Enver Hoxhaj

Hoxhaj në Zvicër dhe Lihtenshtajn, kërkon mbështetje për zhvillim ekonomik dhe investime

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar vizitë zyrtare në Zvicër dhe në Lihtenshtajn. Gjatë kësaj vizite, Hoxhaj është takuar me homologët e tij, ministrat e jashtëm të të dyja shteteve, ku temë kryesore e takimeve ka qenë zhvillimi ekonomik dhe sjellja e investimeve nga këto dy shtete në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Në Zvicër, Hoxhaj ka biseduar edhe për çështjen e pensioneve.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, ministri Hoxhaj ka takuar udhëheqësin e Departamentit Federal për Punë të Jashtme, Didier Burkhalter. Ai ka folur për klimën e mirë për investime në Kosovë, me ç’rast ka kërkuar sjelljen e investimeve nga Zvicra në vendin tonë.

“Në takimet që kisha më Ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, dhe me ministren e Lihtenshtajnit, biseduam për mbështetjen e këtyre vendeve sa i takon zhvillimit ekonomik dhe sjelljes së investitorëve të rinj në Kosovë, si dhe për mbështetjen në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Besoj që në të dyja çështjet do të kemi mbështetjen e tyre”, ka thënë Hoxhaj.

Po ashtu, në këtë takim, Hoxhaj ka adresuar edhe çështjen e pensioneve për qytetarët e Kosovës të cilët kanë punuar në Zvicër. Ai ka thënë se shumë shpejt pret vendime pozitive në këtë drejtim.

“Në takimin me homologun tim zviceran kemi adresuar edhe çështjen e pensioneve të qytetarëve të Kosovës që kanë punuar në Zvicër dhe shumë shpejtë presim vendime pozitive në këtë drejtim”, ka përfunduar Hoxhaj.

Gjatë vizitës në Lihtenshtajn Hoxhaj ka takuar homologen e tij Aurelia Frick. Edhe në këtë takim temë kryesore ka qenë zhvillimi ekonomik dhe sjellja e investorëve të rinj nga Lihtenshtajni në Kosovë.

Përveç takimeve me homologët e tij, Hoxhaj ka mbajtur takime edhe me Komisionet për Politikë të Jashtme të të dyja vendeve. Ndërkaq sonte, Hoxhaj do të mbajë ligjeratë në Universitetin e Bernit./ Periskopi

6 4 3 2

de biasi

De Biasi nuk i dha dorën trajnerit të Lihtenshtajnit

Trajneri i Lihtenshtejnit, Rene Pauritsh, ka pritur më kot pas ndeshjes për të përshëndetur Xhani De Biazin. Menjëherë pas vërshëllimës së gjyqtarit, trajneri kuqezi lëvizi nga stoli dhe takoi një tifoz që ndodhej në sektorin pas pankinës së Shqipërisë.

Periskopi.com Sporti

Mirëpo, në këtë moment, pas De Biazit shkoi trajneri Pauritsh. Italiani nuk e vuri re dhe vijoji të përshëndetej me tifozët, pavarësisht se trajneri i Lihtenshtejnit nisi ta thërriste. Pauritsh priti afro një minutë, por De Biazi nuk ia dha dorën duke mos e dëgjuar.

Ky momenti u kap edhe nga kamerat gjatë transmetimit direkt të ndeshjes, në një kohë që Pauritsh u largua i zhgënjyer, duke mos e pritur më trajnerin kuqezi. Gjithsesi, tekniku që drejton skuadrën modeste do ta ketë mirëkuptuar italianin, i cili ishte shumë i angazhuar për të takuar një tifoz.

tifozet shqiptar

E pabesueshme se sa tifozë shqiptarë ishin në ndeshjen Lihtenshtajn-Shqipëri (Foto)

Kombëtarja Shqiptare mposhti mbrëmë Lihtenshtajnin si mysafir me rezultat 0:2.

Periskopi.com Sporti

Kuqezinjtë kishin përkrahje të jashtëzakonshme në tribunat e stadiumit të Vaduzit.

Ky stadium ka kapacitet prej vetëm 7584 ulësesh.

Ndërsa, plot 7500 ulëse të këtij stadiumi ishin të zëna nga tifozët shqiptarë.

tiffozet/Periskopi.com

kombetarja

Ky yll i Shqipërisë kushton tre herë më shumë sesa skuadra e Lihtenshtajnit

Diferencat e Shqipërisë me Lihtenshtajnin janë shumë të mëdha, aq sa e shndërrojnë fitoren si një detyrim për djemtë e De Biasit.

Periskopi.com Sporti

Së pari, kuqezinjtë janë të 40’ët në klasifikimin e FIFA’s, ndërsa rivalët modestë të 182’tët. Në ndeshjen e parë, përfaqësuesja e drejtuar nga trajneri Rene Pauritsh pësoi një humbje 8:0, çka konfirmon edhe formën e dobët që po kalojnë, ndonëse përballë kishin gjigantët e Spanjës.

Madje, vlera e futbollistëve që do të zbresin në fushë për ekipin vendës është mjaft modeste krahasuar me Shqipërinë. Saktësisht, e gjithë skuadra kap një çmim total prej 5 milionë eurosh. Prej tyre kryeson mesfushori Marsel Bushel (2 milionë euro), i cili aktivizohet në Itali me skuadrën e Empolit, duke qenë shok skuadre me Frederik Veselin.

Pas tij, vijnë mesfushorët e tjerë Sandro Vieser dhe Nikolas Hasler, respektivisht me 1 milion dhe 700 mijë euro vlerë kartoni, referuar uebsajtit “transfermarkt”. Sipas të njëjtit burim, kartoni i Elseid Hysajt ka një çmim tregu prej 15 milionë eurosh, saktësisht trefishin e të gjithë organikës së kundërshtarit në mbrëmjen e sotme, shkruan Panorama Sport.

Mbrojtësi i Napolit është një prej futbollistëve më të kërkuar në tregun Evropian, ku klubi italian ka pranuar se nuk e shet as për dyfishin e çmimit të vlerësuar. Në vendin e dytë dhe të tretë te Shqipëria pozicionohen Taulant Xhaka me Etrit Berishën, respektivisht me 4 dhe 3.5 milionë euro.

kartonet