rakiq

Rakiq: Ligji për Trepçën nuk do të zbatohet në veri

Kryetari i Mitrovisë Veriore, Goran Rakiq, ka paralajmëruar Qeverinë e Kosovën se Ligji për Trepçën nuk do të jetë i zbatueshëm në veriun e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Në mbledhjen mes të zgjedhurve serb të Kosovës që po ndodh në Zveçan, Rakiq projektligjin për Trepçën e ka quajtur skandaloz, raporton lajmi.net.

“Vendimet e njëanshme që mirren pa u konsultuar me përfaqësues të qeverisë së Serbisë do të konsiderohen të pavlefshme dhe si të tilla nuk do të mund të implementohen në veri të Kosovës”, ka thënë Rakiq, trasnmeton lajmi.net.

Ai ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të intervenojë dhe të mos e lejojë këtë ligj, që ai e ka quajtur “skandaloz”.

Trepça

Visar Ymeri: Me projektligj Kuvendi nuk pyetet për ‘Trepçën’

Në Komisionin për Zhvillim Ekonomik u miratua Projektligji për “Trepçën”, ndërsa Visar Ymeri tha se ai e përjashton Kuvendin nga vendimet për këtë kompleks industrial.

Periskopi.com Lajme

Projektligji për “Trepçën” në Komisionin për Zhvillim Ekonomik kaloi me 6 vota për, ndërsa kundër votoi vetëm deputeti i Listës Serbe Sasha Milosavljeviq.

Milosavljeviq pastaj e arsyetoi kundërshtimin e tij.

“Ne do të jemi kundër në parim të këtij ligji dhe nëse gjatë amendamentimit nuk i harmonizojnë qëndrimet e punëtorëve të ‘Trepçës’ të cilës i përkasin komunitetit serb ne do të jemi kundër këtij ligji në leximin e dytë. Ne mendojmë se punëtorë e ‘Trepçës’ janë përjashtuar nga vendimmarrja për fatin e ‘Trepçës’, nuk janë marrë parasysh qëndrimet tona të përfaqësuesve tanë në Qeverinë e Kosovës,” tha Milosavjleviq.

Edhe kur projektligji u miratua dje nga qeveria, kundër tij votuan ministrat nga Lista Serbe.

Visar Ymeri, kryetari i “Vetëvendosjes” që mori pjesë në mbledhjen e komisionit, tha se projektligji lë mundësi për privatizim të pjesshëm të “Trepçës”.

“ Ligji në njëfarë formë është i përpiluar në atë mënyrë që lë mundësi tjera të hapura. Mirëpo çka përvidhen në këtë ligj mendoj unë është që mundësitë e hapura në këtë ligj janë kryesisht metoda, metodologji të privatizimit të pjesshëm të ‘Trepçës’ që po e shndërrojmë me këtë ligj në ndërmarrje publike ose shoqëri aksionare,” tha Ymeri.

Ai konstatoi që projektligji tenton ta përjashtojë vendimmarrjen e Kuvendit për “Trepçën”.

“Çfarëdo vendimi për të ardhmen e ‘Trepçës’ pas miratimit të këtij ligji do të bëhet në nivel të bordit të ‘Trepçës’ e natyrisht meqenëse qeveria është 80 për qind pronare e aksioneve edhe me vendim të qeverisë, por Kuvendi nuk pyetët më dhe mendoj se kjo është e papranueshme. Natyrisht që Kuvendi duhet të jepte vendimet e veta siç i ka të drejtat e garantuar karshi ndërmarrjeve tjera publike,” tha Ymeri.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci tregoi para anëtarëve të komisionit se si është planifikuar të funksionojë “Trepça” në bazë të këtij projektligji.

“Duke e ditur që ‘Trepça’ nuk mund të jetë si ndërmarrjet e tjera ku qeveria është aksionare si ndërmarrje publike, për shkak se natyra e shërbimeve që ato ofrojnë nuk është e njëjtë me atë çfarë sot bëhet në ‘Trepçë’, atëherë ne kemi menduar që kjo ndërmarrje publike ta ketë më shumë një karakter të korporatës e cila do të qeveriset me parimet më të mira të qeverisjes korporatave,” tha Stavileci.

Në komision drejtori i “Trepçës” Ahmet Tmava kërkoi që projektligji të votohet në Kuvend me pajtim të të gjithëve.

“Është shumë me rëndësi për neve që ky ligj pa barrikadime partiake me një konsensus maksimal si përfaqësues të popullit ta votoni- gjuani përgjegjësinë tek ne që ne pastaj të marrim përgjegjësi zhvillimore të Trepçës,” tha Tmava.

Më 7 shtator Gazeta Jeta në Kosovë botoi një hulumtim në të cilën tregoi se nëse deri në fillim të nëntorit nuk hyn në fuqi Ligji për Trepçën, ky kompleks industrial mund t’i nënshtrohet likuidimit.

Hulumtimi bëri të ditur se “Trepçës” nuk i shte bërë fizibiliteti që ishte parakusht për ligjin për të.

Rexhep Selimi

Selimi: Nëse ligji Trepçën ia kthen Kosovës, s’kemi pse e kundërshtojmë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur për projektligjin për Trepçën i cili do të shqyrtohet këtë të premte në kuvend.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se nuk është çështje e ngutshme, por procedimi i kësaj çështje në Kuvendin e Kosovës ka qenë i pazakonshëm.

“Është thënë se në ditën e premte do të jetë në lexim të parë. E krejt kjo nguti nga ka ngjallë kureshtjen se pse duhet të jetë e pazakontë”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Ai ka shtuar se nuk mund të procedohet më një projektligj që ende nuk e kanë parë si deputetë.

“Qeveria është përgjegjëse për Trepçën që e ka mbajtur të uzurpuar në duar të padukura. Vazhdon të jetë panevojshëm çështje konspirative. Vizita te minatorët e Trepçës kemi bërë edhe në si deputet të opozitës edhe kryetari i lëvizjes ka qenë në vizitë atje. Kryeministri atëherë e kë tërhequr në një moment të pa duhur, nuk mund të japim komente pa lexuar dhe pa e parë. Por kërkojmë të Trepça t’i kthehet Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë Selimi.

Vlerëson se nëse ligji ia kthen Kosovës – Trepçën, atëherë nuk kanë arsye që ta kundërshtojnë.