rosberg-hamilton-f1-w07_3419579

Rosberg: Mes meje dhe Hamilton nuk ka shoqëri

Pasi ka mbyllur festën e titullit kampion në Abu Dhabi, piloti i Mercedesit, Nico Rosberg, ka mbërritur në vendlindjen e tij, në Gjermani, ku dhe ka vijuar festën, këtë herë me patriotët e tij.

Periskopi.com Sporti

Në një intervistë të dhënë për mediat gjermane, ai ka pranuar se “bashkëjetesa” me Lewis Hamilton është e vështirë, transmeton telesport.al. Më tej, ka pranuar se piloti britanik është ndër pilotët më të mirë të Formula 1, por shton edhe se mes tyre nuk ka një miqësi të mirë.

“Do të jetë gjithnjë e vështirë bashkëjetesa mes nesh. Jemi në të njëjtën skuadër dhe në garë jemi kundër njëri-tjetrit për fitore”, ka theksuar Rosberg.

Piloti gjerman fitoi ditën e diel titullin e parë kampion në karrierën e tij, duke ndalur serinë pozitive të Hamilton.

“Lewis është një nga pilotët më të mirë të historisë, ka një standard të lartë gare. Por, mes nesh është e pamundur që të ekzistojë një marrëdhënie e mirë”.

“Kemi qenë miq të mirë kur ishim të rinj dhe pilotonim së bashku. Sot kemi vetëm respekt për njëri-tjetrin dhe kjo na ndihmon që të garojmë pa thyer rregullat. Unë nuk e di se si ndihet sot Hamilton, por di se si ndihesha unë në vitin 2014 e 2015, kur humbja Botërorin në fund. Është e vështirë të pranosh humbjen”, ka shtuar ai.

nico

Nico Rosberg kampion i Formula 1

Shoferi gjerman i skuadrës angleze Mercedes AMG Petronas, Nico Rosberg ka fituar kampionatin e Formula 1.

Periskopi.com Sporti

Edhe pse përfundoi në pozitën e dytë gjermani arriti ta mposhtë në luftë për titulli kolegin e tij të skuadrës anglezin Lewis Hamilton i cili e fitoi garën e Abu Dhabi.

Rosberg edhe po të pëfundonte i gjashti apo i teti do ta fitonte garën pasi ishte në epërsi në klasifikimin e përgjithshëm ndaj Hamilton ndërsa pozita e parë e Hamilton do i shërben vetëm për statistika anglezit.

Gjermani ka fituar për herë të parë kampionatin e garës më të fortë automobilistike. /Periskopi/

 

hamilton

Hamilton apo Rosberg, sot Abu Dhabi vendosë për kampionin e ri në Formula 1

Sot nga ora 14:00 do të zhvillohet gara e fundit në Formula 1 në Abu Dhabi.

Periskopi.com Sporti

Pas kësaj gare do të kuptohet edhe kampioni i ri në këtë garë, ku do të vendoset ndërmjet garuesve të skuadrës angleze Mercedes AMG Petronas.

Anglezi Lewis Hamilton është në pole pozicion por është Nico Rosberg favorit të shpallet kampion.

Nëse Hamilton përfundon garën i pari atëherë Rosbergut i nevojitet vetëm pozita e tretë që të shpallet kampion.

Në rast të përfundimit të Hamilton në pozitën e dytë atëherë Rosbergit i duhet vetëm pozita e gjashtë që të shpallet kampion.

Hamilton po që  se nuk arrinë të përfundojë në podium, automatikisht Rosberg do të shpallet kampion i Formula 1. /Periskopi/

skysports-abu-duel-in-the-desert_3840238
Permutacionet para garës
f1finale_nov_2016
Renditja e përgjithshme e garuesve
hamilton3

Gara e fundit do të jetë e zjarrtë, Hamilton niset i pari në Abu Dhabi

Lewis Hamilton është në limitet e perfeksionit në testin e fundit për të arritur titullin e katërt botëror. Britaniku realizoi tri kohë të jashtëzakonshme në të tre sesionet e provave kualifikuese për Çmimin e Madh të Abu Dhabi në pistën Yas Marinas.

Periskopi.com Sporti

Britaniku e mbajti larg shokun e tij të skuadrës, Nico Rosberg, duke mos i dhënë asnjë mundësi për t’i marrë vendin e parë në nisje. Ky është ‘pole position’ e 61-të në karrierë për kampionin në fuqi.

Nuk pati befasi nga pilotët e tjerë për pozicionet e nisjes, me Red Bull që do të ketë në nisje në vendin e tretë australianin Daniel Ricciardo, transmeton Top Channel.

Vendi i katërt në nisje për finlandezin e Ferrarit, Kimi Raikkonen, ndërsa Sebastian Vettel arriti të bënte më mirë vetëm se Max Verstappen.

Gara e Abu Dhabit është e fundit për këtë sezon kur edhe do të vendoset titulli i kampionit.

rosberg-hamilton-f1-w07_3419579

Fillon ‘lufta’ ndërmjet Hamilton dhe Rosberg

Pista e Jas Marinës do të vendosë për kampionin e ri në Formula 1.

Periskopi.com Sporti

Në prag të kësaj gare piloti britanik ka vendosur të nisë një luftë fjalësh me kolegun e tij të skuadrës që ëshë edhe rviali i tij për titull, Nico Rosberg.

Hamilton është rikthyer në garë për titull në garat e fundit, ku ka futur në presion liderin e kampionatit të Formula 1 në presion, ai tashmë dëshiron një luftë tjetër që mund të ndikojë te kolegu i tij. Vetëm 12 pikë i ndajnë protagonistët nga vendi i parë në të dytin.

“Jam i lumtur që kam fituar në garat e fundit dhe Nico nuk ka asnjë avantazh mbi mua. Për momentin Rosberg po bën punën që duhet, ai ka përfunduar çdo garë dhe nuk ka patur probleme, siç kam vuajtur unë. Jam në një pozicion të çuditshëm para garës së fundit dhe nuk bën shumë diferencë sesi do drejtoj tani, pasi kam humbur shumë gjatë vitit. Nuk do të dorëzohem pasi asnjëherë nuk e di ç’mund të ndodhë”, tha Hamilton.

Lewis Hamilton mund të përfundojë sezonin me më shumë fitore dhe “pole positon” se Rosberg, por sërish të dështojë për titull. Gjermanit krejt çka i duhet është të përfundojë në pozitën e tretë pavarësisht garës së britanikut, për t’u kurorëzuar me titull kampioni në garën më fortë automobilistike. /Periskopi.com/

 

hamilton-rosberg

F1, Hamilton beson ende te titulli. Rosberg, me sytë nga Meksika

Lewis Hamilton i gëzohet jashtë mase fitores në Austin të Shteteve të Bashkuara, e katërta për të në 5 gara të zhvilluara në këtë pistë. Suksesi i fundjavës e bën britanikun të besojë ende dhe të mos dorëzohet në luftën për titullin botëror për pilotë.

Periskopi.com Sporti

“Ajo që mund të bëj tani është vetëm të jap maksimumin tim, – tha Hamilton pas përfundimit të garës. – Rosberg zhvilloi një tjetër garë të shkëlqyer, por beteja do të vazhdojë. Do të luftoj deri në fund për titullin. Austin ka qenë gjithnjë një pistë shumë e mirë për mua. U jam mirënjohës të gjithëve në skuadër dhe jam krenar që jam pjesë e saj”.

Nico Rosberg u shpreh i kënaqur me vendin e dytë në këtë garë, që për të ka një vlerë shumë të madhe, pasi në Meksikë gjermani do të kërkojë të mbyllë të gjitha llogaritë e këtij kampionati.

“Humba jo pak terren në nisjen e garës dhe bëra gjithçka munda për ta rifituar. Vendi i dytë është i mirë për mua, kufizova dëmet. Nuk dhashë maksimumin në këtë garë. Doja të fitoja, por ky Çmim i Madh nuk kishte histori”, tha Rosberg.

Lewis-Hamillton

Hamilton fiton “Çmimin e Madh të Amerikës”

Lewis Hamilton iu është rikthyer fitoreve në garën për Çmimin e madh të Amerikës, duke e mposhtur shokun e skuadrës, Nico Rosberg rivalin kryesor për titull të kampionit.

Periskopi.com Sporti

Britaniku u nis i pari në garën e Austin, por e humbi vendin në nisje të garës, megjithatë arriti ta rikuperojë shpejt atë, duke arritur më pas ta mbajë deri në fundin e garës. Suksesi i 50 i britanikut në Formula 1. Menjëherë pas tij në finish erdhi piloti tjetër i Mercedes, Nico Rosberg.

Në podium u ngjit i treti edhe Daniel Ricciardo me Red Bull, i cili la pas pilotin e Ferrarit, Sebastian Vettel, përcjell TCH.

Momente emocionuese dhuroi në xhiron e fundit të garës Fernando Alonso, i cili arriti t’i merrte vendin e pestë Carlos Sainz.

Kur kanë mbetur edhe 3 gara deri në fundin e këtij botërori të Formula, Nico Rosberg renditet i pari në renditjen e përgjithshme me një diferencë tashmë prej 26 pikësh nga Hamilton.

Gara e radhës në Formula 1 do të jetë Çmimi i Madh i Meksikës javën e ardhshme. /Periskopi.com

hamilton3

Hamilton nuk dorëzohet

Lewis Hamilton nuk ka ndërmend të dorëzohet në luftën për titullin kampion në Formula 1 që do të ishte i katërti për të në karrierë.

Periskopi.com Sporti

Tashmë kanë mbetur vetëm 4 gara nga fundi i Botërorit dhe diferenca mes tij dhe Rosberg në krye është 33 pikë me gjermanin që mund ta fitojë titullin e tij të parë edhe me 3 vende të dyta.

“Kanë mbetur edhe 4 gara dhe unë do të luftoj çdo fundjavë për t’i fituar ato”, tha Hamilton. “Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk kam çfarë të pres më”.

Ndalesa e radhës së Formula 1 është ajo në pistën e Austin në Teksas ku Hamilton ka fituar në 3 nga 4 garat e zhvilluara aty.

“Do të kthehemi në SHBA që është si një shtëpi e dyta imja për sa u përket garave”, vijoi Hamilton. “E adhuroj këtë vend, kulturën dhe pistën kështu që mezi po pres që të garojmë. Kam kujtime të mrekullueshme nga Austin ku përveç 3 sukseseve në 4 gara të mbajtura, në këtë pistë vitin e kaluar sigurova dhe titullin kampion”.

rosberg

Rosberg lë prapa Hamilton

Në Japoni janë sërish dy makinat e Mercedesit ato që dominuan. Në sesionin e dytë të provave të lira, Nico Rosberg e ka lënë pas Lewis Hamiltonin me 72 të mijtat e sekondës. I vetmi që iu afrua me kohë këtyre dy pilotëve, ishte Kimi Raikkonen me Ferrarin, transmeton koha.net.

Periskopi.com Sporti

Në vendin e katërt u rendit Max Verstappen me Red Bullin, teksa i pesti në renditje doli Serbastian Vettel me “Kokëkuqen”. 

Edhe në këtë garë, Ferrari është në disavantazh ndaj Red Bullit, pasi që pista ka ndryshime të mëdha dhe kthesa të shpejta. Gjithashtu, në dy sesionet e para të provave të lira të Çmimit të Madh të Japonisë, Ricciardo dhe Verstappen kanë treguar ritëm të lartë, që rivalizon edhe Mercedesin.

hamilton3

Hamilton në bisedime me Mercedes

Lewis Hamilton është i acaruar me kompaninë e tij Mercedes, pas një tjetër dështimi mekanik të formulës së tij gjatë garës në Malaysia ku makina e ti pati defekt motorin, një gjë e pazakontë për një ekip serioz siç është Mercedes.

Periskopi.com Sporti

Reagimi i tij ka qenë i menjëhershëm.

“Dikush duhet të më jap përgjigje pasi kjo është e papranueshme. Ne jemi duke luftuar për titull dhë vetëm makina ime po dështon”, deklaroi anglezi.

Në mbështetje Hamiltonit i ka dalë edhe bossi i Mercedes, Totto Wolf.

“Është shumë keq për Leëis Hamilton por edhe për ekipin. Unë jam i zemëruar po aq sa Hamilton. Ai ka mbetur prapa kolegut të tij Nico Rosberg, i cili tashmë udhëheq garën me 288 pikë, përderisa Hamilton ka 265, kur tani kanë mbetur edhe pesë gara për t’u zhvilluar”, deklaroi ai. /Periskopi.com

hamilton3

Hamilton niset i pari

Lewis Hamilton dominon dhe fiton provat kulaifikuese për Çmimin e Madh të Malajzisë. Një fundjavë që foli e tëra për britanikun, që pas 2 sesioneve të lira, arrititi të vendoste kohët më të shpejta në të treja sesionet kualifikuese.

Periskopi.com Sporti

Në sesionin e fundit Hamilton e ndali kronometrin në kohën 1.32.850, duke lënë në vendin e dytë shokun e skuadrës Rosberg. Britaniku shënoi pole position të 57 në karrierë.

Në linjën e dytë të nisjes do të jenë pilotët e Red Bull, me Verstappen në vendin që niset e treti dhe Ricciardo i katërti. Makinat Ferrari do të jenë në linjën e tretë, me Vettel dhe Raikkonen, transmeton TCH.

Gara për Çmimin e Madh të Malajzisë do të zhvillohet të dielën dhe do të trasmetohet drejtpërdrejtë në Top Channel duke flluar nga ora 9.00.

hamilton2

F1, Hamiltoni i përgjigjet Rosbergut në sesionin e dytë

Në sesionin e dytë të provave të lira të Çmimit të Madh të Malajzisë, Lewis Hamilton shënon kohën më të mirë, duke iu përgjigjur kështu shokut të tij të skuadrës te Mercedesi, Nico Rosberg, i cili e kishte lënë pas në sesionin e parë.

Periskopi.com Sporti

Britaniku e ndali kronometrin në 1’34″944, duke u treguar më i shpejtë se Nico Rosberg dhe ferraristët Sebastian Vettel e Kimi Raikkonen.

Duket se në këtë fundjavë, Ferrari është më në avantazh sesa Red Bulli. Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo kanë qenë më të ngadaltë se “Kokëkuqet” në të dyja sesionet e para të provave të lira.

hamilton

Hamilton – Rosberg: Kampionati ende i gjatë

Lewis Hamiton beson se përqëndrimi do ta ndihmojë të luftojë për titullin e tretë rresht dhe të pestin në karrierën e tij. Britaniku i Mercedes në garë me Rosberg nuk e ndien aspak presionin dhe beson se dueli do të vazhdojë deri në garën e fundit të këtij sezoni.

Periskopi.com Sporti

“Mendoj se shanset janë të barabarta. Mungojnë edhe 6 gara dhe unë nuk kam bërë llogaritë se sa pikë më nevojiten. Përqëndrohem te gara e radhës. Jam i fokusuar te puna ime dhe e di shumë mirë që më nevojiten disa fitore për t’u rikthyer në krye”.

Beteja mes dy pilotëve të skuadrës gjermane zhvendoset në Malajzi dhe Nico Rosberg në krahun tjetër kërkon që të largojë presionin pasi nuk ka arritur ende të fitojë asgjë, pavarësisht garës  perfekte të zhvilluar në Singapor.

“Ka ende shumë rrugë për të bërë dhe unë nuk jam aspak i fokusuar te e ardhmja. Mendoj vetëm për ndalesën e radhës ku shpresoj të paraqitem si në Singapor”.

Dy pilotët e Mercedes u mjaftuan me kaq përballë gazetarëve maljzianë pas mbërritjes në Kuala Lumpur. Aktualisht, Risberg kryeson kampionatin me 8 pikë më shumë se shoku i skuadrës së tij. Që prej muajit Korrik Hamilton nuk arrin të fitojë një garë duke humbur vendin e parë, ndërsa Rosberg në Singapor regjistroi suksesin e 8 sezonal, duke hedhur një hap të madh drejt titullit të parë në karrierë.