Patriot gjithë jetën! Futbollisti më i njohur shqiptar kur ishte fëmijë (Foto)

Ai e ka shprehur gjithmonë dashurinë e tij për atdheun, me tatuazhet me temë patriotike, me performancat në fushë, si dhe me fjalimet para tifozëve.

Periskopi.com Sporti

Në këto ditë konfliktesh të nxehta mes Kosovës dhe Serbisë, Ish-futbollisti i Kombëtares dhe ish-kapiteni i ekipit, Lorik Cana ka hapur arkivat e tij, ku ka gjetur një foto nga fëmijëria e tij në moshën 6-të vjeçare.

lorikcana1

Lorika Cana futbollist model, por dhe një baba i përkushtuar (FOTO)

Për shumë vite ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në kombëtare tonë duke qenë një lider i vërtet, një kapiten i pazëvendësueshëm, por dhe një njeri me një sjellje të jashtëzakonshme me shokët e skuadrës dhe drejtuesit.

Periskopi.com Sporti

Ka luajtur në disa skuadra, por kurrë nuk u bë një personazh negativ, as në kohën që nuk mundte të gjente një vend titullari. Shumë i përkushtuar në fushë, por tashmë dhe jashtë saj, raporton Albeu.

Loriku arriti që të realizonte ëndrrën për të shkuar në Europian, por dhe për t’u bërë baba, teksa Boikeni i ka ndryshuar jetën. Ish-kapiteni dje postoi një foto me djalin, e cila është e disata, teksa tashmë ditët për Canën janë më të bukura me kopjen e tij më të bukur.

cana

Super-lajm: Cana po rikthehet në Kombëtare

Lorik Cana pritet të rikthehet në Kombëtare, sigurisht jo më si lojtar, por në rolin e lënë bosh nga Alban Bushi si menaxher.

Periskopi.com Sporti

Ish-kapiteni dhe Ervin Bulku janë kandidatët kryesorë për këtë post. Bulku prej kohësh është bërë pjesë e stafit të Kombëtares, ndërkohë që tani me shumë mundësi edhe Cana do të bëjë të njëjtën gjë.

Cana pak kohë më parë ka marrë dhe licencën B për t’u bërë trajner, teksa e sheh të ardhmen e tij pse jo në rolin e një trajneri të suksesshëm, ashtu siç kanë qenë dhe vitet e tij në futboll.

Ish-kapiteni Lorik Cana humb njeriun e dashur

Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka marrë një lajm të hidhur gjatë ditës së sotme duke humbur një njeri të dashur.

Periskopi.com Sporti

Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare pas një sëmundje të gjatë gjyshi i tij, Gani Vula, bëhet e ditur nëpërmjet një njoftimi, shkruan noa.al

Vula ka qenë ish delegat i Kuvendit të Republikës së Kosovës në legjislaturën e vitit 1990, po ashtu ka qenë edhe nënshkrues i Deklaratës Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës më 2 korrik 1990 dhe pjesëmarrës në aprovimin e Kushtetutës së Kosovës në Kuvendin e Kaçanikut.

Për kontributin e tij si Delegat i Kuvendit të Kosovës ishte dekoruar nga Presidenti Dr. Ibrahim Rugova me Medaljen e Artë të Pavarësise.

Njoftohet se ceremonia e varrimit i të ndjerit bëhet sot (e Premte 25 Nëntor) në varrezat e qytetit në Prishtinë, në lagjën Arbëria  në ora 14:00.

De Biasi: Na mungon një lider si Lorik Cana

Gianni de Biasi ka thënë se ai nuk po kërkon një Lorik Cana tjetër, por një skuadër.

Periskopi.com Sporti

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka thënë se skuadra e tij ka fituar kundër Rumanisë ne Euro 2016 dhe ka zhvilluar ndeshje të mira pa të.

Ai tha po ashtu foli edhe për zëvendësimin e Canës me Agollin dhe aftësitë e tij për të motivuar skuadrën.

“Cilësia nuk i mungon si njeri, apo eksperienca sigurisht si lider. Gjithsesi nuk mund të mendojmë për ata që janë, duhet të mendojmë për ata që janë. Nëse flasim për Lorik Canën dhe Evropianin, për fat të keq nuk mund të flasim për probleme të jashtëzakonshme”, tha De Biasi gjatë një interviste për Top Channel.

“Çdo person është i ndryshëm, ne nuk kërkojmë një Lorik Cana, ne kërkojmë një skuadër. Ne nuk duhet t varemi nga individët. Pa Canën kemi fituar ndaj Rumanisë në Europian dhe kemi bërë ndeshje të bukura. Kështu që besoj se është problem për t’i personalizuar gjerat, besoj parimisht se duhet të jetë një skuadër dhe duhet të japë 100%”.

Cana trajner i skuadrës së njohur shqiptare?

Lorik Cana është kandidat për postin e trajnerit te Shkëndija e Tetovës.

Periskopi.com Sporti

Shkëndija e Tetovës ka shkarkuar Bruno Akrapoviç dhe tashmë ata janë në kërkim të një tjetër trajneri.

Mirel Josa është një nga kandidatët favoritë, ndërkohë që tifozët e kanë bërë të ditur se duan një trajner shqiptar.

Me Josën bisedimet janë të konfirmuara, por së fundmi kanë dalë në skenë edhe dy emra të tjerë raporton “Sport Ekspres”.

Bëhet fjalë për Lorik Canën që sapo ka marrë liçensën “UEFA B” dhe Besnik Hasin e shkarkuar pak kohë më parë nga Legia e Varshavës.

Gjithçka është në kuadrin e fjalëve dhe pritet vendimi i klubit të Shkëndijës për të mësuar se kush ta marrë drejtimin e tetovarëve.

Zyrtare: Cana bëhet trajner (FOTO)

Ka përfunduar kursi “UEFA B” për trajnerët, kurs ky i 22-ti i organizuar nga FSHF që ka bërë liçensimin e shumë trajnerëve.

Periskopi.com Sporti

Mes tyre ishte edhe Lorik Cana, që u diplomua me “UEFA B”.  Me këtë liçensë mund të drejtosh ekipet U17 dhe U19, si dhe ekipe të Kategorisë së Dytë. Gjithashtu mund të bësh edhe zëvendëstrajnerin në ekipet e Kategorisë së Parë. /Periskopi.com

cana

Cana: Mund të rikthehem te ky klub

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana thotë se mund të rikthehet te një ish-klub i tij.

Periskopi.com Sporti

Bëhet fjalë për Olimpique Marseille, skuadër në të cilën Cana ka luajtur vite më parë.

Mirëpo, ai thotë se mund të rikthehet jo si lojtar, por në një rol tjetër.

“Olimpique i Marseille është një klub që nuk harrohet lehtë nga kushdo që ka qenë pjesë e tij. Unë mund të kthehem aty, por jo si futbollist. Qoftë si drejtues apo si pjesë e stafit teknik, do të ishte një kënaqësi e madhe për mua”, është shprehur Cana. /Periskopi.com

Cana sqaron gjithçka: Ja kur do t’i jap lamtumirën kombëtares

Gjatë ditës së djeshme u përhap lajmi se Lorik Cana do t'i jeptelamtumirën kombëtares në sfidën e 9 tetorit ndaj Spanjës.

Periskopi.com Sporti

Gjithsesi ka qenë vet ish-kapiteni i kombëtares, rekordmeni i ndeshjeve me fanellën kuqezi, i cili ka sqaruar gjithçka me anë të një statusi në facebook.

“Përshëndetje, të gjithë miqve! Më kanë pyetur rreth ceremonisë së lamtumirës nga kombëtarja dhe zërat që po qarkullojnë për mbajtjen e saj më 09.10.2016, në Shkodër! Doja t’ju informoja se nuk është e vërtetë. Dhe, me shumë mundësi, kjo ceremoni do të mbahet në 6 mujorin e parë të vitit 2017. Me respekt dhe dashuri, Loriku!” , ka shkruar ish kapiteni kuqezi.

Cana hedh poshtë spekulimet që e lidhin me Pescaran

Periskopi.com Sporti

Ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhin atë me një kalim te skuadra italiane Pescara.

Ditëve të fundit është raportuar shumë se 33-vjeçari mund të kalojë te skuadra në fjalë në afatin kalimtar të janarit, mirëpo ai mohon të ketë diçka konkrete në këtë drejtim.

“Nuk kam pasur ndonjë kontakt me Pescarën. Këto informacione i kam dëgjuar nga mediat dhe dua të theksoj se asgjë nuk është e vërtetë në lidhje me këto zëra të përhapura”, deklaroi Cana.

Aktualisht Cana është pa skuadër.  /Periskopi.com

Cana nis zyrtarisht kursin për trajner

Periskopi.com Sporti

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana ka nisur kursin për t’u bërë trajner.

Lajmi është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila sqaron se 33-vjeçari ka nisur kursin për licencën e UEFA B.

“Ka nisur në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, kursi “UEFA B”. Në këtë kurs marrin pjesë trajnerët e grupmoshave dhe ata të futbollit amator. Kursi është organizuar nga Sektori i Edukimit, në Federatën Shqiptare të Futbollit, sipas një programi të ndërtuar që në fillimin e vitit”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

“Ky është kursi “UEFA B”, numër 22. E veçanta e këtij kursi lidhet me faktin se pjesëmarrës në të është edhe ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, i cili po përgatitet që në të ardhmen ti hyjë rrugës së trainingut”, vijon tutje njoftimi.

cana/Periskopi.com

Cana në Loro Boriçi për ndeshjen Shqipëri – Maqedoni

Periskopi.com Sporti

Ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana do të jetë i pranishëm në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër sonte nga ora 20:45, për të ndjekur sfidën e parë të Kuqezinjve ndaj Maqedonisë në kuadër të Kualifikimeve për Botërorin 2018.

33-vjeçari i dha lamtumirën Kombëtares në këtë verë. /Periskopi.com