Valon Murati

Lëvizja për Bashkim shkon te Thaçi për reformën zgjedhore

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka konfirmuar për portalin Koha.net, pjesëmarrjen e nesërme në takimin që kreu i shtetit Hashim Thaçi ka thirrur për të diskutar rreth reformës zgjedhore.

Periskopi.com Lajme

“LB-ja do të përfaqësohet me kryetarin Valon Murati dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Avni Klinakun. Në fillim do jetë vetëm z. Klinaku e më pas prej orës 10:30 do bashkohem edhe unë sepse prej orës 9:30 deri në 10:30 do raportoj para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Raportin e Auditimit për 2015 për Ministrin e Diasporës”, ka thënë Murati.

LB-ja që prej prillit të këtij viti ka insistuar në domosdoshmërinë e reformës zgjedhore para se të mbahen zgjedhjet e ardhshme.

Në zgjedhjet e kaluara, LB-ja ka qenë pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës, që atëkohë kishte kryetar tash kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçin.