Serbët e Kosovës me letërnjoftime ilegale

Serbët e Kosovës, përçveç që nuk e njohin Kosovën si shtet, nuk duan të mbajnë as dokumentet me emblemë të Republikës së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Edhe pse 90 mijë serbë janë të pajisur me letërnjoftime të Kosovës, ka ende prej tyre, që nuk duan ti largojnë letërnjoftimet ilegale, nga strukturat paralele, shkruan Gazeta Fjala.

“Është me rëndësi të përmendet që mbi 90.000 serbë të Kosovës janë pajisur me letërnjoftime të Republikës së Kosovës, gjë që tregon trendin në rritje të reintegrimit të tyre në sistemin e Kosovës. Mirëpo, ende ka individë që përdorin letërnjoftimet ilegale të lëshuar nga strukturat paralele”, thuhet në raportin e Qeverisë.

Ndërkohë, të njejtit nuk po i njohin as targat e veturave, simbolet shtetërore, e nuk po i respektojnë rrugët legale për vizitat e tyre në Kosovë.