kb-peja

KB Peja fiton bindshëm në Ligën Ballkanike

Peja ka regjistruar fitore prej 90-64 kundër KK Karpos Sokoli në palestrën“Karagaçi”, në kuadër të Ligës Ballkanike.

Periskopi.com Sporti

Skuadra vendase ishte bindshëm më e mirë në çerekun e parë të lojës, në të cilin shënoi dyfish më shumë pikë se kundërshtari (24:12).

Pejanët luajtën më mirë edhe në fraksionin e dytë (26:21) dhe shkuan në pushim me rezultat 50-33.

Dominimi vazhdoi edhe në pjesëlojën e tretë, në të cilën nikoqirët shënuan 16 pikë më shumë se kundërshtari nga Maqedonia (26:10).

Përkundër se mysafirët ishin më të mirë në çerekun e fundit (14:21), fitorja u takoi pejanëve.

Kjo ishte fitorja e dytë e Pejës në Grupin B nga po aq ndeshje të zhvilluara në Ligën Ballkanike.

bashkimi1

Skuadra kosovare në luftë për fazën e dytë të Ligës Ballkanike

Skuadra e Bashkimit ka arritur fitoren e parë në Ligën Ballkanike duke e mposhtur Kuzovin 69-66.

Periskopi.com Sporti

Trajneri malazez i Bashkimit, Dragan Radovic, në prononcimin e tij pas ndeshjes së fituar ndaj Kozuvit në BIBL ka thënë se fitorja për Bashkimin ka qenë jetike ashtu që të mbeten në garë për fazën e dytë.

“Shumë fitore me rëndësi për skuadrën tonë dhe tani vazhdojmë të mbetemi në garë për fazën e dytë të garave”.

“Mendoj se kemi luajtur një pjesë të parë të shkëlqyer, me ritëm të mirë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, por nuk kemi arritur të shënojmë disa pikë nga mundësitë e mëdha, që na vështirësoi punët në pjesë të dytë. Sidoqoftë, i uroj lojtarët për fitoren”, ka thënë Radovic pas fitores së parë të tij këtë stinor në BIBL me Bashkimin.

trepca

KB Trepça arrin të përmbys rezultatin në Ligën Ballkanike

Klubi basketbollist, Trepça ka arritur të përmbys rezultatin në minutat e fundit të takimit ndaj, Korposh Sokolit.

Periskopi.com Sporti

Mitrovicasit fituan në “Minatori” me rezultat 82:80.

Klubi nga Mitrovica ishte në disavantazh prej shtatë pikësh kur kishin mbetur më pak se tre minuta lojë deri në fund, por vendasit arritën që të përmbysnin gjithçka për fitoren e parë.

Trepça tani ka tri pikë pas dy takimeve në grupin B. /Periskopi.com

trepca

Trepça mund të largohet nga Liga Ballkanike

Një ditë pas debutimit të Trepçës në Ligën Ballkanike në basketboll, zyrtarët e kësaj lige nëpërmjet një letre kanë paralajmëruar largimin e skuadrës mitrovicase nga garat e edicionit 2016/17, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Trepçës të hënën mbrëma luajti në udhëtim kundër Tiranës në ndeshjen që i takoi Grupit B dhe humbi me rezultatin 78:66. Kjo ishte edhe ndeshja hapëse e edicionit të ri në BIBL dhe të dyja skuadrat po debutojnë këtë edicion në këtë ligë.

 

Në të vërtetë drejtori i BIBL-it, Shay Shtriks, ka shkruar se Trepça duhet të kërkojë falje zyrtare dhe po ashtu të dërgojë një letër që do të garantojë se të gjithë zyrtarët e kësaj lige: arbitrat, menaxhmenti dhe kundërshtarët do të jenë të sigurt dhe do të largohen të sigurt nga Mitrovica .