë shkelur nga afër, refreni i spanjollëve gjatë gjithë këtyre ditëve ka qënë terreni që do të gjejnë në Shkodër për ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Periskopi.com Sporti

Fakti që vetëm 3 ditë para përballjes ndaj kuqezinjve në “Loro Boriçi” u ndesh Kosova me Kroacinë nuk u pëlqen aspak spanjollëve, aq më tepër që dy transfertat më të vështira të grupit ata duhet t’i luajnë në vetëm 3 ditë diference. Si të mos mjaftonte kjo, largësia e stadiumit të Shkodrës nga aeroporti “Nënë Tereza” është në maksimumin e lejuar nga FIFA, çka shton lodhjen e udhëtimit të ish-kampionëve të botës.

Më shumë se shqetësim për fushën, duket se spanjollët po parapërgatisin justifikimin në rast të një rezultati jopozitiv.

stadiumi

Këto janë pamjet e fundit nga Loro Boriçi (Foto)

Stadiumi Loro Boriçi pothuajse është mbushur me shikues. Këto janë fotot e fundit.

Periskopi.com Sporti

stadiumi

stadiumi2

1

Foto nga stërvitjet e Kosovës në Loro Boriçi para ndeshjes me Kroacinë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll po zhvillon stërvitjet e fundit para përballjes me Kroacinë në Loro Boriçi të Shkodrës.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45.

Këtu mund t’i shihni disa nga fotografitë e kësaj stërvitje.

1234

loro borici

UEFA ka një kërkesë të veçantë për ndeshjen Kosovë-Kroaci

Inspektorët e UEFA-s kanë dhënë urdhër për mbylljen e stadiumit “Loro Boriçi”.

Periskopi.com Sporti

Në harkun kohor të tri ditëve, në “Loro Boriçi” do të zbresin dy kombëtare si ajo e Kroacisë dhe e Spanjës.

Duke qenë se Shqipëria luan në transfertë kundër Lihtenshteinit, më 6 tetor, Kosova do të presë Kroacinë në këtë impiant.

Duke qenë se vetëm tri ditë më vonë, në këtë stadium do të luhet një tjetër ndeshje kualifikuese për Botërorin “Rusi 2018”, atëherë UEFA ka sjellë disa nga inspektorët e saj për të parë gjendjen e fushës si dhe për të lënë disa detyra të prera për FSHF-në.

Gazeta “Panorama Sport”, me burimet e saj, ka mësuar se inspektorët e UEFA-s kanë dhënë urdhër që në këtë impiant të mos kryhet asnjë seancë stërvitore dhe asnjë ndeshje futbolli dhjetë ditë përpara se të luhet takimi kualifikues.