llapi-12-780x439

Llapi nënkampion vjeshtor, Besa e Drita ndajnë pikët

Llapi ashtu siç është pritur ka arritur fitore me rezultat të thellë kundër Hajvalisë 3-1.

Periskopi.com Sporti

Florim Berbatovci, Edon Zeqiri e Berat Hyseni shënuan për skuadrën e Llapit që tashmë ngjitur në pozitën e dytë me 36 pikë, tri më pak se lideri Trepça ’89.

Në ndeshjen tjetër në mes të Dritës dhe Besës nuk pati fitues 1-1.

Besa kaloi e para në epërsi me golin e Diar Miftarajt, ndërsa Drita barazoi me Gilberto Fortunadon.

Pas kësaj ndeshje Besa ngjitet në pozitën e pestë, ndërsa Drita mbetet e 10 ta.

 

 

martinez

Martinez transferohet te skuadra nga Kosova

Klubi futbollistik i Llapit ka prezantuar përforcimin më të ri.

Periskopi.com Sporti

Bëhet fjalë për kolumbianin Martinez Martinez, i cili u zyrtarizua si lojtar i skuadrës nga Podujeva, shkruan Telegrafi.

Momentalisht Llapi gjendet në pozitën e tretë në tabelën e Superligës dhe është në luftë për titullin kampion.

Ndryshe, llapjanët në fundjavë do të luajnë në Prizren kundër Lirisë.

llapi

Llapi në gara europiane?

Trajneri Tahir Batatina ka më shumë se një vit që thotë se me Llapin do të bëjë gara në Evropë. Është i bindur se këtij qëllimi do t'ia arrijë. Dhe, sinjalet janë të mira.

Periskopi.com Sporti

Llapi po fiton ndeshje pas ndeshjeje, madje edhe kundër skuadrave më të forta, shkruan sot Koha Ditore.

“Jam i bindur se do të jemi në vendin e parë ose të dytin dhe do ta fitojmë Kupën”, shpreh optimizmin trajneri Batatina. Skuadra që e udhëheq, aktualisht është në pozitën e tretë me 32 pikë, dy më pak se liderja, Prishtina, dhe një më pak se Trepça ’89.

Rezultatet e arritura nga Llapi për trajnerin Batatina nuk janë befasuese. Thotë se janë arritur me punë të madhe në të gjitha aspektet. Shton se skuadra e tij është duke e bërë lojën më të bukur në Superligë.

batatina

Trajneri i Llapit: Sivjet ne kampion

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka zbuluar se çfarë ju tha lojtarëve të tij para ndeshjes me Dritën. Skuadra e tij shënoi një tjetër fitore, që e mbanë në pjesën e epërme të renditjes.

Periskopi.com Sporti

Golin vendimtar e shënoi Florim Bërbatovci, derisa Fortunado i Dritës, humbi penallti, shkruan Gazetaolle.

“Sot lojtarëve ju kam thënë që nëse fitojmë me Dritën do të jemi kampion. Pasi na munguan katër lojtarë të barrës kryesore, dhe arrita me lojtarë që nuk kanë luajtur shumë të fitojmë. Kjo më bënë të ndihem mirë dhe e kemi ditur se është e vështirë, pasi Drita nuk kishte çfarë të humb dhe kërkonte vetëm fitore. Kjo ka qenë loja më e vështirë për mua. Nga ky moment mendoj për Trepçën 89, që e kemi rival direkt për kreun e tabelës”, tha Batatina për SuperSport Kosova.

llapi

Llapi mbetet pa kapiten

Skuadra e Llapit ka mbetur pa kapitenin e saj pasi që Benjamin Emini ka vendosur të largohet.

Periskopi.com Sporti

Ai këtë vendim e ka marr pasi që do të vazhdojë karrierën në arenën ndërkombëtare.

Në rrjetin e tij social Facebook, ai ka postuar: ‘Çdo fillim e ka fundin’.

Për skuadrën llapjane do të jetë një mungesë e madhe pasi ai është konsideruar si një nga shtyllat e kryesore të skuadrës. /Periskopi.com

gjyqtari2

Sulmuan gjyqtarin, por dënimi për Llapin është qesharak

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) e ka dënuar Llapin me një ndeshje pa shikues.

Periskopi.com Sporti

Ky dënim për llapjanët vjen pas incidentit që ndodhi para disa ditësh në Merdarë në ndeshjen Llapi – Feronikeli, e cila ishte ndërprerë për shkak se dikush nga publiku e kishte sulmuar gjyqtarin, i cili edhe kishte pësuar lëndim serioz në këmbë, raporton “Zëri.info”.

Ajo ndeshje ishte regjistruar me rezultat zyrtar 3:0, ndonëse me rezultat të njëjtë veç ishte duke avancuar Feronikeli në momentin e ndërprerjes së lojës. Andaj, dënimi vetëm me një ndeshje pa shikues, duke e pasur parasysh peshën e incidentit, konsiderohet minimal për Llapin.

Ndërkohë, FC Prishtina është dënuar me 800 euro për shkak se tifozët e saj, në ndeshjen kundër Trepçës ’89, e kishin fyer në kor gjyqtarin dhe kishin hedh flakadanë e gjësende tjera në fushë.

Me 800 euro është dënuar edhe Liria për shkak se tifozët e saj kishin hedh gjësende të forta në drejtim të bankinës së Gjilanit. Kurse, zyrtari i Lirisë, Mithat Mahmuti, është dënuar me 6 muaj moskryerje të funksionit.

Ndërsa futbollistët e Gjilanit, Egzon Shabani e Isa Eminhaziri janë dënuar me tri, përkatësisht katër lojë, shkaku i sjelljeve të pahijshme ndaj gjyqtarëve.

llapi

Llapi dënon aktin ndaj gjyqtarit

Gjatë ndeshjes Llapi-Feronikeli është sulmuar gjyqtari anësor, Erduan Baliqi.

Periskopi.com Sporti

Gjatë minutës 63’ të ndeshjes është  sulmuar fizikisht gjyqtari Baliqi meçë rast është ndërprerë loja nga gjyqtari kryesor.

Klubi nga qyteti i Podujevës, Llapi, ka dalur më një komunikatë për mediat duke u distancaur nga ky akt dhe dënuar ashpër duke thënë se ky akt nuk i takon vlerav të futbollit të Kosovës.

“Ne distancohemi nga një tifoz i pa identifikuar dhe i papërgjegjshëm, i cili prishi komplet rrjedhën e ndeshjes, aktet e tilla dëmtojnë rëndë edhe FC Llapin edhe futbollin kosovar në përgjithësi”, thuhet në komunikatën e Llapit.

Llapi vlerëson se referimi ishte korrekt, dhe Feronikeli ishte me meritë në epërsi.

Zyrtarët e klubit kanë kërkuar edhe nga policia e Kosovës të jetë më vigjilente dhe të kryjë dëtyrat siç duhet. /Periskopi.com

baliqi

Sulmohet gjyqtari në ndeshjen Llapi-Feronikeli

Është dashur të ndërpritet takimi ndërmjet Llapit dhe kampionit në fuqi, Feronikeli.

Periskopi.com Sporti

Ai është goditur nga një tifoz kur po zhvillohej minuta e 63 e takimit, përderisa Feronikeli është duke fituar 0-3.

Gjyqtari anësor Erduan Baliqi ka marr trajtimin mjekësor. /Periskopi.com

prishtina11

Prishtina mposht Ferizajin, dramë në sfidën Llapi – Besa,

Llapi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme përballë Besës së Pejës me rezultat 3:2, ndërsa Prishtina ka shënuar fitoren e radhës përballë Ferizajit.

Periskopi.com Sporti

Ndeshjet tejet interesante në Merdarë ndërmjet Llapit dhe Besës, e cila përfundoi me fitoren e vendësve me rezultat 3:2.

Mysafirët shënuan dy gola të shpejtë në minutën e dytë dhe të pestë, ku të parin e shënoi Qemail Elshani, ndërsa i dyti ishte autogol i llapjanëve.

Vendësit arritën të ngushtojnë epërsinë në minutën 48 nëpërmjet Florim Berbatovcit, ndërsa rezultati u barazua nëntë minuta më vonë nga Bujar Idrizi.

Golin e fitores për Llapin e shënoi Edon Zeqiri në minutën e 85.

Edhe Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Ferizajit me rezultat 1:0.

Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Debatik Curri në minutën e 82. /Periskopi.com