Enver Hoxhaj

Hoxhaj: BE e qartë, s’ka liberalizim vizash pa demarkacion (Video)

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, nga Brukseli për InfoBox të RTV Dukagjinit ka thënë se BE-ja mbetet e vendosur që Kosova ta bëjë përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, para se të i jap dritën jeshile qytetarëve për zonën Shenghen.

Periskopi.com Lajme

Ai tha se mbetet të shihet për një momentum të ri politik në vend, për të parë nëse do të ketë mundësi ratifikimi të kësaj marrëveshjeje për demarkim.

“Ratifikimi i marrëveshjes për demarkim mbetet kusht. Ky ishte qëndrimi që u tha në takim. Ky ishte qëndrimi që u tha në konferencë për shtyp. Dhe ne duhet të shohim si elitë politike, si bartës të institucioneve, si bartës të partive politike, se çfarë forme t’i qasemi kësaj çështjeje dhe a do të ketë mundësi të krijojmë një momentum të ri që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza”, tha Hoxha për RTV Dukagjini. /Telegrafi/

vizart

Kosova rrezikon liberalizimin e vizave edhe për vitin 2017

Institucionet qendrore po e rrezikojnë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën edhe për vitin 2017, thonë njohësit e integrimeve evropiane.

Periskopi.com Lajme

Ata konsiderojnë se Kuvendi dhe Qeveria, po dështojnë në përmbushjen e një prej kritereve substanciale të përcaktuara nga Bashkimi Evropian në procesin e liberalizimit të vizave, siç është rasti me ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit më Malin e Zi.

Profesor i së Drejtës Evropiane, Avni Mazreku, tha për Radion Evropa e Lirë se autoritetet nuk kanë treguar vullnet politik në përmbushjen e kritereve reale për liberalizim të vizave.

Sipas tij, përderisa qasja e Qeverisë së Kosovës dhe qasja e vendimmarrësve në Kosovë është krejt deklarative, askush nuk mund të ndihet komod se në vitin 2017, do të ketë liberalizim.

“Kosova duke mos pasur qasje konstruktive e profesionale, por edhe qasje që vjen si rezultat i një konstruktiviteti politik në procesin e qasjes, e ka humbur atë momentin kyç të përmbushjes së kritereve e që përmbushja e kritereve nënkupton edhe stabilizimin politik, ekonomik dhe juridik të vendit”.

“Kosova ka mungesë të stabilitetit politike si pasoj e zhvillimeve politike”, tha Mazrekaj duke shtuar se vendi nuk ka as stabilitet makro-ekonomik dhe është larg rajonit dhe vendeve anëtare të BE-së.

Mazrekaj tha po ashtu se Kosova duhet të punoj shumë edhe në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, si kriter shumë me rëndësi jo vetëm për fushën e sundimit të ligjit në vend, por edhe për procesin e liberalizimit të vizave.

“Kosova është okupuar më shumë me zhvillimet e brendshme politike, por e vërteta është se zhvillimet politike duhet me qenë në funksion të përmbushjeve së këtyre kritereve. Përmbushja e këtyre kritereve të akcesionit, nënkupton efekt të drejtpërdrejt të zhvillimeve brenda vendit”, tha Mazrekaj.

Nga ana tjetër, Arben Gashi, deputet i Kuvendit të Kosovës, anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane, tha për Radion Evropa e Lirë se për të ecur tutje drejt liberalizimit të vizave duhet të ketë një konsensus politike për çështjet të cilat kanë mbetur pezull e të cilat janë të rëndësishëm në këtë proces.

Ai mendon se nëse arrihet një konsensus brenda skenës politike, çështja e liberalizmit mund të trajtohet në instancat kompetente.

“Nëse mbetet pezull do të jetë problematike dhe do të ketë një argument shtesë nga Bashkimi Evropian për mos liberalizmin e vizave dhe po ashtu do të ketë një tension të vazhdueshme në Kosovë”, tha Gashi.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pranuar se aktualisht koalicioni qeverisës nuk i ka votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Sa më shumë që ka probleme të brendshme politike në Kosovë dhe mos angazhim të duhur, çështja e liberalizimit të vizave do të vonojë, thotë profesor Emrush Ujkani, njohësi i çështjeve integruese evropiane.

“Askush nuk mund ta marr të sigurt faktin që nëse edhe në vitin tjetër vazhdohet kështu, do të thotë të mos adresohen çështjet, se mund të kemi një epilog më të mirë. Personalisht jam skeptik rreth kësaj edhe për vitin tjetër, apo edhe një kohë më të gjatë derisa kemi një konfuzion të tillë të brendshme nga lidershipi ynë”, tha Ujkani.

Njohësit e integrimeve evropian kanë kritikuar drejtuesit e Qeverisë së Kosovës se nuk po merren siç duhet dhe seriozisht me çështjen e liberalizmit te vizave. Ata thanë po ashtu se aktualisht Kosova nuk ka as ministër të Integrimeve Evropiane.

Lidhur me ketë çështje, kritika bën edhe deputeti Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Është fatkeqësi që ka më shumë se dy muaj që Kosova nuk ka ministër të Integrimeve Evropiane i cili do të duhej që të merrej në mënyrë konstante me liberalizimin e vizave dhe me çështje tjera të cilat kanë të bëjnë me interesat e Kosovës në Bashkimin Evropian”, tha Gashi.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë këto ditë po ashtu se “mesazhet e Bashkimit Evropian janë të qarta dhe se liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës është në duart tona”.

“Tashmë është në dorën tonë që t’i hapim udhë liberalizimit të vizave dhe të vazhdojmë më tutje në integrimin e plotë në BE, i cili është vullnet dhe aspiratë e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar kryeministri Mustafa së fundmi në rrjetin social Facebook.

hashim-presidenti

Thaçi: Kushtëzimi i mëtutjeshëm për vizat, do të dëmtojë kredibilitetin e BE-së në Kosovë

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se vazhdimi i kushtëzimit të heqjes së vizave për qytetarët e vendit me luftën ndaj krimit dhe korrupsionit nga institucionet do të dëmtojë kredibilitetin e Bashkimit Europian në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

“Përkundër faktit se është debatuar mjaft se a kemi nevoje për mekanizma të ndërmjetmë në fushën e sundimit të ligjit, unë mendoj se na duhen, gjithmonë kur janë të drejtuar kah rezultatet”.

“Përgjatë këtyre viteve të ekzistencës si shtet, institucionet e vendit kanë ndërmarrur iniciativa dhe veprime në drejtim të sundimit të ligjit dhe rendit kushtetues. Është bërë verifikimi i të gjithë kandidatëve të mundshëm për gjyqtarë dhe prokurorë. Hap po ashtu i rëndësishëm është edhe nxjerrja e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. Po ashtu kemi diskutuar për ndalimin e kandidimit në zgjedhje të personave të akuzuar në raste të ndryshme penale. Përtej kornizës ligjore dhe strategjike, institucionet kanë arritur rezultate të prekshme në forcimin e sundimit të ligjit, megjithëse sfidat vazhdojnë të jenë prezente. Vlerësimet  e ndryshme për progresin në këtë fushë, nga organizata të ndryshme, mund të mos jenë në përputhje me realitetin në terren, për shkak se ato janë të bazuara në perceptime. Shpesh ndodh që realiteti në Kosovë të mos raportohet dhe që perceptimi të jetë më i keq se situata”.

“Statistikat edhe pse jo të harmonizuara krejtëisht dëshmojnë për rezultate të prekshme në hetimin e krimit të organizuar. Por kjo duhet të përcillet edhe me vendime të gjyqësorit, sepse nuk mjafton vetëm hapja e rasteve”.

“Qasja jo plotësisht e drejtë e Bashkimit Europian ndaj Kosovës po ua pamundëson qytetarëve të vendit lëvizjen e lirë pa viza. Vendi ka bërë më shumë se cdo vend tjetër në rajon, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Cdo kushtëzim i mëtutjeshëm i vizave me këtë luftë, do ta dëmtojë kredibilitetin e BE-së në Kosovë. BE-ja mund të mos jetë e shqetësuar me kredibilitetin e saj në vend, por kjo nuk mund të kalojë pa pasoja të caktuara”.

Kuvendi i Kosoves

Nesër në Kuvend deklarata për liberalizmin e vizave

Pas seancës së jashtëzakonshme, që do të mbahet në orën 10:00 në të cilën do të debatohet për vlerat e UÇK-së në raport me situatën e krijuar, do të mbahet seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të diskutohet propozim-Deklarata e Kuvendit të Republikës së Kosovës adresuar Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave.

Periskopi.com Lajme

Sipas agjendës të publikuar nga zyra për media kjo deklaratë do të shqyrtohet në pikën e katërt.

Ja rendi i ditës:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Propozim-Deklarata e Kuvendit të Republikës së Kosovës adresuar Unionit Europian për liberalizimin e vizave,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për procedurën përmbarimore,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-119 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-043 për faljen e borxheve publike,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-110 për kamatë-vonesat në transaksionet tregtare,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-024 për Shërbimin Mjekësor Emergjent,
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-066 për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës,
  10. Emërimi i anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave,
  11. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës (votim i fshehtë),
  12. Zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit (votim i fshehtë),

 

  1. Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (votim i fshehtë),
  2. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Komisionit të Pavarur për Medie (votim i fshehtë),
  3. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e 1 (një) anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Medie,
  4. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga 8 (tetë) deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës,
  5. Debati parlamentar sipas kërkesës së deputetes Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputet tjerë nënshkrues lidhur me detyrimet e mundshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Pozita dhe opozita pajtohen më në fund

Komisioni për politikë të jashtme i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Elmi Reçica, e me pjesëmarrje të të gjitha subjekteve parlamentare, pos Listës Serbe, ka nxjerr një deklaratë lidhur me marrëdhëniet me Malin e Zi e me vështrim të veçantë për marrëveshjen e demarkacionit.

Periskopi.com Lajme

Në këtë mbledhje, është miratuar një draft-deklaratë në të cilën theksohet se koalicioni qeverisës dhe opozita qëndrojnë të bashkuara, me qëllimin që procesi i shënimit të kufirit me Malin e Zi të përmbyllet sa më shpejtë që të jetë e mundur, raporton Periskopi

Në draft dokumentin thuhet :

Ne deputetët e Kuvendit të Kosovës, të përkushtuar në integrimin e vendin në Bashkimit Evropian, përmes fuqizimit të demokracisë, sundimit të ligjit, lirive dhe të drejtave të njeriut, të përkushtuar për fqinjësi të mirë, stabilitet, paqe dhe bashkëpunim të mirë me Malin e Zi dhe me të gjitha vendet fqinje.

Pavarësisht dallimeve që kanë mbi natyrën e shënjimit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, koalicioni qeverisës dhe opozita qëndrojnë të bashkuar me qëllimin që ky proces të përmbyllet sa më shpejt që është e mundur.

Duke marr për bazë këtë konsensus parimor, ne si përfaqësues të popullit kërkojmë mirëkuptimin e vendeve anëtare të BE-së që qytetarëve të Kosovës tu njihet e drejta e lëvizjes së lirë në Zonën Shengen.

Ju njoftojmë se institucionet e Kosovës i kanë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuar që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave./ Periskopi