Këta janë katër yjet që po e udhëheqin Leipzing drejt titullit në Bundesligë

E kush do ta kishte menduar se një tjetër skuadër do të bënte mrekullinë si Leicetser në sezonin e fundit. Ju duket e pabesueshme, por në Bundesligë Leipzig është 6 pikë përpara Bayernit.

Periskopi.com Sporti

Me një lojë të bukur skuadra gjermane po dominon në Bundesligë, duke mos pësuar asnjë humbje deri më tani. më lart keni dhe 4 yjet që po shkëlqejnë dhe kërkohen nga gjysma e ekipeve të mëdha europiane.

Qendërmbrojtësi Willy Orban është një nga te mbrojtësit më të mirë në këtë sezon. Ai është kapiten i skuadrës dhe nja nga mbrojtësit që ka fituar më shumë duele në kampionat, gjithsej (70). Vetëm Mats Hummels ka më shumë. Lajmi vijon më poshtë ↓

Naby Keita është një nga mesfushorët më premtues në Evropë. Ai ka befasuar të gjithë me paraqitet e tij këtë sezon. Shumë specialist e krahasojnë me N’Golo Kante për lojën e ngjashme që kanë. Ai përshtatet mirë si në fazën mbrojtëse edhe në atë sulmuese.

Emil Forsberg është zemra dhe truri i skuadrës kryesuese të Bundeligës. Asnjë lojtarë nuk ka dhënë më shumë asist se Emil Forsberg, 7 në këtë sezon, por dhe ka shënuar katër gola

Ai është vetëm 20 vjeç. Timo Werner u transferua nga Stuttgart pasi kjo e fundit ra në Bundesliga 2.
Këtë sezon ka shënuar 6 gola në kampionat. Asnjë sulmues U-21 nuk ka shënuar në shumë në Evropë në këtë moshë në kampionatet kryesore.