prishtina

Tahiri: Ligji për Prishtinën, peng i pazareve politike

Njohësi i politikave të qeverisjes lokale, Besnik Tahiri, drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, mendon se miratimi i Ligjit për Prishtinën e bën funksional kryeqytetin e vendit.

Periskopi.com Lajme

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Tahiri ka thënë se aktualisht statusi i Prishtinës është definuar simbolikisht si kryeqytet, ngase ende akti kryesor që e rregullon statusin e tij mungon.

Ai ka thënë se përveç problemeve funksionale, Prishtina është problem politik, teksa vetë Ligji për Prishtinën është bërë peng i pazareve politike.

Pavarësisht problemeve të trashëguara nga qeverisja paraprake, Tahiri mendon se Komuna e Prishtinës ka bërë hapa pozitivë në disa sfera, siç janë: ndërtimi i çerdheve, themelimi i ndërmarrjes “Prishtina parking”, blerja e autobusëve dhe procesi i aplikimit për legalizim.

Në këtë plan, ai ka thënë se Komunës i duhet edhe më të shfrytëzojë formulën e partneritetit publiko-privat, e cila, sipas tij, nuk është përdorur mjaftueshëm nga pushteti lokal. Megjithatë, sipas Tahirit, Prishtina ka treguar efikasitet te projektet e tilla me nënkalimet, ndaj, sipas tij, është në avantazh ndaj komunave të tjera.

Tahiri ka bindjen se Prishtina mund të ndryshojë të shmangen përplasjet politike në relacion nivel qendror-nivel lokal, që vijnë si pasojë e procedurave dhe proceseve që ndodhin në të dyja nivelet..