Banorët e Jetës së Re të Lipjanit tash janë rehat me rrymën

Periskopi.com Lajme

Fokus i investimeve nga KEDS ka qenë edhe fshati Jeta e Re në komunën e Lipjanit.

230 familje në këtë fshat tash janë bërë rehat me rrymën. Problemet me shtyllat e vjetra dhe tensionin e dobët, tashmë i takojnë të kaluarës.

Projektet investive të KEDS-it të zbatuara në këtë anë, ndikojnë drejtpërdrejt në furnizimin kualitativ e stabil për ekonomitë familjare dhe biznesore në këtë rajon.

Sipas planit KEDS-i ka përfunduar punimet në fshat, duke implementuar 140 shtylla të tensionit të ulët, 40 shtylla të tensionit të mesëm, 6300m rrjet i tensionit të ulët dhe 1200m rrjet të tensionit të mesëm.

Me rritjen e popullsisë në këtë fshat, janë në rritur edhe nevojat për shtimin e kapaciteteve të reja energjetike. KEDS ka bërë këtë të mundur dhe banorët thonë se tani jetën më të lehtë.

“ Një shi që binte, telat i binin për tokë dhe rryma u nalke. Edhe kur kishim rrymë u kanë shumë e dobtë, e u deshke me prit 5-6 orë me u nxe bojleri. S’ na rehatojke kurrë. Tash 100 mijë hise është më mirë dhe na po jetojmë më mirë”, ka thënë Mejreme Golloreni nga ky fshat.

Nga rrjeti i ri energjetik që ka implementuar KEDS-i, në fshat kanë përfituar edhe bizneset që zhvillojnë veprimtarinë këtu.

“Kjo është e mirëseardhur. Kemi qenë katastrofë. Telat e tensionit të lartë na kalonin përmbi fabrikë. Tash na i kanë largu dhe ndjehemi më rehat. Makinat e punës kanë qenë të rrezikuara kur punonin me rrymë njëfazore. Tash më nuk kemi probleme”, ka thënë Nexhmedin Krasniqi, pronar i fabrikës për dyer dhe dritare “Dugi” në fshat.

Në kuadër të planit zhvillimor KEDS parasheh eliminimin e të gjitha lokaliteteve me rënie të tensionit në tërë territorin e vendit, zgjerimin dhe përforcimin e rrjetit në bazë të kërkesave të popullatës dhe ekonomisë.

Sveçla nga Lipjani: Në fund të kësaj jave merr fund qeverisja e mafiozëve

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet, Xhelal Sveçla, në tubimin e mbajtur në Lipjan, i ka quajtur mafiozë ata që kanë qeverisur deri tani dhe u shpreh i bindur se fundi i tyre do të jetë fundi i kësaj jave.

“Këto klane mafioze jo vetëm që e kanë kapur secilin institucion të vendit, por po mundohen ta kapin edhe secilën ëndërr e shpresë të qytetarit.  Kur u futëm në garë për Prishtinën thane që fitoren as mos e ëndërroni. E kur fituam na thanë e keni të pamundur të bëni ndryshimin. Por sot në Prishtinë është një gjendje krejt tjetër. Tashmë shihet qartë që klanet kriminale kanë pësuar debakël në Prishtinë”, u shpreh Sveçla para lipjanasve.

Ai ftoi që të bashkohen të gjithë për ta mundësuar ndryshimin.

“Çlirimi është kauza, VETËVENDOSJE! është subjekti, 35 është numri, Albin Kurti është  Kryeministri”, tha Sveçla në tubimin e Lipjanit.

Avokati i Popullit: Në Qendrën Korrektuese në Lipjan ushtrohet dhunë ndaj të miturve

Periskopi.com Lajme

Të miturit në Qendrën Korrektuese në Lipjan, mbahen me qëllimin që të përmirësohen për veprat penale që kanë kryer, ndonëse nuk i njeh ligji për t’i dënuar.

Mirëpo, përmirësimi nuk duket të jetë forma e vetme për të cilën të miturit mbahen brenda grilave, në pendesë për veprimet që kanë kryer.

“Dajaku” është mjet tjetër që zyrtarët korrektues në këtë qendër kanë zgjedhur të përdorin ndaj të miturve. Të paktën kështu ka ngritur dyshimet institucioni i Avokatit të Popullit (IAP).

Në raportin vjetor të punës të këtij institucioni, Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT), gjatë vizitës në këtë qendër ka pranuar ankesa prej të miturve se ndaj tyre përdoret dhunë e tepruar e forcës prej zyrtarëve korrektues.

“…MKPT ka pranuar disa ankesa nga të miturit lidhur me përdorimin e tepruar të forcës nga disa zyrtarë korrektues. Ankuesit pretendonin se disa zyrtarë korrektues pa ndonjë arsye përdorin forcë të tepruar”, thotë raporti i IAP.

Të njëjtën nuk e thotë Qendra Korrektuese në Lipjan. Indeksonline ka dërguar pyetje në Qendrën Korrektuese për të kuptuar nëse dhuna ndaj të miturve po vazhdon të përdoret.

Mirëpo Heset Loku, Drejtor i kësaj qendre ka mohuar se ka parë të alarmohet për dhunë të tillë në raportin e avokatit të popullit.

“Unë e kam raportin e avokatit të Popullit, nuk kam asi raporti që ju po thuani. Po tash është e juvja. Raporti që më ka dërgu avokati i Popullit nuk është asisoji. Edhe nuk ka asnjë rast të deklarimit të dhunës”, ka thënë drejtori i Qendrës Korrektuese në Lipjan.

Pavarësisht insistimit për të kuptuar mbi rastet e dhunës që janë raportuar nga të miturit, Indeksonline nuk ka arritur të marr ndonjë sqarim nga ky institucion.

“Për ç’do informacion drejtonu te drejtori i përgjithshëm edhe nëse ai pajtohet me iu dhan komentet e mia lidhur me këtë”, është shprehur Loku.

Sidoqoftë përveç dhunës që pretendohet se përdoret nga zyrtarët korrektues ndaj të miturve, e njëjta përjetohet edhe mes bashkëmoshatarëve.

Shenjat e dhunës që MKPT ka vërejtur janë dëshmia më e mirë.

“MKPT, po ashtu, ka vërejtur se te disa të mitur ende mund të vërehen shenja dhune që u shkaktuan gjatë konflikteve ndërmjet tyre. MKPT e ka njoftuar drejtorin e Qendrës Korrektuese në Lipjan me pohimet e të miturve, shqetësimet e shprehura dhe kërkoi që të hetohen pohimet për përdorim të tepruar të forcës nga ana e zyrtarëve korrektues. MKPT ka kërkuar që të njoftohet me rezultatin e hetimeve”, thuhet në raportin e MKPT.

Por një keqtrajtim i tillë thuhet se nuk është pranuar nga femrat e dënuara të cilat akomodohen qendrën e njejtë.

“ MKPT nuk ka pranuar asnjë ankesë për keqtrajtim apo përdorim të forcës së tepruar nga femrat e dënuara, të paraburgosura dhe të mitura të cilat akomodohen në këtë qendër”.

Veprat për të cilat të miturit mbahen brenda grilave u takojnë natyrave të ndryshme, vjedhje, vrasje e përfshirje në grupe terroriste. Dënimet e tilla sipas ligjit sillen nga 5 deri në 10 vite. /Indeksonline/

Zhduket një vajzë në Lipjan

Periskopi.com Lajme

Ankuesi mashkull i komunitetit ashkali ka raportuar se vajza e tij viktima femër është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.

Rasti ka ndodhur në Medvec të Lipjanit dy ditë më parë. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin.

Inspektorati nuk gjen asnjë shkelje në Burgun e Lipjanit, ku ndërroi jetë Naser Makolli

Inspektorati i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK) ka kryer një inspektim në Qendrën Korrektuese të Lipjanit pas rastit të vdekjes së të paraburgosurit Naser Makolli.

Periskopi.com Lajme

Merret vesh se pas këtij inspektimi është përgatitur një raport, i cili i është dërguar Ministrisë së Drejtësisë dhe ShKK-së.

I kontaktuar nga KALLXO.com, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, tha se raporti ka dalë pozitiv dhe se nuk është konstatuar asnjë shkelje ligjore.

“Sa i përket procedurave të Shërbimit Korrektues të Kosovës janë respektuar të gjitha. Çka do të thotë se (të paraburgosurit të ndjerë) i është dhënë ndihma e parë në Qendrën e Paraburgimit kur i është përkeqësuar gjendja. Raporti i Inspektoratit ka qenë pozitiv, nuk ka pasur asnjë shkelje ligjore”, tha Zogaj.

46-vjeçari Naser Makolli vdiq të hënën pasdite në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan ku ishte dërguar pas problemeve shëndetësore të shfaqura gjatë qëndrimit në Qendrën Korrektuese të Lipjanit.

Vdekja e Makollit rindezi debatin rreth vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, pasi që Naser Makolli ishte njeriu i parë që e gjeti aktivistin e Vetëvendosjes pa shenja jete në qelinë e tij.

Trupit të Makollit i është bërë autopsia dhe rezultatet nuk priten të publikohen para përfundimit të kësaj jave ose fillimit të javës së ardhshme.

Vëllai i viktimës, Hysen Makolli, tha se vëllai i tij nuk ka vuajtur më parë nga ndonjë sëmundje.

Sipas tij, diçka ka ndodhur me të sepse, sipas tij, brenda një muaji nga 115 kilogramë pesha e tij ka rënë në rreth 50 kilogramë./Kallxo.com/

Vdes i paraburgosur në Lipjan, rasti po hetohet

Ka ndërruar jetë një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.

Periskopi.com Lajme

Shërbimi Korrektues i Kosovës bënë të ditur se më datë 3 Prill 2017, rreth orës 12:45, i paraburgosuri N.M., i akuzuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në ndihmë”, pas dhënies së ndihmës së parë nga stafi mjekësor i Qendrës së Paraburgimit në Lipjan, me udhëzim të mjekut të kësaj qendre, është përcjellë për në Emergjencën e qytetit.

“Nga QKMF Lipjan, kemi pranuar informatën se i paraburgosuri N.M, edhe pse është reaminuar, nuk ka mundur të mbijetojë. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente”, thuhet në njoftim e SHKKS-së. /Periskopi

 

Aksident në Lipjan: Një i vdekur e dy të lënduar

Një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Bujanë të Lipjanit.

Periskopi.com Lajme

Këtë për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se aksidenti ka ndodhur në orën 17:00  ku janë përfshirë dy vetura dhe një traktor.

Ajo poashtu ka thënë se dy personat e tjerë që janë lënduar në këtë aksident janë duke marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Studentja përloti të gjithë në ‘Oxygen’ me poezinë për Astrit Deharin

Labërie Nishori nga Lipjani, studente në Universitetin e Prishtinës, ka shfrytëzuar emisionin Oxygen për të shprehur dhimbjen që ndjenë ajo me rastin e vdekjes tragjike të aktivistit 26 vjeçar të VV-së, Astrit Dehari në burgun e Prizrenit.

Periskopi.com Lajme

Kujtojmë se Dehari për kohë të gjatë u angazhua aktivisht edhe në Universitetin e Prishtinës për shumë probleme të Universitetit. Ai poashtu ishte njëri ndër prijësit e protestave për largimin e rektorit të atëhershëm, Ibrahim Gashi. /portaliks

 

Ti e imja toke e nemun,

Qe t’shqelmova me mllef sa here boten dot se grushtoja,

Du t’kerkoj ndjese.

Po vij tek ti sot.

Ma ben dot nji vend?

Refuzova t’vija me cdo kusht,

Mu per arsye se t’deshta ashtu si nji fmije nanen e vet e do

Po refuzova t’vija se kisha nji mal gjanash me t’dhuru,

E vec sa kishim nise me i ngrite shkallet per n’piedestal.

Prandaj refuzova t’vija se vec atje deshta me t’pa.

Po m’sollen sot.

Pahiri mora me vete mijera shpirta t’njome,

S’e m’kishin ngaterru canten time me t’nji tjetrit.

Pahiri ma ngarkun canten me buzeqeshje t’kputuna,

Shpresa t’shueme,

E lote pa mbarim.

Mbrapsht nga canta ime nuk kthyn vullnet,

Po mllef,

O imja toke.

Une s’deshta me ardh tek ti

Pa t’vendos kuroren e lirise.

Po ata zvarre m’sollen.

Po ty t’i solla shpresat e nji populli t’tan,

Ty ti solla ata lote e ato buzeqeshje.

Kemi me i ru ktu bashke,ktu nder dhe.

Se iau vodha tash,

Edhe po t’ua kthej nuk i marrin.

E imja toke e nemun,

A m’premton dot qe tek ti s’ka me pase ma vend per shokte e mije?

Dhe nji t’fundit gja:

Qo nji pllumb nga shpija ime,

Thuaju se n’gjirin tand ngrohte jam.

Nana m’mungon

E babe vec nja e kam,

Po t’ma ruajne nji cope shpirti qe n’duar ua lashe,

Le t’jene ata fidani i shpreses tash qe une s’jam.