image-0-02-05-4a0513d50063a8a7f15002993f05ee9e74f56016bfe8c25e678a3d2f1a161f22-v_1479994440-585266

Duken dyqane rrobaqepësie por janë dyqane të lojërave të fatit, mbyllen dy të tilla (Foto)

Dogana e Kosovës pas dyshimeve se në Lagjen Dardania në Prishtinë janë dy dyqane të cilat operojnë me lojëra fati ilegale ka ndërmarr një kontroll të befasishëm ku edhe janë gjetur këto dy lokacione.

Periskopi.com Lajme

 

“Të dy lokacionet e dyshuara kishin ndërruar pamjet e jashtme të lokalit duke tentuar të kamuflojnë aktivitetin ilegal, njëri operonte nën emrin Rrobaqepës deri lokali tjetër nën emrin Counter Strike”, thuhet në komunikatën e Doganës.

Kontrolli i ushtruar ka gjetur duke operuar një pike basti të pa-licencuar si dhe janë zbuluar lojëra të ndaluara “Keno” dhe “Racing Dogs” në të dy lokacionet.

Dogana e Kosovës me këtë rast ka sekuestruar pajisjet e pa licencuara dhe ndaj personave përgjegjës do te inicioje procedurën kundërvajtëse. Gjithashtu në vendngjarje janë ftuar edhe zyrtarët e ATK-së te cilët kanë bërë mbylljen e lokaleve.

392 aparate për lojëra fati u sekuestruan gjatë këtij viti në Kosovë

Dogana e Kosovës gjatë muajit nëntor ‘16 ka vazhduar aktivitetin ne terren me qëllim kontrollin e subjekteve që operojnë me lojëra fati.

Periskopi.com Lajme

Gjatë nëntorit janë kryer kontrolle në disa lokacione të Kosovës.

Në fokus të kontrollit kanë qenë qyteti i Prishtinës, Prizrenit dhe Podujevës. Si rezultat i këtyre kontrolleve janë hasur duke ushtruar veprimtari pa licence dymbëdhjetë (12) pika basti për te cilat janëlëshuar gjoba në shumë prej 20,160.00 €.

Gjithashtu janë sekuestruar 11 aparate të pa licencuar që dyshohet se janë të kontrabanduar, pasi që palët nuk kanë arritur të prezantojnë ndonjë dokumentacion lidhur me prejardhjen e tyre, raporton Periskopi

Gjatë kontrolleve në terren janë hasur duke operuar edhe lojëra të ndaluara me ligj në Republikën e Kosovës si Keno dhe Racing Dogs me ç‘rast janë sekuestruar 9 pajisje përmes të cilave është zhvilluar ky aktivitet.

Aksionet e muajit nëntor tregojnë qartazi përkushtimin e Doganës që përmes kontrolleve dhe aktiviteteve tjera hetimore ka arritur të vendos kontroll të rreptë në tërë territorin e Kosovës derisa raporti i këtij viti tregon se Dogana deri tani ka sekuestruar pajisje si në vijim:

– 227 aparate te pa licencuar

– 165 pajisje për lojëra Keno dhe Racing Dogs

– 126 pika basti të pa licencuara.

Shuma e gjobave të shqiptuara arrin në 312.792.60 € kurse vlera e aparateve të sekuestruar llogaritet të jetë mbi 500.000.00 euro./ Periskopi

image-0-02-05-4d8d1497dc01ca769832b401c4c3031366e4c6d4d32c91566185492480742c89-v