Veç 12 gola, Dortmund dhe Legia futen në histori të Ligës së Kampionëve (Video)

Borussia Dormund dhe Legia Varshava kanë thyer rekord të gola në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja u mbyll me rezultat të thellë 8-4 ku u shënuan gjithsej 12 gola.

Edhe sa u përket golave në pjesën e parë kjo ndeshje theu rekordin pas u shënuan shtatë të tilla (5-2).

Dortmundi – Legia kaluan ndeshjen Monaco – Deportivo që ishte mbyllur 8-3 ku ishin shënuar 11 gola, një më pak.

Reali fiton në fund, Dortmund deklason Legian (Video)

Real Madridi ka regjistruar fitore ndaj Sporting Lisbonës në kuadër të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane e ka mposhtur skuadrën portugeze me rezultat të ngushtë prej 1:2 në ndeshjen e zhvilluar në Jose Alvalade.

Golat për madrilenët i shënuan Varane (’29) dhe Benzema (’87), ndërsa për portugezët shënoi Silva nga pika e bardhë (’80) për rezultatin final 1:2.

Pas 5 ndeshjeve të zhvilluara në grupin F, Real Madridi mbetet në vendin e dytë me 11 pikë, ndërsa Sportingu në vendin e tretë me 3 pikë.

Nga ana tjetër, Borussia Dortmundi e ka shpartalluar Legia Warszawa me rezultat të thellë prej 8:4 në Signal Iduna Park.

Golat për gjermanët i shënuan Kagawa (2), Sahin, Dembele, Reus (3) dhe Passlack, teksa për mysafirët shënuan Prijovic (2), Kucharczyk dhe Nikolic.

Për fund, Dortmundi është lider i grupit F me 13 pikë, ndërsa Legia mbetet në vendin e fundit me 1 pikë të grumbulluar.

Dortmund dhe Legia vendosin rekord në Ligën e Kampionëve

Borussia Dortmund dhe Legia Warszaëa janë duke u takuar në Westfalen Stadion në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Në këtë ndeshje brenda 33 minutave janë shënuar plot 7 gola, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në histori të Ligës së Kampionëve. /Periskopi.com/

Formacionet zyrtare: Borussia Dortmund-Legia Warszawa

Skuadra gjermane në rast të fitores do të kualifikohet si lider i grupit F.

Periskopi.com Sporti

Dortmund e pret sonte skuadren polake në Ëestfalen Stadium për të zhvilluar takimin e pestë të grupeve të Ligës së Kampionëve.

Borussia Dortmund është lider me 10 pikë ndërsa Legia në pozitën e fundit me vetëm 1 pikë.

Takimi fillon nga ora 20:45.

Këto janë formacionet zyrtare:

Borussia Dortmund: Weidenfeller; Rode, Ginter, Bartra, Passlack; Sahin; Pulisic, Kagawa, Castro, Dembélé; Reus.

Legia: Cierzniak; Bereszynski, Czerwinski, Pazdán, Rzezniczak; Kucharczyk, Kopczynski, Guilherme, Odjidja; Prijovic, Radovic. /Periskopi.com/

Çfarë trilleri në Poloni, Reali barazon rezultatin (Video)

Reali ka barazuar rezultatin në 3-3.

Periskopi.com Sporti

Golin e barazimit e ka shënuar kroati Mateo Kovacic në minutën e 85′. /Periskopi.com

Legia shokon Realin, barazon rezultatin (Video)

Legia Warsaw e ka barazuar në 2:2 rezultatin ndaj Real Madridit.

Periskopi.com Sporti

Ishte Miroslav Radovic, i cili barazoi në minutën e 58-të pas një goli nga distanca. /Persikopi.com

Legia i shënon Realit (Video)

Legia e ka ngushtuar në 1:2 epërsinë e Real Madridit.

Periskopi.com Sporti

Ishte Odjidja-Ofoe i cili shënoi në minutën e 40-të pas një asistimi nga Guilherme. /Periskopi.com

Reali shënon edhe golin e dytë (Video)

Real Madridi e ka thelluar në 0:2 epërsinë ndaj Legia Warsaw.

Periskopi.com Sporti

Realizator ishte Karim Benzema, i cili në minutën e 35-të shënoi gol pas asistimit të Gareth Bale. /Periskopi.com