ddd

Sunderland ndal Liverpool në barazim (Video)

Liverpooli dhe Sunderlandi kanë zhvilluar një ndeshje mjaftë të bukur, por në fund nuk soli fitues pasi ndeshja u mbyll 2-2.

Periskopi.com Sporti

Liverpooli e nisi ndeshje fuqishëm dhe kishte shumë raste para portës së Vito Mannones, i cili shumë herë me vështirësi e nxirrte topin jashtë.

Por në e 19-të nuk kishte se çfarë të bënte më shumë, kur Daniel Sturridge i vetëm nga tre-katër metra shënoi me kokë.

Por reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm. Anthony Taylor futet në zonë ku ndalet në mënyrë të palejueshme nga Klevan.

Nga pika e bardhë i saktë ishte Jermanine Defoe për 1-1.

Sunderland kishte raste të mira edhe pas golit, por fati nuk ishte me ta.

Pjesa e dytë nisi me maturi nga të dyja anët.

Në rastin e parë të mirë Liverpooli arriti të gol. Ishte Sadio Mane që shënoi për 2-1.

Liverpooli u mundua ta menaxhoj rezultatin, por shënuesi i golit, Mane luajti me dorë në zonë dhe Sunderland fitoi penalltinë e dytë.

Përsëri Defoe ishte i saktë në minutën e 84-të.

Pas këtij barazimi Liverpooli ka 44 pikë dhe është në vendin e dytë, ndërsa Sunderland me 15 pikë mbetet në pozitën e 18-të.

 

nintchdbpict0002864985261

Sunderland barazon përsëri rezultatin (Video)

Sunderland ka arritur që të barazojë rezultatin ndaj Liverpool.

Periskopi.com Sporti

Ishte përsëri sulmuesin anglez Jermain Defoe që shënoi nga pika e bardh për rezultatin 2 me 2. /Periskopi/

 

manee

Liverpool rikthen epërsinë ndaj Sunderland (Video)

Liverpool ka arritur të kalojë përsëri në epërsi ndaj Sunderland.

Periskopi.com Sporti

Ishte sulmuesi Sadio Mane i cili shënoi për rezultatin 1 me 2. /Periskopi/

nintchdbpict0002864985261

Sunderland kundërpërgjigjet shpejt, barazon rezultatin (Video)

Sunderland ka arritur brenda pak minutave të barazojë rezultatin kundër Liverpool.

Periskopi.com Sporti

Ishte sulmuesi Defoe që shënoi nga pika e bardh në minutën e 25’ për rezultatin 1 me 1. /Periskopi/

liverpool-2-780x439

Liverpool kalon në epërsi ndaj Sunderland (Video)

Liverpool ka arritur të shënojë golin e parë në ndeshje kundër Sunderland.

Periskopi.com Sporti

Ishte sulmuesi anglez Daniel Sturridge që shënoi me kokë për rezultatin 0 me 1 në minutën 19’. /Periskopi/

 

1009215368_758be12333

Formacionet zyrtare: Sunderland-Liverpool

Liverpool pas fitores në derbi kundër Manchester City kërkon edhe fitoren e radhës.

Periskopi.com Sporti

Sunderland sot është nikoqir i Liverpool në javën e 20-të të Premier League.

Takimi fillon nga ora 16:00.

Këto janë formacionet zyrtare:

Sunderland: Mannone; Love, O’Shea, Djilobodji, Van Aanholt; N’Dong, Rodwell, Larsson, Januzaj; Borini, Defoe

Liverpool: Mignolet; Clyne, Lovren, Klavan, Milner; Can, Wijnaldum, Lallana; Mane, Firmino, Sturridge. /Periskopi/

image_35181

‘Depay i dytë’ po transferohet në Premier League

Mesfushori holandez, Qunicy Promes është afër kalimit në Premier League.

Periskopi.com Sporti

Ish anëtari i PSV tashmë lojtarë i Spartakut të Moskës, ka udhëtuar për në gadishullin britanik për të biseduar me drejtuesit e Livepool.

24-vjeçari është duke kalur momente të mira me skuadrën ruse dhe tashmë ëshë në radarin e gjigandin anlgez.

Jurgen Klopp e dëshiron një anësor që sjell shpejtësi, teknik dhe driblime në lojtën e skuadrës së tij, gjë që i ka munguar në këtë gjysëm sezoni dhe këtë holandezi besohet se mund ta sjellë në Anfiled Road.

Promes vlerësohet në treg rreth 30 milionë euro. /Periskopi/

coutinho-klopp-liverpool_3386515

Klopp tregon gjendjen e Coutinhos

Trajneri gjerman i Liverpool, Jurggen Klopp ka treguar se kur Coutinho do t’iu ritkhehet fushave të gjelbërta.

Periskopi.com Sporti

Klopp në konferencën për shtyp ka folur edhe për gjendjen e brazilianit Philipe Coutihno.

coutinho
Philipe Coutinho, Liverpool

 

“Ndeshja ndaj Cityt është herët [për rikthimin e Coutinhos] dhe jam i sigurt se edhe ndeshja ndaj Sunderlandit do të jetë shumë herët për të”, ka thënë Klopp.

20161229191252798646

Coutinho u lëndua në ndeshjen ndaj Sunderland në fillim të këtij muaji. /Periskopi/

 

untitled

Klopp: Chamberlain? Nuk kam çfarë të shtojë

Trajneri i Liverpool, Jurggen Klopp ka folur rreth zërave për një transferim të mundshëm të Chamberlain në Liverpool.

Periskopi.com Sporti

Klopp ka rikonfirmuar se nuk do të shpenzojë në afatin kalimtar të janarit për asnjë lojtarë.

Ox-lade Chamberlain në këtë sezon po luan më shumë dhe ka treguar formë të mirë por që lëndimet po e pengojë ecurinë e tij.

“Zakonisht nuk flas rreth transferimeve, por mund të bëjë një përjashtim”, ka thënë Klopp në konferencën për media. “Është tërësisht e pavërtetë. Nuk është interesante ajo çfarë them unë. [Mediat] tashmë kanë raportuar dhe ju bëni çfarë të doni, por nga ana jonë – nuk kemi çfarë të shtojmë”.

chamboo
Alex Ox-lade Chamberlain, Manchester United

 

“Mendova se kam dhënë mendimin tim për afatin e janarit. Anglishtja ime nuk është aq e mirë sa të përdori fjalë tjera. Prandaj dhe një herë, nëse ne mendojmë se një lojtar mund të na ndihmojë në janar, shkurt, mars, prill dhe maj, ndoshta do të veprojmë. Nuk jam i sigurt nëse do të jetë [lojtar] i rëndësishëm për ne sivjet”.

22-vjeçari në këtë sezon është paraqitur në 23 ndeshje për ‘topqinjtë’ duke shënuar gjashtë gola. /Periskopi/

klopp

Liverpool arrinë shifrën magjike nën drejtimin e Jurgen Klopp

Skuadra e Liverpool ka arritur që sonte të shënojë golin e 100-ndtë nën drejtimin e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp.

Periskopi.com Sporti

Liverpool sonte mposhti skuadren e Stoke City me rezultat bindës 4 me 1.

lfc

Me këto katër gola të shënuara sonte ata kanë arritur shfirën e 100 golave, prej se trajneri gjerman e morri drejtimin e gjigandit anglez.

klopp_1474824160-2586783
Jurgen Klopp, Liverpool

 

Klopp u emërua si trajner i Liverpool më 8 tetor të 2015. /Periskopi/

liverpool-12-e1482863953507-780x439

Liverpool mposht Stoke City (Video)

Liverpooli ka treguar se është një pretendent për titull duke mposhtur Stoke Cityn 4-1.

Periskopi.com Sporti

Ndeshjen e nisi më mirë Stoke që shënoi me anë të Jonathan Walters që në minutën e 12-të.

Por Liverpooli si në çdo ndeshje të këtij sezoni nuk u ngut dhe ktheu gjithçka brenda pjesës së parë.

Fillimisht shënoi Adam Lallana në minutën e 35-të, ndërsa pak minuta më vonë shënoi edhe Firminho një gol të jashtëzakonshëm.

Në pjesën e dytë Liverpooli nuk u ndal.

Ishte Gianelli Imbula që shënoi në portën e tij pas një aksionin të bukur të ‘The Reds’.

Pët ta mbyllur ndeshjen u kujdes Daniel Sturridge që me tu futur në lojë la shenjën e tij.

Ai ka pranuar një top të kthyer gabimisht nga mbrojtja dhe ka kaluar edhe portierin me shumë qetësi për të shënuar për 4-1.

Liverpooli pas kësaj fitoreje ka 40 pikë, ndërsa Stoke City ka 21 pikë.

 

inio

Liverpool përmbys rezultatin (Video)

Liverpool ka arritur të përmbys rezultatin ndaj Stoke City.

Periskopi.com Sporti

Liverpool shënon edhe golin e epërsisë me anë të brazilianit Firmino, i cili u asistua nga Milner. /Periskopi/

 

adam-llalanna

Liverpool barazon rezultatin (Video)

Liverpool ka arritur të barazojë rezultatin ndaj Stoke City.

Periskopi.com Sporti

Liverpool barazoi përmes mesfushorit anglez, Adam Llallana që shënoi në minutën e 34’. /Periskopi/

371110_1

Stoke City shokon Liverpoolin (Video)

Stoke City ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Liverpool.

Periskopi.com Sporti

Golin e shënoi sulmuesi Jonathan Walters në minutën e 12’ të takimit. /Periskopi/

jurgen-klopp

Klopp: Për para? Te ne jo, te të tjerët munden të transferohen

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se klubi nuk do të paguajë shuma të mëdha për çfarëdo lojtari gjatë afatit kalimtar të janarit.

Periskopi.com Sporti

“Të kuqtë” janë lidhur me transferimin e një numri lojtarësh gjatë dimrit, por gjermani ka paralajmëruar se nuk do ta përforcojë ekipin nëse kërkohen më shjmë para sesa që është e nevojshme për një lojtar.

“Nëse ka diçka për ne është e mundshme. Nëse një klubi nuk i duhen paratë, ne nuk kemi shanse për transferime”, ka thënë Klopp.

“Ne nuk bindim lojtarët me para. Ne duam të kemi lojtar që janë gati të zhvillohen. Ky nuk është mesazh për afatin e dimrit, është mesazh për vitet e ardhshme. Ne kemi lojtarë të mirë, por të rinjtë janë të mirëpritur. Nuk ka asgjë të re, nëse ka do t’ju telefonoj. Nëse jo, mos u befasoni”.

141013163702-01-muhammad-ali-restricted-super-169

Muhammad Alis i ngrihet statujë në Liverpool

Bokserit më të mirë në histori të njerëzimit, Muhammad Ali, do të i ngrihet statujë në qytetin e Liverpoolit.

Periskopi.com Sporti

Statuja e bronztë e emëruar “Më i madhi” është punuar nga Andreë Edëards.

Kjo është për nder të boksierit legjendar amerikan, i cili vdiq më herët këtë vit.

statuja-e-alis

Kujtojmë se legjendari kishte thënë “Nuk je budalla nëse je nga Liverpooli”. /Periskopi/

joe-hart-732289

Hart rikthehet në Premier League, por jo te City

Portieri i Manchester Cityt, Joe Hart mund të rikthehet në Premier Ligë në verën e ardhshme, por si lojtar i Liverpoolit.

Periskopi.com Sporti

Anglezi është i huazuar te Torino pasi Pep Guardiola preferoi blerjen e Claudio Bravos.

Hart gjithashtu është lidhur me një kalim te West Hami dhe Leicester City, por The Mirror raporton se edhe Liverpooli ka shfaqur interesim për gardianin anglez.

City raportohet se është i gatshëm të shesë Hartin te rivali i Premier Ligës, edhe pse Torino po tenton që marrëveshjen e huazimit për të ta kthejnë në permanente.

shaqa

Shaqiri: Bayerni ma ndaloi transferimin te ky gjigand europian

Ylli i Stoke City, Xherdan Shaqiri ka pranuar se ishte shumë afër transferimit në Liverpool, por ishte Bayern Munchen që e kishte bllokuar këtë transferim.

Periskopi.com Sporti

Shaqiri në kohën kur vendosi të largohet nga Allianz Arena, kishte oferta të shumta për t’u transferuar, një ndër skuadrat që kërkonin ishte edhe gjigandi anglez, Liverpool.

shaqiri
Xherdan Shaqiri, Stoke City

 

“Doja të largohesha në verë dhe kisha oferta nga Liverpooli dhe Atletico. Brendan Rodgers më kishte thirru disa herë para Kupës së Botës, por Bayern Munich më ndaloi largimin”, është shprehur Shaqiri për Spox.

25 vjeçari, ishte larguar më pas nga Bayerni në janar 2015 drejt Interit.

klopp

Klopp: Ndeshja ndaj Evertonit ishte si finale

Jurgen Klopp ka folur pas fitoren në derbin lokal ndaj Evertonit.

Periskopi.com Sporti

Liverpool ka arritur të marr një fitore të madhe në minutat shtesë ndaj rivalit lokal, me golin e shënuar nga Sadio Mane.

Kjo fitore e ka lumturuar trajnerin e ‘Reds’, por sipas tij ky ishte një futboll i egër dhe skuadra e tij mund të shënonte më parë golin.

“Ishte futboll i egër. Ne mund të kishim shënuar më parë, por në fakt unë nuk shqetësohem”, ka thënë Klopp pas ndeshjes.

“Sidoqoftë, unë jam i lumtur për fitoren”, përfundoi trajneri gjerman.

15665750_10157939581870608_3855467146981952975_n

Pse është nervoz ambasadori britanik? (Video)

Liverpool ka mposhtur Evertonin në derbin e qytetit të Liverpool me rezultat 0 me 1.

Periskopi.com Sporti

Golin e fitores skuadra e Liverpool e shënoi në minutën e 94’ të kohës shtesë.

Kushtrim Sheremeti ka postuar një foto në rrjetin e tij social Facebook me ambasadorin britanik në Kosovë, Ruairi O’Connel i cili është fans i Everton, transmeton Periskopi.

15609225_10154208944432776_1751462158_o
O’Connel, duke bërë foto me tifozët e Liverpool

 

“I lumtur per kete mërzinë e Ambasadorit Ruairí O’Connell … The city is RED Zhaaap Zhaaaaaap #MereysideDarby”, shkroi Sheremeti në Facebook.

Vlen të theksohet se Kushtrim Sheremeti është një fans i flakt i ‘The Reds’. /Periskopi/