Messi është nga një planet tjetër

Ish-anëtari i Real Madridit, Gabriel Heinze ka folur për krahasimin më popullor në futboll, ''Messi - Ronaldo''

Periskopi.com Sporti

Heinze preferon sulmuesin e Barcelonës para Ronaldos, duke thënë se argjentinasi vjen nga një planet tjetër, përcjell Sportali.Net

shutterstock_24236056

”Ronaldo ka dëshirë që të tjerët t’ia kenë zilinë. Ai gjithnjë lufton për objektivin e tij dhe kjo tregon pozitivitetin e tij”.

”Por, Messi nuk mund të krahasohet me askënd. Ai vjen nga një planet tjetër”, tha ish-mbrojtësi i ”Los Blancos”

Reklamë
Reklamë

Barcelona ka gjetur zëvendësuesin e Lionel Messit

Mesfushori i Barcelonës, Rafinha këmbëngul së Neymar mund të jetë trashëgimtar i Lionel Messit tek “Blaugranët”.

Periskopi.com Sporti

Rafinha mendon se vështirë për të qenë trashëgimtar i një lojtari siç është Messi, por ai thotë nëse dikush mund të jetë trashëgimtar i argjentinasit, ai është Neymar.

“Është e vështirë për të qenë trashëgimtar i lojtari më të mirë në histori. Por, nëse dikush mund ta bëjë këtë gjë, ai është e Neymar”, ka thënë Rafinha.

Ai ka shtuar se është i kënaqur me sezonin që po tregon tek kampionët në fuqi të Spanjës.

Reklamë
Reklamë

Messi-Barcelona, super-lajm për tifozët e kësaj skuadre

Lionel Messi mund të rinovojë së shpejti kontratën me Barcelonën.

Periskopi.com Sporti

Mediat europiane shkruajnë se babai i argjentinasit, Jorge Messi po qëndron në Barcelonë, ku më 16 dhejtor pritet të fillojë bisedimet me klubin rreth rinovimit të kontratës.

Katalunasit janë të vendosur për të bërë Messin futbollistin më të paguar në botë. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Neymar: Ky lojtar e meriton të shpallet më i miri i vitit

Mediat spanjolle janë të sigurta se “Topi i Artë” këtë vit shkon për Cristiano Ronaldo-n.

Periskopi.com Sporti

Neymar ndërkohë bën fushatë për shokun e tij të skuadrës Lionel Messi, që të fitojë çmimin e “Lojtarit më të mirë të FIFA-s për vitin 2016”.

Argjentinasi është mes tre kandidatëve finalistë për këtë çmim, bashkë me Antoine Griezmann dhe rivalin e tij të përjetshëm Ronaldo.

“Unë nuk e di se kush do të fitojë, por për mua është vetëm njëri që mund të konsiderohet më i miri, dhe ai është Messi. Ronaldo është një lojtar i madh, ai ka klas botëror dhe e ka treguar këtë për shumë vjet dhe unë e respektoj, por Messi është ai që meriton çmimin sipas meje”.

Çmimi i FIFA-s për futbollistin më të mirë të vitit, do të shpallet në ceremoninë që do të mbahet në Zyrih në 9 Janarin e ardhshëm.

Reklamë
Reklamë

E pabesueshme, ky klub i vogël refuzon Messin dhe Ronaldon

Besoni ose jo, klubi gjerman Leipzing nuk do të donte t’i transferonte Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Periskopi.com Sporti

Është drejtori sportiv i këtij klubi, Ralf Rangnick, ai i cili e konfirmon një gjë të tillë.

Ai thotë se dyshja në fjalë janë lojtarë të vjetër dhe të shtrenjtë.

“Ata të dy janë tepër të vjetër dhe shumë të shtrenjtë”, tha ai. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

200 milionë funte për Messin

Agjenti francez i futbollit, Stephan e Courbis beson se ia vlen që Manchester City të paguajë 200 milionë funte për transferimin e Lionel Messit nga Barcelona.

Periskopi.com Sporti

Këtë, ai e thotë në mënyrë indirekte, pasi deklaron se argjentinasi mund të shkëlqejë edhe në katër sezonet e ardhshme, ku shton se për çdo vit ia vlen të paguhen nga 50 milionë funte për një lojtar që shënon minimum 30 gola në sezon.

“Ai është garancia e shënimit të së paku 30 golave në sezon. Ai do të kishte poashtu një ndikim të madh në Angli dhe në garat europiane”, deklaroi Courbis.

“Messi ka ende tre ose katër sezone të mira para tij. Për Manchester Cityn nuk është asgjë që për të të shpenzojë 50 milionë euro në vit”, shtoi ai.

Messi është përfolur për një largim të mundshëm nga gjigandi katalunas, pasi nuk po gjen gjuhë të përbashkët për rinovimin e kontratës. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Zyrtare: Edhe pak ditë ndahet çmimi ‘Topi i Artë’

Çmimi për futbollistin më të mirë të vitit në botë do të ipet më 12 dhjetor.

Periskopi.com Sporti

Pra, nuk kanë mbetur as një javë kur do të mësohet se cili është futbollisti më i mirë në botë sipas revistës franceze ‘France Footba’.

Si favoritët kryesor konsiderohen si zakonisht Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Portugezi ka më shumë gjasa ta fitojë këtë çmim për shkak se u shpall kampion i Europës me Portugalinë dhe fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Messi kërcënon Ronaldon

Lionel Messi i ka të gjitha mundësitë për të thyer rekordine vendosur nga Cristiano Ronaldo për numrin e golave të shënuar në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Barcelona do të luajë nesrë në mbrëmje ndaj Borussia M’Gladbach-un në “Camp Nou”. Portugezi shënoi 11 herë në sezonin e kaluar në gjashtë ndeshje, një shifër e jashtëzakonshme.

Ylli argjentinas deri tani ka shënuar nëntë gola në vetëm katër ndeshje pasi nuk luajti në Gjermani dhe tani e di se me një tregolësh në ndeshjen e kthimit ndaj gjermanëve mund t’i prishë gjumin rivalit të tij më të madh.

Nëse e arrin diçka të tillë ai do të barazojë dhe rekordin e portugezit në Champions me 95 gola deri më tani.

Reklamë
Reklamë

Mësohet se çka folën Ronaldo dhe Messi në El Clasico (Video)

“El Clasico” vuri përballë përsëri dy yjet e futbollit, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Periskopi.com Sporti

Dy futbollistët më të mirë në historinë e futbollit, kanë disa vite që sfidojnë njëri-tjetrin si në fushë ashtu edhe në podiume ku shpërndahen çmimet më të rëndësishme në futboll, shkruan Albeu.

Këto takime të shpeshta kanë bërë që këta dy futbollistë t’i rregullojnë raportet mes tyre, e kjo më së miri u pa dje në fushë.

Mediat spanjolle kanë shkëputur një bisedë shumë të shkurtër të Messit dhe të Ronaldos në ‘El Clasico’, teksa ky i fundit po markonte argjentinasin.
“Ç’kemi” ishte përshëndetja e Ronaldos për Messin, i cili i përgjigjet duke i thënë qetësohu.

Reklamë
Reklamë

A e keni ditur se Messi ngjan kaq shumë me vëllaun e tij? (Foto)

Lionel Messi është futbollisti më i mirë që ka njohur ndonjëherë futbolli.

Periskopi.com Sporti

Por, shumë njerëz nuk e njohin vëllaun e tij, Mattias Messin.

Ai është më i madh se Leo në moshë dhe në krahun e tij mban një tatuazh ku shihet vëllau i tij, Lionel Messi. /Periskopi.com

messi-vllau

Reklamë
Reklamë

Pas yjeve si Messi e Sanchez edhe Mourinho akuzohet për evazion fiskal

Gjatë kësaj jave është përfshirë edhe emri i Jose Mourinhos në skandalin e evazionit fiskal.

Periskopi.com Sporti

Sipas ‘Mundo Deportivo’  Jose Mourinho ka bërë evasion fiskal gjatë kohës sa ishte trajner i Real Madridit.

Trajneri portugez ka dërguar parat e tij në Ishujt Virgjin të Britanisë, këtë informacione vijnë pas raportimeve se ai ka përdorur bashkëshorten e tij si mbulesë, pasi e ka shfrytëzuar emrin e saj për t’i dërguar parat në Zelandën e Re.

Reklamë
Reklamë

FIFA: Këta janë tre kandidatët për ‘Futbollistin e vitit’

Federata Botërore e Futbollit ka zbuluar listën prej tre futbollistëve, të cilët janë kandidatë për çmimin ‘Futbollisti i vitit’.

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Antoine Griezmann janë tre futbollistët finalistë për këtë çmim.

Ronaldo arriti ta fitonte Ligën e Kampionëve dhe Europianin 2016, ndërsa Messi ka treguar formë të jashtëzakonshme në La Liga.

Ndërsa, edhe Griezmann ka hyrë në rangun e futbollistëve më të mirë të botës. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Legjenda e Barcelonës tregon nëse Messi do të largohet nga Barcelona

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur për të ardhmen e Lionel Messit.

Periskopi.com Sporti

Ky i fundit është përfolur shumë kohëve të fundit për një largim të mundshëm nga Camp Nou.

Mirëpo, ish-mesfushori i Barcës nuk e sheh argjentinasin në një skuadër tjetër.

“Unë jam në kontakt me Messin dhe e shoh atë të lumtur”, deklaroi Xavi.

“Unë nuk kam folur me të në lidhje me zgjatjen e kontratës, por ai e di se Barcelona është klubi më i mirë në botë për të dhe unë nuk e shoh atë në ndonjë klub tjetër”. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Ylli i Arsenalit then rekordin e Messit (Video)

Anësori i Arsenalit, Theo Walcott ka vendosur një rekord të ri botëror.

Periskopi.com Sporti

Anglezi ka kontrolluar një top i cili ka rënë nga një lartësi e madhe.

Bëhet fjalë për 34 metra lartësi, teksa 27-vjeçari arriti ta ndalë topin nga një lartësi e tillë.

Në garë ai ishte me bashkëlojtarët e tij, Laurent Koscielny, Francis Coquelin dhe Nacho Monreal.

Vlen të ceket se Messi kishte kontrolluar një top të rënë në lartësi prej 18 metrave, ndërsa anglezi që merret me akrobacione me topin, John Farnworth, kishte vendosur më herët rekordin për ndaljen e topit në 32 metra lartësi. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Messi kishte nënshkruar me këtë klub të madh

Lionel Messi kishte nënshkruar një parakontratë me Interin vite më parë.

Periskopi.com Sporti

Këtë fakt e ka zbuluar legjenda e Interit, Luis Suarez i cili më parë gjatë viteve 55 ishte pjesë edhe e Barcelonës.

Në fillimet e para të karrierës së tij, Messi kishte një parakontratë me Interin dhe transferimi i tij në Serie A ishte shumë afër.

“Messin mund ta kishte transferuar Interi sa ishte në Barcelonë një konkurrencë e madhe me Ronaldinhon, Eto`o dhe Decon në formacion”, tregon Suarez për ‘Radio Kiss Kiss’.

“Unë akoma e kam atë parakontratë të nënshkruar nga Messi i cili ishte vetëm 18 vjeç dhe ende nuk kishte të sigurt formacionin titullar”, tregoi legjenda e zi kaltërve.

Reklamë
Reklamë

Messi mund të transferohet te klubi i madh

Inter është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi.

Periskopi.com Sporti

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” raporton se krerët e rinj të “zikaltërve” e duan argjentinasin në skuadër.

“Ëndrra është Leo Messi, dhe nganjëherë ëndërrat bëhen realitet”, ka thënë presidenti i Pirellit, sponsorit kryesor të Interit.

Vlen të ceket se Messi ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2018. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

E pabesueshme, Messi-Ronaldo, këtë nuk e kemi ditur

Na ndajnë pak ditë para derbit më të madh të futbollit në botë, ai El Clasico.

Periskopi.com Sporti

Barcelona dhe Real Madridi takohen këtë të shtunë për të zhvilluar derbin më të shikuar.

Përveç rivalitetit të skuadrave, ka rivalitet edhe mes dy superyjeve, Lionel Messit të Barcelonës dhe Cristiano Ronaldos së Real Madridit.

Është shumë interesante se të dy futbollistët kanë shënuar më shumë gola si mysafir në El Clasico.

Messi ka shënuar në total 21 gola në El Clasico, 12 prej të cilave i ka shënuar si mysafir.

Ndërsa, Ronaldo ka shënuar si mysafir 10 gola, nga 16 sa ka shënuar në total në këta derbi. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Messi apo Ronaldo, kush është mbreti i El Clasicos?

Barcelona dhe Real Madridi takohen këtë fundjavë për të zhvilluar derbin më të madh në botë, El Clasico.

Periskopi.com Sporti

Superylli i gjigandi katalunas, Lionel Messi është futbollisti i cili ka shënuar më së shumti gola nëpër ndeshjet e El Clasicos, plot 21.

Në anën tjetër, Cristiano Ronaldo, futbollisti kryesor dhe më i miri në historinë e Real Madridit ka shënuar 16 gola në ndeshjet e këtij derbi.

Vlen të ceket se Messi ka zhvilluar më shumë ndeshje në El Clasico sesa Ronaldo, ku argjentinasi numëron 32 paraqitje, ndërsa portugezi 25.

Edhe sa i përket asisteve në këto sfida, Messi del të jetë i pari me 13 sosh, ndërsa Ronaldo ka bërë vetëm një asistim. /Periskopi.com

messi-statistika

ronaldi-statistika

Reklamë
Reklamë

Messi ka marrëveshje me këtë gjigand evropian?

E ardhmja e Lionel Messi është objektiv i fundit nga mediat botërore të sportit.

Periskopi.com Sporti

Chelsea, Man United dhe Man City janë lidhur më herët me sulmuesin argjentinas, edhe ky i fundit e ka refuzuar një gjë të tillë publikisht.

Por, tani RTL shkruan se Paris Saint-Germain ka zbuluar taktikat për transferimin e pesë herë fituesit të ”Topit të Artë” në Parc des Princes.

Mediumi prestigjioz francez shkruan se Paris Saint-Germain do të tentojë për transferimin e Messit në vitin 2018 dhe se drejtuesit e PSG-së kanë qenë vazhdimisht në kontakt me babain e yllit të Barcelonës.

Reklamë
Reklamë

Vjen lajmi më i keq për Barcelonën para El Clasicos

Lajmet shumë të këqija për tifozët e Barcelonës vijnë nga Spanja.

Periskopi.com Sporti

E përditshmja spanjolle AS shkruan se pesë herë futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi nuk ka stërvitur me Barcelonën në ditën e sotme.

Raportohet se argjentinasi ka probleme fizike.

Mbetet të shihet nëse ai do të jetë i gatshëm për derbin më të madh të futbollit në botë, atë kundër Real Madridit.

Por, dihet se në rast të mungesës së tij, Barcelona do të kishte shumë më pak gjasa për triumf ndaj rivalit më të madh. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë