ancelotti-cropped_13kp81iim5mg4102bh3owrsge1

Ancelotti: Nuk e nënvlerësuam Rostov-in

Trajneri italian i bavarezëve, Carlo Ancelotti ka deklaruar se ekipi i tij e kishte marr seriozisht ndeshjen ndaj ekipit rus.

Periskopi.com Sporti

Tekniku italian beson se më shumë i kanë kushtuar gabimet se sa mos serioziteti i skuadrës në takimin e sotëm. Rostov përmbysi rezultatin nga 0-1 në 3-2 për të fituar ndaj Bayernit.

“Ne nuk e kemi nënvlerësuar Rostov-in” tha Ancelotti për faqen zyrtare të klubit.

“Ne nuk patëm paraqitje të mirë, ky është shkaku i humbjes, në pjesën e dytë ne gabuam shumë. Për momentin jemi në momente të këqija” përfundoi Ancelotti.

Bayern është në krizë të rezultatësh pasi që është mposhtur edhe nga Borussia Dortmund në javën e fundit në Bundesligë. /Periskopi.com/

 

gi-af

Arsenali i pa fat, rrezikon të përballet me super-skuadra

Arsenal pas barazimit me në shtëpi me Paris Saint-Germain, si duket do të përfundoj në pozitën e dytë në grupin A.

Periskopi.com Sporti

Topqinjtë’ ishin duke fituar me rezultat 2-1 deri në minutën e 77’ kur pësuan gol nga braziliani Moura, ku ja dhuroi francezëve një pikë nga kjo ndeshje për të mbetur në pozitën e parë.

Arsenal duhet të shpresojë se PSG nuk do të arrijë të shënojë fitore në xhiron e fundit të fazës së grupeve ndaj Ludogorets. Nëse gjërat qëndrojnë kështu atëherë skuadra londineze mund të përballet me skuadra të mëdha në fazën e eliminimit direkt të ‘Championsit’, fazë kjo që Arsenali është eliminuar në gjashtë vitet e fundit.

Sipas gazetarit të Daily Maily Rop Draper, skuadra e drejtuar nga Wenger mund të ballafaqëohet me Barcelonën, Atletiko Madrid, Juventus, Borussia Dortmund, Monaco dhe Benfica nëse këto skuadra përfundojnë si të parat në grupet e tyre. /Periskopi.com/

asfas

ney

Barcelona nuk lejon befasi, fiton me rezultat të pastër ndaj Celtic (Video)

Barcelona nuk lejuar ndonjë befasi të ndodhë, pasi që ka fituar me rezultat 0-2 ndaj Celtic në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Barcelona që nga minuta e parë kontrolloi ndeshjen duke mos i lejuar skuadrës vendase të shpresojë në ndonjë mrekulli.

Goli i parë erdhi nga Lionel Messi në minutën e 24 pas një asistimi të bukur nga Neymar.

mesd
Lionel Messi

Luis Suarez kishte një rast të mirë për gol në minutën e 41-të, por nuk arriti të shënon dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë.

Argjentinasi shënoi edhe një herë në minutën e 55-të, por këtë herë nga pika e bardhë dhe deri në fund më nuk kishte gola.

celticfcvfcbarcelonauefachampionsleaguev3zvsledjsgx
Messi duke festuar golin e dytë të tij personal

Katalunasit me këtë fitore siguron pozitën e parë me 12 pikë, e përcjellur nga Manchester City me 8 pikë. Kurse dy skuadrat tjera në Grupin C janë Borussia Monchengladbach me pesë pikë dhe Celtic në fund me dy pikë nga pesë ndeshje.

/Periskopi.com/

verati-vs-ramsey

Përfundon në paqe takimi në Londër (Video)

Arsenali dhe Paris Saint-Germain ka ndarë pikët në kuadër të Ligës së Kampionëve në grupin A.

Periskopi.com Sporti

Arsenali edhe në këtë ndeshje u gjend në disavantazh ndaj francezëve, pasi që PSG kaloi në epërsi përmes sulmuesit Edinson Cavani në minutën e 18’.

cavani
Edinson Cavani, pas golit të shënuar ndaj Arsenalit

‘Topqinjtë’ arritën të barazojnë rezultatin në fund të pjesës së parë, përmes pikës së bardh të cilen e shëndrroi në gol francezi Giroud. Ishte kiliani Alexis Sanchez i cili fitoi penaltin pas një pasimi nga Mesut Ozil.

arasf
Oliver Giroud, pasi që shënoi nga pika e bardh

Pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë me të parën, por kësaj radhe ishte Arsenal të cilët shënuan të parët në minutën e 60’ përmes Marco Verattit i cili shënoi në portën e gabuar pas një rrëmuje në zonën e skuadrës së tij.

Por, skuadra e drejtuar nga Unay Emery nuk u dorëzua dhe baraspeshoi përsëri gjërat në lojë, ku shënoi përmes brazilianit Lucas Moura i cili u ndihmua nga Iwobi. Moura realizoi me kokë golin pas një harkimi nga Di Marias.

moura
Lucas Moura, duke festuar golin e barazimit

Pas këtij takimi këto dy skuadra kanë pikë të barabarta nga 11 pikë secila, por skuadra franceze është lidere e grupit për shkak të gol diferencës.

/Periskopi.com/

moura

Paris Saint-Germain barazon rezultatin ndaj Arsenalit (Video)

Paris Saint-Germain ka barazuar rezultatin ndaj Arsenalit në 2-2.

Periskopi.com Sporti

Ishte braziliani Lucas Moura i cili barazoi rezultatin në minutën e 76’. /Periskopi.com/

iaf

Është ai përsëri miq (Video)

Barcelona ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Celticit.

Periskopi.com Sporti

Goli erdhi në minutën e 55-të nga Lionel Messi nga pika e bardhë.

verratti

Arsenal e përmbys rezultatin (Video)

Arsenal ka kaluar në epërsi ndaj Paris Saint-Germain.

Periskopi.com Sporti

Ishte Veratti i cili i bëri favor skuadrës londineze pasi që shënoi autogol. /Periskopi.com/

arasf

Arsenal rikthehet në lojë, barazon shifrat (Video)

Arsenali ka arritur ta barazojë rezultatin në ndeshjen kundër Paris Saint-Germainit në Emirates.

Periskopi.com Sporti

Këtë e ka bërë përmes francezit Giroud i cili shënoi nga pika e bardh. /Periskopi.com/

rcitya

Gladbachu tronditë Manchester City (Video)

Borussia Monchengladbachu ka realizuar golin e parë ndaj Cityt.

Periskopi.com Sporti

Shënues është sulmuesi Raffael ku u  asistua nga Stindl. /Periskopi.com/

mesafi

Barcelona hap llogarinë ndaj Celtic (Video)

Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj skuadrës skoceze Celtic.

Periskopi.com Sporti

Golin e katalunasve e shënoi ylli argjentinas Lionel Messi në minutën e 24’. /Periskopi.com/

quaresma

Dramë në ndeshjen Besiktas-Benfica (Video)

Beskitas nuk ka lejuar të befasohet në shtëpi nga Benfica.

Periskopi.com Sporti

Skuadra turke ka arritur të rikthehet nga rezultati 0-3 në pjesën e parë për të bërë mrekulli në pjesën e dytë ku barazoi 3-3.

Ekipi turk arriti që pavarësisht se ishte në disavantazh prej 3 me 0 në pjesën e parë nga Benfica, të kthehej në pjesën e dytë duke barazuar rezultatin në 3 me 3.

Guedes, Semedo dhe Fejsa realizuan golat për portugezët në pjesën e parë, ndërsa Tosun (58’), Quaresma (83’) dhe Aboubakar në minutën e 89-të ishin golashënuesit e Beshiktashit.

Këto dy ekipe janë në dy pozitat e para të Grupit B me Benficën që udhëheq me tetë pikë. Një më pak ka Beshiktashi, që ka pikë të barabarta me Napolin, që më vonë luan me Dynamo Kievin.

cenk-tosun-besiktas-stsl-09102016_1koch6zuq7pao1mbzwfippz0et

Gol i çmendur në ndeshjen Besiktas-Benfica

Besiktas ka ngushtuar rezultatin ndaj skuadrës portugeze Benfica në 1-3.

Periskopi.com Sporti

Ishte Cenk Tosun i cili shënoi një super gol në stilin rafishatë pasi pranoi një harkim nga bashkëlojtari i tij.

Ndeshja ende është duke u zhvilluar në kuadër të Ligës së Kampionëve.

/Periskopi.com/

download

Shokohet Bayerni, mposhtet nga Rostov (Video)

Bayern Munchen është mposhtur nga skuadra ruse, Rostov me rezultat 3-2.

Periskopi.com Sporti

Gjithçka filloi mirë për mysafirët pasi ishin ata që dominuan deri në minutën e 35’ ku kaluan në epërsi përmës Douglas Costa.

Reagimi i skuadrës vendase nuk vonoi dhe barazuan rezultatin përmes Serdar Azmoun në minutën e 44’. Që nga kjo minutë bavarezët humben kontrrollin e lojës, pasi që skuadra ruse shënoi golin e avantazhit në minutën e 51’, por reagimi i Bayernit nuk vonoi të cilit barazuan përmes Juan Bernat.

Vendimtar per Rostov u treguan Noboa i cili shenoi ne minutën e 62′.

Bayern ka siguruar kualifikimin ndërsa Rostov po lufton per poziten e tretë që dërgon në Europa League. /Periskopi.com/

arsenaliii

Formacionet zyrtare: Arsenal-Paris Saint-Germain

Arsenali sonte është nikoqirë i skuadrës franceze Paris Saint-Germain, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Këto dy skuadra sonte do të luftojnë për kreun e tabelës të grupit A, pasi që të dyja kanë pikët e barabarta me nga 10 pikë secila. Arsenali është lider për shkak të gol diferencës më të mirë.

Takimi i parë në Francë kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Ndeshja fillon nga ora 20:45.

Këto janë formacionet zyrtare:

Arsenal: 

giorud

Paris Saint-Germain: Aréola, Thiago Silva (C),Krychowiak, Marquinhos, Verratti, Lucas, Thiago, Motta, Cavani, Meunier, Matuidi,Maxwel

celtic

Formacionet zytare: Celtic-Barcelona

Celtic sonte do e pret Barcelonën në kuadër të grupit C.

Periskopi.com Sporti

Celtic u shkatërrua në xhiron e kaluar nga katalunasit me rezultat 7-0 dhe sonte do të mundohet të mos përsëritet e njëjtë histori.

Celtic renditet i fundit në tabelë me 2 pikë ndërsa Barcelona me 9 pikë ku I nevojitet vetëm një barazim për të siguruar kalimin në fazën e tjetër.

Këto janë formacionet zyrtare:

Celtic: Gordon; Lustig, Simunovic, Sviatchenko, Izaguirre; Brown, Arsmtrong; McGregor, Rogic, Sinclair; Dembélé.

Barcelona:  Ter Stegen; Roberto, Mascherano, Pique, Alba; Rakitic, Busquets, Gomes; Messi, Suarez, Neymar. /Periskopi.com/

Warsaw, Poland 14.09.2016, UEFA Champions League - 2016/17 Season, Group F - Matchday 1,  Legia Warschau - BV Borussia Dortmund,  Jubel um den Torschuetzen zum 0:6 Pierre-Emerick Aubameyang (BVB)  (Photo by TF-Images/Getty Images)

Kualifikohen edhe pesë skuadra në fazën e eliminimit direkt në ‘Champions’

Sonte janë zhvilluar 8 ndeshje në Ligën e Kampionëve në kuadër të xhiros së pestë.

Periskopi.com Sporti

Ndërsa, sonte kanë siguruar kualifikimin tutje edhe pesë skuadra drejt fazës së 1/16-tës së finales.

Real Madridi dhe Dortmundi siç pritej kaluan grupin e tyre, Monaco mposhti Tottenhamin dhe siguroi kualifikimin, Leicesteri veçse kishte siguruar kualifikimin një xhiro më parë, teksa edhe Juventusi e arriti këtë sonte.

Vlen të theksohet se Leicester City sot pësoi golin e parë në Ligën e Kampionëve pasi në 4 ndeshjet e para nuk kishte pësuar asnjë gol.

 

reus

Veç 12 gola, Dortmund dhe Legia futen në histori të Ligës së Kampionëve (Video)

Borussia Dormund dhe Legia Varshava kanë thyer rekord të gola në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja u mbyll me rezultat të thellë 8-4 ku u shënuan gjithsej 12 gola.

Edhe sa u përket golave në pjesën e parë kjo ndeshje theu rekordin pas u shënuan shtatë të tilla (5-2).

Dortmundi – Legia kaluan ndeshjen Monaco – Deportivo që ishte mbyllur 8-3 ku ishin shënuar 11 gola, një më pak.

shinji

Leicester City kualifikohet në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve (Video)

Leicester City është futur në histori të Ligës së Kampionëve, pasi që në sezonin e parë të tyre në këtë garë kanë kaluar grupin.

Periskopi.com Sporti

Leicester sonte mposhti skuadren belge Club Brugge me rezultat 2-1.

Golat për skuadrën angleze i shënuan Shinji Okazaki dhe Rhyad Mahrez ndërsa për belgët shënoi Jose Izquerdo.

Skuadra e drejtuar nga italiani Cluadio Ranieri është në pozitën e parë me 13 pikë edhe në rast të humbjes në ndeshjen e fundit të grupit do të kualifikohen si lider të grupit G. /Periskopi.com/

 

marc

Juventus fiton dhe rrëmben kreun (Video)

'Zonja e Vjetër' edhe pse me mungesa të mëdha, ka arritur të mposhtë ekipin andaluzian si mysafir me rezultat 1-3.

Periskopi.com Sporti

Por, ishte Sevilla ajo që zhbllokoi rezultatin në minutën e 9’ përmes Nicolas Pareja.

Ishte i rikthyeri nga lëndimi Claudio Marchisio, i cili arriti të barazojë rezultatin në 1:1 në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Juventusi arriti të shënojë dy gola dhe atë në 10 minutat e fundit të takimit për të siguruar fitoren.

Ishte minuta e 84-të kur mbrojtësi italian, Leonardo Bonucci shënoi gol dhe Mario Mandzukic përmbylli sfidën në minutën e 94-të pas asistimit të Marchisios. /Periskopi.com/

kagawa

Reali fiton në fund, Dortmund deklason Legian (Video)

Real Madridi ka regjistruar fitore ndaj Sporting Lisbonës në kuadër të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane e ka mposhtur skuadrën portugeze me rezultat të ngushtë prej 1:2 në ndeshjen e zhvilluar në Jose Alvalade.

Golat për madrilenët i shënuan Varane (’29) dhe Benzema (’87), ndërsa për portugezët shënoi Silva nga pika e bardhë (’80) për rezultatin final 1:2.

Pas 5 ndeshjeve të zhvilluara në grupin F, Real Madridi mbetet në vendin e dytë me 11 pikë, ndërsa Sportingu në vendin e tretë me 3 pikë.

Nga ana tjetër, Borussia Dortmundi e ka shpartalluar Legia Warszawa me rezultat të thellë prej 8:4 në Signal Iduna Park.

Golat për gjermanët i shënuan Kagawa (2), Sahin, Dembele, Reus (3) dhe Passlack, teksa për mysafirët shënuan Prijovic (2), Kucharczyk dhe Nikolic.

Për fund, Dortmundi është lider i grupit F me 13 pikë, ndërsa Legia mbetet në vendin e fundit me 1 pikë të grumbulluar.