Ezani prej sot ndalohet me ligj në Izrael

Komisioni parlamentar i Knesseti-it izraelit ka kaluar ndryshimet në projektligjin i cili parashikon ndalimin e ezanit, duke e çuar këtë aktë për miratim në parlament, transmeton AA.

Periskopi.com Lajme

 

Sipas një lajmi të gazetës, Yedioth Ahronoth, thuhet se komisioni ka përfunduar diskutimet për projektligjin i cili njihet si “ndalimi i ezanit”.

Në këtë projektligj parashikohet që ezani të mos thirret me zë të lartë nga ora 23:00 deri në orën 07:00. Ndërkohë në ndryshime parashikohen gjoba deri në 200 mijë dollarë për xhamitë që nuk do ta respektojnë atë.

– Ç’është ndalimi i thirrjes së ezanit?

Projektligji për ndalimin e ezanit me altoporlantë në xhami, me pretendimin se është një ndotje akustike, duhet të diskutohet në 3 seanca plenare të Knesset-it, në mënyrë që të kthehet në një ligj. Projektligji i cili ka tërhequr reagime të ashpërta nga bota arabe, është dërguar edhe më parë në Knesset, por nuk ka mundur të kalojë.

Nga ana tjetër Kryeministri i vendit Binyamin Netanyahu, ka deklaruar se mbështet nismën për miratimin e një projektligji që synon ndalimin e ezanit.

Veseli kërkon ndryshimin e ligjit për familjet e dëshmorëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka paralajmëruar se në seancën e ardhshme do t’i bëjnë nënshkrimet e nevojshme për ta ndryshuar ligjin, i cili familjeve të dëshmorëve që kanë dy dëshmorë të mos marrin vetëm një pension.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, ky është një shqetësim i familjeve të dëshmorëve dhe së shpejti duhet të ndryshohet ligji, sidomos të familjet e dëshmorëve, martirëve dhe të zhdukurve, në mënyrë që familjet që kanë nga dy të vrarë, të jenë përfitues të dy pensioneve.

Gjendja ekonomike e qytetarëve, pengesë për kufizimin e vjetërsisë së automjeteve

Vjetërsia e automjeteve, monopoli mbi homologimin e tyre, cilësia e karburanteve, si dhe kontradiktat në Ligjin për trafikun dhe Ligjin për kundërvajtje, kanë qenë temat bosht të dëgjimit publik, të mbajtur të mërkurën në Komisionin parlamentar për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Lajme

Pjesëmarrësit kanë kërkuar bashkëpunim më të madh ndërmjet institucioneve, në mënyrë që të harmonizohen propozimet dhe vërejtjet rreth Projektligjit për automjetet.

Dardan Abazi, nga Instituti për Politika Zhvillimore, ka thënë se ndonëse në Projektligj është paraparë rregullimi i kushteve të importit, megjithatë, këto kushte nuk janë rregulluar, sidomos për vjetërsinë e veturave.

Rreth 240 mijë armë pa leje në Kosovë

Numri i madh i armëve që mbahen pa leje vazhdon të jetë shqetësim për qytetarët dhe vetë institucionet e sigurisë. Sipas hulumtimit të fundit që ka bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme, supozohet se janë rreth 240 mijë armë pa leje në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Lajme

“Ky numër është më i vogël për afro 100 mijë armë nga hulumtimi paraprak. Deri më tani nga paslufta janë lëshuar rreth 50.000 leje për armë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të MPB-së, dhënë gazetës të mërkurën.

Mbrojtja e fëmijëve me ligj mbetet larg

Komisioni për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione nuk ka arritur të mërkurën që për tri orë të shqyrtojë në tërësi Projektligjin për mbrojtje të fëmijëve. U diskutuan 25 amendamente, në 9 nenet e para të Projektligjit që gjithsej i ka 48, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Lajme

Gjatë mbledhjes disa prej anëtarëve të Komisionit, nisën të dilnin e të hynin në sallë, për dallim prej përfaqësuesve të shoqërisë civile e të Qendrës për Punës Sociale në Prishtinë, që nuk e humbën durimin.

Grupi punues për përpilimin e këtij projektligji, i përbërë nga anëtarë të këtij Komisioni dhe përfaqësues të fushës së mbrojtjes së fëmijëve, ka organizuar deri më tani disa punëtori, por megjithatë kanë mbetur të pakënaqur me arritjet.

BE-ja e brengosur për mungesë transparence në amandamentimin e ligjit për RTK-në

Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së është e brengosur rreth mungesës së transparencës në hartimin e amandamenteve të ligjit mbi Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) dhe miratimin e propozim-amandamenteve nga komisioni parlamentar për media pa praninë dhe pa diskutime publike.

Periskopi.com Lajme

BE-ja bën thirrje që Kuvendi të lejojë publikun e interesuar për të marrë pjesë në debatin mbi amandamentimet në pajtim me parimet e qeverisjes së mirë, Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA) në mes Kosovës dhe BE-së dhe Agjendës për Reforma Evropiane si mjet për implementim të MSA-së.

BE-ja është e inkurajuar se përkundër vonesës së konsiderueshme, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës kanë vendosur të përmbushin dispozitat e ligjit mbi RTK-në të vitit 2012 të cilat përcaktojnë se zgjidhja rreth financimit të RTK-së duhet të gjendet fillimisht përmes abonimit dhe burimeve të tjera të pavarura të financimit (neni 21).

Megjithatë, BE-ja, është informuar se buxheti i shtetit do të mbetet burim i rëndësishëm, nëse jo de facto primar, i financimit të transmetuesit publik, që mund të dëmtojë pavarësinë afatgjate editoriale dhe financiare të RTK-së, veçanërisht në një situatë ku nuk dihet se si mbledhja e tarifës së parapagimit është e rregulluar.

BE-ja poashtu i bën thirrje Kuvendit, si përfaqësues i popullit, që të krijojë hapësirë për diskutim publik dhe konsultime në çdo fazë të përgatitjes së amandamenteve të ligjit për RTK-në.

Kjo do të mundësonte që palët e interesit të japin kontributin e tyre në hartimin e ndryshimeve në mënyrë që ndryshimet t’i ofrojnë RTK-së mjetet e nevojshme për të ushtruar përgjegjësi publike të pavarur nga ndonjë ndikim dhe në të mirë të qytetarëve të Kosovës të cilëve ju shërben./ Periskopi

Ligji “Brexit” dorëzohet për procedurë parlamentare

Ditë më parë Gjykata Supreme vendosi se qeveria e Britanisë së Madhe do të duhet të kërkojë votimin e Parlamentit para se të aktivizojë nenin 50 nga Traktati i Lisbonës

Periskopi.com Lajme

Të enjten është dorëzuar për procedurë parlamentare ligji i cili do ti mundësojë qeverisë të iniciojë daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Ligji i është dorëzuar qeverisë pasi më herët ai “pësoi një disfatë” në ankesën te Gjykata Supreme e cila vendosi se Parlamenti është ai që inicion Brexitin.

“Ligji i BE-së (Njoftimi për Tërheqje) është dorëzuar sot në Dhomën e Ulët nga ana e Sekretarit Shtetëror për daljen nga BE-ja, David Davis”, thuhet në kumtesën e qeverisë.

“Ligji i cili i jep kryeministres fuqinë për të aktivizuar formalisht nenin 50, pritet të kalojë nëpër të dyja dhomat, atë të Ulët si dhe në Dhomën e Lordëve, para marrjes së pëlqimit Mbretëror para afatit të 31 marsit”, thuhet më tej.

VV e AAK e çojnë në Kushtetuese Ligjin për Veteranë

Grupet Parlamentare të Vetëvendosjes dhe të AAK-së do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin e ri për Veteranë.

Periskopi.com Lajme

“Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përmes deputeteve Aida Dërguti dhe Time Kadrijaj, dorëzojnë sot në Gjykatën Kushtetuese në orën 14:00 kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë të ligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Veteranë”, thuhet në njoftimin për media të Vetëvendosjes.

Luana ‘shkel ligjin’ ja çka bëri kësaj here (Foto)

Këngëtarja Luana Vjollca kohëve të fundit po qëndron mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Periskopi.com Limonada

Ajo në Instagram ka publikuar një fotografi ku shihet se është në mes autostradës, në Rrugën e Kombit, shkruan lajmi.net

E me këtë veprim, ajo ka ‘shkelur ligjin’ pasi që dihet me rregulla të komunikacionit në autostradë nuk lejohet asnjë këmbësorë, as ndalje tjetër (për fotografi) pos për ndalje emergjente.

Kjo ndalje duhet logjikisht të mos bëhet, sidomos në rrugë më borë.

screenshot_1

Mustafa forcën e koalicionit e mat me aprovimin e Ligjit të Veteranëve

Isa Mustafa, kryeministri i vendit pas aprovimit të Ligjit për Veteranët e UÇK-së, tha se u tregua forca e koalicionit qeverisës.

Periskopi.com Lajme

Më poshtë është  i plotë shkrimi i tij:

Aprovimi i ndryshimeve në Ligjin për Veteranët e UÇK-së dëshmon seriozitetin dhe forcën e koalicionit qeverisës. Uroj deputetët për një vendim shumë të rëndësishëm, Kryetarin e Kuvendit dhe OVL.

Është ky një vendim që ka kërkuar më shumë kohë dhe angazhim, një involvim të kreut të shtetit dhe punë me përkushtim të Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale. Kosova trasoi rrugën për zhvillim të qëndrueshëm ekomomik.

Ja si do të kategorizohen veteranët me ligjin e ri dhe sa para ju takojnë në muaj

Deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës së jashtëzakonshme, sonte kanë miratuar shqyrtimin e dytë të Projektligjin për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Në votimin e parë për Projektligjin me ndryshime kanë votuar 45 deputetë, 6 ishin kundër, ndërsa 7 abstenuan, për çka u deshtë të votohet sërish, pasi në votim morën pjesë 58 deputetë.

Ndërsa, në votimin e dytë, ku në sallë ishin 68 deputetë, 44 deputetë votuan për, 8 ishin kundër, 11 abstenuan, shkruan lajmi.net.

Si do të kategorizohen veteranët dhe cili është pensioni që do të marrin ata.

Veterani luftëtar i mobilizuar në luftë nga fillimi i saj deri në fund me pension 250 euro, veterani luftëtar i mobilizuar në luftë nga data 5 mars 1998 deri në fund me pension 170 euro dhe veterani luftëtar i mobilizuar në luftë nga data 31 mars 1999 deri në fund me pension 120 euro.

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se në rast se Ligji nuk miratohet brenda këtij viti, Kosova rrezikon të dalë nga programi i FMN-së.

Në ditën e tyre, veteranët e UÇK-së bëhen me Ligj të ri

Kuvendi ka miratuar Projektligjin për veteranët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës së jashtëzakonshme, sonte kanë miratuar shqyrtimin e dytë të Projektligjin për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në votimin e parë për Projektligjin me ndryshime kanë votuar 45 deputetë, 6 ishin kundër, ndërsa 7 abstenuan, për çka u deshtë të votohet sërish, pasi në votim morën pjesë 58 deputetë.

Ndërsa, në votimin e dytë, ku në sallë ishin 68 deputetë, 44 deputetë votuan për, 8 ishin kundër, 11 abstenuan.

Obama nënshkruan Ligjin e ri për mediet ndërkombëtare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka nënshkruar legjislacionin e ri, me të cilin konsiderohet se do të konsolidohet mbikëqyrja e transmetuesve joushtarakë të Shteteve të Bashkuara, duke i lënë ata në dorën e një shefi ekzekutiv të vetëm.

Periskopi.com Lajme

Ky është një rishikim, që është përshëndetur nga mbështetësit si reformë shumë e nevojshme, por kritikët kanë tërhequr vërejtjen se mund ta rrezikoj pavarësinë gazetareske.

Legjislacioni, që është pjesë e ligjit më të gjerë për shpenzimet e mbrojtjes së Shteteve të B,ashkuara për vitin 2017, të cilin zoti Obama e ka shndërruar në ligj duke e nënshkruar, e ristrukturon Bordin e Guvernatorëve të Transmetuesve (BBG), që është agjenci për mbikëqyrjen e transmetuesve qeveritarë civilë dhe të operacioneve të mediave, ku përfshihen edhe Radio Evropa e Lirë/Radio Liria dhe Zëri i Amerikës.

Me legjislacionin e ri do të zëvendësohet BBG-ja dypartiake me një bord këshilldhënës, i nominuar nga presidenti, që nuk do të ketë autoritet për vendimarrje. Por, këtë autoritet do ta ketë shefi ekzekutiv që nominohet nga Shtëpia e Bardhë dhe është subjekt i konfirmimit të Senatit të Shteteve të Bashkuara.

Mbështetësit e këtij legjislacioni, që është udhëhequr nga republikani nga Kalifornia, Ed Royce, anëtar i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, dhe administrata e presidentit, Barack Obama, thonë se ai do ta përmirësoj efikasitetin e transmetuesve ndërkombëtarë të Shteteve të Bashkuara, duke e eliminuar BBG-në e tashme, që përbëhet nga anëtarët që shërbejnë gjysmë orari të punës dhe nuk takohen rregullisht.

Por, kritikët e këtij legjislacioni kanë ngritur shqetësime se ai mund ta dëmtojë integritetin gazetaresk të mediave nën ombrellën e agjencisë. Kritikët thonë se autoriteti i këtillë në duart e shefit ekzekutiv të emëruar nga Shtëpia e Bardhë, mund t’i cenoj të drejtat editoriale në raportet ndërmjet mediave dhe qeverisë.

Shefi ekzekutiv i Bordit të Guvernatorëve të Transmetuesve (BBG), John Lansing, mbetet në këtë post, që ishte krijuar vitin e kaluar. Por, kundërshtarët e legjislacionit kanë tërhequr vërejtjen se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili ka raporte kundërthënëse me mediat, mund të synoj instalimin e lojalistit, i cili do ta përdorë agjencinë si mjet në agjendën e zotit Trump.

Në një intervistë të publikuar më 13 dhjetor në rrjetin Fox News, Ed Royce i ka hedhur poshtë këto vërejtje duke i cilësuar ato si “histeri”.

“Disa e paraqesin këtë si maskim, por kjo nuk ka asgjë të përbashkët me presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump”, tha Ed Royce.

John Lansing në një letër te personeli, më herët këtë muaj, ka shkruar se legjislacioni “nuk e ndryshon kufirin ndërmjet qeverisë federale dhe gazetarëve të pesë rrjeteve tona”.

“Mbajtja e pavarësisë sonë gazetareske dhe kredibiliteti ynë në gjithë botën, mbetet i rëndësisë më të madhe”, ka shkruar Lansing.

Derisa Zëri i Amerikës është agjenci federale dhe formalisht pjesë e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, Radio Evropa e Lirë/Radio Liria dhe organizatat e saj simotra, Radio Azia e Lirë dhe Radio Marti, janë koorporata të pavarura me bordet e tyre të veçanta editoriale, të financuara nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, të gjitha ato mibikëqyren nga BBG-ja.

Mustafa kërkon fuqizimin e masave për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në konferencën për fuqizimin e masave për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit.

Periskopi.com Lajme

Në këtë konferencë, të pranishëm ishin edhe ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, shefi i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Skënder Syla, drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, deputetë dhe kryetarë të komunave të Kosovës.

Kryeministri Mustafa, me këtë rast, përmendi ndryshimin kulturor dhe shëndetësor që solli në Kosovë ky ligj, duke krijuar mjedise të lira nga pirja e duhanit, konsumim të zvogëluar në familje por edhe ulje në ekspozim ndaj duhanit në mesin e të rinjve. Megjithatë, kryeministri theksoi se ka pasur ulje të disiplinës të organeve mbikëqyrëse dhe zbatuese që nga viti 2013, kur Ligji u aprovua në Kuvend.

“Sipas të dhënave të raportuara brenda një viti, si pasojë e pirjes së duhanit, merret jeta e rreth dy mijë kosovarëve, pa llogaritur edhe humbjet tjera që lidhen me invaliditetin, me rënien e produktivitetit në punë, me vuajtjen dhe ngarkesat materiale e shpirtërore për familjet”, tha kryeministri.

Kryeministri Mustafa ka kërkuar që takimi i sotëm të jetë një nxitës për të korrigjuar dhe për të përmirësuar sjelljet që do të mundësonin zbatim edhe më të mirë të Ligjit.

“Sa i përket anës së veprimeve qeveritare, përpos anës ligjore, ne kemi marrë edhe masa në ngritjen graduale të akcizës në duhan duke filluar nga 32 euro për kilogram në vitin 2013  për të arritur në 41 euro në vitin 2016, e cila ka krijuar kushte që të bie pak kërkesa për duhan dhe po ashtu të sigurohen të hyra për buxhetin si pasojë e kësaj. Do të bëjmë përpjekje më tutje që në koordinim me të gjitha organizatat të harmanizojmë politikat tona edhe në këtë aspekt”, tha kryeministri.

 

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani ka kërkuar ndihmën e inspektorateve tjera për zbatimin e ligjit, por edhe të të gjitha institucioneve publike, sidomos angazhim më të madh nga ana e kryetarëve të komunave.

“Ne do t’i përmbushim obligimet tona duke përfunduar Programin për Kontroll të Duhanit, e gjithashtu edhe legjislacionin sekondar, por nëse në zbatim nuk angazhohen të gjitha inspektoratet, rezultatet prapë nuk do të jenë të mira. Prandaj,  Ministria e Shëndetësisë konsideron se qasja e mëtejme duhet të ndryshojë rrënjësisht, duke filluar nga ne si bartëse të këtij ligji, e gjithashtu, edhe nga organet tjera”, tha ministri Rrahmani.

Skënder Syla, shef i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë potencoi se numri i madh i vdekjeve të parakohshme në Kosovë që vjen nga duhanpirja aktive dhe pasive, është dëshmi e qartë për nevojën e veprimit të menjëhershëm dhe të domosdoshëm institucional dhe individual.

“Ligji për Kontrollin e Duhanit vë në prioritet kontrollin e duhanit, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik të gjeneratave të tashme dhe të ardhme, nga pasojat shëndetësore, sociale, ekonomike dhe mjedisore nga konsumimi i duhanit”,  tha Syla.

Fjala e plotë e kryeministrit Isa Mustafa:

Më lejoni të hapi takimin e  sotëm, në të cilin e kemi shtruar një çështje shumë të rëndësishme që ka të bëjë me shëndetin, ka të bëjë  me mjedisin dhe me mirëqenien e qytetarëve e që është zbatimi i Ligjit për Kontrollin e Duhanit.  Zbatimi mirëfilltë i këtij ligji do të ndikoj fuqishëm në parandalimin e vdekjeve të parakohshme, të invaliditet dhe të humbjeve të tjera nga pasojat e drejtpërdrejta dhe të tërthorta që shkakton duhani.

Të rikujtoj se Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka miratuar më 4 prill të vitit 2013 Ligjin për Kontrollin e Duhanit, dhe se gjatë vitit të parë të zbatimit të këtij Ligji, Kosova ka qenë model i zbatimit të suksesshëm jo vetëm në rajon dhe janë arritur mjaft shumë suksese në fushën e shëndetit publik, të cilat suksese ishin evidentuar atëherë edhe në Raportin e Progresit për Kosovën.

Është konstatuar se zbatimi i Ligjit ka sjell një ndryshim edhe kulturor edhe shëndetësor në Kosovë, janë krijuar mjedise qind për qind të lira nga pirja e duhanit. Evidentohet se duhani konsumohet më pak në familjet kosovare sidomos brenda shtëpive dhe në prani të fëmijëve. Janë rritur ndjeshëm njohuritë e qytetarëve për ligjin dhe efektet negative të pirjes së duhanit, ndërsa studimet e kryera nga profesionistët tanë të fushës së shëndetit publik flasin edhe për uljen e konsumit dhe ekspozimit ndaj duhanit në mesin e të rinjve.

Mirëpo nëse i përcjellim rezultatet nga viti i parë i zbatimit të këtij ligji dhe më tutje, mund të vërejmë se kemi rënie në zbatimin e tij, kemi ulje të disiplinës dhe të angazhimit të organeve mbikëqyrëse dhe organeve zbatuese.

Të dhënat e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë si udhëheqëse e Këshillit Ndërministror për Kontrollin e Duhanit dhe koordinator shtetëror, tregojnë që me gjithë rezultatet pozitive që i ka prodhuar ky ligj si në rrafshin shëndetësor ashtu edhe në atë social dhe mjedisor, rënia e nivelit të zbatimit të ligjit është shoqëruar me raportim jo adekuat të institucioneve zbatuese për aktivitetet e tyre, me involvim të ulët të disa inspektorëve në zbatimin e ligjit, me mos koordinim në mes institucioneve zbatuese, me trajtim të ngadalshëm nga ana e gjykatave të fletëparaqitjeve të dërguara nga inspektorët për shkelësit e ligjit dhe me involvim akoma të ulët të autoriteteve komunale në zbatimin e ligjit.

Prandaj pa dashur që të veçoj përgjegjësitë sipas këtyre konstatimeve, unë konsideroj se takimi i sotëm duhet të jetë një nxitës për të korrigjuar dhe për të përmirësuar sjelljet që do të mundësonin zbatim më të mirë të ligjit.

Sipas të dhënave të raportuara brenda një viti si pasojë e pirjes së duhanit merret jeta e rreth dy mijë kosovarëve,  pa llogaritur edhe humbjet tjera që lidhen me invaliditetin, me rënien e produktivitetit në punë, me vuajtjen dhe ngarkesat materiale, shpirtërore për familjet.

Sa i përket anës së veprimeve qeveritare përpos anës ligjore, ne kemi marrë edhe masa në ngritjen graduale të akcizës në duhan duke filluar nga 32 euro për kilogram në vitin 2013 për të arritur në 41 euro në vitin 2016, e cila ka krijuar kushte që të bie pak kërkesa për duhan dhe po ashtu të sigurohen të hyra për buxhetin si pasojë e kësaj.

Do të bëjmë përpjekje më tutje që në koordinim me të gjitha organizatat të harmanizojmë politikat tona edhe në këtë aspekt. Dëshiroj po ashtu të nënvizoj se Raporti i Progresit për vitin 2016 në mënyrë të qartë ka theksuar nevojën e fuqizimit të zbatimit të këtij Ligji, të njëjtën gjë e ka kërkuar edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, që mbetet një institucion në të cilin ne synojmë që të anëtarësohemi. Unë jam i vetëdijshëm se ekziston varshmëria e duhanpirësve nga duhani në njërën anë sikurse ekziston interesi i bizneseve në anën tjetër, por mbi të gjitha ne duhet të vlerësojmë aspektin shëndetësor, social dhe mjedisor të duhanit.

Prandaj, për fund, më lejoni të theksoj se praktika ka dëshmuar se një koordinim më i mirë, mund të prodhojë rezultate konkrete dhe rezultate më të mira dhe unë pres që sot, varësisht prej diskutimeve, të cilat ne do t’i zhvillojmë këtu, të merremi vesh dhe t’i konkretizojmë edhe veprimet e mëtejme  konkrete.

Këto veprime sipas orientimeve të këtij Këshilli, do të parashihet hartimi i Programit Kosovar për Kontroll të Duhanit që tashmë është në procedurë e sipër, përmbyllja e legjislacionit sekondar, në mënyrë që të konkretizohen të gjitha masat parandaluese, vazhdimin e aksioneve inspektuese dhe koordinimin midis institucioneve që nuk ka qenë i mjaftueshëm deri tani, ndërgjegjësimin e vazhdueshëm të publikut lidhur me këtë problematikë dhe ngritjen e kapaciteteve për zbatimin e ligjit.

Ne do të jemi të përkushtuar që t’ju përkrahim maksimalisht, por edhe të kërkojmë rezultate konkrete në mënyrë që të rrisim efikasitetin e implementimit të këtij ligji.

Izrael, shtyhet votimi i projektligjit për “kufizimin e ezanit”

Është shtyrë përsëri votimi në Parlamentin e Izraelit (Knesset) për projektligjin i cili parashikon ndalimin e thirrjes së ezanit nga altoparlantët.

Periskopi.com Lajme

Në një deklaratë për AA, deputeti me origjinë arabe Ahmed Tijbi ka thënë se projektligji është shtyrë për herë të tretë, raporton AA

Tijbi në fjalën e tij ka theksuar se atij i ka thënë David Bitan, kryetari i grupit parlamentar të partisë në pushtet Likud që projektligji “për kufizimin e ezanit” nuk do të vijë në parlament. “Besoj që kjo gjë ka të bëjë vetëm me shtyrjen dhe jo anulimin e tij”, ka shtuar ai.

Ndërkohë gjatë një bisede telefonike që Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin ka pasur me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, thuhet se krahas falënderimit që Rivlin ka bërë Erdoğanit për dërgimin e avionëve në ndihmë për fikjen e zjarreve në Izrael, është diskutuar edhe çështja e projektligjit “për kufizimin e ezanit”.

Në një deklaratë me shkrim nga zyra e Presidencës izraelite thuhet se Presidenti Erdoğan ka pyetur homologun izraelit për çështjen e “ndalimit të ezanit në Izrael”, ndërkohë në përgjigje të kësaj pyetjeje Presidenti Rivlin ka theksuar se do të merren parasysh të gjitha të drejtat e qytetarëve, si dhe liritë e besimeve fetare.

Projektligji për “kufizimin e ezanit”

Një projektligj i hartuar me pretendimin se ezani shkakton ndotje akustike duhet të aprovohet në 3 seanca të ndryshme në Parlamentin Izraelit në mënyrë që ai të hyjë në fuqi. Projektligji që ka ngjallur reagime të ashpra nga popullata muslimane në vend dhe bota islame, ka ardhur disa herë në këtë parlament, por nuk ka arritur të miratohet. Për herë të parë ky projektligj ka kaluar nga komisioni i ligjeve.

Daka më shumë se ndryshimin e ligjit zgjedhor, kërkon zbatimin e tij (Video)

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka thotë se standardet e zgjedhjeve i minon mungesa e besimit tek ata që i organizojnë.

Periskopi.com Lajme

Për Dakën më shumë se ndryshimi i ligjit zgjedhor ka rëndësi zbatimi i tij si dhe sjellja e partive në zgjedhje.

“Ligjin mund ta ndryshojmë çdo ditë, por jo vetëdijen e njerëzve apo të partive politike”, thotë Daka.

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës, Daka flet për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën Drenas si dhe deklaratat politike të partive për zgjedhje të parakohshme.

Kryetarja e KQZ-së thotë se institucioni që drejton është i detyruar të zhvillojë zgjedhje kurdo që ato të thirren nga presidenti i republikës.

Ndërkohë Daka kujton ndikimin potencial që mund të ketë në cilësinë e zgjedhjeve afatet e ngushta kohore për përgatitjen e tyre.

Kryetarja e KQZ-së ishte në Uashington DC në kuadër të programit zgjedhor të SHBA.

Rrëfimi i minatorit që po i shkakton probleme Ligjit të Trepçës

Ish-minatori Besnik Beqiri u ndje mirë për ish-kolegët e tij kur para disa ditësh Ligji për Trepçën më në fund mori nënshkrimin e presidentit Thaçi.

Periskopi.com Lajme

Por as që i kishte shkuar mendja që rasti i tij, që aktualisht është në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, do të mund ta kthente ligjin në pikën zero, transmeton Koha.net.

Beqiri kishte pësuar lëndim të rëndë në vitin 2013 në flotacionin e Kishnicës, për çka kishte marrë rreth 20 mijë euro nga sigurimi shëndetësor, por pretendon se edhe afër 20 mijë të tjera i kanë mbetur borxh.

Ai nga ekspertë është shpallur 100 % i paaftë për të kryer punë të rënda fizike dhe është vlerësuar t’i jetë zvogëluar aktiviteti i përgjithshëm jetësor në 60%.

Avokati i tij, Sylejman Klinaku, thotë se do të presin përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese, por edhe sqarimet nga qeveria, pasi e sheh të palogjikshme që të bëhet bartja e aseteve, por jo edhe e obligimeve të Trepçës.

Por, sipas Besnik Berishës, këshilltar i Kryeministrit Mustafa, Ligji për Trepçën tashmë është konstatuar se është në përputhje me kushtetutën dhe se i njëjti nuk cenon asnjë të drejtë./ KTV

Nesër hyn në fuqi Ligji për Trepçën

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në hollin e Kuvendit, bëri hapjen e ekspozitës “Kristalet e Trepçës”, në të cilën janë ekspozuar minerale të ndryshëm të nxjerrë nga nëntoka e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Në ceremoni morën pjesë edhe studentë të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Ditën e sotme, kryetari Veseli e konsideroi të jashtëzakonshme. Ai tha se tani të gjithë ndihen të lehtësuar, pasi që një gjigant ekonomik dhe krenari e Kosovës, siç është Trepça, tanimë e ka të sigurtë rrugëtimin dhe transformimit e vet, duke u vënë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës sonë.

Kreu i Kuvendit tha se që nga dita e nesërme, kur hyn në fuqi Ligji për Trepçën, pasuria e nëntokës së Kosovës nuk do të mbetet më në zgafella, por do të jetë pjesë e të mirave materiale, në shfrytëzim të qytetarëve tanë, raporton Periskopi

“Kosova është jashtëzakonisht e pasur. Pasurinë më të madhe e ka rininë, resursin human të saj. Rinia është ari dhe diamanti i Republikës së Kosovës. Njëkohësisht, Kosova ka resurse të pasura natyrale, të cilat, me forcën e mendjes, duhet të vihen në zhvillim të vendit tonë. Pikërisht ky është edhe mesazhi i kësaj ekspozite në mjediset e Kuvendit”, theksoi kryetari Veseli./ Periskopi

 

Huqja e Edi Ramës – Nuk e di që Kosova nuk ka Ligj për bërllog

Periskopi.com Lajme

Ditë të vështira për gazetat online në Shqipëri

Një nga gazetat kryesore online, Hashtag Albania, është prej disa ditësh e bllokuar. Me kërkesë të Carlo Bolinos, botuesit të një tjetër media, shqiptarja.com, kompania që bën mirëmbajtjen e Hashtag Albania e ka bllokuar atë për shkelje të supozuara të kushteve të shërbimit.

Periskopi.com Lajme

Në një ankesë zyrtare tek kompania amerikane që mirëmban Hashtag Albania, Carlo Bolino pretendon se kjo gazetë ka botuar fotografi të Bolinos pa pasur të drejtën e autorit, si dhe ka publikuar akuza të pavërteta kundër tij.

Hashtag Albania pohon se fotografitë e botuara të zotit Bolino janë botuar me leje të atyre që i kanë bërë fotografitë dhe pretendimi i shkeljes së të drejtave të autorit është i pavërtetë.

Ndërsa për akuzat ndaj Zotit Bolino, Hashtag Albania pohon se ato janë pjesë e një rubrike humori të kësaj gazete të titulluar Inbox dhe qartësisht të shënjuara si të tilla, prandaj nuk mund të diskutohen për vërtetësi faktike të tyre duke qenë se ato janë krijimtari artistike dhe jo raportim gazetaresk.

Çështja është padyshim e ndërlikuar nga ana juridike, aq më tepër që bëhet fjalë për juridiksionin amerikan ku është e regjistruar kompania që mirëmban Hashtag Albania.

Nga ana tjetër, padyshim, që mediat online kanë mëkatet e tyre dhe problemet e tyre me etikën dhe misionin gazetaresk. Këto janë çështje që meritojnë konsiderata etike, profesionale dhe ligjore; meritojnë reflektim dhe reagim.

Por ajo që është shqetësuese sot janë qëndrimet politike të qeverisë, sepse, në këtë situatë e vetmja gjë e qartë janë qëndrimet e pushtetit:

Ka një sulm të vazhdueshëm të paktën verbal prej më shumë se dy vjet nga Kryeministri Rama kundër disa mediave online të cilat janë ndër mediat e pakta që ai nuk kontrollon direkt apo indirekt. Hashtag Albania është një ndër mediat më të spikatura online për kritikat ndaj qeverisë dhe hetimet të aktiviteteve të dyshimta apo të paligjshme të qeverisë. Kjo gjë mund të kuptohet nga fakti se disa herë artikuj të saj kanë qenë objekt i “sqarimeve” nga portali propagandistik i qeverisë transparenca.al.

Qeveria ka marrë haptazi anë në konfliktin ligjor Hashtag Albania–Carlo Bolino: Drejtori i Komunikimit të Kryeministrit Rama në mënyrë joetike dhe joprofesionale ka ripostuar në Tëitter një artikull të Carlo Bolinos ku ky i fundit argumenton qëndrimin e tij kundër gazetave që ai pretendon se i kanë shkelur të drejtat.

Sulmi ndaj Hashtag Albania është vetëm një ndër sulmet apo kërcënimet në rritje kundër disa gazetave online. Sikurse kemi shpjeguar këtu, Exit.al është kërcënuar dy herë me padi gjyqësore për artikuj që kanë nxjerrë në pah veprime të dyshimta në mos të korruptuara të qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Neësbomb.al njoftoi para dy ditësh se ka marrë një letër kërcënuese me padi gjyqësore nga një prej firmave kryesore përfituese të tenderave qeveritare gjatë tre viteve të fundit, Atelier 4. Një emision hetues, Publicus, u ndalua pasi mos transmetimit të një nga dokumentarët hetues të tij në lidhje me landfillin e Sharrës dhe vrasjen e të riut Ardit Gjoklaj. Ndërkohë, të gjitha autorët e këtij emisioni dhe dokumentarit të rradhës janë sulmuar në mënyrë personale nga gazeta të tjera onlinë të cilat promovohen nga eksponentë të qeverisë.

Të gjitha këto, sulme në mos të koordinuara janë të inkurajuara nga klima armiqësore që ka krijuar qeveria ndaj mediave online.

Një gjë është e qartë: gazetat online janë një realitet që nuk mund të luftohet aq lehtë sa mendon qeveria dhe aleatët e saj në media.