Policia gjermane për kosovarët e liruar: Nuk ka fakte që i ndërlidhin me sulmin e mundshëm

Policia gjermane, nëpërmjet një njoftimi, tregon se dyshimet ndaj dy vëllezërve kosovarë nuk janë konfirmuar dhe rrjedhimisht ka pushuar edhe arsyeja e mbajtjes së tyre në paraburgim.

Periskopi.com Lajme

“Që nga sot nuk ka fakte të rëndësishme kriminale për të dy personat. Nuk ka asnjë rrezik të vërtetë ndaj tyre, prandaj, zyrtarët i liruan në mesditë nga paraburgimi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka njoftuar se kanë kryer hetime intenzive, mirëpo, nuk kanë gjetur fakte që i ndërlidhin dy kosovarët me sulmin e mundshëm.

Sidoqoftë, hetimet për këtë rast do të vazhdojnë.

Boko Haram liron 21 femra nga gjithsej 276 sa rrëmbeu në vitin 2014

Njëzet e një nga gjithsej 276 femrat e rrëmbyera në Nigeri në vitin 2014 nga grupi terrorist Boko Haram janë liruar, ndërkohë që konfirmimi është bërë edhe nga qeveria e Nigerisë.

Periskopi.com Lajme

Zëdhënësi presidencial Garba Shehu tha se 21 vajzat janë liruar pas negociatave intensive me rrëmbyesit.

“Mund të konfirmojmë se 21 nga femrat e zhdukura janë liruar dhe tani gjenden nën përkujdesin e shtetit”, thuhet në njoftim ku nënvizohet se negociatat janë ndërmjetësuar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe qeveria e Zvicrës të cilët janë të përfshira në bisedimet për lirimin edhe të vajzave tjera të rrëmbyera.