shinji

Leicester City kualifikohet në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve (Video)

Leicester City është futur në histori të Ligës së Kampionëve, pasi që në sezonin e parë të tyre në këtë garë kanë kaluar grupin.

Periskopi.com Sporti

Leicester sonte mposhti skuadren belge Club Brugge me rezultat 2-1.

Golat për skuadrën angleze i shënuan Shinji Okazaki dhe Rhyad Mahrez ndërsa për belgët shënoi Jose Izquerdo.

Skuadra e drejtuar nga italiani Cluadio Ranieri është në pozitën e parë me 13 pikë edhe në rast të humbjes në ndeshjen e fundit të grupit do të kualifikohen si lider të grupit G. /Periskopi.com/

 

BRUGES, BELGIUM - SEPTEMBER 13: Manager Claudio Ranieri of Leicester City talks to the media at Jan Breydel Stadium on September 13, 2016 in Bruges, Belgium.  (Photo by Plumb Images/Leicester City FC via Getty Images)

Raineri: Duam fitore kundër Club Brugge

Cluadio Ranieri ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Clubb Brugge në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Ish trajneri i shumë skuadrave evropiane është shprehur se ndeshja ndaj klubit belg do të jetë shumë e vështirë dhe se do të luftojnë për fitore.

Leicester City është për herë të parë në Ligën e Kampionëve dhe është shumë afër kalimit të grupit.

“Unë e respektoj Bruggen. Ata janë të mirë dhe nuk mund dhe të besoj se ata kanë zero pikë. Ata luajnë mirë, krijojnë shanse dhe kanë lojtarë të mirë”, ka thënë Ranieri në konferencën para ndeshjes.

“Ne nuk ndjejmë presion, ne vetëm e dimë se duhet të bëjnë paraqitje të mirë në qoftë se duam për të fituar kundër Club Brugge”

“Kemi mundësi për të shkuar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. Kjo është një tjetër arritje fantastike për klubin”, përfundoi trajneri italian. /Periskopi.com/

 

leicester

Leicester futet në histori të Ligës së Kampionëve

Skuara angleze është futur në histori të garës më të madhe europiane për klube.

Periskopi.com Sporti

Leicester është skuadra e parë që në katër ndeshjet e grupit nuk ka pranuar gol.

Skuadra e drejtuar nga Ranieri sonte ka barazuar pa gola në ndeshjen kunder Kopenhagen. /Periskopi.com

 

skysports-riyad-mahrez-leicester-copenhagen_3811570

Formacionet zyrtare: Kopenhagen-Leicester City

Leicester City do të jetë mysafir i Kopenhagen sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Ndërsa, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet me të cilat do të luajnë sonte.

Kopenhagen: Olsen; Augustinsson, Johansson, Jørgensen, Ankersen; Falk, Delaney, Kvist, Verbič; Cornelius, Santander

 

Leicester City: Schmeichel, Hernández, Huth, Morgan, Fuchs, Drinkwater, Amartey, Musa, Schlupp, Mahrez, Vardy. /Periskopi.com

LEICESTER, ENGLAND - MARCH 14:  Shinji Okazaki of Leicester City (2L) celebrates with team mates as he scores their first goal with an overhead kick during the Barclays Premier League match between Leicester City and Newcastle United at The King Power Stadium on March 14, 2016 in Leicester, England.  (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Ylli i Premier Ligës te Milani?

Sulmuesi i Leicester City, Shinji Okazaki mund të largohet nga kampioni i Anglisë.

Periskopi.com Sporti

Për të është duke u interesuar Milani.

Gjigandi italian besohet se po përgatitë një ofertë për lojtarin në fjalë, e cila do të dërgohet në afatin kalimtar të janarit.

Mbetet të shihet nëse ‘dhelprat’ do të jenë të gatshëm ta shesin Okazakin. /Periskopi.com

arsenal1

Dështon Arsenali, fiton Leicester

Arsenali nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë përballë Middlesbrought.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja u mbyll pa gola 0:0, ku ‘topçinjtë’ dështuan të shënojnë fitoren e tetë radhazi.

Ndërsa vlen të ceket se vëndësit nuk arritën të tregonin lojën e tyre të zakonshme, pasi një gjë të tillë iu mohua nga mysafirët, të cilët nuk lejonin shumë hapësira për kundërshtarin.

Pas këtij barazimi Arsenali del në pozitën e parë me 20 pikë, një më shumë sesa Manchester City, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe që takohet nesër me Southampton.

Në anën tjetër, Kampioni në fuqi, Leicester City ka shënuar fitore prej 3:1 përballë Crystal Palace.

Leicester renditet në pozitën e 12-të me vetëm 11 pikë pas nëntë javësh. /Periskopi.com

costa

Chelsea ‘i tregon dhëmbët’ kampionit

Chelsea ka mposhtur bindshëm Leicester Cityn me rezultat 3:0.

Periskopi.com Sporti

Londinezët shënuan golin e parë në minutën e shtatë nëpërmjet sulmuesit Diego Costa.

Epërsinë e dyfishoi anësori Eden Hazard, i cili shënoi në minutën e 33-të.

Golin e tretë dhe të fundit në këtë takim e shënoi sulmuesi Victor Moses në minutën e 80-të.

Pas kësaj fitore, Chelsea arrinë kuotën e 16 pikëve pas tetë javësh, ndërsa Leicester mbetet me vetëm tetë pikë pas po kaq ndeshjesh. /Periskopi.com

LONDON, ENGLAND - AUGUST 27:  Victor Moses of Chelsea celebrates scoring his sides third goal during the Premier League match between Chelsea and Burnley at Stamford Bridge on August 27, 2016 in London, England.  (Photo by Ben Hoskins/Getty Images)

Chelsea trefishon epërsinë (Video)

Chelsea ka arritur të shënojë edhe golin e tretë në ndeshjen derbi ndaj Leicester City.

Periskopi.com Sporti

Autori i këtij goli është nigeriani Victor Moses, i cili shënoi në minutën e 80-të.

Rezultati aktual është 3:0.

/Periskopi.com

hazard

Hazard dyfishon epërsinë ndaj Leicesterit (Video)

Eden Hazard ka shënuar golin e dytë në ndeshjen ndaj Leicester Cityt, të cilën po e fiton Chelsea 2:0.

Periskopi.com Sporti

Belgu shënoi këtë gol në minutën e 33-të.

/Periskopi.com

Diego Costa

Chelsea në epërsi ndaj Leicester Cityt (Video)

Chelsea po përballet me Leicester Cityn në derbin e javës së nëntë në Premier Ligën angleze.

Periskopi.com Sporti

Të kaltërit nga Londra kanë kaluar në epërsi nëpërmjet golit të sulmuesit Diego Costa, gol ky i shënuar në minutën e shtatë.

/Periskopi.com

costa

Formacionet zyrtare: Chelsea – Leicester City

Chelsea dhe Leicester City takohen për të zhvilluar derbin në javën e nëntë të Premier Ligës.

Periskopi.com Sporti

Këto janë formacionet zyrtare:

Chelsea: Courtois; Azpilicueta, David Luiz, Cahill (c), Moses, Kante, Matic, Alonso, Pedro, Diego Costa, Hazard.

Leicester City: Schmeichel, Hernandez, Huth, Morgan (c), Fuchs, Albrighton, Drinkëater, Amartey, Schlupp, Musa, Vardy. /Periskopi.com

mahrez

Mahrez tregon pse nuk shkoi te Arsenali

Anësori i Leicester City, Riyad Mahrez ka zbuluar arsyen e moskalimit te Arsenali në afatin kalimtar të verës.

Periskopi.com Sporti

Londinezët treguan interesim për algjerianin, por ky i fundit mbeti edhe më tej pjesë e kampionit të Premier Ligës.

25-vjeçari shton se nuk ishte i interesuar të nxiste konflikt mes dy klubeve.

“Kishte kontakt me Arsenalin”, tha Mahrez.

“Por Leicester kërkoi që unë të qëndroja dhe unë isha shumë i shtrenjtë. Unë nuk doja të krijoja konflikt mes klubeve kur erdhi oferta”, shtoi ai. /Periskopi.com

milan

Leicester e do futbollisin e Milanit

Leicester City është duke shfaqur interesim për mesfushorin e Milanit, Juraj Kucka.

Periskopi.com Sporti

Kampioni aktual i Premier Ligës, Leicester City është duke u interesuar për transferimin e sllovakut në afatin kalimtar të janarit.

‘Dhelprat’ janë të gatshëm të ofrojnë 8.6 milionë funte në këmbim të lojtarit.

Ai shihet si zevendësim i duhur për të larguarin drejt Chelseat, N’Golo Kante. /Periskopi.com

vardy

Vardy tregon arsyen pse refuzoi Arsenalin

Sulmuesi anglez kishte qenë afër kalimit te Arsenali në afatin kalimtar të verës, por në fund kishte refuzuar kalimin te londinezët.

Periskopi.com Sporti

Klubi nga Emirates Stadium kishte aktivizuar klauzolën e lirimit të tij, mirëpo ky i fundit kishte refuzuar një kalim të tillë.

Por, ai zbulon arsyen pse mori këtë vendim.

29-vjeçari kishte frikë se do të përshtatej me stilin e lojës së ‘topçinjve’.

Me lojtarët si Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil që krijojnë raste, Arsenali mendonte se mund të përfitonte shumë nga unë”, deklaroi Vardy.

“Por, unë mendova edhe në aspektin taktik. Ju e shihni stilin e lojës që Arsenali e luan dhe ata nuk do të luanin me shpejtësi në të njëjtën mënyrë sikurse që e bëjmë te Leicester”. /Periskopi.com

mourinho3

Mourinho: Nuk është lehtë të fitosh ndaj Leicester

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka folur pas fitores së rëndësishme përballë Leicester City.

Periskopi.com Sporti

Portugezi thotë se nuk është e lehtë të mposhtësh një skuadër si ajo e trajnerit Claudio Ranieri.

“Ishte një paraqitje shumë e mirë dhe një rezultat poashtu shumë i mirë. Nuk ishte e lehtë të fitonim ndaj Leicester”, deklaroi Mourinho.

“Vitin e kaluar nuk kemi arritur t’i mposhtim ata, këtë sezon tashmë kemi fityar dy herë ndaj tyre”. /Periskopi.com

mata

Mata: Treguam se çka mund të bëjmë si skuadër

Mesfushori i Manchester United, Juan Mata ka folur pas triumfit të skuadrës së tij ndaj Leicester City.

Periskopi.com Sporti

Skuadra nga Old Trafford mposhti kampionët me rezultat të thellë 4:0, ndërsa spanjolli beson se skuadra e tij dha një mesazh të qartë, duke u treguar kundërshtarëve se për çka janë të aftë të bëjnë.

“Sot kemi treguar se çka mund të bëjmë”, deklaroi Mata.

“Java e kaluar ishte e vështirë, por unë mendoj se ne jemi kthyer. Nëse ju luani për një klub si Manchester United dhe humbni një ose dy lojë, ju e dini se do të kritikoheni. Ne fituam dy ndeshje rresht dhe tani kemi edhe dy tjera para ndeshjeve ndërkombëtare”, përfundoi realizuesi i një goli në fitoren e sotme të United. /Periskopi.com

ibrahimovic

Tifozi i United që ngjanë shumë me Ibrahimovic

Manchester United ka mposhtur para pak minutash Leicester Cityn me rezultat të thellë 4:1.

Periskopi.com Sporti

Pas triumfit të skuadrës nga Old Trafford, në fushë ka hyrë edhe një tifoz i vendësve, i cili ngjanë shumë me yllin e United, Zlatan Ibrahimovic.

tifozi1

pogba2

United mposht bindshëm Leicesterin

Manchester United ka shënuar fitore të thellë përballë kampionit në fuqi, Leicester City.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja e zhvilluar në Old Trafford u takoi vendësve, të cilët triumfuan me rezultat 4:0.

Serinë e golave e hapi mbrojtësi Chris Smalling, i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 22-të.

Goli i dytë u shënua nga mesfushori spanjoll Juan Mata në minutën e 37, ndërsa të tretin e shënoi talenti Marcus Rashford në minutën e 40.

Vetëm dy minuta më vonë në skenë doli transferi rekord, Paul Pogba, i cili shënoi golin e parë te United në Premier Ligë.

Krejt çka arritën mysafirët të bënin në këtë sfidë ishte goli i bukur i Demara Grey, i cili ngushtoi epërsinë në minutën e 60.

Pas kësaj fitoreje, United ngritet në kuotën e 12 pikëve pas gjashtë javësh, duke zënë kështu vendin e tretë, ndërsa Leicester renditet në pozitën e 12 me vetëm shtatë pikë. /Periskopi.com

smalling-780x439

Këtu mund t’i shihni katër golat që United i shënoi Leicesterit në pjesën e parë (Video)

Manchester United është duke avancuar me rezultat të thellë prej 4:0 ndaj kampionit aktual, Leicester City.

Periskopi.com Sporti

 

Derbi po zhvillohet në stadiumin Old Trafford, ku vendësit janë duke treguar një spektakël të vërtetë në fushë.

Këtu mund t’i shikoni të katër golat e shënuar në këtë pjesë, ku të parin e shënoi mbrojtësi Chris Smalling, të dytin Juan Mata, të tretin Marcus Rashford si dhe të katërtin transferi rekord, Paul Pogba.

 

 

ibra

Formacionet zyrtare: Man Utd – Leicester City

Manchester United pret në shtëpi kampionin në fuqi, Leicester City, për të zhvilluar ndeshjen derbi të javës së gjashtë në Premier Ligë.

Periskopi.com Sporti

Këto janë formacionet zyrtare:

Manchester United: De Gea, Valencia, Smalling, Bailly, Blind, Pogba, Ander Herrera, Rashford, Mata, Lingard, Ibrahimovic

Leicester City: Zieler, Simpson, Huth, Morgan (c), Fuchs, Mahrez, Drinkwater, Amartey, Albrighton, Slimani, Vardy