flamuri-i-vogel-620x330

Pas 24 vitesh martesë çifti shqiptar bëhen me djalë, ja si ia vunë emrin

Prizreni, e sidomos familja Kabashi nga Korisha e këtij qyteti,  ka arsye për të festuar më shumë.

Periskopi.com Lajme

Pas 24 vitesh martese, një çift sot u bë me djalë. Dhe, djalit të porsalindur, për ta nderuar 28 Nëntorin e shqiptarëve, prindërit ia vunë emrin Flamur.

Flamuri ka lindur në Spitalin Amerikan në Prishtinë, ku gjendet akoma në këto çaste. Ai është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, dhe i bukur tamam si flamuri jonë dhe raca shqiptare.

Urime familja Kabashi, urime shqiptarë, jetë të gjatë Flamurit.

flamuri-i-vogel

flamuri-i-vogel1

Bosnje

Bosnja po bëhet vend i pleqve

Bosnja e Hercegovina (BeH) gati dhjetë vite ka një rritje negative të popullsisë, që do të thotë se më shumë vdesin se sa që lindin, u tha në seminarin për media të organizuar nga Kombet e Bashkuara në BeH, apo më saktësisht Grupi i Komunikimit të OKB-së në Tesliçe.

Periskopi.com Lajme

Të dhënat flasin se në numrin e përgjithshëm të popullsisë, shtresa e grup moshës 0-15 vjeç gjithnjë e më shumë po zvogëlohet dhe se është rritur përqindja e të moshuarve, raporton AA

“Në Bosnjë e Hercegovinë, tashmë mund të flasim për një deficit serioz demografik”, u paralajmërua në seminar.

Shqetësues është fakti se në bazë të hulumtimit të “UN Women” çdo e dyta grua në BeH ka përjetuar ndonjë formë të dhunës. Kryesisht, siç u tha, dhunë fizike, psikologjike, seksuale dhe ekonomike.

Gjithashtu u theksua se mediat në BeH në të shumtën e rasteve raportojnë dhunën fizike dhe seksuale ndaj grave, por jo edhe dhunën psikologjike dhe ekonomike e cila është mjaft e pranishme.

Nga grupi i Komunikimit të OKB-së në BeH theksojnë se kuptimi i rëndësisë e secilës prej këtyre temave nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen adekuate të përfaqësuesve të medias.