Glauk Konjufca

Konjufca tregon pse nuk do të ketë liberalizim edhe nëse bëhet demarkacioni

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se edhe po të ratifikohej demarkacioni me Malin e Zi, nuk do të ndodhte liberalizimi i vizave.

Periskopi.com Lajme

 

Konjufca ka thënë se kriteri kryesor i vënë nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën është lufta ndaj korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.

“Unë jam i bindur se edhe nesër po të ndodhte ratifikimi i demarkacionit nuk do të kishte liberalizim të vizave. Për liberalizim janë dy kritere kryesore, njëri prej më të rëndësishmëve është lufta kundër korrupsionit. Në raportin e progresit vlerësohet se në Kosovë nuk ka vendime të prera të gjykatave për ndëshkimin e korrupsionit të nivelit të lartë. Pra figurat më të larta institucionale të cilët janë të përfshirë në korrupsion janë në procese gjyqësore por që gjithmonë lirohen për shkak të ndikimeve politike”, tha ai.

Kryeministri Isa Mustafa në konferencën përmbyllëse të vitit, tha se për liberalizimin e vizave janë përmbushur të gjitha kriteret përpos atij të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

I pari i Qeverisë fajin për mosliberalizimin e vizave ia hodhi deputetëve të cilët sipas tij, për interesa partiake po e kundërshtojnë demarkacionin me Malin e Zi.

Mirëpo, shefi i deputetëve të VV-së, tha se Qeveria me qëllim po e thotë se po të kalohej demarkacioni do të kishte liberalizim të vizave. E kjo sipas tij nuk është e vërtetë, duke thënë se për mosliberalizim të vizave më së paku i ka fajet opozita dhe populli i Kosovës.

“Demarkacioni nuk është kusht që e kanë shtetet tjera, për këtë është ankuar edhe vet presidenti Hashim Thaçi, por ai i ka fajet vet që demarkacioni u vu si kriter për liberalizim të vizave. Ata vet kanë kërkuar që demarkacioni të jetë njëri prej kritereve”, tha ai per ekonomia online

auto_vizat1440448925-780x439

Kosovarët po e përmbyllin edhe këtë vit të izoluar

Kosova nuk do të shënojë progres në procesin e liberalizimit të vizave përderisa nuk i përmbush dy kriteret e fundit. Kështu kanë deklaruar në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, kur janë pyetur për mundësinë e anashkalimit të kriteret të demarkacionit me Malin e Zi, ashtu siç kanë kërkuar qeveritarë të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ndërkaq premtimi i Qeverisë se më së largu deri në dhjetor të këtij vitit Kosova do të futet në zonën Schengen, nuk do të përmbushet. Tanimë në agjendë as që është ratifikimi i projektligjit për shënimin e kufirit me Malin e Zi, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Nuk do të ketë progres në liberalizimin e vizave nëse dy kërkesat e mbetura (demarkacioni, korrupsioni v.j.) nuk përmbushen nga ana e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së dërguar gazetës. Ata kanë kujtuar rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizmin e vizave më 4 maj të këtij viti, i cili duhet të votohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së.

Sadri Ferati

Deputeti i LDK-së: Liberalizimi i vizave shtyhet për 12 muaj

“Nëse Kuvendi e Kosovës nuk e ratifikon marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi brenda një javë ose me së largu 10 ditë, atëherë ne do të mbesim pa liberalizim deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm”, thotë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati.

Periskopi.com Lajme

Ai e ka pranuar publikisht se si koalicion qeveritar nuk i kanë votat e nevojshme për të ratifikuar marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, e sidomos tani pas bojkotit të Listës Serbe qe po i bën institucioneve të Kosovës.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për vendimin e Listës Serbe për të pushuar aktivitetin në kuadër të institucioneve të Kosovës.

E sa i përket zërave për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, deputeti Ferati ka thënë në Tribuna, se zgjedhjet e parakohshme nuk duhet të ndodhin me çdo kusht për të rrënuar diçka.

Ato sipas tij, duhet të ndodhin vetëm atëherë kur do të mund të ndryshohet gjendja aktuale për të mirë. LDK sipas tij, nuk i druhet zgjedhjeve të parakohshme.