Londer paniku

Panik në Londër, evakuohen stacionet e trenave

Dy stacionet e metrosë në Londër janë evakuuar sot pasi është raportuar për një zjarrë në tren.

Periskopi.com Lajme

Pasagjerëve në stacionin Highbury dhe Islington u është thënë të largohen nga stacionet edhe më pas u mbyll për një kohë, shkruan gazeta “Mirror”, përcjellë lajmi.net

Disa nga udhëtarët thanë se kanë nuhatur erë e se diçka po digjej, transmeton lajmi.net.

Një zëdhënës i Trafikut të Qytetit në Londër (TFL) ka thënë se të dy stacionet janë hapur pasi problemi teknik ishte zgjidhur, edhe pse ai nuk i ka komentuar arsyet e evakuimit.

Astrit Dehari

Edhe në Londër kërkohet drejtësi për Astrit Deharin

Shumë shqiptarë të mërgatës në Londër të Anglisë janë mbledhur për të kërkuar drejtësi, për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Periskopi.com Lajme

“Kërkojnë që të gjithë përgjegjësit për këtë krim të nxirren para drejtësisë, vetëm drejtësia do t’i qetësojë shpirtrat e familjarëve, por edhe dashamirëve të Astriti”, kanë thënë aktivistët e Vetëvendosjes në Londër.

Astirit Dehari vdiq me pesë nëntor në rrethana ende të paqarta.

Ai po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, nën akuzat për terrorizëm.

Trepça

Serbia e akuzon Kosovën në mes të Londrës për “plaçkitje të pasurisë”

I ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sot në Shkollën ekonomike të Londrës ka mbajtur një fjalim në temën “Dialogu i Beogradit dhe Prishtinës – normalizimi i marrëdhënieve dhe stabiliteti rajonal".

Periskopi.com Lajme

Duke folur për perspektivën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, siç njofton FoNet, Gjuriq ka përmendur atë që ai e ka quajtur “rëndësi e implementimit të pa vonuar të marrëveshjes për Asociacionin e komunave serbe si mekanizëm kryesor për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të serbëve në Kosovë”, raporton koha

Gjuriq, ka paraqitur argumentet e palës serbe lidhur me atë që ai e ka quajtur pasuri të Serbisë duke e përmendur sidomos situatën e lidhur me Trepçën si për atë që ai e ka cilësuar dështim të Prishtinë “ta tjetërsojë pasurinë serbe në Brezovicë”

Ai ka theksuar se Serbia kurrë nuk do të pranojë plaçkitjen e pasurisë së saj, shtetësinë dhe kulturën e saj.

Kafebari i kosovarëve zgjedhet më i miri në Londër

Gjatë një ceremonie të organizuar të hënën, lokali ”My Place” fitoi çmimin e parë në “London Awards Lifestyle 2016”. Ky kafebar është i specializuar në përgatitjen e kafes por është i njohur edhe për përgatitjen e 'çabapave' nga Kosova.

Periskopi.com Lajme

Bashkëpronari i këtij lokali ka folur në një intervistë për KultPlus ku shpalos detaje rreth punës së tij.

20161004200714241

Kosovarët po vazhdojnë të korrin suksese në botë në fusha të ndryshme të jetës.

Përveç kulturës, artit, muzikës dhe sportit ata po dëshmohen edhe në shëbime hotelierike, përkatësisht në artin e gatimit dhe të përgatitjes së kafesë.

Të tillë janë edhe dy prishtinas, Abedin Shahini dhe Samir Maqedonci, të cilët, si bashkëpronarë të një lokali, mbrëmë janë laureuar në kryeqytetin britanik me një çmim të madh, për punën dhe përkushtimin e tyre.

Kafebari i tyre ”My Place” është zgjedhur më i miri në Londër. Gjatë një ceremonie të organizuar të hënën, lokali i dy shqiptarëve nga Kosova, fitoi çmimin e parë në “London Awards Lifestyle 2016”.

Ky çmim organizohet qe 10 vjet dhe ka për qëllim të vlerësojë kafebaret më të mira të Londrës, në aspektin e cilësisë së shërbimeve, mikëpritjes, dizajnit të lokalit, të cilat zgjedhen përmes votimit online në internet nga konsumatorët. Enterieri i lokalit është disenjuar nga studio e arkitekturës 4M Group e udhëhequr nga arkitekti i mirënjohur Përparim Rama. Ai kishte disenjuar edhe lokalin “Hamam Jazz Bar” në Prishtinë me të cilën vepër në vitin 2013 kishte fituar çmimin e parë në botë në kategorinë e enterierit për bar.

Samir Maqedonci ka deklaruar se ndihet shumë i lumtur për këtë çmim.

“Ka qenë një befasi për ne. Nuk e kemi pritur pasi ka qenë konkurrenca e fortë dhe këtë lokal e kemi hapur relativisht vonë para rreth një viti e gjysmë”, ka theksuar Maqedonci.

”My Place”, është hapur në janar të vitit 2015 dhe gjendet në zonën Soha të Londrës.

Maqedonci rrëfen se janë të specializuar në përgatitjen e katër llojeve të kafesë, ekspresos, makiatos, kapuçinos dhe flate white. Ai thekson se posedojnë makinën më të vjetër në Soho për prodhimin e kafes e tipit Gaggia, e cila është prodhuar në vitin 1961.

Lokali ”My Place” frekuentohet kryesisht nga banorët lokalë por ka edhe italianë dhe shqiptarë që jetojnë në Londër.

Sipas Maqedoncit rreth 95 përqind e mysafirëve janë anglezë kryesisht njerëz të industrisë së muzikës dhe filmit.

Dy kosovarët kanë emigruar në Londër para 20 vjetësh dhe tashmë janë integruar në rrethin anglez.

Por, ndonëse kanë kaluar gati dy dekada, ata nuk e kanë harruar traditën. Në lokalin e tyre ata përgatisin një specialitet të veçantë nga vendlindja e tyre.

“Ne në lokalin tonë përgatisim çebapa të cilët janë specialiteti numër një dhe më i kërkuari”, thekson për KultPlus, Samir Maqedonci.

Menaxherët dhe stafi i “My Place” janë uruar edhe nga ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Grejçevci dhe Ministrja e Drejtësisë Dhurata Sadiku Hoxha e cila gjendet në kryeqytetin britanik.