Gorani: Zgjedhje të parakohshme, të cilat i fiton Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje pret triumf në zgjedhjet e ardhshme, e kjo do të jetë e natyrshme falë angazhimit shumëvjeçar të saj.

Periskopi.com Lajme

Kështu thotë, Dukagjin Gorani në një intervistë për Gazeta Metro, në paraqitjen e tij në media pas një kohe të mos paraqitjes në publik, siç bën të ditur ai, shkaku i disa problemeve shëndetësore.

Duk folur për zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë edhe trenin dhe murin, Gorani thotë se roli i Qeverisë ka qenë inekzistent, dhe institucionet nuk kanë funksionuar fare.

Treni dhe muri, Gorani thotë se filloi dhe përfundoi ashtu siç edhe filloi, në mënyrë të palavdishme dhe provinciale.

“Të gjitha palët u përpjekën ta paraqesin atë si një lloj triumfi të tyre. Mirëpo, atë që e nxjerrën në fund, ishte një turpërim kolektiv dhe publik, në të dy anët”.

“Ideja e atij treni ka qenë një ide që mundet t’i bjerë në mend vetëm provincës serbe. Ndërkohë që rrahahgjokësat e ndalimit të atij treni janë në vazhdën e halcinimeve që i bën rregullisht skena jonë politike”.

Gorani në këtë intervistë ka folur edhe për mos pranimin e Vetëvendosjes nga ana ambasadave të Qunitit në Kosovë, në veçanti nga ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kori diplomatik, dhe opinioni publik, do të marrë pak kohë sipas Goranit, derisa ta kuptojë Lëvizjen Vetëvendosje, e natyrisht edhe derisa ta pranojë.

“Si të kuptuarit, e po ashtu edhe pranimi i saj do të jetë i pashmangshëm. Që të mund të kuptohet Vetëvendosje, është mirë që të liroheni nga steerotipizimi. E bashkësia ndërkombëtare e ka të vështirë të dalë nga kjo, sa herë që del nga zona e komforit të saj që funksionon”.

Sa i përket marrëveshjes së demarkacionit, Gorani thotë se ajo është e pamundur të ratifikohet, dhe opozita e ka luajtur rolin e vet për demaskimin e përmbajtjes së kësaj marrëveshje.

Mosratifikimi i kësaj marrëveshjeje, sipas Goranit do të përdoret për ta shpërndarë Kuvendin, dhe ta detyrojë shoqërinë kosovare që të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Akuzat e fundit të qeverisë drejtuar opozitës për dështimin e ratifikimit të Demarkacionit, Gorani i krahason me fabulën e ujkut i cili “e akuzon qengjin që po ia turbullon ujin”.

Në këto zgjedhje, që Gorani thotë se do të jenë të parakohshme, ai pret që Lëvizja Vetëvendosje, të dalë forca e parë politike. Kjo sipas tij natyrshëm shkaku i angazhimit të saj shumëvjeçar.

“Bashkë me Vetëvendosjen në këto zgjedhje do të jetë edhe një grup i madh i shoqërisë progresive kosovare, e cila do të rreshtohet krahas me Lëvizjen, për të ndërprerë një udhëheqje kriminale të vendit tonë”.

I pyetur për negociatat me Serbinë, dhe përfshirjen në to edhe të presidentit Thaçi, Gorani ka thënë se këto nuk janë negociata, pasi sipas tij aty diskutohet për njëmijë tema, e që sipas tij ato do të duhej të kishin vetëm një qëllim, “njohjen faktike në rajonin ballkanik, ku Kosova është shtet i pavarur”.

Gorani, ish këshilltar i Thaçit kur ky i fundit ishte kryeministër, thotë se përfshirja e tanishme e presidentit në negociatat me Serbinë, shërben vetëm si problematizim e ndërlikim i mëtutjeshëm i çështjes.

E duke ditur se në zgjedhjet e ardhshme Kosovës i shtohet edhe partia më e re “Alternativa”, e krijuar nga kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, dhe ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, Gorani thotë se u uron atyre themelimin e këtij subjekti politik, por ende nuk mund të flas për rolin e tyre në politikën kosovare, pasi sipas tij, duhet shikuar se si do të zhvillohet dhe prezantohet para shoqërisë kosovare.

Ndërsa, një tjetër çështje për të cilën Gorani flet në këtë imntervistë është edhe vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në qendrën e paraurgimit në Prizren, në fillim të nëntorit të vitit të kaluar. /gazetametro.net.

 

Shtyhet seanca ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes

Katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti, dhe Adea Batusha më 28 shkurt në ora 9:00 do të dalin para gjykatës.

Periskopi.com Lajme

IndeksOnline mëson se pasi ishte caktuar për 16 shkurt, kjo seancë është shtyrë për 28 me kërkesë të prokurorit të rastit, me arsyen se ka nevojë për mbledhje të disa dokumenteve.

Katër aktivistët do ballafaqohen me akuzat e prokurorit special, Abdurrahim Islami, për  sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016.

Seanca fillestare ndaj tyre do të vazhdoj pas refuzimit të kërkesës së mbrojtjes së aktivistëve të Vetëvendosjes,  për largimin e prokurorit të Prokurorisë Speciale, Abdurrahim Islami dhe gjithë Prokurorisë Speciale nga ky rast.

Seanca e parë ishte mbajtur me 25 janar, por ishte shtyrë për shkak të kërkesës së mbrojtjes për përjashtim nga rasti të prokurorit Abdurrahim Islami.

Hoxha: Kosova po dialogon me Vuçiqin, po dialogon me vrasësit

Ylli Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndërpritet për të arritur një rezultat pozitiv në çështjen e pajtimit të serbëve dhe shqiptarëve.

Periskopi.com Lajme

Kjo pasi sipas Hoxhës gjatë këtij dialogu asgjë nuk është arritur në synim të pajtimit mes shqiptarëve dhe serbëve madje nuk është diskutuar asnjëherë për krimet që kanë ndodhur në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Hoxha këto deklarime i dha në Info Magazine të Klan Kosovës teksa shtoi se Kosova është duke dialoguar me vrasësit.

”Kemi më shumë nevojë të përqëndrohemi në Veri”.

”Kemi nevojë për një dialog ndryshe sepse e kemi eksportu dialogun”.

”Dialogojmë me Vuciqin që ai ka shkaktuar këto probleme”.

”Po koncentrohemi tek serbët lokal dhe të ndërpritet dialogu”.

”Ne po dialogojmë me vrasësit, po e pranojmë faktin se ata vrasës mund të jetojnë dhe mund të hyjnë në Europë”.

”Ky është gabim që na ka shty një politikë e gabuar”.

”Politika serbe vazhdon të jetë shoviniste”, ka përfunduar Hoxha.

Fjalimi emocionues i aktivistes britanike të Vetëvendosjes për 10 shkurtin

Alexandra Channer nga Britania që dikur ishte anëtare e kryesisë së Vetëvendosjes, ka kujtuar më shumë mall 10 shkurtin e vitit 2007 kur u vranë Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

Periskopi.com Uncategorized

Ajo thotë se ajo ditë sa është e ëmbël aq e hidhur duke shpjeguar pse i sheh të tilla dhe kërkoi drejtësi për rastin e vrasjes së tyre e edhe për të Arbnor dhe Astrit Deharit.

Në një fjalim që bëri të gjithë me lot, ajo tha se djemve, që të gjithë të lartpërmendurve iu shkel e drejta për liri dhe shprehje.

Fjalimi i saj i plotë dhe përplot emocion:

E kemi një fjalë në anglisht që përshkruan një moment me dy shije të kundërta në të njëjtën kohë, kur diçka është e ëmbël por edhe i hidhur.

10 shkurti për mua është një ditë e tillë, e hidhur, por çuditërisht edhe e ëmbël.

E ëmbël; sepse jemi këtu sërish bashkë, kur shikoj sallën po shoh shumë miq të vjetër, shumë shokë dhe shoqe të Vetëvendosjes, Baci Shaban, Baci Kadri, motër e Monit, Fahri, Arlinda, motra të Arbenit dhe nënë.

Të gjithë jemi të bashkuar për shkak të 10 shkurtit dhe nga 10 shkurti.

Jemi të lidhur nga përvoja e asaj dite, dhe ato ditëve të vështira që pasuan demonstratën.

Jemi të lidhur nga Moni dhe Arbeni dhe nuk jemi vetëm ne bashkë në këtë sallë.

Jemi të bashkuar edhe në mendimet e të afërmve dhe miqve tanë që nuk mund të jenë sonte këtu. Ata që jetojnë larg, gjithandej, dhe ata që janë edhe në Prishtinë por janë në arrest shtëpiak.

Prandaj, po them se 10 shkurti është një ditë e ëmbël, sepse ka krijuar një dashni mes nesh, ka krijuar diçka të bukur, nga diçka të zezë. Na ka lidhur përgjithmonë.

Por, edhe shumë e hidhur është kjo ditë, sepse na bashkon në mungesën e Arbenit dhe Monit. Dhe kjo mungesë, mbetet e hidhur, për shkak të një padrejtësie të dyfishtë.

– Së pari dy qytetarë ishin vrarë dhe shumë të tjerë të lënduar, duke shprehur një prej të drejtave të tyre fondamentale, të drejtën për të protestuar paqësisht.

Bashkë me të drejtën e shprehjes dhe lirinë nga diskriminimi, këto tri të drejta dhe liri janë themele të një shteti demokratik.

– Së dyti, institucionet dhe policët përgjegjës kurrë nuk dhanë llogari për këtë akt. Kurrë nuk ka pasur një hetim efektiv dhe të pavarur.

Policët rumun shkuan në Rumani dhe më 2009 një prokuror ushtarak mbylli hetimin atje duke thënë se nuk u identifikuan policët përgjegjës për vrasjen.

Por, jo duke pranuar këtë padrejtësi, familjet Xheladini dhe Balaj bashkë me Zenel Zeneli dhe Mustafë Nerjova, ngritën rastin në panel te të drejtat e njeriut pranë UNMIK-ut.

Rasti u hap në maj 2007, me punën e Bacit Halim dhe dy avokatëve britaneze. Zgjati tetë vite deri në mars 2015 kur paneli publikoi mendimin e tyre. Dhe ky mendim është shumë i rëndësishëm, sepse konfirmuan pafajësinë totale të Arbenit, Monit, Zenelit, Mustafës dhe krejt të tjerëve.

Mendimi i panelit është :

– UNMIK-u ka shkelur të drejtën e jetës duke shkaktuar vdekje dhe lëndime dhe duke dështuar pastaj për të bërë një hetim efektiv.

-Paneli vendosi që UNMIK ka shkelur të drejtën për të protestuar paqësisht, sepse forca e përdorur nuk ka qenë e nevojshme dhe nuk kishte asnjë dëshmi që protestuesit, e veçanërisht Moni, Arbeni, Zeneli dhe Mustafa ishin të dhunshëm.

Në bazë të këtij mendimi, paneli dha edhe disa rekomandime për UNMIK-un:

– të pranoj përgjegjësinë për dështimin për tu kujdesur për jetën e tyre dhe të kërkoj falje publikisht për këtë dështim

– të jep llogari për dëmtimin moral

– të ndihmojë me çfarëdo hetimi lidhje me këtë rast në të ardhmen

– të merr hapat për të siguruar se një rast i tillë nuk ndodh përsëri

PSSP-ja nuk është e detyruar për të pranuar këto rekomandime por duhet të japin një përgjigje në formë të vendimit publik. Dy vite pas ende jemi duke e pritur këtë vendim.

Prandaj, mendimi dhe rekomandimi i panelit janë shumë të rëndësishme por pa zbatim, siç tha edhe Amnesty International sot në deklaratën e tyre: Janë vetëm hapi i parë drejtë drejtësisë.

Duke folur për rastin e 10 shkurtit, e di që në mendimet tuaja vjen edhe Astriti.

Edhe te Astriti kanë dështuar ato institucione që kishin detyrën dhe përgjegjësinë për tu kujdesur për jetën e tij.

Edhe tek Astriti deri tash nuk ka pasur hetim efektiv dhe të pavarur.

Edhe te Astriti ka një shkelje të të drejtës elementare, sepse ai u burgos për të ndaluar lirinë e shprehjes së tij.

Edhe tek Astiriti  do të ketë një pritje të gjatë të drejtësisë me shumë pengesa, por shpresoj me hapa të vegjël afër drejtësisë.

Para shumë vitesh kur të gjithë ishim më të ri, fola në këtë sallë për ditën e 10 shkurti, atëherë; thash që aq shumë janë përmendur emrat e Arbenit dhe Monit, saqë më dukeshin si vëllezër.

Tashmë keni humbur edhe dy vëllezër Astritin dhe Arbnorin.

Moni dhe Arbeni, Arbnori dhe Astriti, ata na zmadhojnë dhe na bashkojnë në dashuri dhe në vendosmëri.

Ju faleminderit.

 

 

 

10 shkurti si korrigjim, pamundësi dhe marshim përpara

Dje u bën 10 vite nga 10 shkurti, respektivisht nga rënia e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit. Për mua personalisht në rradhë të parë ata janë të rënët e një korrigjimi politik. Të korrigjimit të mashtrimit më 17 mars 2004. 17 marsi 2004, është shtrembërimi i asaj që do të duhej të ndodhte pikërisht më 10 shkurt 2007. Më 17 mars 2004, kur po bëheshin pesë vite nga premtimi gojor i Rambujesë për referendum, shpërtheu revolta. Por revolta u përdredh. U përdredh nga këta që sot janë në pushtet, të kontraktuar me spiunë të shërbimit serb, dhe me njerëz brenda UNMIK-ut e KFOR-it.

Fatlum SADIKU Opinione

Interesi ishte trepalësh: pas vrasjes së ish kryeministrit serb Zoran Gjingjiq shihej që Rezoluta 1244 nuk po zbatohej dhe nuk do të mund të zbatohej në plotninë e saj, e as që Kosovës po i ndahej një pjesë siç dëshiroi Gjingjiq deri në intervistën e fundit, tre javë para vrasjes.
Ndaj që në pamundësi të dërgimit të tankseve, një betonim i mëtejmë i ndarjes së brendshme të Kosovës, përkatësisht një paraqitje e shqiptarit si vehabist kur s’ishin mbushur as 3 vite nga sulmet e 11 shtatorit 2001, ishin gjëra jo të pamundura për Serbinë.

Mjaftonte t’i kishe vetëm  disa shqiptarë hyzmetqarë dhe që manipojnë adoleshentët që po rriteshin ose me kujtimin e freskët të luftës ose me të dëgjuarat pë të (në një kohë kur po masovizohej edhe interneti e ku luftën mund edhe ta ‘google’-oje).  U dogjën e u rënuan mbi 40 objekte të ritit ortodoks. U vranë 8 serbë anipse pësuan fatalisht edhe 11 shqiptarë. Ndarja, sidomos në veri u betonua, eksterritorialiteti përreth kishave serbe u sanksionua imazhi i shqiptarit si vehabist nisi të vinte në shprehje (nganjeherë edhe jo pavend), si dhe 12 vite më vonë kjo do t’kushtonte Kosovës me mospranim në UNESCO.

Sidomos djegia aq e organizuar e kishave për më pak se 48 orë, përkonte me diçka që s’kishte ngjarë as gjatë 500 vjeçarit otoman, as gjatë 3 vjeçarit austro-hungarez, as gjatë 4 vjeçarit gjermano-italian, kur shqiptarët gëzonin njëfarë pushteti në Kosovë, prandaj edhe s’mund ta quash të rastësishëm. Ishte i organizuar nga klika bashkëpunëtore, siç është edhe sot një pjesë e tyre.

Mafia shqiptare nën siglën PDK nga ky situim përfitoi në kuptimin që nisi të vinte në shprehje më shumë e më shumë. U vesh me pushtet. Imponoi veten. U lidh me biznese, me pronarë pompash benzine, me atë servilin e Bankës Qendrore, u deklaruan të gatshëm ta pranojnë prvatizimin, blenë gazetarë e hapen gazeta, fituan territor në telefoni mobile e në resorë medial (përfshirë televizionin publik), organizuan paroditë si “Kabineti i qeverisjes së mirë” e të ngjashme. Përfitues ishin edhe ndërkombëtarët nëse situatën do e lexonim gjykuar nga sjellja e e tyre tipike orientaliste: “ne s’kemi faj, zullutë ballkanikë e hakmarrës po i’a hanë kokë njëri tjetrit”.

10 shkurti 2007 në anën tjetër s’ishte asnjëra nga këto: direksioni s’qenë enklavat dhe as s’mund të thoshe se piketim ishte pakica serbe, meqë po protestohej kundër negociatave; pastaj mësymja s’ishte e karakterit kundëretnik, meqë njerëzit u nisën drejt selisë qendrore të ish IPVQ-ve; kishte organizim dhe s’lejoheshin njerëz të armatosur; marshimi ishte i qetë dhe jo egërsisht maskulin meqë gjeje deri edhe nënat gjakovare. E megjithatë Arbeni e Moni u vranë. U vranë me plumba gome të dalur afati, dhe për vrasjen e tyre nuk u dha përgjegjësi. As nga të huajt as nga vendorët, pavarësisht konstatimeve të organizatave respektive ndërkombëtare për përdorim të panvojshëm force. Në vend të saj u dha shëmti, që mbajnë emrat Agim Çeku, Sheremet Ahmeti dhe Ulpiana Lama.

10 shkurti të paktën në nivel konstatimor, paraqet edhe një pamundësi. Pamundësinë e pjesëtimit të shqiptarizmës në kosovarizëm, gegënizëm dhe për rrjedhojë atashimin politik mbi shtyllat identitare në fjalë. Nuk mund të prisje nga gjenerata që u rrit në ato pak të drejta kulturore, arsimore e ligjore që Kosova brumësoi 30-40 më parë  “të tregonte mençuri” e të stisej brenda dite si kosovare a gege. Marshimi e kërkesat ishin shqiptare, meqë njerëzit po konsideronin se nuk po realizohet ideali i shokëve dhe të dashurve të tyre. Nëse Kosova ishte deficitare në elita që çështjen identitare ta mendonin 40 vite më herët, nuk mund t’i fajësosh a zaptosh demonstruesit tashmë të pjekur në identitet shqiptar, pse s’janë diçka tjetër.

Krejt në fund marshi ishte edhe marshim përpara: drejt vdekjes për të mos rënë i Arbenit dhe Monit, marshim  i shpirtit të lirisë që çoi në konsekuime politike edhe për këtë pavarësi gjysmake e të brishtë që e kemi  (kujto pse Bush foli hapur për pavarësinë në Tiranë tek në qershor 2007, e jo të zëmë në janar 2007), si dhe marshim i qytetarisë që po e mbyste hibernimi dhe agonia e kultit rugovist dhe e konsiderimit të vetëvetes banorë.

Vetëvendosje thotë se protestat kanë dhënë efekt

Gjatë këtij mandati qeverisës janë organizuar protesta të shumta e për çështje të ndryshme, por pavarësisht numrit të madh të protestave, vlerësohet se pak prej tyre kanë pasur efekt. Si protestat më të efektshme vlerësohen ato për shkarkimin e ministrit, Aleksandër Jabllanoviq, pas fyerjeve që u kishte bërë nënave gjakovare.

Periskopi.com Lajme

Opozita konsideron se Qeveria e vendit nuk është demokratike prandaj edhe i injoron kërkesat e protestuesve.

Në anën tjetër, analistët politikë thonë se qytetarët kanë humbur besimin që përmes protestave mund të ndryshohen gjërat. Madje ata thonë se qytetarët e kanë kuptuar se protestat nga subjektet politike konsiderohen si mjet për të dërguar vendin në zgjedhje dhe më pas për të ardhur në pushtet.

Shkodran Hoti nga Zyra për Informim në Lëvizjen “Vetëvendosje”, duke folur për injorimin e protestave nga ana e pushtetit, ka thënë se është e natyrshme që një qeveri autoritare të mos marrë parasysh kërkesat e qytetarëve.

“Prej një qeverie autoritare nuk mund të presim që do t’i marrë parasysh mjetet demokratike si peticioni, protestat apo format tjera që mund të përdorë opozita apo shoqëria civile. Megjithatë, pavarësisht se a japin efekt të menjëhershëm protestat, në asnjë moment nuk duhet të hiqet dorë nga to”, ka deklaruar Hoti.

Megjithatë sipas tij, ka pasur disa protesta në Kosovë që kanë dhënë rezultate. Madje Hoti ka thënë se edhe protesta e opozitës kundër Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe asaj për Demarkacionin kanë dhënë rezultate, pasi sipas tij, këto protesta kanë bërë që marrëveshjet të stagnojnë, shkruan “Zeri.info”.

“Por përveç kësaj unë mendoj se ka pasur disa protesta të cilat kanë dhënë rezultate të menjëhershme, këtu dua të përmend protestat kundër Aleksandër Jabllanovicit, protestat e fundit kundër Zajednicës e Demarkacionit dhe protestat e studentëve kundër rektorit Ibrahim Gashi. Të gjitha këto kanë dhënë rezultate”, ka shtuar Hoti.

Në fund ai ka thënë se ka aq shumë probleme në vend që nuk janë vetëm të aspektit politik, por edhe të atij ekonomiko-social, prandaj Hoti konsideron se ka shumë arsye për të protestuar.

Kurse, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se në vend tjera qeveritë bien për shkak të protestave masive, kurse në Kosovë, sipas saj, pushteti injoron ato.

“Në vendet demokratike ministrat japin dorëheqje ose edhe bie qeveria për shkak të pakënaqësive të qytetarëve dhe protestave të vazhdueshme. Në anën tjetër është bërë më shumë se një vit që qytetarët e Kosovës protestojnë kundër 2 marrëveshjeve të dëmshme, ndërsa Qeveria është indiferente karshi këtyre protestave edhe pse janë më masivet në Kosovë e pasluftës”, është shprehur Kadrijaj.

Deputet e AAK-së më tej ka thënë se ka pasur raste kur pushteti ka ironizuar me protestuesit.

Aliu: Aktualiteti i 10 Shkurtit vazhdon të na përcjell tash një dekadë

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka folur për protestën e 10 shkurtit të vitit 2007. Ai ka thënë se aktualiteti i asaj kohe, ka vazhduar ta përcjell Kosovën edhe sot.

Periskopi.com Lajme

“Demonstrata e 10 shkurtit na ka përcjell tërë kohën, për shkak se aktualiteti i saj si para 10 vjetësh vazhdon të jetë aktuale edhe sot. Vazhdojmë t’i përsërisim rrëfimet e demonstratës së 10 shkurtit. Atëherë kundërshtonim decentralizimin dhe pakon e Ahtisaarit, sot po kundërshtojmë Zajednicën. Edhe atë kohë kundërshtonim krijimin e komunave serbe, të cilave pashmangshëm na dërgonin në krijimin e një Republika Srpska. Ajo demonstratë është vërtetuar se kërkesat e asaj kohe janë aktuale sot”, ka thënë Aliu.

Aliu ka thënë se vazhdimisht ka pasur një tendencë që për vrasjen e aktivistëve Mon Balaj dhe Arben Xheladini, t’i lihet faji një grupi policësh dhe protestuesve tjerë, por sipas ish-deputetit të VV-së, aksioni i Policisë së UNMIK-ut ka qenë i koordinuar me qeverinë e atëhershme.

“Ekziston një tendencë që për atë që ka ndodhur atë ditë, t’i lihet faji një grupi policësh. Forcat policore kanë qenë të armatosur. Atë ditë ishin të përgatitur për vrasje atë ditë. Në demonstratën e 10 shkurtit, ka qenë dhunë nga policia ndërkombëtare, policia e Kosovës ka qenë pak e përfshirë. Ata kanë qenë të pajisur dhe kanë dalë që të vrasin”, ka theksuar Aliu.

“Ka qenë gjithçka e sinkronizuar. Edhe sulmet dhe veprimet politike pas protestës kanë qenë të koordinuara, por nuk mund të thuhet se protesta ka ndodhur aksidentalisht. Ajo ka qenë e organizuar dhe e përgatitur, pikërisht se ajo e kundërshtonte krijimin e bazës së ndarjes në vija etnike. Policia sulmoi pa asnjë arsye. Rezultatet e hetimeve të mëvonshme, i ka shpallur të pafajshëm Arben Xheladinin dhe Mon Balajn dhe gjithë të plagosurit tjerë në atë protestë. Shumica e të plagosurve kanë ndodhur pas tërheqjes së demonstruesve. Në raporte thuhet se kanë qenë të shmangshme dhe të panevojshme vrasjet e tyre”, ka shtuar ai.

Ai ka sjell ndërmend se policia më 10 shkurt ka shtënë me plumba gome në pjesën e epërme të trupave të protestuesve.

“Unë kam qenë në mesin e protestuesve. Jam goditur nga plumbi i gomës. Në momentin kur unë jam goditur, ka qenë saktë në mes të vendit ku është vrarë Arben Xheladini dhe Mon Balaj. Të gjithë të plagosurit kanë qenë të goditur në pjesën e epërme të trupit. Ashtu siç kanë qenë të goditur edhe dy të vrarit”, ka kujtuar Aliu, derisa ka kujtuar se Balaj dhe Xheladini të shpallen Dëshmorë të Kombit.

Kurti: Me Pakon e Ahtisarit shqiptarët e Kosovës janë refugjatë në shtëpitë e tyre

Lëvizja Vetëvendosje organizoi sot tribunë me temën “Plani i Ahtisarit dhe tezat e Vetëvendosjes”, ku drejtues të kësaj partie opozitare numëruan padrejtësitë që besojnë se iu bënë shtetit të Kosovës me Pakon Ahtisari.

Periskopi.com Lajme

Ata kërkuan që të ndërrohet edhe Kushtetuta e Kosovës. Tribuna është mbajtur në 10 vjetorin e protestës ku humbën jetën Arben Xheladini dhe Mon Balaj.

Deputeti Albin Kurti duke folur për mangësitë e Pakos së Marti Ahtisartit, tha se u krijua një fiksim me Pavarësinë si fjalë, shtetin pa e konsideruar në përmbajtjen e saj.

Dhe sipas tij, në krejt pakon e Ahtisarit një herë përmendet fjala ‘shqipja’, ‘te gjuha shqipe’, askund fjala ‘shqiptar’ përveç te fjala ‘komunitetet jo shqiptare’ dhe 37 herë fjala ‘serbe’.

Kurti tha se ishin kritikë para dhjetë viteve se shqiptarët dhe serbët konsiderohen komunitete edhe pse shqiptarët janë mbi 90 për qind e serbët 6 për qind. Pra, ai tha se sipas Pakos së Ahtisariit shqiptarët e Kosovës nuk janë as popull e as komb, sepse njerëzit në Kosovë kjo pako i quan banorë e jo qytetarë. Kurti tha se qytetari është burim i sovranitetit, ndërsa banor është status që mund ta fitojnë edhe refugjatët. Sipas tij, kosovarët po trajtohen si refugjatë në shtëpinë e tyre.

Sipas Kurtit janë gjashtë padrejtësi themelore të Pakos së Ahtisarit.

“Gjashtë padrejtësitë themelore që ne i kemi identifikuar atëherë. Dhe e cila paraqet thelbin e kritikës dhe kundërshtimit tonë që merr shprehjen më të mirë në demonstratën e 10 shkurtit të vitit 2007. Padrejtësia e parë është privilegjet për pakicën serbe për shkak se kështu kërkonte Serbia, e dyta është trashëgimia kulturore me 45 zona eksterritoriale me gjithsej qindra hektarë dhe e cila serbizonte dhe fetarizonte kulturën te ne. E treta është decentralizmi që përmban tri të katërtat e Pakos së Ahtisartit. Padrejtësia e katërt është betonimi i sundimit ndërkombëtar, padrejtësia e pestë është pjesëmarrja e Kosovës në borxhin e jashtëm të Serbisë, ndërkohë që ne nuk kemi marrë pjesë në suksesionin e Jugosllavisë. Dhe krejt në fund është çështja e shuarjes së TMK-së, në vend se të çarmatoset ushtria jugosllave u çarmatos UÇK-ja”, tha Kurti.

Në këtë tribunë me simpatizantët dhe aktivistët e Lëvizjes, kryetari Visar Ymeri, tha se me Pakon e Ahtisarit kompetencat për sovranitetin e Kosovës mbeten në duar të të huajve dhe Kosova mbeti pa sovranitet, pa demokraci, pa drejtësi, në varfëri, pa shkolla pa punë dhe pa ushtri.

“Ne kërkuam sovranitetin si demokraci, si shoqëria jonë e kombi ynë të kenë po aq sovranitet sa vendet fqinje e sa vendet tjera të botës, as një grimë më shumë dhe as një grimë më pak. Fundi fundit kemi pësuar aq shumë në histori, jemi përpjekur dhe luftuar aq shumë në histori sa që sot ta meritojmë këtë dinjitet dhe këtë liri. Pakoja e Ahtisarit nuk u shqetësua për dinjitetin dhe lirinë tonë. Ajo u implementua dhunshëm, madje, duke e nxitur policinë e OKB-së të vrasë protestues paqësorë. Neve na trajtuan si popull të dorës së tretë, këtë nuk kemi për ta harruar kurrë, por jo se duam të hakërrehemi”, tha Ymeri.

Kryetari i VV-së, Ymeri tha se duhet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës ngase është shteti më i zymtë në botë.

Ndërsa profesori Sadri Fetiu duke kujtuar protestën e 10 shkurtit ka kërkuar zbardhjen e vrasjes së dy protestuesve.

Për të kujtuar protestën e 10 shkurtit 2007 dhe vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt sot Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një varg aktivitetesh. Fillimisht janë bërë homazhe tek varrezat e të rënëve në Prishtinë përkatësisht në Podujevë, si dhe janë bërë homazhe tek vendi i rënies, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Për të kujtuar ndodhitë e para dhjetë viteve po ashtu është mbajtur edhe një ekspozitë me fotografi nga protesta e 10 shkurtit.

 

Ahmeti: 10 shkurti i vitit 2007 e definoi Vetëvendosjen dhe ndryshoi planin e Ahtisaarit

Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe anëtari i Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka thënë se protesta e 10 shkurtit të vitit 2007 e ka definuar këtë lëvizje.

Periskopi.com Lajme

“Lëvizja ka filluar më 2005, por me 10 shkurt 2007 ka ndryshuar Pakoja e Ahtisaarit ka ndryshuar pas kësaj proteste”.

“Është vërejtur përmes Vetëvendosje se durimit të Kosovës po i vjen fundi”, ka thënë Ahmeti në “Zona e Debatit” të Klan Kosova.

Këtë, Ahmeti e ka pohuar derisa ka folur për protestën e një dekade më parë, dhe vdekjen e dy aktivistëve, Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

“Aktivistët e Vetëvendosje kanë vdekur nga plumbat dhe kanë kaluar shumë kohë më shumë dhe janë tërhequr zvarrë”.

“Neve na thuhet që ne jemi të dhunshëm por dhuna është ushtruar gjithmonë ndaj nesh”.

“Moni dhe Arbeni janë dy viktima të pafajshme edhe pse paneli ka konkluduar se ka qenë një dhunë e tepërt”, ka shtuar më tej Ahmeti.

“Ata policë rumunë nuk kanë dhënë asnjë përgjegjësi dhe vlen të potencohet edhe për kombet e bashkuara edhe për EULEX që nuk ka llogaridhënie” .

Sa herë që vie fjala për ta arrestuar dikë prej atyre policëve, Ahmeti thotë se ata e thirrin Brukselin.

“Shumica e analizave të Vetëvendosje po dalin mirë por janë bërë para kohe”.

“Ne cilësohemi si të çmendur por nuk ka satisfaksion në faktin që e kemi pasur mirë por nëse do të mundeshim ti parandalojmë këto gjëra”, ka pohuar Ahmeti.

Aida Dërguti shpjegon se si Edita Tahiri trilloi për letrën dërguar ITU-së

Deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka reaguar për letrën e saj dërguar ITU-së. Ajo thotë se Edita Tahiri dhe Agron Mustafa kanë trilluar lidhje me atë letër.

Periskopi.com Lajme

Shpjegimi i saj i plotë:

Sot paska folur për letrën drejtuar Sekretarit Gjeneral të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve edhe Agron Mustafa, Drejtori i PTK-së. Natyrisht, me gjuhën e njëjtë të pushtetit, pra me shpifje e trillime.

Kjo letër e dërguar me 8 shkurt 2016, pra 1 vit nga sot, është letër publike dhe përmban të gjitha shqetësimet legjitime që kemi ngritur publikisht mbi pronësinë e kodit +383, dhe mbi të gjitha kërkesën e mbi 205 mijë qytetarëve nënshkrues të peticionit më 2015 kundër kësaj marrëveshje të nënshkruar nga Isa Mustafa me Vuçiqin.

Le të na tregojnë Ministrat, zyrtarët e pushtetit, Drejtori aktual i PTK-së, Rregullatori përfshirë, qoftë dhe një komunikim të vetëm me ITU-në, si palë, pra si institucione të Kosovës, të cilën merren vesh për kodin shtetëror.

Deri tani kemi parë vetëm korrespondencën e ITU-së me Ministrin e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Ljajiq për çështjen e kodit +383. Në të cilën thuhet shprehimisht “geographical area of the Autonomous Province of Kosovo and Metohija”.

Pra, është e qartë kërkesa drejtuar ITU-së, e cila nuk është as ajo që trilloi Edita Tahiri, rrjedhimisht as ajo që u publikua në portalet e këtij regjimi e as ajo që e flasin veglat e pushtetit, sikurse Agron Mustafa. Por një shqetësim real që u vërtetua për të keqen e Kosovës një vit më vonë.

Unë e kam të qartë pse këta eksponentë të pushtetit i gëzohen faktit që para 10-15 viteve nuk ka pasur deputetë sikur të Lëvizjes VETËVENDOSJE! sepse kjo do të nënkuptonte që në krye të kompanive me interes shtetëror e kombëtar të mos jenë njerëz që i rrënojnë financiarisht ato.

As nuk do të kishte padi e gjoba si ajo me Z-mobile apo afera me AXOS GmbH.

E kemi thënë vazhdimisht se klani “Pronto” ka kapur çdo pore të kësaj shoqërie. Ky klan kriminal i ka mbushur institucionet me veglat e tij, e njëri nga ta është edhe Agroni. Pikërisht ky njeri i cili nuk u përgjigj para ca ditësh kur u pyet se si u bë që në kompaninë VALA u punësua në tre muajt e fundit djali i Drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhunit, një vegël e “Pronto”-s. Dhe pikërisht për këtë favor, Agron Mustafa gëzon mbrojtje personale gjatë 24 orëve nga Policia e Kosovës,

Prandaj, le të na sqarojë gjitha këto Agron Mustafa, i cili nuk duhet vetëm të turpërohet për veprimtarinë e tij, por duhet të japë përgjegjësi para drejtësisë. Sigurisht kur organet e drejtësisë të mos jenë të kapura nga klani “Pronto”.

16507996_1384285571629495_7554137295146561291_n

Ymeri: Kosova dhe Shqipëria mund të arrijnë paqe të qëndrueshme

Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është rruga e vetme që të arrihet paqe e qëndrueshme.

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në emisioni debatues “Click” në Radio Televizionin 21 ka thënë se Republika e Kosovës duhet të bashkëpunoj vazhdimisht me Shqipërinë.

“Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë duhet të bashkëpunojnë njëra me tjetrën në rrafshin e sigurisë, atë ekonomik dhe në shumë rrafshe tjera, në mënyrë që shqiptarët nga të qenit faktorë në vete bëhen faktorë për vete në Ballkan”, ka thënë Ymeri.

Negociatat me Serbinë dhe situata e përgjithshme politike në rajon po e ‘minojnë’ barazinë e Republikës së Kosovës karshi Serbisë.

Zhvillimet fundit në vend, Ymeri i cilësoi si ndërhyrje të vazhdueshme të shtetit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Sipas tij, fatkeqësisht Serbia ka kontroll  në 1/3 e territorit të Kosovës. Ka kontroll edhe në vendimet institucionale, nëpërmjet listës serbe.

Ymeri: Jemi të kërcënuar me luftë (Video)

Ndërhyrja e policisë në veri të Kosovës, është një veprim i paplanifikuar i cili rrezikon më shumë Republikën e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Kështu ka thënë në një konferencë për media kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i cili shprehu shqetësim se Kosova aktualisht gjendet në një situatë tejet serioz karshi rrezikut që i vije nga Serbia.

Ai tha se tre liderët politikë të pushtetit, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kruyministri Isa Mustafa, po i ndihmojnë Serbisë për t’i pushtuar vendet e banuara me serb në Kosovë, përmes dialogut në Bruksel, transmeton sovrani.info.

“Kohëve të fundit kemi pasur disa momente të provokimit dhe të agresionit karshi Kosovës, këto nuk janë të reja sa i përket këtij agresioni që kur Kosova është çliruar dhe e ka shpallur pavarësinë”.

“Muri, treni, strukturat paralele, Asociacioni i komunave serbe, janë një përpjekje për ta pamundësuar republikën e Kosovës dhe mos realizimi i sovranitetit të saj”.

“Të gjitha këto Serbisë ia mundësuan negociatat pa kushte dhe pa parime. Rruga e negociatave me Serbinë dhe eksponentët e saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Isa Mustafa, nuk janë zgjidhja, por janë vet problemi”.

“Ndërmarrjet e tilla për qëllime personale, të planifikuara keq dhe ad-hoc, vetëm sa e rrezikojnë edhe më shumë republikën e Kosovës”.

“Prandaj këta tre, me këto synime, duhet të largohen sa më shpejtë nga pozitat e tyre institucionale që t’i hapin rrugë Kosovës”.

“Zgjedhjet demokratike e të lira, dhe ndryshimi rrënjësor i politikës institucionale, veçanërisht karshi Serbisë, janë rruga përpara, e jo ndërmarrjet e ndërhyrjet e pjesshme personale për uzurpatorët e shtetit”.

“Kosovës sot nuk i duhet lufta, më shumë se kurrë kemi nevojë për forcim të Republikës”.

 

 

Molliqaj-Mustafës: Keqpërdoruesit si ti nuk do të shpëtojnë nga drejtësia

Sekretari organizativ i lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj i është kundërpërgjigjur kryeministrit Isa Mustafa në lidhje me pasqyrimin e financave të subjekteve politike.

Periskopi.com Lajme

Molliqaj ia ka përmendur 3 për qindëshin Mustafës, pastaj 70 dosjet që i ka Mustafa në prokurori e gjykata, tenderët që djemtë e tij i marrin nga Qeveria e shumë të tjera, dhe i thotë se keqpërdoruesit si ai, nuk do të mund t’i ikin drejtësisë, raporton Periskopi

Shkrimi i tij i plotë:

Kryeministri paska folur për financat e partive politike dhe për t’u mbrojtur e paska sulmuar VETËVENDOJE!-n. Por kjo është e vërteta për ty, z. Kryeministër:

  1. Si kryetar i LDK tash e 4 vite e ke shkelur ligjin për financimin e partive politike, duke mos publikuar asnjëherë raportin financiar.
  2. Je keqpërdorues i fondit të 3%-shit. Asnjëherë nuk ke dhënë raport se ku mbetën ato para.
  3. Ti u jep djemve tendera e terminale.
  4. I ke 70 dosje në prokurori dhe gjykata për keqpërdorime e korrupsion në Prishtinë.
  5. Partia jote, sikur edhe PDK-ja, nga të gjitha OJQ-të vendore dhe ndërkombëtare, është cilësuar si subjekt jo-transparent.

Sigurisht që lista e keqpërdorimeve tua është shumë e lartë. Por të jesh i sigurt që për të gjitha do të japësh llogari para drejtësisë. Ndryshimi në Kosovë shumë shpejt do të ndodhë dhe keqpërdoruesit si nuk do të mund të shpëtojnë nga drejtësia.

 

Kryeministri sërish provokon opozitën, problemin e ka me Vetëvendosjen

 

.

 

 

Molliqaj tregon pse janë jokredibilë dëshmitarët e pse “duhej arrestuar” Visar Ymeri

Sekretari i LVV-së, Dardan Molliqaj theksoi se persona të cilët mashtrojnë shtetin, bazuar në mospagesën e taksave, kanë prirje ta bëjnë të njëjtën gjë edhe si dëshmitarë.

Periskopi.com Lajme

Përveç tjerash, Molliqaj theksoi se njëri nga dëshmitarët fillimisht nuk e ka njohur fare Astrit Deharin ndërsa lidhur me Adea Batushën ka pasur paqartësi tjera.

“Nuk janë dëshmitarë të rastit, janë dëshmitarë të shitblerjeve ilegale. Po ashtu, ndoshta ju ka ikë por nuk ka dëshmi që motori është shit, nuk ka asnjë fotografi të aktivistëve tonë bashkë me pronarin. Nuk ka kurgjë, tash duhet me pas ose transaksion, kontratë shit blerjes, për me qenë kredibil duhesh me pas”, ka thënë Molliqaj.

Sekretari i LVV-së, Dardan Molliqaj në Rubikon të KTV-së ka thënë se Prokuroria me përgjimin e Frashër Krasniqit si provë në rastin për të cilin akuzohet do të duhej ta arrestonte edhe kreun e këtij subjekti, Visar Ymerin.

Përgjimi flet për një bashkëbisedim të Krasniqit me Ymerin ku ky i fundit i thotë se duhet të lëshojnë një deklaratë për shkak të akuzave të kryeministrit Mustafa.

“Janë përgjimet me Frashër Kransiqin i cili ka ndihmuar Vetëvendosjen me kamera, i cili në proces me siguri do të bëhet dëshmitar i palës mbrojtëse, ka bërë hajgare me Frashërin dhe është një diskutim tjetër i Frashërit me Visar Ymerin i cili ka kërku që ta bëj një deklarim ndaj asaj që po na akuzon Isa Mustafa”, ka thënë ai.

Tutje Molliqaj theksoi se kësisoj nëse Ymeri e din se Frashëri ka bërë dicka të tillë dhe po vazhdon ta mbroj atë, atëherë duhet të arrestohet edhe Ymeri.

Kryeministri sërish provokon opozitën, problemin e ka me Vetëvendosjen

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa që njëherësh është edhe kryetar i LDK-së ka reaguar në lidhje me pasqyrimin financiar të subjekteve politike.

Periskopi.com Lajme

Ai thotë se pajtohet që pasqyrat financiare të subjekteve politike të bëhen transparente, por problemin e ka te Vetëvendosje.

Thotë se ata duhet deklaron edhe shpenzimet e tyre, dhe përmend shpenzimet në gazin lotsjellës, koktej molotovi e të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Një kërkesë shumë e qëlluar që pasqyrat financiare të subjekteve politike të bëhen transparente. Por edhe të auditohen. Si kryetar i LDK-së kam kërkuar nga zyrtarët përgjegjës të LDK-së të kërkojnë zyrtarisht nga KQZ-ja që pasqyrat financiare të LDK-së të dorëzuara në KQZ të jenë publike dhe të qasshme për çdo qytetar. Do të aktivizojmë edhe Ëeb-faqen e LDK-së dhe do të prezantojmë çdo cent të shpenzuar për partinë.

Shpresoj se edhe subjektet të cilat po lavdërohen se i kanë bërë publike pasqyrat e tyre financiare do të pasqyrojnë se me cilat para dhe nga cilat burime është financuar gazi lotsjellës, shishet e molotovit, sferat e qelqit, mekanizmat për rrotullimin e automjeteve, protestat e dhunshme… Burimet e financimit të subjekteve politike dhe shpenzimet e tyre duhet të jenë transparente. / Periskopi

Konjufca kujton kushtet themelore të dialogut, thotë se asnjëra nuk u realizua

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se ka kohë që është thënë se dialogu me Serbinë duhet të rimendohet.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, figurat më të larta të vendit kanë thënë se një dialog i tillë me Serbinë nuk duhet të ndodh, dhe befasisht, sipas tij, ndodhi shkuarja e dy figurave kryesore të shtetit në dialog me Serbinë.

“ Ka dy-tre muaj që për shkak të zhvillimeve të ndryshme me Serbinë, të cilat kolminuan me trenin, murin dhe arrestimin e Haradinajt – kemi pas një sërë të deklaratave që dialogu me Serbinë duhet të rimendohet”, ka thënë ai.

Konjufca ka thënë se pavarësisht që kanë besuar se dialogu do të ndodhte ndryshe, një gjë e tillë nuk ndodhi.

“Përderisa ne mendonim se kjo do të ndodhte me një konsensus të ri nacional dhe në dialog do të ftoheshin edhe opozita, ndodhi e kundërta. Ne akoma kemi struktura paralele në Veri, hekurudhat janë krejt nën menaxhimin e Serbisë”, tha ai.

Konjufca i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka rikujtuar tri kushtet themelore; që kanë qenë që dialogu do t’i përshpejtojë integrimet europiane, Serbia do ta njohë Kosovën dhe serbët do të integrohen në institucionet e Kosovës. Tha se pas 6 vitesh dialog, asnjëra nuk kanë ndodhur.

Tërmkolli thotë se diçka nuk është në rregull me veprimet e institucioneve ndaj aktivistëve të VV-së

Melihate Tërmkolli, deputete e LDK-së, thotë se diçka nuk është në rregull me veprimet e institucioneve ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes, të akuzuar për sulmin ndaj Kuvendit.

Periskopi.com Lajme

Ajo thotë se marrja e masave të ndryshme ndaj aktivistëve, të akuzuar për të njëjtën vepër, nuk është i drejtë dhe se kjo tregon që diçka nuk është në rregull.

“Edhe sikur të ishin terroristë veprimi i diferencuar ndaj aktivistëve, disa lirohen, disa mbahen në arrest, disa vdesin krejt, diçka nuk është në rregull”, ka thënë ajo në Interaktiv të KTV-së.

Ymeri paralajmëron se fushata diplomatike e Serbisë mund të pasohet me fushatë ushtarake

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se Serbia ka nisur një fushatë agresive diplomatike ndaj fqinjve, që më pas mund të kthehet në fushatë ushtarake.

Periskopi.com Lajme

Ai, në Klan Kosova ka deklaruar se “dobësia e Kosovës si shtet” tërheq kundërshtarët e pavarësisë dhe rrit apetitet e tyre.

“Është e qartë që ka njëfarë rritje të agresivitetit të Rusisë, që reflektohet edhe me rritje të agresivitetit të Serbisë. E kemi thënë vazhdimisht që sa më pak që të jemi të përgatitur për luftë, aq më shumë na kërcënon ajo. Ne nuk kemi ushtri, sepse atë nuk po na e lejon Aleksandar Vuciq. Është rritur diskuri luftnxitës i viteve të 90-ta, që po bartet nga të njëjtin njerëz në Serbi. Shteti fqinj po përgatitet për një fushatë diplomatike, të cilën mund ta vazhdojë me fushatë ushtarake”, tha ai.

Ymeri më tutje ka thënë se me trenin Serbia donte të provonte se ka sovranitet mbi pjesën veriore të Kosovës.

“Treni më shumë kishte porosi politike, sesa dicka praktike. Vet ideja e trenit dhe futja e tij në Kosovë i papenguar tregon se Serbia donte ta paraqiste atë pjesë si nën sovranitetin e saj. Më e rëndësishme, mendoj unë, është që fokusimi i Qeverisë së Kosovës tek treni dhe muri është i mangët. Sepse po krijohet përshtypja sikur ndalja e trenit dhe largimi i murit do të jenë zgjidhje përfundimtare për veriun”, tha Ymeri.

“Kushtetuta e Kosovës është njëfarë marrëveshje mes neve dhe Serbisë dhe jo kontratë shoqërore, sepse nuk është pyetur kurrë populli për të. Po të kemi vendime të brenshme autentike, për një apo një tjetër arsye, mund të pajtohemi. Por shumë gjëra bëhen me kërkesë të Beogradit”, tha kreu i VV-së.

Vetëvendosje themelon pika në Bruksel dhe Namur të Belgjikës

Në Bruksel dhe Namur të Belgjikës janë themeluar pika e partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosjes në këtë fundjavë.

Periskopi.com Lajme

Ky subjekt ka informuar në rrjetin social facebook se procesi i strukturimit organizativ të Lëvizjes në Belgjikë do të vazhdojë gjatë javëve në vijim përmes themelimit të pikave tjera në disa prej qyteteve kryesore ku ekziston një prezencë domethënëse e bashkatdhetarëve, si Anvers, Bruges, Liège dhe Huy.

“Ky proces po tregon se përkrahja për Lëvizjen Vetëvendosje! po rritet çdo ditë e më shumë, si përgjigje kundërshtuese ndaj regjimit autoritar në Kosovë. I ftojmë të gjithë simpatizuesit dhe përkrahësit të marrin pjesë aktive në procesin e brendshëm zgjedhor dhe në aktivitetet që do pasojnë, përmes angazhimit dhe anëtarësimit në Lëvizjen Vetëvendosje!”, thuhet në njoftimin e tyre.

William Walker flet edhe për Albin Kurtin

Periskopi.com Video