DE BIASI

Lista e Shqipërisë për ndeshjet e radhës, mungon sulmuesi i njohur

Përzgjedhësi i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy sfidat e radhës, ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës.

Periskopi.com Sporti

Italiani ka grumbulluar 26 futbollistë në këtë listë, për ndeshjet të cilat do të zhvillohen në këtë muaj, në kuadër të Kualifikimeve për Botërorin 2018.

Ajo që vërehet dhe që mund të befasojë shumë tifozë shqiptar është mospërfshirja në listë e sulmuesit në formë, Shkelzen Gashi, i cili luan te Colorado Rapids në Amerikë.

lista e shqiperise /Periskopi.com