barcelona

Klopp: Ky yll i Barcelonës vetëm një rezervistë në skuadrën time

Jurggen Klop dhe ekipi i tij janë në qiellin e shtatë, pasi që janë liderët e ri të Premier Ligës.

Periskopi.com Sporti

Trajneri gjerman në këtë sezon ka arritur të rikthejë skuadrën e Liverpool, në majet e futbollit anglez tashmë janë bërë 12 muaj që e ka drejtim e skuadrës, ku ka arritur të komponojë ekipin siç do ai. Pas fitores ndaj Watford, ai është shprehur se Luis Suarez do ishte vetëm rezervistë i Liverpool.

“Edhe sikur ta kishim Luis Suarezin, ai do të ishte vetëm në bankën rezervë”, u përgjigj në formë shakaje Klopp pas paraqitjes fantastike të djelmoshave të tij, që shkatërruan Ëatfordin duke e mposhtur 6:1.

Liverpool është lider pas javës së 12 të Premier Ligës me 26 pikë. /Periskopi.com

L-R FC Barcelona's Luis Suarez and Liverpool's Jordan Henderson during todays match  during International  Championships Cup match between Liverpool FC and  FC Barcelona played Wembley Stadium London Britain 06 August 2016  (Photo by Kieran Galvin/NurPhoto)

sterling

Sterling u largua nga Liverpool për një shkak

Ylli anglez, Raheem Sterling, u transferua nga Liverpool për në Manchester City në verën e vitit 2015.

Periskopi.com Sporti

Ai në sezonin e parë nuk arriti të përmbushë objektivat e tij dhe nuk i bëri performancat që ishte pritur. Por me ardhjen e Guardiolës ai po shkëlqen ku është duke u shëndërruar një nga të pa prekshmit e tranjerit spanjoll. Anësori i City ka treguar arsyejen pse është larguar nga ‘the reds’ duke thënë se Manchester City ka lojtar të klasit botëror.

”Arsyeja e largimit tim nga Liverpooli ishte që të luaja me këta lojtarë në Manchester City si Aguero, Silva, Toure e të tjerë”.

”Për mua që ta zhvillojë lojën time të luajë me më të mirët është mrekulli dhe kjo është arsyeja e ardhjes sime këtu”, zbuloi Sterling. /Periskopi.com