Gucai-Demaliaj

Përplasje e ashpër ndërmjet kryetarit të veteranëve dhe përfaqësuesit të Zonës së Dukagjinit (Video)

(I plotësuar) – Përplasja e ashpër ndërmjet Gucatit dhe Demaliajt ka vazhduar edhe më tej në debat. Demaliaj e ka akuzuar Gucatin se i ka tradhtuar veteranët dhe se ai nuk e njeh për kryetar.

Periskopi.com Lajme

Në emision janë përdorur edhe fjalë të rënda në drejtim të njëri-tjetrit, raporton lajmi.net.

E gjithë ky debat në RTK në emisionin “Imazhi i Ditës” është zhvilluar për shkak të ligjit të ri për veteranët ku janë kategorizuar veteranët.

Sërish përplasje e veteranëve për ligjin

Hysni Gucati kryetar i OVL-së së UÇK-së, dhe Shkumbim Demaliaj, përfaqësues i Zonës së Dukagjinit, janë përplasur për Ligjin për Veteranët në televizionin publik.

Demaliaj e ka akuzuar Gucatin se nuk ka qenë fare ushtar i UÇK-së dhe i ka kërkuar t’ia shfaq vetëm një fotografi ku shihet në luftë, transmeton lajmi.net

Në anën tjetër Gucati i ka thënë Demaliajt se nuk ka të drejt të qëndroj në Këshillin Drejtues dhe në të njëjtën kohë në Kryesinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Pije do ujë, nëse do ta jap unë dhe qetësohu e lem me fol”, i është drejtuar Demaliaj, Gucatit.

kombetarja

Lista e Kombëtares Shqiptare për ndeshjen me Israelin

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi ka publikuar listën e të ftuarve për sfidën ndaj Israelit.

Periskopi.com Sporti

Në këtë listë shohim shumë befasi, ku njëra ndër to është ftesa e sulmuesit Edgar Çani, pastaj përfshirja në listë e Armando Sadikut, i cili ende nuk është riaftësuar plotësisht pas dëmtimit.

lista e kuqezinjve /Periskopi.com

modric-rakitic

Kroacia zbulon listën për ndeshjen me Kosovën

Kroacia ka zbuluar listën zyrtare të futbollistëve të ftuar për sfidën ndaj Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Në këtë listë bëjnë pjesë emra të njohur të futbollit evropian, ku veçohet mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ai i Barcelonës, Ivan Rakitic, dy të Interit, Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic.

Portierë: Danijel Subašić (Monaco), Lovre Kalinić (Hajduk), Ivan Vargić (Lazio)

Mbrojtës: Šime Vrsaljko (Atletico Madrid), Vedran Ćorluka (Lokomotiv Moscoë), Domagoj Vida (Dynamo Kiev), Dejan Lovren (Liverpool), Ivan Strinić (Napoli), Josip Pivarić (Dinamo), Tin Jedvaj (Bayer Leverkusen)

Mesfushorë: Luka Modrić (Real Madrid), Ivan Rakitić (Barcelona), Ivan Perišić (Inter), Milan Badelj (Fiorentina), Mateo Kovačić (Real Madrid), Marcelo Brozović (Inter)

Sulmues: Marko Pjaca (Juventus), Duje Čop (Sporting Gijon), Mario Mandžukić (Juventus), Nikola Kalinić (Fiorentina), Andrej Kramarić (Hoffenheim)

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë zhvillohet më 9 tetor në Loro Boriçi të Shkodrës. /Periskopi.com