Foto LaPresse - Valerio Andreani
27 11 2016 Genova - (Italia)
Sport Calcio
Genoa vs Juventus
Campionato di Calcio Serie A TIM 2016/2017 - Stadio "Luigi Ferraris"
nella foto: bonucci leonardo esce per inforrtunio

Photo LaPresse - Valerio Andreani
27 November 2016 City Genova - (Italy)
Sport Soccer
Genoa vs Juventus
Italian Football Championship League A TIM 2016/2017 - "Luigi Ferraris" Stadium
in the pic: bonucci leonardo esce per inforrtunio

Juventus zbulon se sa do të mungojnë Alves e Bonucci

Juventusi do të bëj pa dy mbrojtësit për më shumë se dy muaj.

Periskopi.com Sporti

Testet mjekësore për Leonardo Bonucci kanë zbuluar se ai ka një dëmtim muskulor.

Testet e sotme konfirmuan se Bonucci do të jetë jashtë fushave për 45 deri në 60 pas lodhjes në bicepsin e kofshës së tij të majtë.

Sa i përket Dani Alves, ka thyer kërcin e këmbës së majtë.

Në ditët e ardhshme do të dihet më shumë për mungesën e brazilianit. /Periskopi/

 

bonucci

Man City-Bonucci, a mund të ndodhë kjo?

Manchester City po përgatitë një super-ofertë në drejtim të Juventusit për mbrojtësin Leonardo Bonucci.

Periskopi.com Sporti

Lajmi është dhënë nga mediat italiane, ku theksohet se oferta në fjalë kap shifrën e 75 milionë eurove.

Mbetet të shihet nëse drejtuesit e klubit bardhezi do të pranojnë një ofertë të tillë, gjithnjë nëse një ofertë e tillë dërgohet zyrtarisht. /Periskopi.com

bonucci

Juventus kalon në epërsi ndaj Sevillas (Video)

Juventusi ka kaluar në epërsi (1:2) ndaj Sevillës në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Realizator ishte Leonardo Bonucci, i cili shënoi gol në minutën e 84-të nga distanca.

https://www.youtube.com/watch?v=JOXZP4ZxLWA

bonucci

Bonucci: Juventusin e vërtetë do ta shihni në janar

Leonardo Bonucci e ka pranuar se Juventusi nuk po luan futboll të bukur, por me rëndësi janë pikët në këtë fillim.

Periskopi.com Sporti

Bianconerët janë në krye të Series A, dhe janë afër që ta kalojnë edhe grupin në Ligën e Kampionëve.

“Unë jam objektiv, është e vërtet që nuk po luajmë futboll të bukur”.

“Jemi në nëntor dhe kemi kohë të përmirësohemi. Tani është më rëndësi të marrim sa më shumë pikë dhe në janar ose shkurt të kthemi në lojën tonë”.

“Me Paulo Dybalan dhe Marko Pjacan do ta rrisim nivelin si në stërvitje ashtu edhe në lojë”.

“Në Ligën e Kampionëve, të them të drejtën nëse i shikon grupet tjera tani nuk e di se ku është më mirë të përfundosh, i par apo i dytë. Duhet të kesh fat në short”, ka thënë Bonucci.

dybala1

Juventus me kontrata të reja për Bonucci-Dybala

Skuadra e Juventus është duke përgaditur kontratat e reja për dy yjet e ekipit, Leonardo Bonucci dhe Paulo Dybala.

Periskopi.com Sporti

‘Zonja e Vjetër’ ka përshpejtuar gjërat rreth situatës së mbrojtësit italian, Bonucci, pas interesimit të shtuar nga Manchester City dhe Chelsea.

Tuttosport raporton se marrëveshja është shumë pranë për t’u arritur dhe qendërmbrojtësi do të nënshkruajë për pesë vite me përfitime prej 4.5 milionë euro për sezon.

Juventus gjithashtu e ka përgaditur një kontratë pesë vjeçare për sulmuesin argjentinas, Dybala. /Periskopi.com

bonucci

Bonucci: Asnjëherë nuk e kam menduar largimin nga Juventus

Leonardo Bonucci është deklaruar rreth spekulimeve për një largimi të tij nga Juventus.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Juventus ishte i përfolur gjatë gjithë afatit kalimtar të verës për një largimi nga skuadra torineze drejt kampionatit anglez. Sipas disa gazetave italiani kishte bërë kërkesë tek klubi për t’u larguar, por ai këtë e ka demantuar duke thënë se kurrë nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“Nuk e kam ftuar askënd dhe kurrë nuk më kanë thirrur personalisht. Ndjehem sikur ta kem të qepur fanellën e Juves në trupin tim sepse e ndjej për ditë, por bartja e fanellës së kombëtares është po ashtu një nder i madh”, ka thënë ai për “RAI”.

Bonucci ishte i kërkuar nga Manchester City dhe Chelsea.

29-vjeçari iu bashkua Juventusit nga Bari në verën e vitit 2010 dhe deri tani ka afër 300 paraqitje për “Zonjën e Vjetër”. /Periskopi.com

bonucci1

U pyet për djalin e tij të sëmurë, ylli i Juventusit shpërthen në lot (Video)

Leonardo Bonucci është emocionuar edhen jë herë tejmase, duke folur për djalin e tij, Mateon.

Periskopi.com Sporti

Pasi u pyet për gjendjen e të birit, i cili lufton një sëmundje të rëndë, Bonuccit iu mbushën sytë me lotë.

“Tani ai është më mirë. Ishte një gjë që më bëri të mësoj për t’iu dhënë rëndësinë e duhur gjërave. Matteo ka dëshmuar që është një luftëtar. Ai nuk hoqi dorë kurrë dhe nuk u dorëzua. Ai bëri mrekulli duke i bashkuar tifozët e të gjitha ekipeve”, deklaroi Bonucci.

“Tani situata është përmirësuar. Matteo është më mirë dhe kjo ka rëndësi”, shtoi Bonucci, i cili falënderoi të gjithë tifozët italianë për mbështetjen që ia kanë dhënë atij dhe familjes, në një periudhë shumë të vështirë.

bonucci

Bonucci-Man City, vjen konfirmimi zyrtar

Drejtori i përgjithshëm i Manchester Cityt, Ferran Soriano ka konfirmuar ofertën zyrtare të klubit për mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci.

Periskopi.com Sporti

Ai ka treguar se drejtuesit e klubit bardhezi e kishin refuzuar ofertën e ‘qytetarëve’.

“E kemi kërkuar Bonuccin, por Juventus refuzoi ofertën sepse nuk dëshiron ta largojë atë”, ka thënë Soriano. /Periskopi.com

bonucci

Bonucci pritet të nënshkruajë me këtë klub

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci pritet të rinovojë kontratën me bardhezinjtë.

Periskopi.com Sporti

Janë këta të fundit që dëshirojnë të ‘blindojnë’ italianin, i cili ka treguar formë shumë të lartë në sezonet e fundit.

Edhe pse Bonucci ka kontratë me Juven deri më 2020, frika nga largimi i mundshëm i tij ekziston te drejtuesit e ‘Zonjës së vjetër’.

Është Manchester City, klubi i cili po interesohet për transferimin e tij. /Periskopi.com

bonucci

Bonucci u mendua të bashkohej me Cityn

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci ka zbuluar se ishte joshur nga mundësia për t’u transferuar te Manchester City.

Italiani ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm në Etihad Stadium gjatë kësaj vere, mirëpo në fund ai mbeti te skuadra bardhezi.

“Unë kam menduar rreth kësaj. Këmbëngulja e Guardiolas më detabilizonte nga pak mua”, deklaroi Bonucci.

“Unë nuk kam folur direkt me Pep, kishte vetëm një shkëmbim të mendimeve mes meje dhe agjentit tim. Ishte joshëse mundësia për të kaluar te City, por unë vendosa të dëgjojë zemrën time dhe të qëndrojë në një ekip të madh me objektiva të mëdha”, përfundoi italiani. /Periskopi.com

bonucci

Bonucci pritet të rinovojë kontratën

Periskopi.com Sporti

Juventus është i sigurtë se mbrojtësi Leonardo Bonucci do të rinovojë kontratën me klubin.

Drejtuesit e ‘Zonjës së vjetër’ dëshirojnë të ‘blindojnë’ italianin, i cili në verën e fundit ka qenë në shënjestër të Chelseat.

Edhe pse Bonucci ka kontratë me bardhezinjtë deri në vitin 2020, këta të fundit duan që me kontratën e re të largojnë të gjithë të interesuarit për të. /Periskopi.com