Liverpool barazon me Southamptonin, por mbetet lider i Ligës Premier (Video)

Southampton dhe Liverpool kanë ndarë pikët në takimin e javës së 12-të Ligës Premier.

Periskopi.com Sporti

Djelmoshat e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp, kanë luajtur një ndeshje të madhe në udhëtim te Southampton, por pa arritur të marrin ma shumë se një barazim 0-0 nga fusha St. Mary’s Stadium.

Në pjesën e parë të takimit ishin mysafirët e Liverpoolit, të cilët rrezikuan më shumë dhe mban topin në shumicën e kohës, por rastet më të mira të krijuara nga Sadio Mane (28’) dhe Georginio Wijnaldum (45+) nuk përfunduan në portë dhe kështu skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për ‘Redsat’, duke rrezikuar shumë seriozisht portën e portierit Fraser Forster, i cili ishte shumë në formë duke bërë pritje bravuroze.

Së pari ishte Philippe Coutinho(49’) që kishte një rast ideal, por në fund nuk qëlloi mirë topin, ndërsa nëntë minua më vonë as Joel Matip nuk qëlloi cakun.

Deri në fund të ndeshjes, mysafirët rrezikuan edhe disa herë, por pa arritur të gjejnë golin e fitore dhe kështu ndeshja përfundoi me barazim 1-1.

 

Pas kësaj ndeshje, Liverpooli e sheh vetën në vend të parë me 27 pikë, po aq sa Manchester Cityn, ndërsa Southampton në vend të 10-të me 14 pikë, teksa në takimet e ardhshme do të ndeshen me Sunderlandin, respektivisht Evertonin. /Telegrafi

gerrard

Gerrard te gjigandi italian?

Steven Gerrard mund të transferohet te klubi i njohur italian, Inter.

Periskopi.com Sporti

Lajmi është dhënë nga ‘The Independent’, ku thuhet se drejtuesit e klubit zikaltër janë duke shpresuar për të bindur veteranin për të kaluar te ta.

Gerrard njoftoi ditë më parë për largimin nga skuadra e deritanishme LA Galaxy.

Ditë më parë u raportua poashtu se Gerrard do të mund të rikthehej te Liverpool, mirëpo mbetet të shihet se çka do të ndodhë. /Periskopi.com

sturridge

Sturridge te rivali i Liverpoolit?

Sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Sturridge pritet të largohet nga Anfield Road së shpejti.

Periskopi.com Sporti

Anglezi nuk bënë pjesë në planet e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp, i cili prej kohësh nuk po e inkuadron atë në formacionin bazë.

Mediat angleze shkruajnë se për 27-vjeçarin është duke shfaqur interesim Tottenham Hotspur.

Ende nuk dihet nëse anglezi do të largohet në janar apo do të presë deri në afatin kalimtar të verës. /Periskopi.com

suarez-sturridge

Pas Suarez dhe Sterling, edhe ky yll e do largimin nga Liverpool

Tifozët e Liverpoolit kanë marrë një lajm mjaft të keq. Sulmuesi anglez, Daniel Sturridge dëshiron të largohet nga Anfield Road, shkruan Mirror.

Periskopi.com Sporti

27-vjeçari ka humbur vendin në formacionin bazë, pasi trajneri Jurgen Klopp nuk llogaritë shumë në të.

Raportohet se për Sturridge interesohen Stoke City dhe West Ham United, të cilët janë ta gatshëm të paguajnë deri në 32 milionë euro për shërbimet e tij. /Periskopi.com

klopp_1474824160-2586783

Klopp gëzon tifozët e Liverpoolit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka paralajmëruar se klubi nga Anfield Road mund të transferojë futbollistë në afatin kalimtar të janarit.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se do të analizojë rrethanat në të cilat gjendet skuadra dhe klubi, ku më pas do të vendosë rreth transferimeve të mundshme.

“Ne analizojmë tregun gjatë gjithë kohës dhe natyrisht kemi nevojë që të përgatitemi për situata të ndryshme dhe njëra prej tyre janë edhe lëndimet”, ka thënë Klopp.

“Ne jemi të informuar për Kupën e Afrikës prandaj nuk do të befasohemi nga kjo, por do të jetë moment kur do të hyjmë në treg”, ka shtuar trajneri gjerman. /Periskopi.com

suarez-coutinho

Pse u takua Coutinho me Suarezin?

Ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho ka zbuluar arsyen e takimit me sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarez.

Periskopi.com Sporti

Dyshja në fjalë ishin bashkëlojtarë deri para dy vjetësh e gjysmë te skuadra nga Anfield Road, ndërsa braziliani është duke u përfolur për një kalim të mundshëm te Barcelona.

Madje, dyshja në fjalë janë takuar, mirëpo Coutinho mohon që kjo të ketë të bëjë me mundësinë e transferimit të tij në Camp Nou.

“Ai është një shok i mirë i imi, shok shumë i afërt. Por, të jem i sinqertë kjo ndodhi për shkak se tre shokë më kërkuan bileta për të shikuar ndeshjen. Unë e takova atë, e përqafova dhe ai e pa vajzën time. Ai kishte mundësinë të më vizitonte më herët, kështu që edhe kësaj radhe mbajtëm një takim të shkurtër familjar”, deklaroi Coutinho.

“Ai është shumë i lumtur. Ai ka pasion të madh për futbollin dhe ndjek Liverpoolin nga distanca, ai është shumë i lumtur dhe na ndjek prej atje në secilën ndeshje”, shtoi ai. /Periskopi.com

ings

Tronditet Liverpool, ky lojtar mungon nëntë muaj

Sulmuesi i Liverpoolit, Danny Ings, do të jetë jashtë fushës së gjelbër për nëntë muaj si pasojë e një lëndimi në gju i cili kërkon intervenim kirurgjik.

Periskopi.com Sporti

24-vjeçari lëndimin në gjurin e tij të djathtë e pësoi javën e kaluar gjatë fitores kundër Tottenhamit në kuadër të Kupës EFL.

Lëndimi nuk është në të njëjtin gju në të cilin kishte pësuar lëndim tetorin e vitit 2015 që bëri që ai të qëndronte jashtë fushës për shtatë muaj.

coutinho1

Coutinho zgjedh skuadrën e re

Mesfushori i Liverpoolit, Philippe Coutinho dëshiron të transferohet te Barcelona.

Periskopi.com Sporti

Këtë e ka raportuar tabloidi britanike ‘The Sun’, ku shkruan se braziliani e dëshiron largimin nga Anfield Road.

Ish-anëtari i Interit ka qenë shumë herë i përfolur për një kalim në Camp Nou, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. /Periskopi.com

jurgen-klopp-liverpool_3784013

A e keni pritur këtë deklaratë nga Klopp?

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka reaguar pas zërave që thonë se ‘reds’ e kanë më të lehtë të garojnë në Premier Ligë, për shkak se nuk luajnë në garat europiane.

Periskopi.com Sporti

Mirëpo, gjermani nuk mendon kështu.

Ai thotë se 80 deri në 90 për qind të skuadrave që bëhen kampione në top-ligat europiane, marrin pjesë në Ligën e Kampionëve.

“Çdokush flet rreth kësaj, por unë mendoj se 80 deri në 90 për qind të skuadrave kampione luajnë në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Klopp.

“Pse ndodh kjo? Për shkak se ata kanë cilësi, ata mund të bëjnë rotacione dhe mund të pushojnë kurdo”. /Periskopi.com

liverpool

Legjenda e Manchester United flet për Liverpoolin

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand ka folur për formën aktuale të Liverpoolit.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se ‘reds’ janë një skuadër e rrezikshme përmes kundërsulmeve.

Anglezi foli edhe për mesfushorin e skuadrës nga Anfield, Philippe Coutinho.

“Liverpool janë problematik për çdo skuadër në Premier Ligë kur luajnë me kundërsulme”, deklaroi Ferdinand.

“Ata vrapojnë shpejt dhe e gjithë kjo orkestrohet nga Philippe Coutinho”. /Periskopi.com

liverpool-united

Legjenda e United thotë se Liverpool do të fitojë sonte

Paul Scholes beson se Liverpool do ta mposhtë sot Manchester Unitedin.

Periskopi.com Sporti

Dy gjigandët e futbollit anglez takohen sonte mbrëma me fillim nga ora 21:00 për të zhvilluar kryendeshjen e javës në Premier Ligë.

Ndërsa, legjenda Scholes thotë se skuadra nga Anfield Road është skuadra e cila pret të fitojë sonte.

“Nëse do të vëni bast, atëherë ju duhet të vëni për fitoren e Liverpoolit”, deklaroi Scholes.

“Çfarë kam parë unë, Mourinho te Chelsea kishte 13-14 lojtarë që kanë luajtur çdo javë. Ai kurrë nuk i ka pushuar lojtarët, qoftë edhe për Kupë ose miqësore. Unitedit i duhet ende stabilizim, i duhet kohë për t’u komponuar dhe pastaj mund të flasim se çfarë mund të bëjmë”, shtoi ai.

“Ju mund të shihni Jurgen Klopp se si e ka futur mënyrën e lojës së tij në skuadrën e Liverpoolit. Ju e dini se si do të luajë Liverpool. E dini se ata janë të shpejtë dhe di të bëjnë presion në çdo moment për të fituar topin dhe do të sulmojnë për të shënuar shumë gola”. /Periskopi.com

jose moruinho

Mourinho: Taylor do të ketë vështirë të kontrollojë derbin

Trajneri i Manchester United ka kritikuar vendimin e federatës angleze të futbollit për të caktuar gjyqtarin, Anthony Taylor.

Periskopi.com Sporti

Fansat e Liverpool dhe shumë analist të fubtollit e kanë kritikuar këtë vendim për shkak se gjyqtari Taylor jeton vetëm 6 kilometra larg Old Trafford.

Mourinho në konferencën para ndeshjes ka folur rreth kësaj çështje duke thënë se do të jetë shumë vështirë për gjyqtarin Taylor.

“Taylor është një gjyqtar shumë i mirë por mendoj se dikush me qëllim e ka caktuar sa që e ka futur në një presion shumë të madh që vështirë do të jep më të miren në ndeshje”, tha Mourinho.

Mourinho ishte i kujdeshëm në konferencë pasi disa herë në të kaluarën ishte dënuar nga federata për deklaratat e tij.

Liverpool-Manchester United do të luhet të hënën nga ora 21:00 në Anfield  Road. /Periskopi.comtaylor

coutinho-firminho

Liverpool s’e shet Coutinhon për asnjë çmim

Liverpooli nuk është i gatshëm të heq dorë nga shërbimet e mesfushorit Philippe Coutinho.

Periskopi.com Sporti

Braziliani ka kaluar sezone fantastike te skuadra nga Anfield Road.

Dhe kjo ka bërë që për të të shfaqin interesim klube të njohura europiane, në mesin e të cilave bënë pjesë edhe Paris Saint-Germain.

Mirëpo, Daily Star raporton se drejtuesit e të kuqve nuk janë të gatshëm ta shesin atë për asnjë çmim. /Periskopi.com

balotelli-klopp

Balotelli ‘godet’ Klopp’in

Sulmuesi i Nice, Mario Balotelli vazhdon me deklarata interesante.

Periskopi.com Sporti

26-vjeçari problematik kaloi te skuadra franceze në afatin kalimtar të verës, pasi Liverpool nuk interesohej që ta mbante atë në skuadër.

Por, ai thotë se nuk e njeh trajnerin e ‘të kuqve’, Jurgen Klopp.

“Klopp? Unë nuk e njoh atë”, tha Balotelli.

“Ai vetëm më tha që të largohem nga Liverpool në formë huazimi dhe pastaj të kthehem, por unë i thashë: Faleminderit, lamtumirë”, shtoi ai. /Periskopi.com

klopp

Klopp mund ta fitojë Premier Ligën

Robert Lewandowski është shprehur i bindur se trajneri Jurgen Klopp mund ta fitojë Premier Ligën me Liverpoolin.

Periskopi.com Sporti

Dyshja në fjalë kanë punuar së bashku te Borussia Dortmund për disa sezone, ndërsa Lewa thotë se e njeh mirë strategun gjerman.

“E kam ndjekur Liverpoolin që prej ardhjes së Jurgen Klopp dhe mund ta shikosh se lojtarët janë të lumtur që të luajnë nën drejtimin e tij”, tha polaku.

“Nën drejtimin e Klopp mendoj se Liverpool mund ta fitojë titullin e Premier Ligës”. /Periskopi.com

origi

Liverpool fitore bindëse ndaj Derby County

Periskopi.com Sporti

Liverpooli ka mposhtur Derby County si mysafir me rezultat 0:3 në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Kupës EFL.

Golat për ‘the reds’ i shënuan Ragnar Klavan në minutën e 24, Philippe Coutinho në minutën e 50 dhe Divock Origi në minutën e 54.

Me këtë fitore skuadra nga Anfield Road kalon në raundin e 1/8 të Kupës EFL. /Periskopi.com

Luis Suarez of FC Barcelona during the Joan Gamper Trophy match between FC Barcelona and Leon F.C. at Camp Nou on august 18, 2014 in Barcelona, Spain(Photo by VI Images via Getty Images)

Suarez flet sërish rreth Liverpoolit

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka kujtuar sërish kohën e kaluar te Liverpool.

Uruguaiani lë të kuptohet se tifozët e ‘The Reds’ ishin fantastik, duke kujtuar kështu disa ngjarje te skuadra nga Anfield Road.

“Ishte gjithçka ndryshe për shkak të mbështetësve të Liverpoolit. Ka pasur momente te Liverpool kur e kemi humbur lojën dhe ne luanim vërtetë keq, por ata na ndihmonim të ngriheshim lartë”, deklaroi Suarez.

“Kam pasur momente vërtetë të mira atje. Debutimi im, kur kam ardhur në ndeshjen e parë, ishte një moment i mrekullueshëm për mua. Kur kam shënuar, ishte si një ëndërr”, përfundoi Suarez. /Periskopi.com

klopp

A është Liverpool në garë për titullin e Premier Ligës?

Periskopi.com Sporti

Liverpool mposhti mbrëmë Chelsean si mysafir me rezultat 1:2.

Por, trajneri i ‘The Reds’, Jurgen Klopp u përgjigjet gazetarëve rreth pyetjes se a është skuadra e tij në garë për titullin e Premier Ligës në këtë sezon.

Gjermani thotë se nuk është i interesuar për atë që thonë të tjerët, duke mos u përgjigjur në mënyrë të drejtëpërdrejtë, por që lë të kuptohet se skuadra e tij do të bëjë përpjekje të arrijë sa më lartë.

“Unë nuk jam shumë i interesuar për atë që thonë njerëzit”, deklaroi Klopp.

“Në fakt, dikush më ka pyetur kështu edhe kur e mposhtëm Chelsean 3:1. Ishte pikërisht e njëjta gjë kur dikush më pyeti nëse jemi në garë për titullin. Unë iu përgjigja ‘je i çmendur’? E mbani në mend atë”.

“Ne tani kemi 10 pikë dhe kjo është fantastike dhe unë vërtetë jam i lumtur për këtë. Ne e dimë që mund të luajmë futboll dhe ne jemi të bindur për cilësitë tona”, përfundoi gjermani. /Periskopi.com

coutinho-hazard

A është Chelsea favorit përballë Liverpoolit?

Periskopi.com Sporti

Chelsea dhe Liverpool takohen sonte me fillim nga ora 21:00 për të zhvilluar kryendeshjen e javës së pestë në Premier Ligën angleze.

‘Blues’ renditen në pozitën e dytë në tabelë me 10 pikë pas katër javësh, ndërsa Liverpool gjendet në pozitën e gjashtë me shtatë pikë.

Të dyja skuadrat drejtohen nga trajnerë të njohur, londinezët nga Antonio Conte, ndërsa ‘The reds’ nga Jurgen Klopp.

 

Por, a është Chelsea favorit në këtë derbi?

Duke pasë parasysh formën e lartë nëpër të cilën po kalon kjo skuadër në ligë, mund të themi po. Përkundër faktit se edhe Liverpool ka nisur të këndellet të paktën në aspektin e lojës në këtë sezon. Loja e kësaj të fundit duket shumë më sulmuese në këto javët e para të këtij sezoni.

Por, Chelsean e bëjnë favorit edhe yjet që ka në skuadër. Yjet si Diego Costa, Eden Hazard, Willian apo edhe Cesc Fabregas, janë lojtarë që mund të bëjnë diferencën në fushën e lojës. Por, kjo nuk do të thotë aspak se skuadra nga Anfield Road nuk ka gjasa reale për fitore përballë të kaltërve nga Londra.

Loja e shpejtë e sulmit të Liverpoolit mund t’i shkaktojë shumë probleme vendësve. Treshja sulmuese Firmino-Sturridge-Mane mund të çajë mbrojtjen e skuadrës së Antoni Conte’s.

Megjithatë, gjithçka mbetet të shihet në këtë mbrëmje, në të cilën mund të shohim një përballje fantastike mes dy skuadrave të njohura angleze. /Periskopi.com

coutinho-firminho

Mund të bëhem Neymar i Liverpoolit

Periskopi.com Sporti

Anësori i Liverpoolit, Roberto Firmino beson se mund të arrijë nivelin e superyllit të Barcelonës, Neymar.

Sipas tij, këtë nivel ai mund ta arrijë nën drejtimin e trajnerit Jurgen Klopp, për të cilin ka fjalë të mira.

“Kam luajtur kundër Klopp në të shkuarën kur aktivizohesha në Bundesligë te Hoffenheim. E di shumë mirë se çfarë kërkon ai nga një lojtar dhe kur mora vesh se do të vinte në Liverpool, isha shumë i lumtur”, tha Firmino.

“A mund të bëhem unë Neymar i Liverpoolit? Gjithçka varet nga unë. Klopp dëshiron që të mos dorëzohemi asnjëherë dhe kjo është mënyrë që më pëlqen të luaj”. /Periskopi.com